Category: Showbiz

  • Olta flet për raportin me Luizin: Ai pa mua nuk bën dot, nuk më takon mua ta tregoj, por pas xhirimeve…

    Olta flet për raportin me Luizin: Ai pa mua nuk bën dot, nuk më takon mua ta tregoj, por pas xhirimeve…

    E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, duke treguar si ka qenë të punojë me Luiz Ejllin…

    “Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit sinqerisht po e them që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi si Luiz dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas as unë pa të sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë.”

    A kishte Big Brother në raportin e tyre?

    “Nga ana ime jo aspak. Unë vazhdoj të ruaj një simpati për Luizin, vazhdoj ta kem xhan njësoj si natën e 1 prillit kur e përqafova dhe ia thashë. Tani marrëdhënia jonë ashtu është ne nuk kemi shkuar ndonjëherë mirë që të shkojmë mirë sot. Unë e kam pranuar këtë gjë që shkojmë si macja me miun dhe jemi në rregull. Mbase kjo është e mira. (qesh)”

    Kanë pirë një kafe ose gotë pas pune ose xhirimeve? Kujt i ka munguar vullneti?

    “Jo. Unë këtë nuk e tregoj dot sepse mbase nuk më përket mua ta tregoj. Unë flas për veten time por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte mendoj që ka mjaftuar për të patur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha “Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin.”

  • Loredana dhe Mozzik kanë 2 fëmijë?

    Loredana dhe Mozzik kanë 2 fëmijë?

    Loredana dhe Mozzik vërtet kanë kohë të ndarë, por sërish janë shumë të komentuar për historinë e tyre të dashurisë. Së fundmi njerëzit janë bërë kurioz për një bebush që reperja poston vazhdimisht në Instagram.

    Sipas komentuesve, Loredana dhe Mozzik janë prindër të dy fëmijëve, por e kanë mbajtur të fshehtë.

    Sesa e vërtetë është kjo nuk mund ta themi me siguri, por dyshimet Loredana po i shton dita ditës me postimet e saj ku shfaqet me vajzën dhe beben tjetër.

  • ‘Mami më ka rrahur se linda vajzë, kam akoma shenja…’, Neda Balluku tregon historinë shokuese

    ‘Mami më ka rrahur se linda vajzë, kam akoma shenja…’, Neda Balluku tregon historinë shokuese

    Neda Balluku ka marrë një mesazh nga një ndjekëse në Instagram, e cila i ka treguar sesi nëna e saj e ka dhunuar vazhdimisht kur ishte e vogël. Neda e ka ndarë mesazhin me ndjekësit duke e shoqëruar me një shkrim rrënqethës.

    “Mami më ka rrah gjithë jetën me rrip, më mbyllte në kasollen e lopës dhe më rrihte me ç’të mundej dhe më kapte dhe për flokësh, më linte të flija te kasollja e lopës. Dhe kur i thoja pse më rreth, më thoshte se je vajzë dhe vëllezërit i donte shumë. Më ka rrahur aq keq sa qaja duke u mbytur ose me dilte gjak për hundësh”, shkruan ndjekësja.

    Shkrimi i Nedës: “E di o ma, që kur ti ishe si unë, askush nuk të ngrohu shpinën nga i ftohti. Askush nuk i mori duart e tu për t’i bashkuar me të vetat, dhe pranë gojës t’i afronte për t’i ngrohur me frymë.

    E di o ma që shpina jote rritej me kërcënimet se pas çdo fjale të thënë do të bëhej më e butë se barku dhe se duart e tua ishin mjet pune. Kështu siç janë të miat sot o ma!

    E di o ma që askush nuk t’i fshiu lotët kur mbase lopa që mjelë të gjuajti me shkelm. E di që flokët t’u dhanë vërtetë në dorë sepse me shkelmin që të vrau ty, derdhi qumështin e familjes. E di që të kanë dhënë bukë të numëruar kothere më kothere me qindarkat e fituara nga ai qumësht.

    E di o ma që ty të dinin vetëm emrin dhe nuk kuptoj si nuk u trete në vete kur ajo që të bëri kokën s’donte të dinte asgjë nga ty. A kishe ëndrra ti o ma! A doje të rriteshe!

