Category: Showbiz

  • E harroi Dafinën, DJ Geek bëhet me këngëtaren shqiptare

    E harroi Dafinën, DJ Geek bëhet me këngëtaren shqiptare

    Pak kohë pasi përfundoi bashkëpunimin profesional me Dafinën me të cilën ishte edhe në një lidhje që mori fund, DJ Geek ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ekipit të artistes shqiptare, Loredana Zefi.

    Me një postim në Instastory të projektit të saj muzikor, Geek konfirmon zërat duke na lajmëruar se së shpejti do të sjellin surpriza me reperen Loredana Zefi.

    Interesant është fakti se dy ish-at respektiv të Geek dhe Loredanës, Dafina dhe Mozzik po sjellin këngë bashkë.

  • Thanë që është Luana/ Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike

    Thanë që është Luana/ Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike

    Videoja erotike që qarkulloi me ditë të tëra në rrjet ku u komentua se shfaqej moderatorja e njohur Luana Vjollca, tërhoqi vëmendjen e publikut.

    Por e vërteta qëndron ndryshe. Ndonëse shumë ishin skeptikë lidhur me reagimet e moderatores ku shprehej se nuk ishte ajo personi që shfaqej në imazh, e vërteta shumë shpejt doli.

    VoxNews ka siguruar videon origjinale ku nuk është moderatorja Luana Vjollca por një vajzë tjetër dhe video është e transformuar nga Inteligjenca Artificiale. Pra fytyra e vajzës është tjetër, dhe është thjesht një montazh me fytyrën e Luanës.

  • “Vetëm për këtë arsye do të hiqja dorë nga dashuria për bashkëshortin”, Rudina Dembacaj shtang me deklaratën

    “Vetëm për këtë arsye do të hiqja dorë nga dashuria për bashkëshortin”, Rudina Dembacaj shtang me deklaratën

    Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.

    E pyetur nga moderatori se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.

    “Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty.”- tha Rudina.

    Ndër të tjera aktorja ka treguar se bashkëshorti i saj, Mark Frroku nuk është xheloz për të pasi sipas saj ai ka besim tek vetja.

    “Marku nuk e shfaq xhelozinë. Mesa duket ka shumë besim tek vetja dhe bravo i qoftë. Të them të drejtën nuk ka treguar ndonjëherë kështu dobësish”, tregoi ajo.

  • Nuk është Kiara! Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare

    Nuk është Kiara! Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare

    Për Luiz Ejllin diva e bukurisë shqiptare ka qenë dhe do të mbetet Valbona Selimllari.

    Sot këngëtari ka postuar një foto me Valbonën dhe krahas postimit ka shkruar “Me divën e bukurisë”.

    Foton e ka ripostuar edhe Valbona duke shprehur kështu mirënjohjen për artistin.

  • Cekja marton djalin dhe nuk i mban dot lotët, pamje nga dasma

    Cekja marton djalin dhe nuk i mban dot lotët, pamje nga dasma

    Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit ka martuar djalin. Ata kanë zgjedhur një ceremoni martesore tradicionale shqiptare dhe atmosfera ka qenë shumë e bukur.

    Nuk kanë munguar as fytyrat publike kryesisht kolegët e aktorit të mirënjohur, mes tyre edhe aktorja e humorit Rita Lati.

    Një video ku Cekja është duke kërcyer me djalin e tij ka bërë xhiron e rrjetit.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/09cd758c58be1c35e1471551f202c07d/651d8002/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c002/oACRLKoCthIDIfejJFIgOkAS7ggbMeD2EANQwn/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=3712&bt=1856&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEBNXq8Zmou8NJQ_vj2i.LAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=N2dkNjM7Nzs2Z2hoNDdoZkBpMzVxZDQ6ZjpubjMzNzczM0AtYi8xL2MwXi8xYmFiYi4tYSNnLjRvcjRnL2FgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=202310040908252A3E99C1B3468261A84B&btag=e00088000

  • ‘Kam një vajzë 4 vjeçe’, konkurrentja e ‘Përputhen’ shpërthen në lot, rrëfen kërcënimet

    ‘Kam një vajzë 4 vjeçe’, konkurrentja e ‘Përputhen’ shpërthen në lot, rrëfen kërcënimet

    Javën e kaluar, gjatë takimit me Herisonin, Enisa tha se ka nje sekret, por nuk do ta zbulojë.

    “Është një bekim”, tha konkurrentja dhe menjëherë Herisoni nisi dyshimet për një fëmijë.

    Një javë më pas, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe në numrin e saj të celularit, nga njerëz që e akuzonin se po mohon vajzën e saj.

    Enisa tregoi se është nënë e një vajze katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë.

    “Para dy ditësh, mora vesh se një familjar imi kishte kontaktuar me faqe të tjerë për të shpërndarë kërcënime për mua dhe fëmijën tim. E kam rritur me gjithë sakrifica vetëm. Ky ka qenë shkaku që unë nuk kam dashur kurrë ta përmend fëmijën. Jo se njerëzit nuk e dinë. Unë jam shumë krenare për të. Për atë kam jetuar deri më sot. Por të mos kisha atë, sot mund të isha nën dhe. Ajo është arsyeja pse unë do të eci përpara, pavarësisht fjalëve që njerëzit thonë. Njerëz që nuk ta thonë kurrë një fjalë të mirë, dinë vetëm të të ulin, të të bullizojnë, të të prekin aty ku të dhemb më shumë. Po si mund të preket një nënë te fëmija?!”

