Category: Showbiz

  • ‘Do të vijë koha’, Luizi ‘kërcënon’ Efin, reagon direkt ish-banorja: Mu hap barku nga kjo histori

    ‘Do të vijë koha’, Luizi ‘kërcënon’ Efin, reagon direkt ish-banorja: Mu hap barku nga kjo histori

    Luizi ka ndërmarrë një veprim që i ka habitur fansat. Këngëtari ka hequr nga Instagrami Arbanën dhe Eduartin për arsye që ende nuk dihen. E si të mos mjaftonte kjo, ai ka lënë të kuptohet që do i vijë rradha edhe Efit.

    “Do i vijë koha edhe diplomacisë”, i përgjigjet Luizi një fansi.

    Por duket se Efi i ka paraprirë veprimit të Luizit dhe e ka hequr vetë e para. Ish-banorja ka postuar edhe një video ku i drejtohet kësaj situate.

    “Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut do doja t’ju thoja që mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokë, po vazhdoj jetën time dhe kjo historia po më hap barkun”, shprehet Efi.

    https://www.instagram.com/xing.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=704dd3c9-d660-4d5a-b2bc-23a41fb0563a

  • Kjo ishte tifozja më seksi e ndeshjes Shqipëri-Poloni

    Kjo ishte tifozja më seksi e ndeshjes Shqipëri-Poloni

    Ndeshja Shqipëri-Poloni e luajtur mbrëmë në stadiumin Air Albania mblodhi dhe shumë personazhe të njohur të ekranit që e ndoqën nga afër lojën e kuqezinjve. Mes tyre ishte edhe Zaimina Vasjari. Këngëtarja mori vëmendje me pamjen e saj seksi.

    Zaimina postoi disa foto e video nga ndeshja duke u shprehur krenare që është shqiptare teksa kishte vendosur një shall me flamur rreth qafës.

  • Mesazhet që shkëmbyen në Instagram/ Jasir Asani iu përgjigj me supergol ‘kërkesës’ së Luizit

    Mesazhet që shkëmbyen në Instagram/ Jasir Asani iu përgjigj me supergol ‘kërkesës’ së Luizit

    Nën një atmosferë të zjarrtë, mbrëmjen e kaluar Shqipëria arriti një fitore madhështore.

    Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë.

    Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Luiz Ejlli, ka vendosur që ndeshjen Shqipëri-Poloni të mos e ndjekë në stadium, por nën shoqërinë e disa miqve të tij, në një lokal.

    Fillimisht në një postim të bërë në “Instastory”, ku shihet në fotografi me një grup miqsh duke parë ndeshjen, Luizi me shaka ka shkruar: “Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt”.

    Dhe këtij mesazhi, Jasir Asani, i cili ngriti në peshë zemrat e shqiptarëve mbrëmjen e kaluar, i është përgjigjur ditën e sotme, ku ka shkruar:”Rrofsh vëlla”, përgjigje të cilën e ka shoqëruar më të qeshura.

    Mirëpo, Luizi nuk është ndalur me kaq, ai ka vijuar t’i dërgojë sërish mesazhe mesfushorit, duke shkruar: “Suksese vëlla. Lart e më lart. Për shaka e thashë se unë nuk jam tifoz por vërtet ma bërë qejfin dhe më bërë jo vetëm mua krenar por të gjithëve”.

    Jasir Asani është zbulimi i këtyre eliminatoreve të Euro2024 në radhët e kombëtares shqiptare. Mesfushori me tipare sulmuese u thirr për herë të parë në fillimin e këtyre kualifikueseve, duke qenë i pari i thirrur nga trajneri Sylvinho.

    Dy supergola në pesë duele me fanellën kuqezi, njëri më i bukur se tjetri i dhuruan fitore të rëndësishme kombëtares shqiptare. Sa herë që ai shënon, Shqipëria fiton 2-0, diçka që e bëri kundër Moldavisë dhe tashmë me Poloninë. Realizimi përballë moldavëve u zgjodh si goli më i bukur i raundit nga UEFA.

    Asani është ndër lojtarët që sakrifikon shumë për të mbërritur në grumbullimin e kombëtares. 28-vjeçari luan me Gëangju në Korenë e Jugut, aty ku po kalon një formë fantastike dhe që po e tregon edhe me kombëtaren.

  • Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë, i bën thirrje vajzave: Si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi…

    Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë, i bën thirrje vajzave: Si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi…

    Ndërhyrjet estetike janë bërë një trend në ditët e sotme. Një ndër personazhet publike që pranon ndërhyrjet estetike dhe që është penduar, është këngëtarja Poni.

    Sot përmes një postimi në Instagram, Poni shprehet se është penduar që ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj. Ajo ka publikuar disa foto dhe shkruan se i vetmi ndryshim në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve pasi do pendohen.

