Category: Showbiz

  • Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada nuk ia kursen përgjigjen

    Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada nuk ia kursen përgjigjen

    Beniada përcjell gjithmonë pozitivitet megjithatë mesa duket ka edhe njerëz që nuk e pëlqejnë modelen dhe së fundmi një ndjekës i ka bërë një koment aspak të përshtatshëm, madje duke përdorur fjalor banal.

    Por Beniada nuk ia ka kursyer përgjigjen e madje ja ka publikuar komentin në InstaStory.

    “Mua më vjen për të qeshur, edhe pse s’ka asgjë për të qeshur kur lexoj disa mesazhe ofenduese ku njerëzit mundohen të fyejnë dhe përdorin fjalë të shpifura. Si një burrë i martuar me dy fëmijë mund të flasë kështu për një vajzë. Si guxon ti që je baba? Këto fjalë që më shkruan ti mua sot nesër ja shkruan një burrë vajzës tënde. Shpresoj shumë që askush mos t’i përdorë këto fjalë as me gruan tënde as me familjen tënde. Unë kur lexoj këto komente nuk mërzitem fare, vetëm kuptoj ça niveli kemi arritur. Kuptoj nivelin e atij personi. Pra një burrë që shan në Instagram një vajzë tregon si sillet ai me familjen e vet”, shprehet Beniada.

  • Upss! Dua Lipës i ndodh incidenti i papritur në skenë, këngëtarja…(Video)

    Upss! Dua Lipës i ndodh incidenti i papritur në skenë, këngëtarja…(Video)

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është përballur me një incident aspak të këndshëm bq një nga koncertet e saj.

    Mirëpo duket se hedhja e tyre shkaktoi një situatë të sikletshme për këngëtaren e cila tentoi ta gjuante me këmbë tullumbacen drejt publikut por ajo e shkel dhe për pak sa nuk rrëzohet në skenë.

    Duke e kaluar me sportivitet situatën, Dua vazhdoi performancën, teksa balerinat esaj menaxhuan situatën duke e larguar tullumbacen nga skena.

  • “Kam mall për të, por…”- Çfarë ndodhi pas ndarjes për xhelozi të Olsi Bylykut dhe partneres së tij, përplasjet dhe ironitë në distancë mes çiftit

    “Kam mall për të, por…”- Çfarë ndodhi pas ndarjes për xhelozi të Olsi Bylykut dhe partneres së tij, përplasjet dhe ironitë në distancë mes çiftit

    Ndarja e Olsi Bylykut me Eglin ka shoqëruar ndjekësit për javë me rradhë. Pas 4 vitesh së bashku, dyshja i dha fund, por për ndjekësit nuk ka mbaruar këtu. Duke e shndërruar këtë histori në një telenovelë të mirëfilltë, detaje të ndryshme që kanë qarkulluar, kanë “detyruar” jo rrallë protagonistët që të reagojnë në lidhje me këtë ndarje.

    Për herë të parë ka folur Egli, ndonëse ende nuk e ka zbuluar shkakun që i çoi në ndarje. Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

    Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.

    Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

    “Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej”.

    Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.

    “Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes”.

  • Luizit dhe Kiarës i dështojnë planet për projekte televizive! Zbardhen prapaskenat e përplasjes së fituesit të BBV me Arbanën dhe Eduardit, zbulohet molla e “sherrit”

    Luizit dhe Kiarës i dështojnë planet për projekte televizive! Zbardhen prapaskenat e përplasjes së fituesit të BBV me Arbanën dhe Eduardit, zbulohet molla e “sherrit”

    Vera ka qenë një sezon i ngarkuar për shumë VIP-a, duke shenjuar me aktivitete të ndryshme në fushat ku ata operojnë. Një vëmendje të shtuar nga pasur nga ana e publikut për Luizin dhe Kiarën, që aktualisht janë ndër çiftet më të dashura për ndjekësit.

    Luizi ka qenë padyshim këngëtari i sezonit, ku koncertet e tij ishin më të ndjekurat, e për rrjedhojë edhe më të paguara. Gjithashtu, fituesi i Big Brother VIP u bë pjesë për herë të parë edhe kinematografisë, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”. Nga ana tjetër edhe për partneren e tij ka qenë një sezon i ngjeshur.