    E di o ma që kurrë askush s’të pyeti nëse ishe dashuruar me bariun shokun tënd. Me kthjelltësinë e qiellit apo aromën e luledeleve në lëndinë. E di e di qe askush nuk të pyeti e as leje s’të mori kur të puthi e kur në mish të hyri. Veç baba yt vazhdo i tha.

    E di o ma që s’munde kurrë me thënë jo. Kurrë nuk the ndalo. Por unë ç’faj kam o ma!

    Përse o ma vuajtjen që nuk u bëre dot njeri i dashur e i dëshiruar e derdh tek unë?! A mos vallë po më sprovon nëse kam fuqinë që s’kishe ti?! A mos vallë urren që linda me vujt si ti?! A po mundohesh o ma të bëhesh Zot i fatit tënd duke u bëre Zot i fatit tim?!

    E di o ma, por ndal! Ndal o ma! Mos o ma! Mos. O ma!

    Më puth o ma! Më përqafo! Jam e vogla jote dhe jam gati të jesh edhe ti e vogla ime. Të rritemi bashkë. Të shërohemi bashkë. Të dashurojmë bashkë kthjelltësinë e qiellit dhe aromën e luledeles në lëndinë.

    Mbase kështu o ma, një ditë unë do të jem vërtetë luledelja jote, e ti bariu im”, shkruan Neda.

    https://www.instagram.com/nedaballuku/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e2161dcc-7008-4066-b1d9-c4d83409e7aa

  • Kristi habit me deklaratën: Jam në sindromën post orgazëm

    Kristi habit me deklaratën: Jam në sindromën post orgazëm

    Kristi ka qenë i ftuar tek “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën, ku ka treguar më shumë rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re. E ndërsa ka folur për kohën pas mbarimit të “BBV2” deri tani, Kristi ka habitur pasi e ka konsideruar si periudhë post orgazëm.

    Kristi: Jam në sindromën post orgazëm, “BBV2” më dha mua një kënaqësi mund ta krahasojmë me një orgazëm, tani jam në atë sindromë post… njerëzve që u jepet kaq shumë vëmendje ka arritur kulmin dhe po bie duhet të bjerë…

  • Adelina Tahiri merr një vendim lidhur me martesën: Është më e mira për rrethanat ku jemi

    Adelina Tahiri merr një vendim lidhur me martesën: Është më e mira për rrethanat ku jemi

    Martesa e Adelina Tahirit dhe partnerit të saj, Seriozhës ka qenë një nga temat e preferuara të lajmeve rozë. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për një intervistë rreth jetës personale dhe karrierës, Adelina u ndal edhe te presioni që ka ndierë nga mediat në martesën e saj dhe thotë se tashmë ka marrë një vendim.

    Adelina Tahiri: Të them sinqerisht, për arsye të të gjitha këtyre gjërave, çfarëdo që më ka ndodhur në jetën time unë kam vendosur jetën time mos ta diskutoj asnjë lloj mënyre për asnjë lloj gjëje më të vogël sepse gjithmonë mediat i kalojnë në një anë tjetër dhe çdo diskutim dhe çdo deklaratë që unë jap për çfarëdolloj mënyre, keqtrajtohet, shkruhet dhe bëhen pafund pyetje, njerëz që nuk më kanë shkruar me vite se si je janë kureshtarë për relatacionin, marrëdhënien…

    Rudina Magjistari: E vërtetë. Por unë dua të them një gjë, që ti je nga të paktat që ke folur gjithnjë shumë hapur, ke pasur një lloj lirshmërie.

    Adelina Tahiri: Është e vërtetë. Tani flas zyrtarisht.

    Rudina Magjistari: Jeni mirë, ka rëndësi që jeni mirë të paktën?

    Adelina Tahiri: Nuk dua të jap asnjë lloj komenti.

    Rudina Magjistari: Në rregull, paska ndryshuar Adelina, ka marrë një vendim në jetën e saj. Është zgjedhja jote, pa diskutim.

    Adelina Tahiri: Mendoj sinqerisht, unë e respektoj të drejtën e çdo njeriu por mendoj se është më e mira edhe për rrethanat ku jemi, dhe për mua, dhe për djalin tim, edhe për atë.

  • Shqiptarja elektrizon “The Voice of Germany” me këngën e Noizyt dhe Loredanës

    Shqiptarja elektrizon “The Voice of Germany” me këngën e Noizyt dhe Loredanës

    “The Voice Rap” është spektakli i parë i dedikuar ekskluzivisht zhanrit të repit dhe po zhvillohet në Gjermani.

