Category: Showbiz

  • Sa romantik: I dashuri i Jorit bën një tatuazh për të

    Sa romantik: I dashuri i Jorit bën një tatuazh për të

    Jori Delli dhe reperi italian, Fred De Palma, po shijojnë lidhjen e tyre dhe momentet së bashku nuk ngurrojnë t’i ndajnë në rrjete sociale.

    Këtë herë ata duket se janë arratisur me pushime në një vend, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende. Ndërkohë që nëpërmjet postimit të fundit në Instagram, Jori ka treguar se i dashuri i saj është duke bërë një tatuazh në qafë.

    Fredi ka shkruar shkronjën e parë e emrit të Jorit.

  • “Për’puthen”/ Megi acarohet keq me Orjanin: Nuk jam mamaja jote… (VIDEO)

    “Për’puthen”/ Megi acarohet keq me Orjanin: Nuk jam mamaja jote… (VIDEO)

    Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.

    orgrami i djeshëm i “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë.

    Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.

    Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio.

    Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orjanit, duke thënë se je arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të.

    “Orjan je shumë arrogant. Mos bëj zhurmuesin. Unë nuk do dilja kurrë në një takim me ty dhe po ta shpjegoj pse iku Saidja nga studio. Mos fol mbi zërin tim. Bën zhurmuesin dhe nuk i mendon gjërat që thua. Të njëjtën gjë po e bën edhe me Aulonën, ajo është në pozicionin e opinionistes dhe do ta respektosh”.

    “Nuk jam mamaja jote dhe nuk shqetësohem fare nëse fjalën arrogant e merr për ofendim sepse është një mendim dhe bëhuni pak elastik sepse nëse do reagojmë të gjithë si të ofenduar, le të dalim të gjithë nga kjo studio“, shton Megi.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4b25c26e-7dab-4e07-b206-a7a204a46881

  • E pyesin për të dashurin, Efi bën gati të iki nga studio, shtangen moderatorët

    E pyesin për të dashurin, Efi bën gati të iki nga studio, shtangen moderatorët

    Efi ishte e ftuar sot në “Shqipëria live”, duke dhënë një intervistë pas kaq kohësh larg ekranit. Ish-banorja e “Big Brother VIP” nuk preferoi t’i përgjigjej pyetjeve personale, pasi kur moderatorët u ndalën te kjo pjesë, Efi nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

    Kur Arjon Muça e pyeti gjatë emisionit nëse partnerin aktual e njihte para Bigut, Efi ia ktheu: “Vazhdojmë pyetjen tjetër…”

    Në këtë moment, Erjona Rusi i tha Arjonit se kjo është pyetje personale dhe Efi ka kërkuar mos t’i bëhen këto pyetje.

    Ju kam thënë që në fillim. Po ju respektoj që po vij, ju më respektoni dhe mos bëni pyetje personale”, tha ajo ndërsa Erjona shprehu shqetësimin se Efi duket nga ato që çohen dhe ikin nga studio.

    “Se çohet ikën…Je nga ato që çohesh dhe ikën nga studio po u mërzite?”, e pyeti Erjona Efin.

    Në këtë moment, Efi bëri të çohej nga karrigia duke i shtangur moderatorët, por pastaj qeshi dhe tha se nuk e bën pasi ka shumë respekt./xing

  • Zogu i Tiranës rikthehet në Aldo Morning Show, habitet dhe vetë Aldo: Waw

    Zogu i Tiranës rikthehet në Aldo Morning Show, habitet dhe vetë Aldo: Waw

    Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës është rikthyer në emisionin nga ku u bë i famshëm. Këtë të hënë Zogu u shfaq në “Aldo Morning show” duke habitur publikun, por edhe vetë Aldon.

    “Me Zogun? Me kë Zog? Ja fut kot! Ka dal? Waw”, tha Aldo ndërsa në ekran u shfaq Zogu, i cili kërkoi ndjesë për vonesën.

