Category: Showbiz

  • “Nata më speciale”- Publikoi foton duke i mbajtur dorën, Stresi mohon lidhjen me vajzën 18 vite më të re: E kam shoqe, dolëm për darkë dhe…

    “Nata më speciale”- Publikoi foton duke i mbajtur dorën, Stresi mohon lidhjen me vajzën 18 vite më të re: E kam shoqe, dolëm për darkë dhe…

    Stresi pak ditë më parë publikoi një foto krah një vajze brune misterioze. Në imazh, ai mbështet kokën në qafën e saj dhe i mban dorën.

    “Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi krahas fotos, ku identitetin e vajzës krah tij e mbajti të fshehtë duke i mbuluar fytyrën një emoji me sytë me zemra.

    Dedikimi i Stresit dhe foto “tregonin” se reperi kishte nisur një romancë te duke hedhur pas krahëve martesën me Keisin.

    Ndërkohë një tatuazh në krahun e vajzës “tradhtoi” Stresin, pasi vetëm pak orë më vonë u bë publik edhe identiteti i saj.

    Vajza u identifikua si Erzenida dhe vetëm pak javë më parë kishte festuar 18 vjetorin e lindjes.

    Por, Stresi ka reaguar duke mohuar lajmin se është në një lidhje dashurie.


    Ai u shpreh se është beqar dhe se vajzën me të cilën publikoi foto janë vetëm shokë.

    “Beqar më keni. Beqar do më keni dhe për pak kohë, por nuk është mirë të nxirrni gjëra të pavërteta sepse nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe”, tha Stresi.

    Reperi e ka mbajtur jetën personale shumë private pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Keisi.

  • Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren: E kam shoqe!

    Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren: E kam shoqe!

    Stresi pak ditë më parë publikoi një foto krah një vajze brune misterioze. Në imazh, ai mbështet kokën në qafën e saj dhe i mban dorën.

    Stresi mori vëmendjen e të gjithëve me foton që publikoi dy ditë më parë ku shfaqej në një moment intim me një vajzë. Identiteti i saj shumë shpejt u zbulua dhe mediat raportuan se ajo quhet Erzenida dhe është 18 vjeç.

    Mirëpo Stresi tani ka deklaruar se është beqar. Madje reperi shprehet se vajzën e ka shoqe dhe mesa duket e ka harruar postimin ku shkruante se për të ishte ‘nata ime më speciale ndër vite’.

    Ai ka postuar një video ku shprehet: “Beqar më keni. Beqar do më keni dhe për pak kohë, por nuk është mirë të nxirrni gjëra të pavërteta sepse nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe”.

  • Me Luizin dhe Donaldin, Ilir Shaqiri kërkon “përballje titanësh”, ja çfarë pritet të ndodhë mes ish-banorëve të BBV

    Me Luizin dhe Donaldin, Ilir Shaqiri kërkon “përballje titanësh”, ja çfarë pritet të ndodhë mes ish-banorëve të BBV

    Ilir Shaqiri do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel si kryetari i jurisë për spektaklin e kërcimit Dancing With the Stars.

    Balerini dhe fituesi i Big Brother Vip 1 ishte i ftuar në emisionin Wake Up, ku foli për spektaklin e kërcimit por nuk u shmang pyetja për edicionin e radhës së BBV3.

    Iliri u pyet se kë nga personazhet e njohur të ekranit do të dëshironte të shikonte në edicionin e tretë.

    Iliri tha tre nga emrat më të përfolur të dy edicioneve të ‘reality show-t’, Donaldin, finalistin e BBV1 dhe Luiz Ejllin, fituesin e BBV2.

    “Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”-tha Iliri, i cili teksa u pyet se kush do ishte fituesi, tha “Atë e di sovrani”.

  • Çfarë po ndodh? Kristi ‘tallet’ keq me VIP-at që kanë bërë ndërhyrje plastike (Foto)

    Çfarë po ndodh? Kristi ‘tallet’ keq me VIP-at që kanë bërë ndërhyrje plastike (Foto)

    Kristi Dragot ka qënë mjaft aktiv në media kohët e fundit dhe duket se dëshira për të qënë në qendër të diskutimeve është tepër e madhe.

