Category: Showbiz

  • Dafina Zeqiri në telashe/ Paditet nga ish- menaxheri me një dëmshpërblim të madh dhe ja cila është arsyeja

    Dafina Zeqiri në telashe/ Paditet nga ish- menaxheri me një dëmshpërblim të madh dhe ja cila është arsyeja

    Ditën e sotme, Dafina Zeqiri është bërë sërish kryefjala e shtypit rozë dhe kësaj radhe për një arsye madhore. Ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij.

    Zeqiri, rreth një vit më parë, ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij.

    Në dokumentat e paraqitura në gjykatë, të cilat janë bërë publie nga “Prive”, thuhet se në 1 shtator të vitit 2022, Dafina ka bërë disa postimëe në “Twitter”, ku shkruan: “Drin Zatriqi mbylle atë gojë të fëlliqur. Ti je njeriu më i zi nga të gjithë ata që kë përmendur. Abusues femrash. Mos të flasim për gjëra të tjera dhe arsyen pse ike nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë. Për gjyq? Hajde kur të duash”.

    Këto janë ofendimet dhe shpifjet që artistja e njohur ka bërë ndaj ish-menaxherit të saj dhe për këtë arsye Drini kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, për dëmtim të reputacionit.

    Në dokumenta theksohet gjithashtu se Dafina nuk ka kërkuar falje për fyerjet dhe shpifjet që i ka bërë paditësit, Drin Zatriqit.

    Deri tani ende nuk kemi një reagim nga Zeqiri në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë online.

  • Fero kërkoi nuse tjetër, reagon Arbenita

    Fero kërkoi nuse tjetër, reagon Arbenita

    Fero dhe Arbenita, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të krizave që patën në marrëdhënien e tyre dhe divorcit. Së fundmi reperi postoi një shprehje, në të cilën thuhej që gruaja e parë nuk duhet ta ndalojë burrin që të marrë një grua të dytë.

    E për këtë nuk ka munguar reagimi i modeles. Arbenita ka postuar një foto ku shfaq trupin e saj si gjithmonë në super formë duke i treguar Feros se çfarë ka humbur.

  • ‘Vetëm pleqtë ta varin”! Bleona Qereti i kthehet keq ndjekëses (FOTO)

    ‘Vetëm pleqtë ta varin”! Bleona Qereti i kthehet keq ndjekëses (FOTO)

    Që Bleona Qereti nuk di të plaket kjo tanimë është e ditur. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik.

    Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku krahas karrierës muzikore i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike.

    Gjithashtu këngëtarja e njohur qëndron pranë fansave të saj edhe përmes rrjeteve sociale, kur herë pas here poston imazhe mjaft provokuese.

    E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku në “Instagram” Bleona ka ndarë me mijëra ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi.

    Bukuroshja shqiptare i ka realizuar pozat në një dhomë hoteli, ku shfaqet e shtrirë në krevat teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

    Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta. Por nuk kanë munguar as komentet negative që Bleona ka vendosur që t’u përgjigjet.

    “Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush.

    Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

    “Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.

  • Ronaldo Sharka tregon si e fitoi vendin e punës: Iu luta…

    Ronaldo Sharka tregon si e fitoi vendin e punës: Iu luta…

    Ronaldo Sharka ka bërë një bisedë me ndjekësit e tij, duke iu përgjigjur disa nga pyetjeve të tyre. Një pyetje që i është drjetuar Sharkës, ka qënë: “…nga dole moderator?”

    “Për të qënë moderator, gjithë jetën time kam futur miq për t’u futur në punë dhe i jam lutur: Aman më merrni në punë. I ka ardhur gjynah dhe më kanë marrë në disa raste. Nuk është se kam ndonjë talent specifik”, iu përgjigj Ronaldo me ironi ndjekësit.

  • Arrestohet ish-miss Bullgaria, vret padashje burrin e saj teksa ishin duke bërë seks

    Arrestohet ish-miss Bullgaria, vret padashje burrin e saj teksa ishin duke bërë seks

    Anita Meyzer nga Bullgaria është arrestuar pasi në një akt seksual aksidentalisht ka shkaktuar vdekjen e burrit të saj.

    Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2014, dhe Meyzer dyshohet se ka përgjegjësi për vdekjen e bashkëshortit të saj, Nikolai Dimov.

    Bukuroshja pritet të përballet me një dënim të paktën 3 vjet burg për neglizhencë.

    Çifti po eksperimentonte me disa lëvizje të reja në dhomën e gjumit, por gjithçka ka mbaruar në një tragjedi të tmerrshme.

  • “Kemi një kamerë të fshehtë, të frikshme”, çfarë po paralajmëron Ronaldo Sharka? (Foto)

    “Kemi një kamerë të fshehtë, të frikshme”, çfarë po paralajmëron Ronaldo Sharka? (Foto)

    Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka u angazhua menjëherë në projektet televizive. Ai u bë pjesë e emisionit “E Dille” në Top Channel, ku së bashku me Erjola Doçin prezantuan rubrikën “Mos i bjer me top”.

