Category: Showbiz

  • Gazetarja shton dyshimet për shtatzëninë e Kiarës, ja çfarë i tha Luizi

    Gazetarja shton dyshimet për shtatzëninë e Kiarës, ja çfarë i tha Luizi

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Gazetarja e “Top Albania Radio”, Albana Ruci ka intervistuar çiftin Luiz dhe Kiara teksa parakalonin në tapetin e kuq. E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Albana tha se ka dyshime që Kiara është vërtet shtatzënë.

    “Unë i pyeta nëse kanë në plan të sjellin një fëmijë dhe Luizi ma anashkaloi me lezet siç di ai. Nuk e di nga i keni nxjerr këto tha, por janë lajme portalesh. Kjo hedhja direkt në sulm mund të fshihte diçka. Mbrëmë po mbanin shumë beba në duar”, tha gazetarja.

  • “Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë”, degjeneron debati mes Ledios dhe Enisës: Ti do varur mes Tiranës

    “Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë”, degjeneron debati mes Ledios dhe Enisës: Ti do varur mes Tiranës

    Një situatë e paprecedentë ka ndodhur sot në “Përputhen”. Ledio dhe Enisa kanë pasur një përballje shumë të rëndë me njëri-tjetrin duke kaluar në ofendime.

    Situata degradoi deri aty sa Ledio iu drejtua Enisës, e cila ka deklaruar se ka një fëmijë: “Mjerë ai fëmijë që të ka ty nënë”.

    “Ti do varur mes Tiranës me litar në fyt”, i tha Enisa.

  • “Të ka kërkuar gjithë natën”, publikohen bisedat, kush ia ndjen më së shumti mungesën Luana Vjollcës

    “Të ka kërkuar gjithë natën”, publikohen bisedat, kush ia ndjen më së shumti mungesën Luana Vjollcës

    Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është bërë fenomen i rrjeteve sociale kohëve të fundit, ku përpos jetës publike ajo komentohet shpesh edhe për atë private.

    Më anë të një bisede të bërë mes Luanës dhe Marinës, të cilën e kanë publikuar të dyja motrat, kuptohet që Luana është një teze e përkushtuar, pasi po i mungon shumë mbesës së saj, Marget.

    Angazhimet dhe sukseset e njëpasnjëshme të moderatores si duket nuk ia lënë kohën e mjaftueshme për familjen.

  • “Kam blerë biletën vetëm për ty”/ Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë”, fansat bllokojnë Luizin dhe Kiarën

    “Kam blerë biletën vetëm për ty”/ Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë”, fansat bllokojnë Luizin dhe Kiarën

    Teksa çifti po parakalonte në tapetin e kuq, ata janë bllokua nga fansat, të cilët u kërkonin foto

    Mbrëmja e kaluar ka sjellë më në fund premierën e filmit të shumëpritur nga publiku, “Në Kuadër të Dashurisë”, që me bindje mund të themi që ishte një nga organizimet më spektakolare të bëra ndonjëherë, me personazhe të famshëm që shkëlqyen në tapetin e kuq.Mes protagonistëve të filmit ishte edhe Luiz Ejlli, i cili ka parakaluar së bashku me bashkëshorten e tij Kiara Tito. Publiku e ka pritur çiftin me shumë entuziazëm duke u kërkuar foto.

    Në një moment madje, Luizi nuk mundi dot të largohej nga turma që e thërriste me të madhe, madje duke i thënë se kishi nardhur vetëm për të. .

    Duke folur për “Shqipëria LIVE”, Luizi ka falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen, duke thënë se gjithë suksesin e ka arritur falë tyre.

    “Unë e kam thënë dhe po e them, unë jam këtu vetëm falë tyre që thërrasin emrin tim. Është kënaqësi shuëm e madhe sepse dikur ishin këta që thërrisnin emrin tim për të më nxjerrë jahstë, e më pas për të më mbajtur aty brenda. Unë sot jam këtu falë tyre. Kanë kalaur shumë muaj që kur kam dalë, unë jam munduar të mos ndryshoj pavarësisht kritikave, sulmeve apo brylave. Unë do vazhdoj, nuk më ndal kush për sa kohë kam njeriun e zemrës në krah”- tha Luizi.

  • FOTOLAJM/ Si u veshën VIP-at mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq (FOTO LAJM)

    FOTOLAJM/ Si u veshën VIP-at mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq (FOTO LAJM)

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

    Me protagonistë kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, padyshim që interesi ishte i madh e gjithashtu fana të shumtë ishin mbledhur pranë pallatit të Koncerteve.

    Jo vetë kasti i filmit, por shumë personazh të tjer VIP parakaluan në tapetin e kuq, të cilët mund t’i shihni më poshtë.

  • I bëri shqiptarët të derdhin lot/ Ja si duket sot Suloja që luan te “Lulëkuqe mbi mure”

    I bëri shqiptarët të derdhin lot/ Ja si duket sot Suloja që luan te “Lulëkuqe mbi mure”

    Media të ndryshme kanë sjellë në vëmendje një nga filmat më emocionues “Lulëkuqet mbi mure” dhe veçanërisht protagonistin, Sulon.