    Ndërkohë që në një intervistë të dhënë së fundmi, Kristi ka konfirmuar lidhjen e tij të re romantike, ai ka zbuluar gjithashtu se do të jetë pjesë e televizionit, duke mos dhënë më shumë detaje.

    Nisur nga kjo, Kristi iu ka drejtuar një pyetje ndjekësve të tij, ku ka shkruar: “Jam kurioz, emisioni ideal për mua do ishte…”

    Pavarësisht se ka patur përgjigje pafund, ajo që i ka bërë përshtypje ndjekësve është fakti se kristi ka prekur një temë mjaft të nxehtë, atë të ndërhyrjeve kozmetike.

    Dikush nga ndjekësit ka përmendur programin “Doktor Plastik” dhe Kristi ka publikuar një foto për t’ju përgjigjur ndjekësit të tij, ku shkruan: “Do kisha shumë punë”.

    Në foton që ai ka publikuar shihet personazhet e njohur si Megi Pojani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora dhe Loredana, duke i sulmuar kështu publikisht.

    Në është ende e qartë se cili do të jetë roli i Kristit në televizion por ky postim i finalistit të BBV ka krijaur shumë polemika.

  • Efi konkurrente në “Dancing with the Stars”? Ish-banorja e BBV shuan kureshtjen e fansave (Foto)

    Efi konkurrente në “Dancing with the Stars”? Ish-banorja e BBV shuan kureshtjen e fansave (Foto)

    Nëse ndonjëri prej jush po pyeste veten nëse do kishte ndonjë mundësi të vogël që Efi Dhedhes të ishte pjesë e “Dancing with the Stars”, personazhi televiziv i është përgjigjur kësaj pyetjeje publikisht.

    Në një bisedë virtuale që ka patur me ndjekësit e saj, Efi ka përzgjedhur t’ju përgjigjet disa pyetjeve të ardhura nga fansat e saj dhe njëra prej tyre ka qënë nëse do të ishte pjesë e “Dancig with the Stars”.

    “A do të shohim konurrente diku?”, pyetje të cilën ndjekësi e ka shoqëruar me një fustan të kuq duke kërcyer, që qartazi i referohet “Dancing with the Stars”.

    “E kam mbyllur me konkurrimet”, i është përgjigjur Efi, duke lënë kështu të nënkuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e edicionit të dytë të “Dancing”.

  • “Nuk e lejoj vajzën të konsumojë pije të gazuara”, Aulona Musta: Më quajnë shtrigë

    “Nuk e lejoj vajzën të konsumojë pije të gazuara”, Aulona Musta: Më quajnë shtrigë

    Efektet që ndodhin në organizëm për shkak të konsumimit të pijeve të gazuara kanë qenë objekt i shumë debateve gjatë viteve të fundit.

    Lidhur me këtë, shumë studime kanë raportuar se këto pije kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve tek konsumatorët.

    Moderatorja Aulona Musta, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, tha se prindërit janë fajtorë që këto pije konsumohen nga fëmijët.

    Teksa ajo nuk e lejon gocën e saj, Amarën t’i konsulomë, tha se shpesh “sulmohet” nga persona e tjerë të cilët e quajnë edhe shtrigë për faktin që nuk e lejon vajzën t’i pijë.

    Aulona Musta: Pijet e gazuara në familjet shqiptare janë si ujë, madje më shumë pihet ajo pija me gaz se sa uji. Fëmija është pasqyrim i prindit, atë gjë shikon, atë sjellje. Që kur do të heqësh etjen ti merr pijen me gaz. Dhe pastaj prindërit thonë “hë mo se njëherë nuk bëhet gjë”. Me thonë mua “ti je si shtrigë”.

