Category: Showbiz

  • Konkurrentët në Love Island me telefona me vete, dalin fotot që i nxjerrin zbuluar

    Konkurrentët në Love Island me telefona me vete, dalin fotot që i nxjerrin zbuluar

    Love Island Albania, ka nisur ditën e dielën në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. 11 ishullorë po shijojnë një aventurë ndryshe në vilën e luksoze të dashurisë që është e vendosur në jug të Shqipërisë.m ‘Reality show’ më i ndjekur në të gjithë botën, ka bërë zhurmë të madhe edhe në vendin tonë, ku në vetëm 3 ditë numërohen miliona ndjekës. Vëmendjen kohët e fundit e ka tërhequr përdorimi i herë pas hershëm i telefonave nga ishullorët.

    Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët ë cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona.Por telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet dhe nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë. Ishullorët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

    Love Island Albania transmetohet çdo ditë në Tv Klan në orën 18:20 me episode ditore dhe të shtunën 21:00 LIVE me Luana Vjollcën. Videot e ‘reality show-t’ mund t’i gjeni edhe në YouTube.

  • Kozaku e vë në siklet duke e mbuluar me para, veprimi i Fatmira Breçanit thotë gjithçka (VIDEO)

    Kozaku e vë në siklet duke e mbuluar me para, veprimi i Fatmira Breçanit thotë gjithçka (VIDEO)

    Një video së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit. Fenomeni i TikTok, Kozaku shfaqet në një koncert teksa mbulon me para këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Fatmira Breçanin.

    Mirëpo qëndrimi i të dyve në video ka tërequr vëmendjen e të gjithëve.

    Kozaku qëndron stoik përpabllë këngëtares, duke hedhur para në një mënyrë aspak fisnike. Kjo e ka vënë në siklet Fatmirën e cila i ka larguar edhe dorën duke e ndaluar veprimin e tij./albeu.com/

  • Përballje titanësh! Ilir Shaqiri kërkon të konkurrojë në BBV 3 me Luizin dhe Donaldin

    Përballje titanësh! Ilir Shaqiri kërkon të konkurrojë në BBV 3 me Luizin dhe Donaldin

    Ilir Shaqiri do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel si kryetari i jurisë për spektaklin e kërcimit Dancing With the Stars.

    Balerini dhe fituesi i Big Brother Vip 1 ishte i ftuar në emisionin Wake Up, ku foli për spektaklin e kërcimit por nuk u shmang pyetja për edicionin e radhës së BBV3. Iliri u pyet se kë nga personazhet e njohur të ekranit do të dëshironte të shikonte në edicionin e tretë.

    Iliri tha tre nga emrat më të përfolur të dy edicioneve të ‘reality show-t’, Donaldin, finalistin e BBV1 dhe Luiz Ejllin, fituesin e BBV2.

    “Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”-tha Iliri, i cili teksa u pyet se kush do ishte fituesi, tha “Atë e di sovrani”.

  • Përd*unoi tre gra në shtëpinë e tij, aktori amerikan dënohet me 30 vjet burg

    Përd*unoi tre gra në shtëpinë e tij, aktori amerikan dënohet me 30 vjet burg

    Aktori amerikan, Danny Masterson u dënua këtë të enjte me 30 vjet burg për përdhunimin e dy grave.

    47-vjeçari luajti në “That ’70s Show”, një serial komedi televiziv ku merrnin pjesë dhe Ashton Kutcher me Mila Kunis, film i cili ishte në transmetim në kohën kur ai kreu krimet e tij.

    Masterson u shpall fajtor në maj në një rigjykim pasi juria e parë nuk ishte në gjendje të merrte një vendim në vitin 2022. Aktori u dënua pasi tre gra dëshmuan se ai i kishte sulmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Hollywood gjatë viteve 2001-2003, gjatë kulmit të famës së tij televizive.

    Akuzat erdhën pas një hetimi tre-vjeçar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Prokurorët nuk ngritën akuza në dy raste të tjera për shkak të provave të pamjaftueshme.

