Ditën e sotme, Juliana Nura dhe Cllevio kanë qenë bashkë në një video live në TikTok ku kryefjalë e bisedës së tyre ka qenë Noizy.
Juliana foli si asnjëherë për lidhjen me reperin, por me apo padashje Cllevio zbuloi të dashurën aktuale të reperit.
“Mimoza buza e Noizyt”, shprehet Cllevio. Menjëherë me një kërkim të shpejtë në rrjetet e tyre sociale, shfaqet e vetmja Mimozë që Noizyt ndjek në Instagram dhe bëhet fjalë për Mimoza Hamidi. 25-vjeçarja është futbolliste e Kombëtares Shqiptare të vajzave.
Pasi video e Cllevios bëri xhiron e rrjetit, Noizy dhe Mimoza u bënë menjëherë unfollow, por tepër vonë pasi tani kemi prova.
Për më tepër, Noizy pëlqen edhe fotot e futbollistes në Instagram dhe e anasjellta. Tani mbetet të presim vetëm për reagimin e të dyve./albeu.com/
Irgen Cela, i njohur ndryshe si Xhoda, është një ndër konkurentët e spektaklit “DWTS”.
Ai me partneren e tij të kërcimit erdhën me një këngë ritmike, dhe në fund kjo e fundit e puthi në tullë.
Pas performancës, prezantuesi i emisionit, Eno Popi, i shprehu teksa e puthi në tullë: “Nuk e di në qoftë se të ka puthur ndonjë burë më parë këtu.”
“E shijova dhe puthjen tënde”, i tha Xhoda me të qeshura.
Kjo situatë i dhuroi të qeshura pjesëmarrësve dhe publikut, teksa Iliri shprehu më pas se të gjithë do të donin të kishin “flokët” e Xhodës për t’u puthur.
Kiara Titon do e shohim nga sonte në prezantimin e “DWTS Fan Club”. Faqja e spektaklit postoi një video ku shfaqej moderatorja e pikërisht paraqitja e saj ka shkaktuar shumë komente. Ndjekësit kanë vënë re një ndryshim në fytyrën e Kiarës, duke u shprehur të bindur se ajo është shtatzënë.
Sipas komentuesve, Kiara po e mban të fshehtë shtatzëninë, por fytyra që i është rrumbullakosur e vërteton lajmin e ëmbël.
Vetë Kiara ka vendosur të mos u përgjigjet lajmeve për shtatzëninë e as komenteve që flasin për këtë.
Luana Vjollca ka reaguar sërish për videon intime që qarkulloi në rrjet disa ditë më parë, ku përflitej se ishte moderatorja.
Pasi sqaroi se personi në video nuk ishte ajo dhe videoja ishte montuar me anë të inteligjencës artificiale, Luana ka dhënë një tjetër mesazh.Ajo deklaron me anë të një statusi në rrjetet sociale se kjo histori duhet të shërbejë si mësim.
Moderatorja i bën thirrje djemve dhe vajzave që bien pre e një padrejtësie të tillë të mos heshtin.
Gjithashtu, ajo kërkon që autoritetet të marrin masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re, duke përdorur Inteligjencën Artificiale.
“Për ta lënë përfundimisht pas krahëve edhe këtë baltosje të radhës uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen 2 të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!
1 – Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’i dhënë zë gjitha vajzave (patjetër dhe djemve) që e kanë përjetuar e mund ta përietojnë sërish këtë traumë, ju lutem mos heshtni, të ngrejnë zërin e tyre që mund t’u duket i pafuqishëm, por nuk është i tillë e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që i bëhet e aq më tepër këtij lloj abuzimi nga montazhet!
Mos bini pre, kini kurajo, nuk je vetëm mos e harro kurrë këtë.
2 – Në të njejtën kohë uroj shumë të shërbejë si shembull për shtetin e të merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re #IneligiencënArtificiale
Unë do vazhdoj të besoj në këtë botë sërish, do vazhdoj t’ja dal sërish me ju në çdo hap.
Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë.
Shihemi të dielën, këtë herë më shumë buzëqeshje”, shkruan Luana Vjollca.
Një natë më parë ka startuar show i kërcimit “Dancing With The Stars” ku një nga të ftuarit special të mbrëmjes ka qenë dhe këngëtari Luiz Ejlli i cili ka performuar kolonën zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë.“
Pas performancës nuk kanë munguar kunjat mes tij dhe moderatorit Eno Popit, i cili një ditë më parë teksa zbuloi surprizën se Luizi do të këndonte në spektakël, u shpreh : “Do vij me gjithë fisin e gruas.”
