Category: Showbiz

  • Përgjimet që “fundosën” Encën, i dashuri e lë “në baltë”, gazetari tregon lidhjen me narko-grupin te Komuna e Parisit

    Përgjimet që “fundosën” Encën, i dashuri e lë “në baltë”, gazetari tregon lidhjen me narko-grupin te Komuna e Parisit

    Këngëtarja Ruensa Haxhia e njohur me emrin e artit si Enca, u arrestua ditën e hënë pasi në oborrin e vilës së saj u gjetën 5 vazo të mbjella me bimë narkotike.

    Gazetari Igli Çelmeta tha se arrestimi i këngëtares erdhi pas një përgjimi dhe hetimi ndaj saj.

    Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë në kuadër të një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

    “Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo në ballkonin e banesës së saj në Lundër. Kishte kultivuar kanabis që në deklaratën e saj tha se e përdorte për vete,” u shpreh Çelmeta në Euronews.

    Sipas gazetarit edhe i dashuri me të cilin jetonte këngëtarja është shoqëruar në polici, por është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me kultivimin e bimëve narkotike dhe se nuk ishte në dijeni për vazot./Albeu.com.

  • Keisi bën tatuazh të ri në vendin intim

    Keisi bën tatuazh të ri në vendin intim

    Keisi Mejdini i pëlqen shumë tatuazhet dhe së fundmi ka shtuar një të ri në trupin e saj. Këngëtarja ka publikuar një fotografi teksa ka zbuluar për të gjithë ndjekësit tatuazhin e saj të ri, të cilin nuk e ka bërë në një vend të zakonshëm.

    Në një foto ku ul pantallonat e saj duke zbuluar të brendshmet, Keisi ka treguar tatuazhin në të pasme. Tatuazhi i ri i saj shkruan “Bebe”.

  • “Tani do jesh vjehrra ime”/ S’e dinte kuptimin e fjalës njerkë, Rudina tregon ‘sekretet’ për vajzën e Markut

    “Tani do jesh vjehrra ime”/ S’e dinte kuptimin e fjalës njerkë, Rudina tregon ‘sekretet’ për vajzën e Markut

    Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel.

    Gjatë bisedës me dy moderatorët, Alban Musaj dhe Julka Gramo, Rudina ka folur si asnjëherë më parë në lidhje me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

    Aktorja ka rrëfyer se ka një marrëdhënie shumë të mirë me 3 fëmijët e bashkëshortit, e kjo është meritë e tyre dhe e Markut. Sipas saj, ata janë të mrekullueshëm dhe ishin të hapur që të pranon një person të ri në familjen e tyre.

    Rudina shtoi se i do shumë dhe se tani nuk e imagjinon jetën e saj pa ata. Madje tregoi se edhe vajza e saj, Viktoria është si një motër e vogël për 3 fëmijët e Markut.

    Madje duke qeshur, aktorja zbuloi edhe një ngjarje me vajzën e dytë të Frrokut, Ertën, e cila nuk e dinte në fillim fjalën njerkë dhe ka menduar se Rudinën e ka ‘vjehërr’.

    “Erta, goca e dytë, duke qenë se më shumë komunikojnë në anglisht këta kalajmtë e sotëm, me mua tallen të gjithë, me anglishten time tallet e gjithë familja. Nuk e dinte në fillim fjalën njerkë, e më tha ‘Rud unë të kam vjehërr ty’”.

  • Milaim Zeka në mbrojtje të Encës: Është lule e dritë…

    Milaim Zeka në mbrojtje të Encës: Është lule e dritë…

    “Enca, lule e drite në krahasim me pjesën tjetër të estradës”.

    Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetet sociale gazetari i njohur Milaim Zeka. Teksa komenton arrestimin e Encës për kultivim kanabisi, Zeka thotë se tre-katër vazot e gjetura në banesën e këngëtares janë zero në krahasim me pjesën tjetër të estradës që shtrohen në tavolinë me kokainë.

    Ndër të tjerat ai aludon se Enca mund të ketë rënë viktimë e ndonjë të afërmi, i cili mund ta këtë denoncuar në polici.

    Postimi i plotë:

    Enca lule e drite ne krahasim me pjesen tjeter te estrades

    Mbase nuk me besoni, po kurr kenge te Ences nuk kam degjuar, ama ne rastin konkret po shprehi keqardhje per ate qe i ka ndodhur. Tri-kater vaze ma kanabis jane zero ne krahasim me ata, dhe ato te estrades, qe midis tavolinave “mbjellin” kokaine, me viza te pashkeputura.

    Enca e shkrete ka ra viktime e ndonje te afermi, qe nuk i ka ofruar te pakten nje renje, edhe e ka paraqitur ne polici…

    Ky Nexhi psh, me pas marre ndonje vize, nuk na kish sha kaq keq. Ose, moderatori, me pas pi nje çaj me kanabil, ose me pas ngrene nje çokollate kanabisi, nuk e kish ftu fare ne emision…!!!

  • “I ka rënë minifundi se…”, Luizi bën komentin e papritur në foton provokuese të Kiarës

    “I ka rënë minifundi se…”, Luizi bën komentin e papritur në foton provokuese të Kiarës

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim një ndër çiftet më të përfolura në median rozë, sigurisht për faktin se kanë krijuar marrëdhënien e tyre në një format televiziv.

    Të dy mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale dhe së fundmi vëmendjen e ka marrë një koment i Luizit në foton e Kiarës.

    Kjo e fundit ka pozuar provokuese, me një fund mini i cili lejon të shihet edhe një pjesë e të brendshmeve të moderatores.