    Për sezonin e parë, “The Voice of Germany” vendosi të sillte Kool Savas dhe Dardan si trajnerë. Duke filluar nga java e shkuar – çdo të enjte gjatë javëve në vijim – të dy artistët do të konkurrojnë për talentet e rinj përkatës.

    E në natën e parë në skenë u ngjit një shqiptare e quajtur Erda Havolli. Vetëm 19 vjeç, ajo performoi para gjermanëve këngën “Heart Attack” të Loredanës dhe Noizyt. Erda ka mundur të bindë dy juristët e njohur të cilët u kthyen në të njëjtën kohë.

  • “S’do dilja kurrë në takim me ty”, Megi Pojani acarohet dhe shpërthen keq ndaj konkurrentit të “Për’Puthen”

    “S’do dilja kurrë në takim me ty”, Megi Pojani acarohet dhe shpërthen keq ndaj konkurrentit të “Për’Puthen”

    Megi Pojani është moderatorja më e re në “Për’puthen”, dhe deri më tani ajo është pëlqyer mjaft nga publiku për drejtimin e emisionit. E një incident i papritur ka ndodhur gjatë puntatës së djeshme, teksa Megin nuk e kanë mbajtur nervat dhe ka shpërthyer ndaj konkurrentit më të ri Orjanit.

    Megi u shpreh se Orjani është shumë arrogant dhe se ajo nuk do dilte kurrë në një takim me një djalë të tillë.

    Debati:Megi: Je shumë arrogant

    Orjani: Ku e pe arrogantin?

    Megi: Je shumë arrogant, dhe je zhurmues. Unë s’do dilja kurrë në një takim me ty. Ja të tregoj pse iku Sahitja nga studio. Jepi kohë vetes që të procesosh mendimin në kokë, ke një mani…

    Orjani: E ke gabim…

    Megi: Mos fol pra mbi mua

  • Djali i ditëlindjes! Sa vjeç mbush sot Noizy

    Djali i ditëlindjes! Sa vjeç mbush sot Noizy

    Sot është një ditë e vecantë për Noizy-n. Reperi i njohur shqiptar feston sot 37 vjetorin e lindjes. Ai ka marrë urime të shumta nga të afërmit, miqtë e kolegët, ndërsa nuk kanë munguar as të fansave të tij.

    Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite. Së fundmi ai është duke shijuar bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën ‘Kallma’ e cila numëron miliona klikime në ‘Youtube’.

  • Sa romantik: I dashuri i Jorit bën një tatuazh për të

    Sa romantik: I dashuri i Jorit bën një tatuazh për të

    Jori Delli dhe reperi italian, Fred De Palma, po shijojnë lidhjen e tyre dhe momentet së bashku nuk ngurrojnë t’i ndajnë në rrjete sociale.

    Këtë herë ata duket se janë arratisur me pushime në një vend, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende. Ndërkohë që nëpërmjet postimit të fundit në Instagram, Jori ka treguar se i dashuri i saj është duke bërë një tatuazh në qafë.

    Fredi ka shkruar shkronjën e parë e emrit të Jorit.

  • “Për’puthen”/ Megi acarohet keq me Orjanin: Nuk jam mamaja jote… (VIDEO)

    “Për’puthen”/ Megi acarohet keq me Orjanin: Nuk jam mamaja jote… (VIDEO)

    Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.

    orgrami i djeshëm i “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë.

    Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.

    Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio.

    Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orjanit, duke thënë se je arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të.

    “Orjan je shumë arrogant. Mos bëj zhurmuesin. Unë nuk do dilja kurrë në një takim me ty dhe po ta shpjegoj pse iku Saidja nga studio. Mos fol mbi zërin tim. Bën zhurmuesin dhe nuk i mendon gjërat që thua. Të njëjtën gjë po e bën edhe me Aulonën, ajo është në pozicionin e opinionistes dhe do ta respektosh”.

    “Nuk jam mamaja jote dhe nuk shqetësohem fare nëse fjalën arrogant e merr për ofendim sepse është një mendim dhe bëhuni pak elastik sepse nëse do reagojmë të gjithë si të ofenduar, le të dalim të gjithë nga kjo studio“, shton Megi.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4b25c26e-7dab-4e07-b206-a7a204a46881