Category: Showbiz

  • “Unë e dua fort atë djalë sepse…”, Zamira Kita ka disa fjalë për Luiz Ejllin

    “Unë e dua fort atë djalë sepse…”, Zamira Kita ka disa fjalë për Luiz Ejllin

    Aktorja e njohur Zamira Kita, ka ardhur me një rrëfim ndryshe fundjavën e fundit tek “E Diell” , e cila ka rrëfyer për jetën e saj private dhe atë profesionale.

    Ajo është pjesë edhe e filmit më të përfolur të momentit, “Në Kuadër të Dashurisë”. Aktorja ka përmendur një foto që Luizi ka hedhur në rrjetet sociale, ku ky i fundit i ka drejtuar një armë në kokë. Ajo shprehet se ishte një foto për qejf, që nuk kishte lidhje me filmin dhe se arma ishte thjesht një lodër. Sipas saj, Luizi është një djalë mirënjohës dhe besnik dhe e do tepër. Madje ka arritur ta njohë më mirë në filmin që realizuan së bashku dhe se gëzon një respekt të madh për të.

    Zamira Kita: Është një foto jashtë filmit. Pistoletën e ka lodër, tha do e postoj këtë foton dhe le të mendojnë që është një film aksion, ne qeshnim, bënim gallatë. Ishte një foto artistikisht e bukur, me dritat me gjithçka dhe më pëlqeu, do e kem një kujtim të bukur me Luizin. Ne kishim shumë skena bashkë, kemi shkuar shumë mirë, nuk kemi patur as konfliktin më të vogël. Unë e dua fort atë djalë sepse është një djalë mirënjohës dhe i besës dhe këtë e them me sinqeritet sepse e kam njohur në disa situata që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mua gjatë filmit dhe më pëlqen. Ndërkohë me Oltën që më pëlqen shumë si aktore në film, përveçse është e bukur, di dhe e njeh kamerën. Sara siç e thashë u përshtat shumë bukur me ne.

    Edi Manushi: Pse e theksove këtë të Luizit, që është bashkëpunëtor i mirë besnik?

    Zamira Kita: Sepse e kam bindje, e kam bindje për atë djalë, e sigurova edhe gjatë filmit, por edhe nga shumë gjëra që e kam ndjekur më përpara. Më pëlqen, është personazhi kryesor dhe ne kemi luajtur bashkë.

    https://www.instagram.com/ediell_topchannel/?utm_source=ig_embed&ig_rid=29232ad4-a93e-4645-bae8-b07e9eca6b34

  • Guxon Ina Kollçaku, veshja e saj më e komentuara e tapetit të kuq

    Guxon Ina Kollçaku, veshja e saj më e komentuara e tapetit të kuq

    Personazhe të njohur të showbizit parakaluan në tapetin e kuq të premierës “Në kuadër të dashurisë” të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Mes tyre edhe Ina Kollçaku, e cila mori vëmendjen me veshjen e saj të guximshme.


    Veshja e Inës është kthyer në 24 orët e fundit në veshjet më të komentuara nga disa që e kritikojnë për zbulimin e tepërt e të tjerë që e komplimentojnë për guximin.

    Ina kishte veshur një fustan të zi, me pjesën e dekoltesë të hapur në njërën anë, ku gjoksin ia mbulonte vetëm një flutur.

    Ina shoqërohej nga partneri i saj në kërcim në “Dancing with the stars”, Eltion Merja.

  • “Nuk i flas kurrë më atij njeriu”, Dea për Luizin: Më ofendoi përsëri në xhirime të filmit (VIDEO)

    “Nuk i flas kurrë më atij njeriu”, Dea për Luizin: Më ofendoi përsëri në xhirime të filmit (VIDEO)

    Në muajin korrik u bë virale në rrjet një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër. Ai ka përmendur një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

    Në atë kohë, Dea Mishel reagoi ashpër duke u shprehur se është turp që një burrë 40-vjec ta shajë nga familja për një lojë.