    “Ështe dobësuar, prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirekuptimin”, shkruan Luizi dhe si çdo here me mijëra shqiptar i kanë dhënë like komentit të tij./albeu.com/

  • “Është e neveritshme”/ Këngëtarja e famshme: U pendova që u lidha me burra të moshuar

    “Është e neveritshme”/ Këngëtarja e famshme: U pendova që u lidha me burra të moshuar

    Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për jetën e saj personale. Gjithashtu ajo ka folur hapur edhe për problemet që ka pasur në të kaluarën me babain, gjë që e ka bërë që të kërkojë lidhje me burra shumë më të mëdhenj në moshë se vetja.

    31-vjeçarja foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte bërë në të kaluarën, me meshkuj që e “hodhën” prej disa vitesh. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama, i cili kaloi 13 vjet me të.

    “Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin ”, tha këngëtarja e famshme.

    Duke parë mbrapa dhe duke reflektuar për marrëdhëniet e saj, Lovato deklaroi se tani e ka të “pështirë” të jetë me një mashkull me të cilin ka një diferencë të madhe moshe.

    Ajo vetë aktualisht është në një lidhje të shëndetshme, siç thotë ajo, me një mashkull në moshën e saj, i cili e bëri të kuptojë se çfarë kërkon në të vërtetë.

    “Unë jam me partnerin tim, i cili është afër moshës sime. E kthej kokën në të kaluarën, njohjet e mia me burra të moshuar dhe mendoj se jam penduar, ishte e neveritshme”, tha ajo.

    “Unë dhe partneri im kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, qeshim shumë bashkë. Ai është i pandalshëm. Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh i sigurt dhe të tërhiqen shumë dhe qeshni me të gjatë gjithë kohës, atëherë kjo është formula për një marrëdhënie vërtet të shkëlqyer”, shtoi ajo.

    Këngëtarja së fundmi është në një lidhje me muzikantin 32-vjeçar, Jordan Lutz.

  • Me foton me barkun e rrumbullakosur, Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës?

    Me foton me barkun e rrumbullakosur, Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës?

    Luizi dhe Kiara vazhdojnë të jenë në vëmendjen e të gjithëve edhe pse Big Brother VIP ka mbaruar. Publiku është kurioz për të rejat nga çifti, qoftë nga ana personale, edhe ajo profesionale. Së fundmi ka patur lajme se Kiara është shtatzënë dhe me veprimin e fundit Luizi i ka trazuar ujërat.

    Në një foto të ndarë në Instagram, këngëtari shfaqet pranë barkut të rrumbullakosur të një vajze për të cilën thuhet se është Kiara.

    “Rrahjet më të ëmbla në botë!”, shkruan Luizi.

  • Kush është ai? Publikoi foton me një mashkull misterioz, por Fjolla u pendua dhe…

    Kush është ai? Publikoi foton me një mashkull misterioz, por Fjolla u pendua dhe…

    Pas një periudhe të rëndë emocionale duket se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka gjetur sërish dashurinë.

    Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet krah një mashkulli misterioz.

    “My baby”, ka shkruar Fjolla bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen.

    Ajo shihet me partnerin e ri, në një ambient të zbukuruar me tullumbace. Por, kjo foto u fshi nga ajo pak minuta më pas.

    Kujtojmë se Fjolla pak javë më parë ka dalë nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

  • Arrestimi i Encës, gazetarja: Nuk ishte e papritur sepse duke nisur që nga 2017…

    Arrestimi i Encës, gazetarja: Nuk ishte e papritur sepse duke nisur që nga 2017…

    Gazetarja Klotilda Harka thotë se arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur pasi duke nisur që nga viti 2017, këngëtarja i ka bërë reklamim në një farë mënyrë lëndëve narkotike.

    E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Harka shton se Enca ka reklamuar hashashin teksa ka publikuar pamje të miqve të saj duke tymosur lëndë narkotike.

    Klotilda Harka: Arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur sepse duke nisur që nga viti 2017, Enca i ka bërë një lloj reklamimi hashashit në mënyrën e vet duke e ndërthurur me projektet e saj sepse ajo ka realizuar dhe një klip dhe ka ftuar miq të njohur ku shihen duke tymosur hashash.

    Rudina Magjistrari: Ndërkohë nuk shohim të merret asnjë masë. Promovohet lirshëm dhe fare hapur.

    Glidona Daci: Për përdorim personal, nëse kapesh vetëm me një cigare hashash, e cila nuk e kalon 33 gramë, nuk mund të ndalohesh, pra se është përdorimi personal që nuk e ndalon.

    Avokati Kujtim Cakrani: Kodi jonë Penal e ka specifikisht të qartë se kur kapesh me mbjelljen të disa lëndëve kanabis apo çdolloj droge tjetër, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”. Ligji për mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore kaloi në parlament, pra do të jenë disa kompani që do të kultivojnë në disa zona të acaktuara kanabis. Rasti konkret i këngëtares nuk është rasti i veçuar nga qindra-mijëra të burgosur të tjerë. Ligji nuk ka specifikime të ndryshme ndarje. Kjo do të dënohet sipas dispozitës “kultivim i lëndëve narkotike”.

    Kujtojmë se këngëtarja Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj./tvklan.al

  • U arrestua për kultivim të lëndëve narkotike, ja sa vite burg rrezikon Enca

    U arrestua për kultivim të lëndëve narkotike, ja sa vite burg rrezikon Enca

    Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare, Enca është arrestuar pasi në banesën e saj u gjetën 5 vazo të mëdha me drogë.

    Së bashku me të është vënë në pranga edhe i dashuri i saj nigerian, i cili ushtron profesionin e masazhierit.

    Por sa vite burg rrezikon këngëtarja?

    Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

    Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.