Category: Showbiz

  • Beniada komenton lidhjen e Jorit me reperin italian: Pamja të gënjen…

    Beniada komenton lidhjen e Jorit me reperin italian: Pamja të gënjen…

    Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV2”, Jori Delli është ne një lidhje me reperin italian Fred de Palma.

    Këtë lajm e ka bërë publik vetë modelja, teksa shpesh ndan me ndjekësit momentet intime me të.

    Një mendim për lidhjen e tyre e ka dhënë dhe mikja e Jorit, Beniada Nishani, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e edicionit të parë, të spektaklit televiziv “BBV”.

    Ajo është shprehur se dyshja janë një çift shumë i bukur dhe shkojnë shumë bashkë.

    “Unë mendoj se janë një cift shumë i bukur, shkojnë shumë bashkë. Fred de Palma është një nga artistët më të mirë italian dhe mos e shikoni nga pamja, nga tatuazhet por Nga zemra, ndonjëherë pamja të gënjen.

    Tatuazhet e bëjnë të duket pak më i fortë, por ai ka një zemër të mirë dhe bashkë janë super-çift”- tha ajo.

  • U lirua nga burgu pasi iu gjet kanabis në ballkon, Stresi ‘sulmon’ Encën: Po ata djem nënash…

    U lirua nga burgu pasi iu gjet kanabis në ballkon, Stresi ‘sulmon’ Encën: Po ata djem nënash…

    Reperi Stresi ka reaguar i indinjuar për lirimin nga burgu të këngëtares Enca Haxhia, e cila u arrestua për shkak si iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë.

    Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të “Instagramit”, Enca Haxhia falenderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.

    “Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në “Instastory”.

    Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.

    Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar hapur Encën. Këngëtarja Enca u arrestua më 12 shtator, pasi iu gjetën disa bimë kanabis, të mbjella në vazo në ballkonin e shtëpisë. Para policisë këngëtarja deklaroi se i kishte mbjellë për përdorim personal, teksa gjykata vendosi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

    Megjithatë kjo masë është ankimuar tashmë nga Prokuroria, që kërkon “arrest në burg” dhe çështja do të shqyrtohet sërish.

  • Olta Gixhari në jurinë e ‘Dancing with the stars’

    Olta Gixhari në jurinë e ‘Dancing with the stars’

    “Dancing with dhe Stars” do të fillojë së shpejti në Top Channel teksa dita ditës po zbulohen dhe emrat e personazheve që do të sfidojnë veten në kërcim.

    Kryefjala ka mësuar sot emrin tjetër të anëtares së jurisë së “Dancing with the Stars”, e cila është Olta Gixhari.
    Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Balaj.

    Olta Gixhari ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Dancing with the Stars” kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus.

  • Monika Lubonja zbulon tre kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm

    Monika Lubonja zbulon tre kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm

    Aktorja e njohur Monika Lubonja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

    Shpesh herë ish-banorja e “BBV” ka rrëfyer që është beqare, ndërsa së fundmi teksa ka postuar një shprehje në InstaStory ka treguar se është në kërkim të mashkullit ideal.

    Mirëpo nga ana tjetër sipas Monikës ai duhet të plotësojë tre kritete kryesore, të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe miliarder.

  • Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, vajzës i vendos emrin e vëllait të ndjerë

    Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, vajzës i vendos emrin e vëllait të ndjerë

    Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit, Ergi Dini.

    Artistja e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë.

    Lajmin e bukur e ka ndarë në Instagam dhe vajzës ka zgjedhur t’i vendosë emrin e të vëllait.

    “Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja.

  • Dafina Zeqirit i ndodh e papritura, këngëtarja përfundon në spital me maskë oksigjeni

    Dafina Zeqirit i ndodh e papritura, këngëtarja përfundon në spital me maskë oksigjeni

    Dafina Zeqiri shfaqet me maskë oksigjeni, këngëtarja probleme me shëndetin

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një ndër artistet më të dashura nga publiku shqiptar.

    Në foton e publikuar në InstaStory, Dafina shihet duke u mjekuar me një inhalator për thithje ilaçi.

    Ndërsa krahas saj shkruan: “Kthehemi në realitet. Bronkiti”, duke treguar kështu që ajo vuan nga bronkiti.

  • I kërkoi burrin për një natë, Elita Rudi i jep përgjigjen epike ndjekëses

    I kërkoi burrin për një natë, Elita Rudi i jep përgjigjen epike ndjekëses

    Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e shumtë momente nga përditshmëria e saj si dhe ato familjare. Por jo vetëm kaq, pasi herë pas here Elita bën edhe bashkëbisedime virtuale me fansat. Së fundmi, moderatorja e njohur ka vendosur që t’i kthejë përgjigje një ndjekëse që i ka bërë një kërkesë aspak të këndshme.

    Në një bashkëbisedim virtual në “Instagram”, Elita Rudi është habitur nga kërkesa që i ka bërë njëra prej ndjekëseve, por përgjigja e saj ishte epike.

    “A e jep burrin me qira një natë e dashur?”, e ka pyetur një ndjekëse, ndërkohë ajo u përgjigj:

    “A e jep burrin me qira një natë e dashur?”, e ka pyetur një ndjekëse, ndërkohë ajo u përgjigj:

    “Kuku s’mundem me nda gjysmën e vetes”.