    “Po çne ti këtu?”, e pyeti Aldo dhe pastaj zbuloi se nuk e priste daljen e tij sot, edhe pse Zogu e ka kërkuar prej kohësh rikthimin në emision.

    Tani e tutje mëngjeset në “Aldo Morning show” do jenë edhe me Zogun, i cili njihet për batutat dhe lirshmërinë që ka para kamerave.

  • Ronaldo Sharka merr një urim “të veçantë” nga ish-banorja e BBV: Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë…

    Ronaldo Sharka merr një urim “të veçantë” nga ish-banorja e BBV: Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë…

    Ronaldo Sharka ka marrë shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij lidhur me pjesëmarrjen e tij në DWTS, por ai që nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, ka qënë urimi i Dea Mishell.

    Ronaldo Sharkën e shohim këtë sezon në ekranin e Top Channel si moderator, por së shpejti do të shohim edhe aftësitë e tij në kërcim

    Sikurse është konfirmuar zyrtarisht nga “Dancing with The Stars”, Ronaldo është një nga konkurrentët e spektaklit. Ai do të garojë krah partneres, Frenki. “Dyshja më e rrezikshme”, shprehet Ronaldo, që synon finalen e kompeticionit.
    Ndërkohë që ka marrë shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij, ai që nuk i ka shpetuar syrit të publikut, ka qënë urimi i Dea Mishell.
    Modertatorja ka postuar klipin prezantues të Ronaldos dhe Frenkit në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë…”, duke treguar qartë se e gjitha kjo në kuadër të shakasë.

    Dhe sigurisht Sharka e ka mirëpritur komentin e Deas, duke iu përgjigjur se se do e fitonte vetëm për inatin e saj.
    “Vec për inatin tënd do e fitoj”, shkruan gazetari.,

    “Dancing with the Stars”, shoë magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova, Juliana Nura.
    Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Para disa ditësh u konfirmua edhe aktori më i preferuar i humorit, Elvis Pupa. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe aktori i humorit Irgen Çela.
    Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing with The Stars”. Rikujtojmë se, Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.

  • ‘Nuk më respektoi, as unë nuk e respektoj’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

    ‘Nuk më respektoi, as unë nuk e respektoj’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

    Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live” duke dalë pas kaq kohësh në një emision. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, u pyet për marrëdhënien që ka sot me Luizin pas lajmeve të fundit se ajo e kishte hequr nga Instagrami.

    Efi u shpreh se nuk dëshiron të flasë më për Luizin, por theksoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet e tij prandaj e ka hequr nga Instagrami.

    “U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

    Kurse për Kiarën, ajo u shpreh se nuk mban asnjë lloj inati, por thjesht nuk flasin me njëra-tjetrën pasi nuk kanë asnjë marrëdhënie.

    “Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi./xing

  • Luizi reagon për sulmin terrorist: Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vetëm

    Luizi reagon për sulmin terrorist: Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vetëm

    Dita e djeshme për fituesin e edicionit të dytë të spektaklit “BBV”, Luiz Ejlli, ishte e veçantë, pasi u promovua një pjesë nga filmi ku ka rolin kryesorë së bashku me Olta Gixharin.

    Por kjo, nuk e ndaloi këngëtarin për të reaguar për situatën tragjike që ka ndodhur ne Veri të Kosovës.

    Por kjo, nuk e la pa reaguar edhe për situatën në Veri të Kosovës.

    “Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë vetëm”,- ka shkruar Luizi duke e shoqëruar me një foto të rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga një grup paramilitar terrorist.

  • VIDEO/ Kozaku i këndon këngën e Noizyt të birit: Vetëm me këtë e zë gjumi, ja …

    VIDEO/ Kozaku i këndon këngën e Noizyt të birit: Vetëm me këtë e zë gjumi, ja …

    Kozak Braçi, i njohur për publikun shqiptar nga rrjeti social “TikTok” ka ndarë me ndjekësit një video teksa po kalonte kohë me djalin e tij Denaro.

