Category: Showbiz

  • Kush është ai? Publikoi foton me një mashkull misterioz, por Fjolla u pendua dhe…

    Kush është ai? Publikoi foton me një mashkull misterioz, por Fjolla u pendua dhe…

    Pas një periudhe të rëndë emocionale duket se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka gjetur sërish dashurinë.

    Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet krah një mashkulli misterioz.

    “My baby”, ka shkruar Fjolla bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen.

    Ajo shihet me partnerin e ri, në një ambient të zbukuruar me tullumbace. Por, kjo foto u fshi nga ajo pak minuta më pas.

    Kujtojmë se Fjolla pak javë më parë ka dalë nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

  • Arrestimi i Encës, gazetarja: Nuk ishte e papritur sepse duke nisur që nga 2017…

    Arrestimi i Encës, gazetarja: Nuk ishte e papritur sepse duke nisur që nga 2017…

    Gazetarja Klotilda Harka thotë se arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur pasi duke nisur që nga viti 2017, këngëtarja i ka bërë reklamim në një farë mënyrë lëndëve narkotike.

    E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Harka shton se Enca ka reklamuar hashashin teksa ka publikuar pamje të miqve të saj duke tymosur lëndë narkotike.

    Klotilda Harka: Arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur sepse duke nisur që nga viti 2017, Enca i ka bërë një lloj reklamimi hashashit në mënyrën e vet duke e ndërthurur me projektet e saj sepse ajo ka realizuar dhe një klip dhe ka ftuar miq të njohur ku shihen duke tymosur hashash.

    Rudina Magjistrari: Ndërkohë nuk shohim të merret asnjë masë. Promovohet lirshëm dhe fare hapur.

    Glidona Daci: Për përdorim personal, nëse kapesh vetëm me një cigare hashash, e cila nuk e kalon 33 gramë, nuk mund të ndalohesh, pra se është përdorimi personal që nuk e ndalon.

    Avokati Kujtim Cakrani: Kodi jonë Penal e ka specifikisht të qartë se kur kapesh me mbjelljen të disa lëndëve kanabis apo çdolloj droge tjetër, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”. Ligji për mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore kaloi në parlament, pra do të jenë disa kompani që do të kultivojnë në disa zona të acaktuara kanabis. Rasti konkret i këngëtares nuk është rasti i veçuar nga qindra-mijëra të burgosur të tjerë. Ligji nuk ka specifikime të ndryshme ndarje. Kjo do të dënohet sipas dispozitës “kultivim i lëndëve narkotike”.

    Kujtojmë se këngëtarja Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj./tvklan.al

  • U arrestua për kultivim të lëndëve narkotike, ja sa vite burg rrezikon Enca

    U arrestua për kultivim të lëndëve narkotike, ja sa vite burg rrezikon Enca

    Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare, Enca është arrestuar pasi në banesën e saj u gjetën 5 vazo të mëdha me drogë.

    Së bashku me të është vënë në pranga edhe i dashuri i saj nigerian, i cili ushtron profesionin e masazhierit.

    Por sa vite burg rrezikon këngëtarja?

    Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

    Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

  • Arrestimi i Encës, Zhaklina Lekatari: Nuk hidhet dikush në furrë pa e ditur si ndihet ajo apo familja e saj

    Arrestimi i Encës, Zhaklina Lekatari: Nuk hidhet dikush në furrë pa e ditur si ndihet ajo apo familja e saj

    Arrestimi i këngëtares së njohur Enca Haxhiaj sot ka bërë bujë nëpër media.

    Në banesën e saj policia i ka gjetur disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo, të vendosura në ballkon. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe partnerin e saj. Sipas deklaratës që këngëtarja dha, kanabisin e kishte mbjellë për përdorim vetjak dhe partneri i saj nuk ishte në dijeni të kësaj.

    Në emisionin “Shqipëria Live” në një lidhje direkte ka qenë Zhaklina Lekatari e cila ka dhënë opinonin e saj në lidhje me arrestimin e Encës. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.

    “Në një vend si Shqipëria që flietet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjharët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina./TopChannel

  • ‘Kam komunikuar me nënën e saj e cila është shumë e shqetësuar’! Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren/ Ja cila është në të vërtetë vajza e fotos?

    ‘Kam komunikuar me nënën e saj e cila është shumë e shqetësuar’! Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren/ Ja cila është në të vërtetë vajza e fotos?

    Reth dy javë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi një video, e cila u regjistrua aksidentalisht nga Stresi, duke zbuluar fytyrën e një vajze që e shoqëronte.

    Ndërkohë që në media u diskutua se vajza në fjalë është e dashura e Stresit, reperi nuk reagoi aspak rreth këtyre thashethemeve, përkundrazi ai vijoi më tej duke i hedhur benzinë zjarrit.