    Moderatorja u rikthye në ekranin e Top Channel, për të moderuar “Kepi i VIP-ave”. Xhirimet u realizuan në Turqi, ku Kiara qëndroi për rreth 1 javë. Nga ana tjetër, dyshja ka pasur kontrata të majme edhe me reklamat, kryesisht në rrjetet sociale, duke i shndërruar në personazhet më të marketuar të momentit.

    Por, teksa gushti përfundoi, edhe për ta, erdhi një sezon tjetër, ku angazhimi në televizion ishte padyshim qëllimi i tyre. Për shumë muaj me rradhë, Kiara është përfolur si kandidate e mundshme për moderimin e “Për’puthen”, ndaj edhe habia nuk ishte e vogël, kur në rrjet u konfirmua se do të ishte pikërisht Megi Pojani, mikpritësja e këtij formati.

    Vetë Kiara e ka shprehur edhe personalisht dëshirën për të moderuar këtë format, megjithatë organizatorët kanë vendosur që momentalisht, ajo mos të jetë pjesë e ekranit, duke preferuar që emrin e saj mos ta përdorin për “Për’puthen”.

    Megjithatë Kiarës do t’i besohet një format përmbledhës që do të bëhet për “Dancing with the Stars”. Nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar. Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në Big Brother VIP 3. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.

  • Ronaldo Sharka pranon publikisht: Jam i varur nga…

    Ronaldo Sharka pranon publikisht: Jam i varur nga…

    Ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të “Instagramit”, Sharka ka ndarë më të gjithë ndjekësit e tij ka një problem shumë serioz.

    Ronaldo Sharka është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet televiziv më të komentuar së fundmi dhe kjo falë aftësisë së tij për të krijuar zhurmë kudo që shkon.

    Ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të “Instagramit”, Sharka ka ndarë më të gjithë ndjekësit e tij se ka një problem shumë serioz.

    Në videon e publikuar, gazetari ka thënë se ka një varësi ne jetë dhe bëhet fjalë për faktin se nuk rri dot pa u marrë me njerëzit dhe që dëshiron të dijë çdo gjë se çfarë bëjnë ata.

    “Hej miq, përshëndetje. Do doja të ndaja me ju një problem serioz që kam me veten time. Ju e keni parasysh që një pjesë e madhe e njerëzve kanë një lloj varësie në jetë dhe sot dola në konkluzionin se edhe unë kam një varësi dhe është e frikshme”.

    “Unë nuk rri dot pa u marrë me njerëzit, dua të di se çfarë bëjnë. Nuk e di nëse ky është instikti i të pasurit kureshtjen e gazetarit apo duhet gjetur ndonjë metodë për këtë që unë ta parandaloj. Nuk rri dot, dua të dal nëpër korridore të shoh se çfarë bëjnë njerëzit. Çfarë ndodhi aty, çfarë ndodhi këtu, dua të di çdo gjë. Jo se zgjidh ndonjë gjë por është varësi dhe dua ta kuroj këtë gjë”, përfundon videon e tij Sharka.


    Kujtojmë që Ronaldo Sharka është më i pranishëm së kurrë më parë në ekranin e Top Channel për këtë sezon. Përveçse i është besuar një pozicion tepër i rëndësishëm në “Për’puthen”, Ronaldo prezanton gjithashtu rubrikën “Mos i Bjer me Top”, përkrah Erjola Doçit, e cila arriti të pushtojë kryeartikujt e mediave rozë për shkak të personazhit që kishin zgjedhur ta intervistonin si edhe kamerën e fshehtë të Antonetës.

  • Këngëtari i njohur shqiptar del para gjykatës, rrezikon deri në 5 vjet burg, ja për çfarë akuzohet

    Këngëtari i njohur shqiptar del para gjykatës, rrezikon deri në 5 vjet burg, ja për çfarë akuzohet

    Këngëtari, Sinan Vllasaliu rrezikon burg deri në 5 vjet burg pasi akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve.

    Akuzat e ngritura ndaj tij sipas inspektorit tatimor, Fidan Tolaj janë ngritur bazuar në të dhënat që ATK-ja ka vendosur si detyrime tatimore ndaj Vllasaliut dhe këto bazuar në informatat që kanë marrë nga postimet e klubeve muzikore nëpër rrjete sociale ku qenë I ftuar të performojë këngëtari.