    Enisa nuk dha detaje për babanë e vajzës, por tha se “është edhe gruaja, edhe burri i shtëpisë”.

    “Mosha që ajo ka, vendi ku unë jetoj, kjo është arsyeja pse nuk e kam përmendur. Kur bëra daljen e parë në televizion dhe shkova në shtëpi, ajo ishte e para që më hapi derën dhe me lot në sy më tha pse nuk më more me vete. Të jesh edhe zonjë, edhe burri i shtëpisë… duhet të jesh shumë e fortë për t’i përballuar të gjitha”.

    Rrëfimi i Enisën përloti konkurrentët, të cilët apeluan për ndalimin e kërcënimeve dhe urrejtjes online.

  • Në shtëpinë e Blendi Fevziut ka festë, e bija mbush 8 vjeç

    Në shtëpinë e Blendi Fevziut ka festë, e bija mbush 8 vjeç

    Në shtëpinë e Blendi Fevziut ka patur festë pasi më e vogla e familjes ka mbushur 8 vjeç. Në ditën e saj speciale, babi Blendi ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet në një përqafim me të bijën dhe i uron ditëlindjen.

    “Gëzuar 8 vjetorin Alis”, shkruan Fevziu krah fotos ku shohim edhe shtëpinë e zbukuruar me tollumbace.
    ]
    Alis është motra e vogël e Mishelit, vajza e madhe e familjes dhe të dy motrat kanë 13 vjet diferencë.

  • Albano Bogdo nuk kërkoi ndjesë publike ndaj këngëtares, reagon ashpër Elvis Pupa dhe ironizon aktorin e humorit

    Albano Bogdo nuk kërkoi ndjesë publike ndaj këngëtares, reagon ashpër Elvis Pupa dhe ironizon aktorin e humorit

    Vazhdës së Vipave që reaguan pas ofendimit që aktori i humorit Albano Bogdo bëri ndaj këngëtares së njohur Beatriks Ramosaj iu shtua edhe aktori i humorit Elvis Pupa.

    I cili nuk vonoi të reagojë pas “refuzimit” të Bogdos për një ndjesë publike ndaj këngëtares me arsyetimin se ajo që kishte bërë nuk ishte gjë tjetër veçse ushtrim i lirisë së fjalës.

    Në reagimin e tij nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram, Pupa ka thumbuar hapur aktorin. Duke u shprehur se: “Mënyra sesi një njeri e përdor lirinë e fjalës tregon shumë për karakterin e atij njeriu”.

    Për reagimin e plotë ndiqni videon më poshtë:

  • Çfarë ndodhi në studio? Konkurrentja e ‘Për’puthen’ shpërthen në lot, rrëfen kërcënimet…

    Çfarë ndodhi në studio? Konkurrentja e ‘Për’puthen’ shpërthen në lot, rrëfen kërcënimet…

    Javën e kaluar, gjatë takimit me Herisonin, Enisa tha se ka nje sekret, por nuk do ta zbulojë.

    “Është një bekim”, tha konkurrentja dhe menjëherë Herisoni nisi dyshimet për një fëmijë.

    Një javë më pas, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe në numrin e saj të celularit, nga njerëz që e akuzonin se po mohon vajzën e saj.

    Enisa tregoi se është nënë e një vajze katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë.

    “Para dy ditësh, mora vesh se një familjar imi kishte kontaktuar me faqe të tjerë për të shpërndarë kërcënime për mua dhe fëmijën tim. E kam rritur me gjithë sakrifica vetëm. Ky ka qenë shkaku që unë nuk kam dashur kurrë ta përmend fëmijën. Jo se njerëzit nuk e dinë. Unë jam shumë krenare për të. Për atë kam jetuar deri më sot. Por të mos kisha atë, sot mund të isha nën dhe. Ajo është arsyeja pse unë do të eci përpara, pavarësisht fjalëve që njerëzit thonë. Njerëz që nuk ta thonë kurrë një fjalë të mirë, dinë vetëm të të ulin, të të bullizojnë, të të prekin aty ku të dhemb më shumë. Po si mund të preket një nënë te fëmija?!”

    Enisa nuk dha detaje për babanë e vajzës, por tha se “është edhe gruaja, edhe burri i shtëpisë”.

    “Mosha që ajo ka, vendi ku unë jetoj, kjo është arsyeja pse nuk e kam përmendur. Kur bëra daljen e parë në televizion dhe shkova në shtëpi, ajo ishte e para që më hapi derën dhe me lot në sy më tha pse nuk më more me vete. Të jesh edhe zonjë, edhe burri i shtëpisë… duhet të jesh shumë e fortë për t’i përballuar të gjitha”.

    Rrëfimi i Enisën përloti konkurrentët, të cilët apeluan për ndalimin e kërcënimeve dhe urrejtjes on line./Top Channel

  • Albano Bogdo ofendoi Beatrix, vëllai i tij shokon me reagimin (Foto)

    Albano Bogdo ofendoi Beatrix, vëllai i tij shokon me reagimin (Foto)

    Vëllai i aktorit Albano Bogdo ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratën që ky i fundit bëri live në emisionin e tij, duke ofenduar rëndë këngëtaren Beatrix Ramosaj.

    “Fjalët e një mbreti do t’i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës,” shkruan ai në Instastory.

    Këto janë fjalët e tij, por mesa duket nuk ishte ai që pritej, asnjë falje publike, asnjë deklaratë që mund të justifikonte veprimin e turpshëm të aktorit.