    Rreth dy ditë më parë, këngëtari publikoi një foto në “Instastory”, ku shihet i përqafuar me vajzën, teksa e puth.

    “Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi në foto, ku fytyrën e vajzës e ka mbuluar.

    Pas publikimit të kësaj fotoje, në shtypin rozë u përfol se Stresi ishte në një lidhje dashurie me një 18-vjeçare por ditën e djeshme, i ftuar në programin “Ftesë në 5”, drejtuar nga Bieta Sulo, reperi ka mohuar çdo gjë.

    “Në radhë të parë, publiku shqiptar është shumë gjykues sepse jemi në vitin 2023 kështu që edhe sikur nesër pasnesër, të lidhem me një vajzë 20-vjeçare, nuk duhet gjykuar sepse dashuria nuk ka moshë. Mirëpo unë kam një karakter, kam një familje me rregulla shumë të mëdha. Cdo femër të asaj moshe unë e shoh si diçka hyjnore dhe preferencat e mia janë 25-vjeç e sipër”.

    “Nuk kam asgjë më këtë vajzë, madje kam komunikuar më nënën e saj, e cila është tepër e shqetësuar, duke më thënë se çfarë janë këto klipe por që unë u mundova ta qetësoja”, ka zbuluar më tej Stresi.

    Duket se çdo gjë është një formë marketingu dhe se ajo çfarë Stresi ka shkruar sipër fotos së publikuar, është thjesht një pjesë e tekstit të këngës.

    Në intervistën e tij, Stresi ka folur gjithashtu edhe për dëshirën për të krijuar një familje, ku është shprehur se dëshiron të ketë tre fëmijë dhe se do jetë një baba shembullor.

    Reperi ka zbuluar gjithashtu se sa i përket muzikës po punon për albumin e tij të ri, i cili do përfshijë shumë bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptarë por edhe italianë.

    Stresi ka habitur gjithashtu të pranishmit në studio kur është shprehur se ai do bëjë muzikë edhe 3-4 vitet në vazhdim dhe më pas do shkëputet për t’ju dedikuar jetës familjare.

  • “Vazot me kanabis i nxirrte shpesh në ballkon”/ Policia e kapi “mat” Encën, gazetarja: Ishte me partnerin kur…

    “Vazot me kanabis i nxirrte shpesh në ballkon”/ Policia e kapi “mat” Encën, gazetarja: Ishte me partnerin kur…

    Arrestimi i këngëtares Enca është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ndërkohë që në një lidhje, gazetarja Bleona Sari ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

    Gazetarja ka treguar se kjo ngjarje e ka kapur në befasi këngëtaren, ndërkohë që në momentin e arrestimit ka qenë nën shoqërinë e partnerit të saj.

    Aktualisht Enca ndodhet në qeli.

    “Është e ndaluar aktualisht, është në qeli.

    Ishin fqinjt që e kanë raportuar fillimisht, pas indicjes së tyre ka nisur hetimi për këtë raportim. Këngëtarja është shprehur shumë e habitur nga e gjithë situate teksa ngjarja ka ndodhur pasditene djeshme.

    Nuk ka patur një denoncim konkret nga një person por kanë qenë fjalët e banorëve të zonës që këngëtarja nxirrte herë pas here bimët në ballkon.

    Kur efektivët kanë shkuar në shtëpi këngëtarja ka qenë në shoqërinë e partnerit të saj.”- tha gazetarja.

  • Vazhdon “operacioni fshesa”/ Luizi paralajmëron lëvizjen e radhës, Vis Pupa “i rrezikuar”

    Vazhdon “operacioni fshesa”/ Luizi paralajmëron lëvizjen e radhës, Vis Pupa “i rrezikuar”

    Finalisti i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi vazhdon të fshijë nga faqja e tij në rrjetin social “Instagram” ish-banorët e spektaklit, përfshirë dhe Arbanën me bashkëshortin e saj Eduart Grishaj.

    Ditën e sotme ai ka publikuar një video, ku tregon se radhën për tu fshirë nga “Instagrami” e ka aktori shqiptar, Vis Pupa, me të cilin ka bashkëpunuar në një nga projektet e tij muzikore.

    Në të shfaqet dhe reagimi i Kiarës, e cila habitet nga kjo deklaratë e tij.

    Kujtojmë që ditën e djeshme ai nënkuptoi me anë të një komenti se do të fshinte dhe Efin, e cila brenda shtëpisë së spektaklit ka qenë mikja e tij më e mirë, por mesa duket Efi i ka paraprirë veprimit të tij duke e fshirë para se ai të vepronte.