    Roli i tij luhet nga Krenar Arifi, që nuk e ndoqi rrugën e kinematografisë.

    Një foto e tij ka qarkulluar në rrjet për të shuar kuriozitetin e gjithë atyre që thonë: Si duket sot Suloja?

    Informacioni në rrjet është i cunguar dhe për fat të keq Arifi duket të mos jetë shumë familjar me rrjetet sociale për të marrë ndonjë detaj a foto më shumë.

  • Prindërit dhanë alarmin, italiania u bë tapë në baret e Tiranës dhe përfundoi në Urgjencë: Reagon policia

    Prindërit dhanë alarmin, italiania u bë tapë në baret e Tiranës dhe përfundoi në Urgjencë: Reagon policia

    Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me alarmin e dhënë prej dy prindërve italianë për humbjen e kontakteve me vajzën e tyre që ishte në Tiranë.

    Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçarja e quajtuir Olga është shoqëruar me ambulancë në QSUT pasi kishte pirë shumë gjatë qëndrimit në njërin prej lokaleve të kryeqytetit. Policia madje bën me dije se nga pija e reja ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

    “Në lidhje me një rast të publikuar në mediat online, për një shtetase italiane e cila ka humbur kontaktet me familjen, ju informojnë se ditën e djeshme, shtetasja O. M., 27 vjeçe, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën “At Zef Valentini”, ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor. 27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /albeu.com

  • Premiera e “Në kuadër të dashurisë” nis me incidente: Sara Hoxha pengohet me fustanin, Deamishelit…

    Premiera e “Në kuadër të dashurisë” nis me incidente: Sara Hoxha pengohet me fustanin, Deamishelit…

    Nga ballina e Pallatit të Kongreseve, personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan mbrëmjen e sotme në tapetin e kuq pasi po mbahej edhe premiera e filmit.

    Në tapetin e kuq nuk munguan protagonistët e filmit, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Luiz Ejlli, i cili ishte i shoqëruar nga Kiara Tito, tha se ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.

    “Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Fal mbështetjes tuaj janë këtu.

    U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”- tha Luizi.

    Por nuk kanë munguar edhe incidentet. Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, pa Ledrin, u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte.

    Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur: Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova.

    Një incident ndodhi edhe me DeaMishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër seç duhet.

  • Melinda Ademi “sulmon” hapur Dafina Zeqirin?!

    Melinda Ademi “sulmon” hapur Dafina Zeqirin?!

    Ndërkohë që vijon të “lëshojë” statuse lidhur me Sarën dhe Ledrin, duket se sot Dafina Zeqiri ka marrë një “sulm” të hapur nga Melinda Ademi.

    Dafina Zeqiri është bërë disa herë pjesë e “sherreve” virtuale dhe duket së më i fundit është me Melinda Ademin.Ndërkohë që vijon të “lëshojë” statuse lidhur me Sarën dhe Ledrin, duket se sot këngëtarja ka marrë një “sulm” të hapur nga Melinda Ademi.

    Ka qënë fillimisht një status i Dafinës, në “Threads”, ku këngëtarja shkruan se ndihet tepër krenare që përqindja më e madhe e publikut të pranishëm në koncertet e saj janë femra.

    “Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”, shkruan Zeqiri.

    Por duket se Melinda nuk ka rënë aspak dakord me deklaratën e saj, duke bërë që të reagojë në profilin e saj të “Threads”, duke shkruar: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e kllounit.Nuk është ende e qartë nëse ky reagim i Melindës lidhet me dramën e krijuar mes Ledrit, Sarës dhe Dafinës. Deri tani ende nuk kemi një reagim nga ana e Dafinës.

    Kujtojmë që Sara, në një intervistë dhënë së fundmi sqaroi njëherë e mirë se nuk ishte aspak në dijeni se pse Dafina ishte mërzitur aq shumë, mirëpo Dafina reagoi ashpër pas kësaj deklarate, duke i thënë që të kujdeset për burrin dhe fëmijën e saj.

  • 5 yje nga Meri Shehu dhe lajme të mira, shenja e horoskopit më me fat këtë javë

    5 yje nga Meri Shehu dhe lajme të mira, shenja e horoskopit më me fat këtë javë

    Sipas shpjegimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, përballjet e forta mes planeteve i kanë dhënë fund diplomacisë dhe situatat do të përmbysen. Më e favorizuar paraqitet data 14 me hënën e re në Peshore që do të ndikojë për mirë në të gjitha shenjat.