    Ai ka treguar se kënga e vetme që e vë në gjumë të birin është “Don’t Stop”, nga reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy.

    Denaro fillon të qeshë sapo dëgjon këngën, gjë e cila tregon se ka një këngë të preferuar.

    https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/b9b885e15f3c1487567f6ebc4cda1340/6511bcc3/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/owLCaIfh7IzlALQAYQ4otjhLyPEzI3chnGG4DA/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=1744&bt=872&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmo7lr~Q_vjlJI8AhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NGQ7ZWQ1Zmg2NGQ7OmU2ZkBpM3VrcmU6ZjNqbjMzZjczM0BjM2BjYjMyNjExNmI2YTFeYSM1aW8ycjRfbDRgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=202309251059468F63837A868F6F078AD6&btag=e00090000

  • “Makina s’po komandohej, u tmerrova…”/ Çfarë i ka ndodhur Adrola Dushit?

    “Makina s’po komandohej, u tmerrova…”/ Çfarë i ka ndodhur Adrola Dushit?

    Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka lajmëruar ndjekësit e saj për tmerrin që kaloi ditën e dielë.

    Për herë të parë ajo mendoi se nuk kishte të tjera minuta jetë, teksa makina e saj nuk ka marrë asnjë komandë.

    Fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë, dhe modelja është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu.

    Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova se makina ime nuk po merrte asnjë komandë, të them se u tmerrova është pak.

    Por falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë!

    Dhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot. Ai nuk më ka lënë kurrë vetëm,”-shkruan Adrola në rrjetin social “Instagram”.

  • Cila është vajza që i ndryshoi jetën? Fjalët që Kozaku i thoshte të ëmës

    Cila është vajza që i ndryshoi jetën? Fjalët që Kozaku i thoshte të ëmës

    Kozaku i cili është një personazh mjaft popullor në rrjetet sociale, ka qenë i ftuar tek rubrika “Mos i bjer me top” tek E Diell, së bashku me bashkëshorten e tij Denisa.

    Ai vjen ndryshe në këtë intervistë, si një njeri familjar dhe më këmbë në tokë, ku shprehet se bashkëshortja e tij e ka ndryshuar atë 100%. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë dhe djali i tyre Denar i cili është katër muajsh.

    Kozak është surprizuar me një videomesazh nga nëna e tij Behija, e cila ka treguar shumë përmbledhur jetën e Kozakut, që kur ai ishte i vogël.

    Sipas saj, meraku filloi të shtohej gjithnjë e më shumë kur ai u rrit dhe filloi të merrte famë. Madje shpesh sëmurej dhe pinte ilaçe, pasi vonohej natën dhe nuk dinte se çfarë bënte. Behija tregon se i biri e ngushëllonte duke i thënë që mos mërzitej e mos bëhej merak, se edhe nëse do futej në burg, “burgu për burrat është”.

    “Kisha merak për Kozakun, kur ikte, thosha obobo djali, djali. Vinte më ngushëllonte mua, më thoshte mos u mërzit se unë çun jam. Edhe po bëra burg, burgu për burra është. Unë sëmuresha, pija ilaçe. Vinte gjithmonë dhe më thoshte mos u mërzit, nuk kam gjë. Më në fund i erdhi dita që u martua, më solli një vajzë në shtëpi, ia ndryshoi jetën. I bëri një mirësi të madhe sepse e mblodhi, djali ka nevojë për një partnere të mirë, për të rritur një fëmijë. Ajo e mblodhi Kozakun, e rregulloi shtëpinë, më kënaqi”, shprehet nëna e Kozakut.

    Pas videomesazhit të nënës së tij, Kozak dhe Denisa martohen për së dyti live, vetëm për rubrikën “Mos i bjer me top”, ku çifti është betuar se do e duan njëri-tjetrin deri në vdekje./TCh