    Pavarësisht se ka kaluar disa kohë nga ky sherr virtual dyshja vazhdon ende të mos ketë asnjë komunikim mes tyre edhe pse të dy kanë qenë pjesë e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

    E pyetur se a do të flasë me Luizin gjatë mbrëmjes në premierën e filmit ajo ka thën se nuk mund t’i flasë dikuj që ofendon në atë lloj mënyrë.

    “Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre”, ka thënë ajo.

  • ‘Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë’, nuk përmbahen Ledio dhe Enisa: Ti do varur mes Tiranës

    ‘Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë’, nuk përmbahen Ledio dhe Enisa: Ti do varur mes Tiranës

    Një situatë e paprecedentë ka ndodhur sot në “Përputhen”. Ledio dhe Enisa kanë pasur një përballje shumë të rëndë me njëri-tjetrin duke kaluar në ofendime.

    Situata degradoi deri aty sa Ledio iu drejtua Enisës, e cila ka deklaruar se ka një fëmijë: “Mjerë ai fëmijë që të ka ty nënë”.

    “Ti do varur mes Tiranës me litar në fyt”, i tha Enisa.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bd092352-eede-4af0-915d-cc86ab84e219

  • Ermali hedh në ujë Elvanën gjatë xhirimeve të filmit: Sillni një aktore tjetër

    Ermali hedh në ujë Elvanën gjatë xhirimeve të filmit: Sillni një aktore tjetër

    Prej disa ditësh kasti i filmit “Dy gisht mjaltë 2” ndodhen në Zvicër ku po xhirohen disa pjesë. Ylli i filmit, Elvana Gjata mesa duket do të ketë një moment parakalimi para pishinës, por Ermalit nuk i ka pëlqyer ecja e saj. Elvana ka publikuar një video ku shihet duke debatur me Ermalin dhe në një moment ai e hedh në pishinë.

    “Sillni një aktore tjetër”, thotë ai duke shkaktuar shumë të qeshura. Ndërsa Elvana krah videos tregon se Ermali shpesh i punon të tilla rrengje gjatë xhirimeve.

    https://www.instagram.com/xing.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6e7cd549-2a82-4250-b7f4-2233406c62e7

  • ‘Ç’desha unë që erdha’, Fifi ndihet keq, ndërpret provat e DWTS

    ‘Ç’desha unë që erdha’, Fifi ndihet keq, ndërpret provat e DWTS

    Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat për kërcimin e natës së dytë, ku për herë të parë do të ketë një eliminim. Në përmbledhjen ditorë të transmetuar këtë të martë në Top Channel, duket Fifi që ndihet e lodhur dhe partneri i saj, Graciano, përpiqet ta motivojë. Në fillim, duke i masazhuar trupin dhe më pas duke i dhënë kurajo: “E di që je e lodhur, e di që të dhemb shpirti, por jepi forca”.

    Forcën, artistja e gjen te kënga dhe rinisi provat duke kënduar një nga këngët e saj. Por, pas disa orësh, për shkak të padjeshkave dhe rrotullimeve që janë pjesë e koreografisë, Fifi ndërpreu provat për shkak të marramendjeve.

    Fifi: Tetë herë rrotullim! Nuk po shoh

    Graciano: Hë se kalon

    Fifi: Ç’desha unë që erdha këtu

    Graciano: Zanat i vështirë

    Fifi: Doja padjeshka unë

    Graciano: Pse të mos i bësh, çfarë të mungon

    Fifi: Kurrgjë

    Graciano: Asgjë nuk të mungon!

    Fifi: E di çfarë kuptova, që paskam tru

  • Olta Gixhari flet për filmin: Çfarë ka Hollywood-i më shumë se kaq?!

    Olta Gixhari flet për filmin: Çfarë ka Hollywood-i më shumë se kaq?!

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

    Në një intervistë për Top Channel, Olta e ka krahasuar premierën e mbajtur në Pallatin e Kongreseve me Hollywood-in.

