Category: Showbiz

  • Më i suksesshmi i momentit, Luizi fjalë zemre për fansat: Më ndryshuat jetën, do doja…

    Më i suksesshmi i momentit, Luizi fjalë zemre për fansat: Më ndryshuat jetën, do doja…

    Nga tapeti i kuq, protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli, ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.

    Në disa fjalë drejtuar njerëzve që ishin mbledhur për ta pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Luizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen, pasi i ndryshuan jetën.

    “Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj.

    Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë,” tha Luizi.

    Blendi Salaj: Duke u kthyer pas në kohë në tetorin e 2021-shit, nëse do të kishin thënë që do të vije në Big Brother VIP, do takoje Kiarën, do të martoheshe, do të fitoje, do të bëje gjithë këto këngë edhe një film, dhe sot do të ishte premiera, çfarë do të thoje? Vetëm një vit ka kaluar.

    Luiz Ejlli: Nëse do të më thoshe gjithë këto, do të përgjigjesha: Po ik mo Bledi. Zoti është i madh është treguar shumë bujar me mua. Unë ndoshta jam penduar me gjithë shpirt për disa gjëra që i kam bërë dhe i kam pranuar me kokë lartë, me lot në sy dhe sot jam këtu. Është djers, mund, vuajtje, gëzim dhe jam mirënjohës. Uroj të mos ta prishë sepse njerëz jemi, por tani kam Kiarën këtu që më mban në shina.

    E pyetur nëse vërtetë është një busull për Luiz Ejllin, Kiara tha se “jemi busulla e njeri-tjetrit”.

  • Fero nuk heq dorë nga Arbenita, publikon sërish lutjen për rikthim

    Fero nuk heq dorë nga Arbenita, publikon sërish lutjen për rikthim

    Fero publikoi një fotografi me Arbenitën duke i kërkuar falje publike.

    Me anë të një shkrim të gjatë, ai shprehu dëshirën që çifti të kthehet sërish bashkë, por që kësaj lutje modelja nuk i ishte përgjigjur, ndërsa Fero në shenjë ‘hakmarrje’ postimin e kishte fshirë nga faqja zyrtare në Instagram.Ndërsa, së fundmi ai ka rikthyer sërish të njëjtin postim, duke i treguar edhe publikut që nuk do të heqë dorë nga gruaja.

    Shkrimi i plotë i Feros:
    “Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet…

    Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.

    Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

    Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

    Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

  • ‘Kujdes burrin’, Dafina nuk i del inati me Sarën: Harxhova energjinë time

    ‘Kujdes burrin’, Dafina nuk i del inati me Sarën: Harxhova energjinë time

    Pas intervistës së Sarës, e cila riktheu sherrin mes tyre, Dafina u përgjigj me një status ku i kërkonte Sarës të kujdesej për vajzën dhe burrin dhe të mos merrej me të.

    Por Dafinës duket se nuk i ka dal inati pasi ka bërë edhe një reagim tjetër.

    Në platformën “Threads” ajo shkruan: “Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”

  • Dikur e quajti fallco martesën me Luizin, Kiara Tito ia “plas” në fytyrë astrologes Meri Shehu (VIDEO)

    Dikur e quajti fallco martesën me Luizin, Kiara Tito ia “plas” në fytyrë astrologes Meri Shehu (VIDEO)

    Puntata e parë e emisionit “DWTS Fun Club” ka qenë kryefjala e të dielës. Nën moderimin e Kiara Titos, u diskutuan disa nga situatat e premierës së DWTS.

    Ndër të tjerë, në studio ishte e ftuar edhe astrologia Meri Shehu, për të folur pak më tepër lidhur me çiftet garuese, favorizimet astrologjike për ta dhe kombinimin me njëri-tjetrin.

    Mirëpo, nëse kthehemi pak pas në kohë, në një intervistë për “Wake Up”, Meri Shehu ka thënë për martesën e Luizit dhe Kiarës se ishte “fake” (false) astrologjikisht, për shkak të Mërkurit të kundërt.