  • U shfaqën duke u puthur! Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren (VIDEO)

    U shfaqën duke u puthur! Stresi mohon lidhjen me 18-vjeçaren (VIDEO)

    Pak ditë më parë, reperi Stresi zbuloi se është në një lidhje dashurie duke publikuar një foto krah partneres së tij.

    Edhe pse Stresi ka zgjedhur që të mbajë mister identitetin e vajzës, AlbEu.com e ka zbuluar.

    Vajza quhet Erzenida dhe është 18 vite më e vogël se reperi. Ajo ka mbushur 18 vjeç në muajin korrik.

    Mirëpo pas këtij lajmi, Stresi ka reaguar përms një videoje në Instagram dhe deklaron se do të vijojë të jetë edhe për disa kohë beqar.

  • “Vetëm për me lidh me kavo”, Kozaku rrezik akisdenti? Drejton makinën me shpejtësi të çmendur (VIDEO)

    “Vetëm për me lidh me kavo”, Kozaku rrezik akisdenti? Drejton makinën me shpejtësi të çmendur (VIDEO)

    Kozak Braçi është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, Tik Tok dhe Instagram.

    Ai ndan me mijëra ndjekës momente nga jeta e tij luksoze.

    Duke qenë se një pjesë e madhe e ndjkësve të tij janë adoleshentë, shpesh influencohen nga sjelljet e tij dhe përpiqen ta imitojnë.

    Por së fundmi, Kozak ka postuar në Instagram ku duket duke drejtuar makinën me shpejtësi të çmendur.

    Nga njëra anë rrezikon të bëhet burim aksidenti për të tjerët dhe nga ana tjetër, influencon adoleshentët që të bëjnë të njëjtin veprim si ai.

    Edhe pse nuk duket shpejtësia në video, kuptohet nga zhurma e gomave se po lëviz me shpejtësi tej normave të lejuara brenda tunelit.

    Policia së fundmi është angazhuar në një fushatë kundër shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe shpesh i ka gjobitur me shuma të majme. Nuk dihet nëse do të reagojnë në këtë rast./Albeu.com

  • “Më ke lekë borxh”, pse plasi papritur mes “Luzes” dhe Arbanës

    “Më ke lekë borxh”, pse plasi papritur mes “Luzes” dhe Arbanës

    Një ditë më parë, Arbana Osmani ra pre e akuzave të gazetarit Andi Llabuti. Ky i fundit, akuzon moderatoren se i ka lekë borxh pasi i ka thyer xhamin e makinës.
    Sipas gazetarit, nga ballkoni i shtëpisë së moderatores ka rënë një llamarinë, e cila i ka tyer xhamin dhe Arbana refuzon të paguaj dëmin.

    “Turp! Arbana Osmani thyen xhamine makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”.

    Ndërkohë që nga Arbana nuk ka asnjë reagim. Ka qenë aktorja Renada Caci, e njohur si “Luzja e Portokallisë” e cila ka bërë like postimin e gazetarit duke ngritur kështu dyshime se ç’ka ndodhur mes Arbanës dhe Renadës, të cilat punojnë nën të njëjtën “çati”./albeu.com/

  • Fjolla Morina merr vendimin e papritur pas situatës së vështirë që kaloi

    Fjolla Morina merr vendimin e papritur pas situatës së vështirë që kaloi

    Fjolla Morina mujave të fundit nuk u shfaq aspak mirë në rrjete sociale. Ajo mori trajtimin e duhur në spitalin psikiatrik dhe tashmë gjendja e saj është përmirësuar. Dhe pas përmirësimit të shëndetit, Fjolla ka marrë vendimin e papritur.

    Pas një pauze të gjatë muzikore, me sa duket Fjolla Morina do të rikthehet shumë shpejt.

    Këtë e ka paralajmëruar një mik i saj i cili ndau foto me artisten në Instagram duke shkruar: “Ajo do rikthehet së shpejti”. Të njëjtën fotografi, Fjolla e ka ripostuar në llogarinë e saj duke mos shtuar asgjë më shumë.