    “E para, ka nisur një etapë e re për Top Channel dhe për ne si aktorë. Ky tapet i kuq sot, ky organizim kaq i madh, ky marketing kaq gjigand, tregon shumë dhe realisht ka hapur dyer të reja për të gjithë ne. I ka rritur pritshmëritë. Unë uroj shumë që ne të jemi në lartësinë e këtij marketingu. Uroj shumë që filmi të pëlqehet, ne të pëlqehemi dhe e gjitha kjo që po ndodh sot është madhështore. Domethënë, çfarë ka Hollywood-i më shumë se kaq?!”, tha Olta.

  • ‘Më kanë tallur shumë njerëz’, Sara zbulon ndërhyrjen estetike që ka bërë në fytyrë

    ‘Më kanë tallur shumë njerëz’, Sara zbulon ndërhyrjen estetike që ka bërë në fytyrë

    Filmi “Në kuadër të dashurisë” pati premierën e tij një natë më parë. Një prej yjeve që parakaloi në tapetin e kuq ishte edhe Sara Hoxha, e cila u shfaq në premierë vetëm, por shkëlqeu. Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar përveç faktit që nuk ishte me Ledrin, ka qenë fakti se Sara është dukur pa humor dhe e mërzitur. Përmes një videoje në “Instastory”, Sara ka treguar se ka bërë një ndërhyrje.

    “Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.
    “Gummy Smile” është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.

  • Krizë në çift? Zbulohet arsyeja se pse Ledri Vula e la vetëm Sara Hoxhën, në ditën e saj të rëndësishme

    Krizë në çift? Zbulohet arsyeja se pse Ledri Vula e la vetëm Sara Hoxhën, në ditën e saj të rëndësishme

    Përfshirja e Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” është një ndër ditët më të rëndësishme të saj si personazh publik. Tani, asaj mund t’i referohemi si aktore dhe jo më si partnerja e Ledri Vulës.

    Meqë dolëm te ky i fundit, mungesa e tij në premierën e filmit, që mori përmasa të mëdha duket e pajustifikueshme nga ndjekësit, për një ditë kaq të rëndësishme për partneren e tij.

    Dhe mesa duket mungesa e tij nuk ka të bëjë me ndonjë angazhim profesional, pasi teksa u pyet nëse ai do të ishte pjesë e premierës së filmit, ajo u shpreh, “Ta shohim”, duke treguar në njëfarë mënyre se nMe një kërkim të lehtë në rrjet, sheh që Ledri nuk ka bërë as edhe një postim për partneren e tij, e vetmja që hodhi një foto të Sarës ishte vjehrra e saj Xherladina.

    Mos ndoshta çifti po kalon periudhë krize? Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar në rrjetet sociale.


    Kujtojmë se Ledri dhe Sara janë prindër të një vajze të quajtur Poem.

    doshta do të merrte ndonjë surprizë të bukur nga partneri saj, por mesa duke diçka e tillë nuk ndodhi.

    Së fundmi çifti kanë qenë kryfejalë e mediave rozë, pas përfshirjes së ish të dashurës së Ledrit, Dafina Zeqirit në një konflik me Sarën.
    Vetë kjo e fundit tha se nuk e di se pse ka nisur ky konfikt,ndërkohë që nga ana e Dafinës deklaratat sulmuese në rrjetet sociale duket se nuk kanë ndërmend të ndalen./albeu.com/

  • Dr*ga më çmendi! Mandi i Nishtullës qenka për rekord, nuk do e besoni dot sa fëmijë ka

    Dr*ga më çmendi! Mandi i Nishtullës qenka për rekord, nuk do e besoni dot sa fëmijë ka

    Këngëtari Mandi Nishtulla si rrallë herë ka ardhur me një rrëfim mjaft të ndjerë. Përveç karrierës së tij në muzikë, Mandi kësaj here ka folur edhe në lidhje me jetën e tij private dhe varësinë e tij ndaj lëndëve na r k tike.

    Me lot në sy, si rrallëherë në intervistat e tij Mandi ka treguar me sinqeritet të plotë se ka qenë i varur dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën.

    Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të lëndëve na rk otike që të heqin dorë.

    Gjithashtu këngëtari i njohur i muzikës tallava tregoi se është babai i 9 fëmijëve dhe se pasuria e tij më e madhe janë vetë atë.

    “Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem.

    Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është FLorjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, shtoi Mandi në “Dnight”.