    E teksa këtë të diel pritet që të nisë sezoni i ri i “E Diell”, ndjekësit e tij janë shumë kuriozë të dinë se kush do të jetë i ftuari i parë.

    Gjatë një bisede virtuale, moderatori i njohur përgjigjet:

    “Hmmm… Është një nga top 3 personazhet më të komentuar të 5-6 muajve të fundit, por që kurrë nuk ka dhënë një intervistë televizive për gjithë gurulldinë që është bërë në rrjet. Ekskluzive e kemi, është vajzë. Ah po, kemi dhe një kamerë të fshehtë, të frikshme”.

    Ndërkohë ndjekësit e Ronaldos kanë nisur menjëherë duke aluduar se kush mund të jetë dhe kanë përmendur Olta Gixharin, Efi Dhedhes dhe Kejvina Kthellën.

  • Këngëtares iu zbuluan 5 vazo me kanabis në ballkonin e banesës, Gjykata liron nga qelia Enca Haxhian

    Këngëtares iu zbuluan 5 vazo me kanabis në ballkonin e banesës, Gjykata liron nga qelia Enca Haxhian

    Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren e njohur, Enca Haxhia, e cila u arrestua pasi iu zbuluan 5 vazo me kanabis në ballkonin e banesës.

    Togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

    Pas arrestimit nga policia, këngëtarja Ruensa Haxhia ka deklaruar se kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës në Lundër i kishte për përdorim vetjak.

    Enca ishte së bashku me të dashurin e saj, Mickey Neblett kur u arrestua nga uniformat blu.

    “Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja”, njoftoi policia, pas arresimit të këngëtares.

  • “Mua meshkujt më tërheqin jo femrat”, vajzat e vilës së dashurisë ‘ngacmojnë’ Irisin

    “Mua meshkujt më tërheqin jo femrat”, vajzat e vilës së dashurisë ‘ngacmojnë’ Irisin

    Iris dhe vajzat e tjera të vilës së dashurisë janë mbledhur bashkë dhe në bisedë e sipër ato e pyesin nëse ka pëlqim për ndonjë djalë tjetër përveç Everaldos.

    Kjo e fundit e ka pranuar që ka pëlqim për djem të tjerë, por nuk ka preferuar të thotë emra.

    Gjithashtu ato kanë pohuar se Everaldo dukej shumë i mërzitur nga afrimiteti i Irisit me djemtë e tjerë që janë pjesë e Love Island Albania.

    Pjesë nga biseda:

    Ilda: Ka person tjetër që pëlqen përveç Aldos?

    Iris: Nuk përgjigjem, po mua meshkujt më pëlqejnë jo femrat.

    Xhoana: Është normale këtu që të pëlqejnë të tjerë, se edhe Arlindi ishte me Sofielën dhe unë shpreha pëlqim.

    Ilda: Dakord, e unë isha tek 3 në fillim, tani jam fokusuar te një.

    Episodin i plotë i Love Island Albania, transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan. ‘Prime’ do të transmetohet të dielën në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania

    Episodin i plotë i Love Island Albania, transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan. ‘Prime’ do të transmetohet të dielën në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania

  • “Prapanicat dhe sutjenat u bënë vlerë”, Robert Aliaj: Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

    “Prapanicat dhe sutjenat u bënë vlerë”, Robert Aliaj: Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

    Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale duke prodhuar një gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të informacionit, argumentit apo kritikës shënjestrojnë këdo që i përdor.

    Gjatë diskutimit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për motivet dhe faktorët që kanë sjellë komentet negative, Robert Aliaj bie dakord me bashkëbiseduesit që rendisin arsye si kultura e përgjithshme e një populli, formimi, ndrydhja, mungesa e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por shton se një rol kryesor në përkeqësimin e situatës e kanë luajtur figurat televizive.

    Sipas Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa përgjegjshmëria ka qenë inekzistente.

    Robert Aliaj: Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

    Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran./tvklan.al

  • Fero: Jam mysliman tani, s’kam lidhje me ish-gruan time

    Fero: Jam mysliman tani, s’kam lidhje me ish-gruan time

    Reperi i njohur Fero ka habitur me deklaratën për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.

    Ai është shprehur se tani është mysliman dhe nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë modelja bën.

    Fero shkruan në një postim në InstaStory se ruajnë respekt për njëri-tjetrin pasi kanë një vajzë, por thekson se Arbenita zgjodhi jetën e saj.

    “Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili kemi jetën tonë por ruajmë respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam Mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkroi reperi.

    Fero pas daljes nga burgu ku u arrestua për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshortes dhe kërcënimin e saj me jetë, deklaroi se kishte hequr dorë përfundimisht nga muzika.

    Gjithashtu ai u shpreh se tani po i përkushtohet fesë islame dhe se asnjë nuk duhet t’i dëgjojë këngët e saj.