    Dashi – 2 yje

    Është një nga shenjat që merr pjesë drejtpërsëdrejti në ndikimin e Marsit me Plutonin. Këtu përmbysen situatat ose e ndiejmë referencën e vështirë të planetëve, të kohës, filloi lufta iku diplomacia, Marsi është në Peshore, përballet me Plutonin. Dashët që kanë marrëdhënie ndërkombëtare, punë të rëndësishme ose me pushtet do e shohin që kjo sikur ua zbeh forcën, potencën dhe vrullin e tyre. Kujdes me një ndryshim ose investim pune këtë javë, fundi i saj ësshtë më i mirë për bashkëpunime.Demi – 3 yje

    Afërdita në Virgjëreshë është lajm i mirë edhe për Demët. Do të marrin hapësirë, por fillimi i javës nuk i favorizon Demët e lindur në 10-ditëshin e parë. Do vihen në një sprovë të rëndësishme në lidhje me dashurinë, shoqërinë, qëllimet dhe në investim në lidhje me punët e tyre ose një investim që kanë bërë te vetja dhe duket sikur nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Kujdes në dashuri sepse problemet rikthehen nga e kaluara për shumë Dem.

    Binjakët – 1 yll

    Përballet Marsi me Plutonin dhe e kanë të vështirë në dashuri e çështje ekonomike. Afërdita në Virgjëreshë do ta ëmbëlsojë jetën familjare, por ka një përballje me Saturnin dhe shumë Binjakë do ndiejnë një paqartësi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë më të vështirë këtë periudhë.

    Gaforrja – 3 yje

    Detyrimisht Marsi në Peshore i prek direkt në çështje familjare e karriere ku duhet të kenë kujdes. Diçka përmbyset për disa Gaforre që nuk e kanë parë mirë situatën ose Gaforre të lindura në 10-ditëshin e tretë që presin një ndryshim ose vjen një ndryshim i detyruar për ta në çështje familjare e karriere.

    Luani – 3 yje

    Ka ikur Afërdita nga shenja e tyre, s’mund të flasim për erotizëm por për çështje ekonomike që fillojnë me një përballje, sprovë të madhe dhe shumë Luanë të lindur në 10-ditëshin e parë do sprovohen në shpenzime e investime por edhe në çështje që kanë të bëjnë në marrëdhënie me të tjerët, nga e kaluara ose si i kanë pasur marrëdhëniet me të tjerët në përgjithësi. Në datën 14 fillojnë dhe çlirohen në planet dhe projektet e tyre.

    Virgjëresha – 4 yje

    Futet Afërdita në shenjën e tyre, në mos rrjedh do të pikojë sepse do të japë gjëra të bukura. Por të lindurit në 10-ditëshin e parë do të kenë një përballje direkte me Saturnin për marrëdhëniet në çift, eprorin, një bashkëpunim i vështirë ose iu rikthehet një kërkesë nga e kaluara, një kontroll që nuk e prisnit në disa projekte pune që mund të keni pasur. Fillimet e mira ekonomike fillojnë pas datës 14.

    Peshorja – 5 yje

    Është shenja me fat për këtë muaj. Prej tyre pritet diplomaci por Marsi është në 10-ditëshin e tretë, përballet me Plutonin. 10-ditëshi i tretë i Peshoreve ka sfida dhe problematika të mëdha këtë javë. Nëse e duron, me hënën e re shumë Peshore do të na çlirojnë. Lajmet e mira për të gjitha Peshoret janë pas datës 14 dhe fillojn një cikël i mirë ekonomik në datën 13.

    Akrepi – 3 yje

    Në datën 13 hyn Marsi në shenjën e tyre, i cili është udhëheqsi i shenjës dhe do të ndihen vitalë, të gjallë, të bëjnë gjëra, të rëndësishëm, do duan të drejtojnë, të marrin pozicione, të ndihen shumë mirë. Bota e tyre shpirtërore vazhddon të jetë e lëkundur, e vështirësuar, sidomos e të lindurve në 10-ditëshin e tretë dhe duhet meditim, ushqim shpirtëror dhe të merren me shëndetin e punën ose pasiguritë që iu sjellin të tjerët prapa krahëve.

    Shigjetari – 2 yje

    Përballet shumë vështirë me shoqërinë, qëllimet dhe ekonominë. Nuk i realizon dot kësaj jave planet dhe projektet në çështjet ekonomike. Çlirohet nga shoqëria dhe nga qëllimet, fillojnë njohjet e mira pas datës 14. Në karrierë fillon një periudhë e mirë, por një epror iu del kundër këtë javë ndaj të mos vendosin për asgjë.

    Bricjapi – 1 yll

    Merr pjesë në katërkëndëshin me Marsin në Peshore. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë me Plutonin që është në një pozicion të vështirë në shenjën e tyre, kanë një transformim të çuditshëm. Kujdes në ekonomi, shëndet dhe shumë hapësira të jetës personale.

    Ujori – 3 yje

    Janë të favorizuar, sado probleme të kenë Peshoret këto nuk përkthehen keq te Ujorët. Sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe të dytë do jenë fatlumë në ekonomi, në punë, ndonjë projekt të rëndësishëm investues. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë përballje të fuqishme në këtë periudhë në fushën ligjore.

    Peshqit – 2 yje

    Afërdita përballë shenjës së tyre me Saturnin krijon probleme në çift, në bashkëpunime, probleme ekonomike, rikthime nga e kaluara, kërkesë llogarish kështu që duhet të kenë kujdes anën ekonomike. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë humbje të papara ose do të përmbysin çështjet ekonomike.

    Burimi: tvklan.al