    “Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni.

  • Pasi i hyri fesë islame, Fero habit fansat me kërkesën e fundit: Nuk është e lejuar për një grua që t’ia ndalojë burrit të saj…

    Pasi i hyri fesë islame, Fero habit fansat me kërkesën e fundit: Nuk është e lejuar për një grua që t’ia ndalojë burrit të saj…

    Fero ka deklaruar largimin nga muzika dhe përkushtimin në fe e që prej asaj dite postimet e tij në rrjete sociale kanë lidhje vetëm me fenë. Me çdo ditë që kalon, ish-reperi shfaqet çdo herë e më i përkushtuar duke ndarë citate të librave të fesë islame. Mirëpo me postimin e fundit i ka habitur jo pak ndjekësit.

    Fero ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani që thotë:

    “Nuk është e lejuar për një grua që t’ia ndalojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dytë”.

    Kjo ka ngjallur dyshime nëse Fero po e mendon një gjë të tillë, pas pajtimit me Arbenitën.

  • Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli i bën të papriturën Arbanës dhe Eduartit

    Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli i bën të papriturën Arbanës dhe Eduartit

    Edhe pse vazhdon të jetë pjesë e Top Channel dhe të përflitet si opinionist i “Big Brother VIP 3”, Luiz Ejlli ka habitur ndjekësit me veprimin e tij të fundit.

    Këngëtari ka hequr nga Instagrami Arbanën dhe partnerin e saj, regjisrin Eduart Grishaj.

    Ndërsa dyshja akoma e kanë në listën e personave që ndjekin artistin.


    E duket se pas tyre rradhën e ka pikërisht Efi. Në një koment në rrjetet sociale, Ejlli ka lënë të kuptojmë që radhën për të “fshirë” nga Instagrami e ka Efi.

  • Feston ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç bën sot Eranda Libohova

    Feston ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç bën sot Eranda Libohova

    Këngëtarja e dashur për publikun për shumë vite më rradhë, Eranda Libohova sot feston ditëlindjen e saj të 54-të.

    Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga të gjithë ndjekësit e saj dhe njerëzit e afërm.
    Eranda Libohova është një ndër këngëtaret shqiptare më të vjetra, e cila ka shoqëruar me këngët e saj publikun shqiptar deri më ditët e sotme.

    Edhe pse mosha e saj është 54, këngëtarja mbetet ende njësoj me fizikun dhe hijeshinë e saj./albeu.com

  • Luiz Ejlli shoqëron në ditën e parë të shkollës fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

    Luiz Ejlli shoqëron në ditën e parë të shkollës fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

    Sot ka nisur viti i ri shkollor për çdo nxënës në Shqipëri.

    Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.

    Në një video të siguruar nga TCH, Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.

    Stafi është me turne, për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve 24 në 24, sipas roleve të përcaktuara si psikolog, punonjës social, edukator, mjek, punëtorë higjiene, kuzhinier, mirëmbajtës, roje, etj.

    Sot rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend kanë nisur vitin e ri shkollor.

    70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.

    Për herë të parë në këtë vit shkollorë, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

  • Olti Curri: Vajzat shqiptare lidhen me drejtora banke dhe bëjnë s*ks me badigardin

    Olti Curri: Vajzat shqiptare lidhen me drejtora banke dhe bëjnë s*ks me badigardin

    Prime i fundit i Love Island Albania ka patur surpriza. Për herë të parë u prezantuan dy opinionistët e Love Island, të cilët janë Olti Curri dhe Dalina Buzi.

    Të pyetur në lidhje me çiftet që janë krijuar paraprakisht në vilën e dashurisë ata u shprehën:

    Dalina: Çiftet e para u formuan nga pamja fizike.

    Olti: Është standard për vajzat e Shqipërisë që të lidhen me drejtora banke dhe të bëjnë seks me badigardin.

    Sjellim në vëmendje se në fillim të Love Island u krijuan 5 çiftet e para, por gjatë javës së parë si e kemi parë edhe në episodet ditore 3 prej tyre janë ndarë.

  • VIDEO/ Ylli Limani “kërcënon me jetë” Noizyn

    VIDEO/ Ylli Limani “kërcënon me jetë” Noizyn

    Këngëtari kosovar, Ylli Limani së bashku me reperin shqiptar, Rigels Rajku i njohur nga publiku me emrin e artit si Noizy njihen për miqësinë e tyre, e cila komentohet shpesh nga ndjekësit.

    Pas shumë koncertesh, ata kanë vendosur që të kalojnë disa ditë pushimi së bashku, ku ditën e djeshme, postuan video të ndryshme në rrjetet e tyre sociale.

     

    Por një ndër to u bë virale shumë shpejt, ku shfaqet Noizy duke ngacmuar Yllin, i cili po pushonte në rehatin e tij.