Pasi përfundoi së kënduari,Luizi flet për emocionet dhe punën që ka realizuar për filmin dhe në fund ka ftuar të gjithë shqiptarë ta shohin dhe pikërisht këtu nuk mungoi dhe kunji ndaj Popit ku iu drejtua: “Ftoj fisin e gruas që ke në Kanada ta shohin dhe ata”.
Por Popi nuk ka hezituar t’ia pranojë batutën dhe t’i përgjigjet në të njëjtën monedhë duke thënë: “Ata të mitë janë fansa të Oltës”.
Batuta fyese/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrixës: E nisa padashje, nuk e prisja të merrte këto përmasa!
Albano Bogdo i ka kërkuar falje Beatrix Ramosajt pas polemikave të shumta që shkaktoi batuta e tij.
Teksa ishte live në Tiktok, Albano është shprehur se batutën e nisi padashje dhe nuk e priste që të merrte këto përmasa.
“Unë Beatrixit i kërkoj ndjesë për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do katandisej në këtë pikë një batutë humori. Nuk e dija që një batutë humori do merrte kaq përmasa të jashtëzakonshme a thua i kam vrarë ndonjë njeri të familjes. Unë Beatrixin e njoh që kur ka qenë 18 vjeç, e kam ftuar në Apartamentin 2xl. E njoh që fëmijë. Nuk ofendoj njeri unë”, tha Albano.
17 vite më parë, gazetarja Çenkuela Hasa mori rolin e kujdestares së nënës së saj. Kur Çenkuela ishte vetëm 16 vjeçe, nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri. Këtë histori ajo e ndan për herë të parë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan dhe kujton të gjithë procesin. Përveç luftës, mësoi të ishte optimiste, të shihte anën e mirë edhe kur dukej tepër e vështirë dhe të ndihmonte nënën e saj.
Çenkuela Hasa: Mund të them që momenti kulmor ka qenë momenti që nëna ime vendosi që të presë flokët sepse ato ishin ngatërruar shumë dhe e mbaj mend atë moment që tha “sot do dal, do mbyll disa punë” që kishte në zyrë, pra punë të familjes dhe “do më presësh flokët”. Unë kam qenë ajo që i kam prerë flokët dhe ai ishte momenti më kulmor për të i dhimbjes sepse nuk e pranonte dot edhe ndryshimin, heqja e gjoksit, prerja e flokëve që i kishte flokë shumë të bukur, me onde, domethënë ishte momenti më kulmor. Pas kësaj, ne filluam që të jemi optimistë kur porositëm paruket, kur i vinte.
Gazetarja shpjegon se si reflektohej gjendja emocionale e nënës së saj edhe në veprimet që bënte.
Çenkuela Hasa: Ne për paruket kemi kërkuar pafund, paruket na kanë ardhur nga Italia, me postë. Mami është izoluar 3 javë në shtëpi derisa i erdhën paruket të cilat ishin disi të ngjashme me flokët e saj dhe me vëzhgimin që unë kam bërë aq afër, emocional me të absolutisht që gjendja e saj ndryshoi. Në njëfarë ajo nëpërmjet pamjes rinisi një jetë të re me kushtet që kishte.
Një tjetër aspekt që Çenkuela prek, është opinioni dhe sjellja e të tjerëve ndaj nënës dhe asaj vetë.
Çenkuela Hasa: Edhe në shkollë kur unë shkoja, kam qenë nxënëse shumë e mirë, kam qenë kujdestarja e klasës, edhe vëllai ka qenë pak më i vogël kur kishim mbledhjet me prindërit, ndihej ajo…
Katerina Trungu: Ti ishe ajo vajza që e kishte nënën sëmurë.
Çenkuela Hasa: Që e kishte nënës sëmurë, që bëhej me gisht që “shiko ajo ka vënë paruke”, por unë kam qenë shumë natyrë sportive, nuk është se më kanë shqetësuar por realisht dua të them se i kam ndjerë këto gjëra në atë periudhë dhe prandaj edhe vendosa që ta ndaj historinë time sepse pavarësisht se kanë kaluar kaq shumë vite, situata nuk është se ka ndryshuar shumë, veçanërisht nëpër rrethe ku jo vetëm paragjykimi, informacioni ku për këto zonja vazhdon të jetë i vakët dhe media është e vetmja platformë që ato informohen./tvklan.al
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar pas bërjes publike të një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Tiranë.