    Tolaj ka deklaruar se këto klube brenda Kosovës janë inspektuar edhe nga Policia e Kosovës ndërsa për ato jashtë vendit nuk kanë pasur informata përpos posterëve që i kanë postuar në rrjete sociale.

    Në seancën gjyqësore inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit Sinan Vllasaliu për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e hyrë duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit.

    Sipas Tolajt kallëzimi penal I ushtruar nga ATK-ja është dorëzuar ne Prokurori me provat e bashkangjitur.

    Avokati mbrojtës i Vllasaliut, Florent Latifaj kundërshtoi deklarimet e inspektorit duke u shprehur se ATK nuk ka hartuar raportin final siç është dashur.

    Gjithashtu arsyetimi i inspektorit se nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në diaspore por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro.

    Sipas inspektorit, Vllasaiu është paraqitur si tatim pagues i rregullt për vitet 2011-2013 kurse për vitet pasuese 2014-2016 mungojnë këto deklarime.

    Seanca e sotme përfundoi dhe ajo e radhës do caktohet pas marrjes së ekspertizës.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “shmangia nga tatimi”.

    Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

  • “Ai është bërë tym”- Çfarë e zemëroi bashkëshortin e Olta Gixharit, aktorja rrëfen problemin me Dorin: Po përpiqemi shumë për…

    “Ai është bërë tym”- Çfarë e zemëroi bashkëshortin e Olta Gixharit, aktorja rrëfen problemin me Dorin: Po përpiqemi shumë për…

    Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer “problemin” që ka me bashkëshortin e saj, Dorin.

    Ish-banorja e Big Brother Vip zbuloi se ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, pasi nuk dëshiron të jetë personazh publik.

    Madje, Olta Gixhari u shpreh se partneri i saj “u bë tym” kur u publikuan fotot e tyre në një aeroport në Itali.

    “Nuk besoj se do të jetë në premierë sepse nuk do që të jetë figurë publike, po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift nëpër aeroporte. Unë qesh por Dori u bë tym”, shkroi ajo.

    Çifti jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të një djali, Amarit. Partneri i Olta Gixharit ka zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së mediave, por kureshtja për të zbuluar identitetin e tij u rrit pasi aktorja u bë pjesë e Big Brother Vip.

    “Unë emrin mund ta them, por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im, por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem, por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”, tha Gixhari gjatë një interviste disa kohë më parë.

    Njohja me partnerin

    Aktorja Olta Gixhari ka tregua se një udhëtim në Madrid i ndryshoi jetën, pasi u takua rastësisht me djalin që do t’i rrëmbente zemrën nëpërmjet një miku të përbashkët.

    Olta Gixhari tregoi se mendonte se ai s’do e donte kurrë, ndaj ia sugjeronte shoqes së saj që të lidhje me të, pavarësisht se vetë e pëlqente shumë.

    “Më 23 dhjetor nisem me avion, në mëngjes hap Instagram, shikoj një mik të përbashkët që kishte hedhur foto me shoqen time në aeroport. I shkruaj: “Je në aeroport”, të dyja ishim për në Madrid. Ai mbërrinte 30 minuta pas meje, i shtyhet orari avionit, mu shty edhe mua. Takimi me partnerin time ishte e gjitha një rastësi. Ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare, isha single, kishim rezervuar hotelin, do kalonim pushimet atje. Kishim lënë të prisnin njëri-tjetrin në aeroport për të pirë një kafe.

    Kur mbërrij atje më fiket telefoni, s’kisha bateri, kjo shoqja tjetër nuk ia kishte numrin. Ikim në hotel më thotë kjo që merre në telefon se ‘le nam’. Hap telefonin sho 100 mesazhe ‘ku je’. I dërgoj lokacionin, vjen me makinë dhe del Dori, ngela unë. Aty kuptova që këtë njeriun e kisha parë shumë vite më parë, por kisha harruar që ekzistonte. I thashë ‘sa i bukur qenke bërë ti’, fjala e parë, u emocionova. Ikëm të pinim verë, i thosha shoqes sime “o zot sa i mirë ky, kape, është shumë i mirë, kape mos e le, është yll”. Ajo më tha: Olta ke harruar që jam e fejuar, nëse të pëlqen kaq shumë, kape vetë. Isha e bindur se ai nuk do ma varte kurrë, do gocë të urtë, unë isha shumë energjike.