  • Nënë e katër fëmijëve, Rudina Dembacaj: Jam mamaja “e çmendur” (VIDEO)

    Nënë e katër fëmijëve, Rudina Dembacaj: Jam mamaja “e çmendur” (VIDEO)

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Rudina Dembacaj, e cila sot e nisi ditën në një mënyrë të veçantë.

    Aktorja e njohur uroi të bijën Viktorian për nisjen e shkollës me një postim herët në mëngjes, ndërsa tregoi se nuk mundi t’i ndalte lotët.

    E pyetur nga Bieta, Rudina tregoi se bisedoi gjatë më të bijën dhe u kujdes t’i bënte të qartë se duhen shumë sakrifica për të bërë gjëra të bukura.

    Sa i përket stilit të saj të mëmësisë për Viktorian 6 vjeçare dhe 3 fëmijët e Markut, Rudina e cilësoi veten si një mama “crazy”.

    “Në fakt mua më thërrasin “crazy mama” se thellë-thellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’ dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo.

    https://www.instagram.com/tch_ftesene5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=722db8b8-c352-433f-9657-fc765ce3cc45

  • Fero merr një tjetër vendim drastik që lidhet me fenë islame

    Fero merr një tjetër vendim drastik që lidhet me fenë islame

    Kohët e fundit, Fero ka qënë pa diskutim një ndër personzhet më të komentuar në shtypin rozë për shumë arsye.

    Fillimish ajo që troniditi publikun, ishte arrestimi i Feros, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

    E gjithë ndodhi në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë kaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen si edhe ia ka thyer telefonin.

    Pas arrestimit, një tjetër vendim i Feronit Shabani është edhe prakitikimii fesë islame, për të cilën vendosi të heqë dorë edhe nga muzika. Fero është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjojë. Fero u shpreh se do të jetë i përkushtuar tek feja islame dhe familja e tij.

    Ndërkohë së fundmi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Fero ka vendosur të ndërrojë emrin e tij, që do të thotë nga ky moment nuk do të quhet më Fero por Khattab.

    “Khattab eshte emri im i ri”, ka shkruar ai në “Instastory”, në profilin e tij të Instagramit.

    Duket e tashmë çdo gjë është e lidhur me fenë sa i përket jetës së Feros. Nëse do shohim profilin e tij të Instagramit, ai publikon vazhdimisht foto nga xhamia, teksa është shfaqet edhe duke dëgjuar muzikë fetare. Pas shumë kohësh, reperi e ka vendosur të mbajë edhe mjekër.

    Mbrëmjen e kaluar, Fero ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka treguar një nga “benefitet” e praktimimit të fesë islame dhe ka të bëjë pikërisht me faktin se kjo fe lejon që burri të ketë më shumë sesa një grua.

    “Nuk lejohet që një femër të ndalojë burrin e saj që të marrë një grua të dytë”, shkruhet në postimin që Fero ka publikuar.

    Ende nuk është e qartë se si është marrëdhënia mes Arbenitës dhe Feros momentalisht por duket se Fero dëshirat e tij i ka bërë publike dhe të gjitha ato vajza që mund të jetë të interesuara për një marrrëdhënie me Fero-n, duhet ta kenë marrë mesazhin.

  • Çfarë ndodhi me këngëtarin? Stresi paralajmëron largimin nga muzika

    Çfarë ndodhi me këngëtarin? Stresi paralajmëron largimin nga muzika

    Stresi është padiskutim një ndër reperat e preferuar shqiptar dhe sigurisht çdo reagim i tij shndërrohet në një lajm.

    Së fundmi në media është komentuar së tepërmi lidhja e tij e dashurisë, me një vajzë 18-vjeçare, për të cilën ai u shpreh se në fakt nuk është e dashura e tij por është figurante në klipin e këngës së tij më të re.

    “Në radhë të parë, publiku shqiptar është shumë gjykues sepse jemi në vitin 2023 kështu që edhe sikur nesër pasnesër, të lidhem me një vajzë 20-vjeçare, nuk duhet gjykuar sepse dashuria nuk ka moshë. Mirëpo unë kam një karakter, kam një familje me rregulla shumë të mëdha. Cdo femër të asaj moshe unë e shoh si diçka hyjnore dhe preferencat e mia janë 25-vjeç e sipër”, shprehet Stresi në intervistën e dhënë për programin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo.

    Reperi ka shpjeguar gjithshtu se gjithçka është një marketing për këngën e tij të re.

    Stresi, i cili është 37-vjeç, është ngacmuar gjithshtu sa i përket krijimit të familjes nga prezantuesja e njohur dhe reperi është shprehur se dëshiron shumë të ketë një familje të madhe. Këngëtari ka thënë se preferon që të ketë tre fëmijë dhe premton se do të jetë një baba shembullor.