Tri ditë më parë, një vogëlush 3-vjeçar, ka ndërruar jetë në QSUT, pas ndërhyrjes që kishte bërë në dhëmbë në një klinikë private.
Familjarët e vogëlushit kanë denoncuar në polici lidhur me ngjarjen e ndodhur ku kanë bërë me dije se fëmijës i ishte injektuar sasi e madhe narkoze gjë që kishte shkaktuar dhe humbjen e jetës së tij.
Pitarka tregon se para një viti në këtë klinikë kanë dërguar nipin e tyre dhe pas narkozës së injektuar në këtë klinikë atij iu desh 5 orë që të zgjohej.
Pas ngjarjes aktorja tregon se kanë kontaktuar mjekun, por nuk u është përgjigjur për t’ju komunikuar se sa normale ishin efektet anësore që kishte shfaqur fëmija pas ndërhyrjes.
Ajo thotë se pengu i saj më i madh është që nuk e ka bërë publik atë rast.
“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publik atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3-vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndihem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.
“Nuk jam në juri si flitet lart e poshtë, ama do të jem aty me mish e me shpirt për…”
Ditën e nesërme, në ekranin e madh të “Top Channel” do të nisë spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”.
Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, do të jetë gjithashtu i pranishëm nesër në studio, por jo si garues. Ai do të këndojë kolonën zanore të filmit të ri me Olta Gixharin, “Në Kuadër të Dashurisë”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka lajmëruar ndjekësit e tij për faktin që do të jetë i pranishëm në spektakël, por ka zbuluar gjithashtu edhe për cilin konkurrent do të bëjë tifo.
Luizi tregon se mbështet me mish e me shpirt mikun e tij, Elvis Pupën, me të cilin ndau edhe eksperiencën e “Big Brother VIP”.
“Përshëndetje të gjithëve nga unë Luiz Ejlli dhe e madhja Kiara Tito. Siç e dini nesër nis Dancing dhe unë do të jem aty për të kënduar këngën e kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Nuk jam në juri si flitet lart e poshtë, ama do të jem aty me mish e me shpirt për vëllain tim, mikun tim Elvis Pupa. Ju ftoj gjithëve t’a mbështesni, mos harroni se më ka mbajtur me bukë, me atë mega super tasqebap që bënte ai, është i paparë. Kiara nuk e hante, lëngun thoshte, dua i çik lëng. Uroj t’ju pëlqejë. A kërcen mirë, a kërcen keq, e vendos juria aty. Unë them t’a mbështesim. Është djalë i mirë, djalë me vlera. Vëllai im të shkoftë mbarë. Lart e më lart, unë do të mbështes deri në ditën e fundit”, tha Luizi.
Me një letër publike pak ditë më parë Fero i kërkoi falje publike Arbenitës. Ai i kërkoi një mundësi të fundit për tu rikthyer bashkë, por mesa duket modelja nuk ka pranuar.
Nga ana e Arbenitës nuk ka pasur asnjë reagim dhe kështu Fero ka vendosur që papritur të marrë një vendim.
Ish-reperi e ka zhdukur postimin që bëri për ish-bashkëshorten dhe shkrimi i gjatë dedikuar Arbenitës e as fotoja e tyre nuk gjendet më në profilin e tij.
Letra e Feros: ”
Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet…
Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.
Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.
Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.
Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.
Do te jem falenderues deri ne frymemarrjen e fundit per gjithe ato qe te permenda e te tjera qe i di Ai larte, por te siguroj qe pas gjithe kesaj lumturie dhe qetesie shpirterore qe gjeta tek te jetuarit per Allah, jane vetem 2 gjera qe me mungojn thellesisht ne jeten time, me mungon ti dhe vajza jone. Te kerkoj falje me gjithe zemer.
Te kam treguar shume here qe jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje per te kaluaren time por ti ende nuk beson. Per shkak te keqardhjes qe me shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kerkimfalje.
Ti ke bere shume, me ke dhene shum mundesi pas gjithe atyre gabimeve qe kam bere ne kohen kur nuk kam qene vetvetja, tani te kerkoj mundesine e fundit. Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh.”