    E mesa duket, Kiarës nuk i ka shpëtuar ky detaj e as rrjetit.

    “Mendon se mund të godasim në shenjë, njëlloj si kemi bërë në Big Brother këtë vit” – tha Kiara drejtuar astrologes duke i “plasur” kështu në fytyrë, plot delikatesë parashikimin e saj të dikurshëm.

  • Nënë e një djali 1-vjeçar, konkurrentja e “Love Island Albania” zbulon sekretin: Ishi im vdiq kur isha 9 muajshe

    Nënë e një djali 1-vjeçar, konkurrentja e “Love Island Albania” zbulon sekretin: Ishi im vdiq kur isha 9 muajshe

    Xhoana Kurti, konkurrentja e “Love Island Albania” ka habitur sonte duke treguar se është nënë e një djali.

    Ajo ka krijuar një marrëdhënie me Arlindin brenda vilës dhe kjo ishte hera e parë që i rrëfente atij dhe të gjithëve që është një mami.

    Gjatë rrëfimit ajo tregoi se i ati i djalit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

    “Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin. Bebi do të rritet me mua, me prindërit e mi dhe me vjehrrën time,”-tha ajo.

  • Deklaroi se u nda nga Getinjo prej varësisë së tij nga lojërat e fatit, reagon menjëherë reperi

    Deklaroi se u nda nga Getinjo prej varësisë së tij nga lojërat e fatit, reagon menjëherë reperi

    Vivien Thano, në një intervistë për ‘Mos i bjer me Top’ është shprehur se arsyeja e ndarjes nga Getinjo lidhej pikërisht me faktin se sipas saj, reperi ishte i varur nga lojërat e fatit.

    “Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie.

    Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje.Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq, sepse…”, tha e përlotur Vivien.

    Nuk kaloi shumë kohë që edhe vetë Getinjo të reagonte për këtë deklaratë.Ai ka postuar një video në Instastory-n e tij, për t’iu kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte ish-partneres së tij, duke theksuar se është i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe ishte i bindur që do të flitej kjo temë publikisht.

  • Vivien: Kam jetuar me Getin dhe Mozzik! Në një dasmë kosovare e pashë veten në krye të valles

    Vivien: Kam jetuar me Getin dhe Mozzik! Në një dasmë kosovare e pashë veten në krye të valles

    Vivien e ftuar në “Mos i bjer me top” ka treguar se gjatë lidhjes me Getinjon kanë jetuar bashkë në të njëjtën shtëpi me Mozzik.

    . Ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e tij. Madje ajo ka marrë pjesë dhe tek një dasmë kosovare, ku shprehet se e ka gjetur veten në krye të valles, duke u ndjerë shumë në siklet.

    Vivien: Kam jetuar me Getin dhe Mozzik të tre për gjithë këto muaj në Kosovë.
    Ronaldo Sharka: Si ishte kjo periudha e bashkëjetesës?

    Vivien: Shumë mirë, Geti është sjellë shumë mirë me mua, familja e tij shumë mirë. Kam takuar komplet të gjithë familjen derisa përfundova dhe tek një dasmë kosovare, tek daja e Getit. Takova të gjithë, plus që është ajo pjesa Vivi një foto, si tabelë qitje dhe deri në një moment që e pashë veten në krye të valles. E shikoja Getin nga larg, doja t’i thosha të lutem më ndihmo se kam siklet. Megjithatë janë sjellë shumë mirë me mua.

    Erjola Doci: Edhe Shën Valentin bashkë e keni kaluar.

    Vivien: Po, po gjithë kohës, edhe ditëlindjen e tij. Çdo festë të mundshme, 7-8 marsi 10-15 marsi (qesh). Unë mundohesha të rrija një muaj e gjysmë ose dy muaj atje, vija takoja mamin, motrën, gjyshen edhe kthehesha prapë. Por që shtëpinë nuk e lashë asnjëherë sepse ndonjëherë Zoti ta jep atë ndjesinë sikur prit një herë mos u nxito.