  • Gjykata e la të lirë, Prokuroria ankimon vendim e Apelit, kërkon rikthimin e Encës në qeli

    Gjykata e la të lirë, Prokuroria ankimon vendim e Apelit, kërkon rikthimin e Encës në qeli

    Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rikthimin në qeli të këngëtares Ruenca Haxhia, e njohur si Enca.

    Në shtëpinë e kësaj të fundit disa ditë më parë u zbuluan disa vazo ku kultivonte kanabis sativa.

    Ajo qëndroi vetëm dy ditë në qeli, teksa në seancën për caktimin e masës gjykata e Tiranës e nxori me “detyrim paraqitje”, përkundër kërkesës së Prokurorisë që kërkonte vijimin e hetimeve nën masën “arrest në burg.”

    Organi i akuzës ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë.

    Ditën e djeshme, Enca reagoi për herë të parë pas arrestimit.

    “Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkroi në një foto të postuar në Instastory./Albeu.com/

  • Beniada thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga Blerti Hajdari!

    Beniada thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga Blerti Hajdari!

    Ndonëse në fillim u përpoq shumë ta mbante të fshehur identitetin e të dashurit të saj, të gjithë e morëm vesh që Beniada pas “BBV” nisi një lidhje dashurie me Blerti Hajdarin, vëllanë e Arbër Hajdarit.

    Nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën shpejtësi u bë me dije se dyshja ishin ndarë.

    Së fundmi në një intervistë në “Wake Up”, Beniada ka thyer për herë të parë heshtjen në lidhje me ndarjen e saj.

    Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”-tha ajo.

  • Emocionon Ronaldo Sharka/ Gjatë këtyre 5-6 viteve në media, jam hedhur poshtë…

    Emocionon Ronaldo Sharka/ Gjatë këtyre 5-6 viteve në media, jam hedhur poshtë…

    Moderatori i njohur ka treguar se sa krenar dhe mirënjohës ndihet që ëndrra e tij është bërë realitet për të qënë pjesë e familjes së “Top Channel”

    Ditën e djeshme, edicioni i pestë i “Përputhen” ka ngritur siparin dhe sigurisht zhurma në rrjetet sociale ka nisur menjëherë. Duket se startimi i këtij programi ka emocionuar së tepërmi Ronaldo Shakrën, i cili këtë vit ka një rol mjaft të rëndësishëm në “Përputhen”.

    Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të “Instagramit”, moderatori i njohur ka treguar se sa krenar dhe mirënjohës ndihet që ëndrra e tij është bërë realitet për të qënë pjesë e familjes së “Top Channel”, të cilën e ka ëndërruar gjithë jetën e tij.

    “Po mbyllja punën sot, diku nga ora 8 e darkës. Ndalova dhe po mendohesha: Top Channel është vendi që kam ëndërruar gjithë jetën për të punuar, ja kështu me mish e me shpirt dhe ja po ndodh. U ndjeva krenar, u ndjeva mirënjohës, u ndjeva i mbushur shpirtërisht. Sot nisi edicioni i pestë i “Përputhen”, në të cilin më është besuar një pozicion, jo vetëm i rëndësishëm por edhe me shumë përgjegjësi. Falenderues dhe mirënjohës Top Channel që më ka dhënë mundësitë që të shfaq veten timë në disa dimensione. Faleminderit Olsa Muhameti që besove tek unë disa javë më parë, ku edhe më bëre ftesën për një rrugëtim të ri. Faleminderit Zotit dhe çdokënd tjetër që rrethon jetën time, me këto ndihmesa shpirtërore, emocionale dhe jo vetëm. Jam i lumtur po e shpreh. Zot më mbaj me këmbë në tokë dhe njeri të thjeshtë, se VIP-a ka plot. Faleminderit edhe ju miq që më ndiqni dhe më mbështesni në rrjetet sociale”, shkruan Sharka.

    Ronaldo ka vijuar rrëfimin e tij në një tjetër postim, ku ka treguar se shumë herë është rrëzuar por ka ditur të ngrihet sërish për të arritur aty ku ka dëshiruar. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij, që të mos dorëzohen por të ndjekin ëndrrat e tyre.

    “Gjatë këtyre 5-6 viteve në media, i hedhur në mes të një arene të mbushur me ambicie dhe konkurrencë, me dashamirës dhe dashakeqës, kam provuar, përjetuar dhe mësuar shumë. Kam rënë poshtë, jam ngjitur, kam rënë…kam rënë edhe më keq seç kisha rënë por jam ngjitur dhe kështu me radhë. Proçese që ndodhin gjatë gjithë jetës por duke qënë se më ndjekin shumë të rinj dhe shpesh më kërkojnë këshilla, dua t’ju them se për asnjë arsye në botë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Në fund të jetës, askujt nuk do t’i vijë keq pse nuk bërë ashtu siç ti dëshiroje, kështu që bëjeni jetën si të doni dhe si do të donit”.

    “Mos harroni të zgjidhni njerëzit me të cilët rrethoheni dhe se kë quani “miq”. Ka disa njerëz special që do e kuptojnë kur të lexojnë këto fjalë, që kanë qënë pjesë e rrugëtimit tim e kanë qënë një mbështetje e madhe për mua, pa të cilët edhe mund të isha dorëzuar”, përfundon Sharka.