    Ndodhi rastësia. Më pas shkuam së bashku në një qytet tjetër të Spanjës, po shumë romantik, ikëm me makinë. Prishëm gjithë planet tona, edhe ata, edhe neve. Ishim të katërt miq. Teksa po hanim darkë ndodhi shkëndija e parë, isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë mua. Vazhdoja bëja si budallaqe, mendoja se do të pëlqente shoqen time. Isha e çmendur komplet, i thosha: Mos e lër, të lutem kape.

    Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim”, u shpreh Olta Gixhari gjatë bashkëbisedimit me disa nga banorët në BBV.

  • Marina Vjollca shkëlqen në Javën e Modës në Milano

    Marina Vjollca shkëlqen në Javën e Modës në Milano

    Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ka marrë pjesë në Javën e Modës në Milano, ndërsa u shfaq me një veshje unike.

    Marina ishte e pranishme në sfilatën e markës “Moncler” të Pharrell, ku u paraqit e veshur me një fustan mini me ngjyrë të zezë dhe mëngë të gjata të cilin e përshtati me një jelek të bardhë sipër.

    Prezantuesja si aksesn kishte vendosur një kapele me shkëlqim dhe rruaza lëshuar sipër fytyrës që ia mbulonin sytë.

    Çanta ngjyrë metali dhe këpucë me taka ishin një tjetër aksesor që Marina e kombinoi në pamjen e saj elegante.

    “Mbrëmë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotove që morën pëlqime e komente të shumta nga miq dhe admirues të saj.

  • “Zoti i s*ksit”, Rita Ora rrëfen për herë të parë jetën intime me bashkëshortin 16 vite më të madh

    “Zoti i s*ksit”, Rita Ora rrëfen për herë të parë jetën intime me bashkëshortin 16 vite më të madh

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora një vit më parë kurorëzoi me martesë lidhjen e saj disa vjeçare me Taika Waititi.

    Së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happens”, ajo ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale.

    Gjatë intervistes artistes iu kërkua që të komentonte me një fjalë bashkëshortin e saj, ndërsa duke mos nguruar ajo tregoi se Taika është shumë i mirë në shtrat.

    “Zoti i seksit”- tha këngëtarja duke qeshur.

    Kujtojmë që një muaj më parë gjatë një interviste për emisionin “National Geographic”, Rita shprehi dëshirën e madhe për tu bërë nënë për herë të parë.

    “Unë do të doja të kisha fëmijë, por sigurisht kur të jetë koha e duhur”, u shpreh artistja.

  • Qëlloi 6 herë në drejtim të pronarit të hotelit, Vinzi i Hellbanianz fiton lirinë

    Qëlloi 6 herë në drejtim të pronarit të hotelit, Vinzi i Hellbanianz fiton lirinë

    Ervin Selita i njohur me emrin e arit Vinz ka fituar lirinë në gjykatën e apelit dukë e konvertuar dënimin në shërbim prove. I njohur nga autoritetet britanike si pjese e grupit Hellbanianz grup ky kryesisht aktivitetin e tyre e kanë në trafikun e drogës.
    Ai ra në pranga më datën 2 shkurt 2022 .Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Hotelin e quajtur Neë VV, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ku 30 vjeçari Ervin Selita së bashku më shoqëruesen e tij me iniciale E.D janë futur brenda hotelit duke kërkuar marrjen e një dhomë. Sipas policisë së Tiranës, Ervin Selita “gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit.”

    Sportelisti i hotelit i ka kërkuar kartën e ID 30 vjeçarit por edhe të shtesases tjetër që e shoqëronte. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga i riu Selita me arsyetimin se ishte klient i rregullt dhe se nuk ishte e nevojshme paraqitje e kartës së identitetit. Në këto momente recepsionisti ka telefonuar pronarin e hotelit shtetasin Zeni Xhindi i cili ka shkuar në vendngjarje ku edhe ka ndodhur përleshja mes tyre.Në një moment Ervin Selita ka nxjerr armën e zjarrit ku ka qëlluar mbi 6 herë në drejtim të pronarit të hotelit por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjë plumb.

    Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, vetëm për armëbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke i rënë kështu akuza e vrasjës së mbetur në tentative. Ky vendim është apeluar nga reperi me origjinë nga Burreli, dhe në përfundim ai u dënua me 3 vite shërbim prove.