    Top Channel

  • ‘Kam një fëmijë’, Xhoana rrëfen historinë e saj prekëse

    ‘Kam një fëmijë’, Xhoana rrëfen historinë e saj prekëse

    Sonte në “Love Island Albania”, Xhoana ka rrëfyer sekretin e saj. Konkurrentja ka zbuluar se është nënë e një djali dhe i ka prekur të gjithë me historinë e saj.

    Xhoana: “Kam një djalë, ishi im ndërroi jetë kur unë isha 9 muajshe. Mbi bebin tim nuk vendos askënd. Jam mami e një djali të vogël i cili është 1 vjeç e 5 muajsh. Do të doja shumë ta shihja fëmijën tim bashkë me të atin.”

    Arlindi: “Më vjen shumë keq për atë që ke kaluar, nuk të hedh poshtë, por do të ishte më mirë të ma kishe thënë që në fillim këtë.”

  • “Kujdesu për “burrin” tënd!”- Sara Hoxha foli për krisjen e marrëdhënies me Dafina Zeqirin, reagon këngëtarja: Je shumë e fiksuar, qetësohu

    “Kujdesu për “burrin” tënd!”- Sara Hoxha foli për krisjen e marrëdhënies me Dafina Zeqirin, reagon këngëtarja: Je shumë e fiksuar, qetësohu

    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pasi Sara Hoxha foli në një intervistë lidhur me krisjen e raportit me këngëtaren, si dhe tregoi se si nisën hatër mbetjet mes tyre.

    Në një intervistë për “S’e Luan Topi” Sara tregoi se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafinës.

    “Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë”, u shpreh ajo.

    Menjëherë pasi në rrjet qarkulluan lajmet për reagimin e Sarës, erdhi dhe një reagim nga Dafina, e cila përmes një statusi në “Threads” shkruan:

    “Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”

    “Përplasjet” mes tyre nisën në mediat rozë qarkulluam lajme se në një fragment në këngët e tyre, Dafina dhe Ledri po i kthejnë përgjigje njëri-tjetrit.

  • Lidhja me sherr në distancë e Megi Pojanit dhe futbollistin shqiptar! Grindjet e çiftit për… Ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre

    Lidhja me sherr në distancë e Megi Pojanit dhe futbollistin shqiptar! Grindjet e çiftit për… Ç’po ndodh me marrëdhënien e tyre

    Lidhja e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit është në qendër të vëmendjes prej më shumë sesa 1 viti. Ndonëse të dy protagonistët kanë zgjedhur mos ta pranojnë këtë romancë, duket se tashmë nuk ka më vend për aludime.

    Ndërkohë që këtë verë, dyshja e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Futbollisti e ka kaluar gjithë verën në Tiranë, pranë partneres së tij, ku edhe ka shijuar ditët e pushimit me Megin, por edhe familjen e saj. Por, nisja e sezonit të ri, i ka gjetur sërish dy të rinjtë në një lidhje në distancë.

    Nga personat e afërt të dyshes, kemi mësuar se në fakt kjo lidhje në distancë është shumë dramatike, pasi të shpeshta janë problemet e çiftit, kryesisht për xhelozi. Megjithatë, dy të rinjtë vijojnë me historinë e dashurisë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e shpeshta.

    Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij. Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta për shkak të konflikteve të herë pas hershme, Megi ka zgjedhur mos të udhëtojë aq shpesh drejt Turqisë, ku sërish Endri luan futboll. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre. Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin.

    Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

    Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje. Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit.

    Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij. E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim.

    Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit, duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti. Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

    E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit. “Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehej Megi.

    “Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

    E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Në atë kohë, Megi ishte e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëritjetrit. Sakaq, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

    E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS”, i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.

    “Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehej Megi. Por, krisja mori fund, kur vetëm moderatorja publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”.

    Zërat për këtë lidhje nisën pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore. Që nga ajo ditë, ulje ngritjet e tyre kanë qenë të shpeshta, por asnjëherë ndarja nuk ka qenë përfundimtare.