    Gjatë gjithë gjyqit, prokurorët argumentuan se Kisha e “Scientology” kishte ndihmuar në fshehjen e tyre, një pretendim që organizata e ka mohuar kategorikisht.

    Disa nga gratë thanë se iu deshën vite për t’u paraqitur, sepse zyrtarët e kësaj kishe, i dekurajuan ato të raportonin përdhunimin në polici.

  • Luizit po i ndodh e njëjta gjë si Kiarës dhe nuk po gjen rehat

    Luizit po i ndodh e njëjta gjë si Kiarës dhe nuk po gjen rehat

    Luiz Ejlli nuk po gjen rehat me Instagramin. Këngëtarit i është zhdukur shigjeta blu e verifikimit dhe llogaria e tij është sërish në rrezik. Po ashtu faqet e hapura nga fansat e Luizit kanë filluar të sulmohen vazhdimisht dhe më e madhja prej tyre është mbyllur së fundmi.

    Luizi ka bërë një krahasim me periudhën e Big Brother, kur asokohe sulmonin Kiarën.

    “Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big”, shkruan Luizi në një postim të fundit.

  • Gazetari akuzon Arbana Osmanin: Më ka thyer xhamin e makinës, nuk e paguan

    Gazetari akuzon Arbana Osmanin: Më ka thyer xhamin e makinës, nuk e paguan

    Arbana Osmani është akuzuar për thyerjen e xhamit të një makine. Gazetari shqiptar Andi Llabuti ka publikuar një video të makinës së tij me xhamin e thyer, ku shprehet se e ka thyer Arbana Osmani.

    Sipas gazetarit, nga ballkoni i shtëpisë së moderatores ka rënë një llamarinë, e cila i ka tyer xhamin dhe Arbana refuzon të paguaj dëmin.

    “Turp! Arbana Osmani thyen xhamine makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”, shkruan ai teksa sqaron në video çfarë ka ndodhur.

    https://www.instagram.com/andi_llabuti/?utm_source=ig_embed&ig_rid=69c09ee7-02a0-4651-a1f1-19c7a6234a81

  • Koha e Namazit, Fero ndalon makinën dhe falet në mes të rrugës

    Koha e Namazit, Fero ndalon makinën dhe falet në mes të rrugës

    Pas bujës së madhe të arrestimit të Feros dhe burgosjes së tij, për shkak të dhunimit të bashkëshortes, Arbenitës, jeta e reperit ka marrë një tjetër drejtim.

    Menjëherë pas lirimit, reperi postoi në rrjete sociale duke treguar se kishte vendosur të hiqte njëherë e mirë dorë nga muzika dhe “shthurja” e t’i dedikohej fesë islame.

    Fero u shpreh i penduar për të gjitha këngët që kishte lançuar deri më sot, si dhe tregoi se tashmë e donte më shumë bashkëshorten e tij, pasi kishte nxjerrë mësim nga ajo që i kishte ndodhur.

    Gjithashtu në rrjete sociale, reperi po ndan momente të përditshmërisë së tij ku tregon sa i devotshëm është në fe.

    Në postimin e fundit, Fero ka treguar se ka ndaluar makinën në mes të rrugës për t’u falur, ndërsa krahas fotos shkruan:

    ″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato.″

    https://www.instagram.com/ferofera/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9cb0a9b5-3860-43c1-aab1-bfb17f9e383e

  • Luiz Ejlli në ‘Dancing with the Stars’, por çfarë roli do të ketë

    Luiz Ejlli në ‘Dancing with the Stars’, por çfarë roli do të ketë

    E pamë si lojtar i zoti në “Big Brother VIP”, i dëgjuam këngët gjatë të gjithë verës, presim ta shikojmë si aktor, por me sa duket, Luizi Ejlli nuk i lë surprizat me aq.

    Një postim së fundmi në story-n e tij në Instagram, këngëtari ka postuar një video në zyrat e televizionit “Top Channel” krah stafit të emisionit që pritet të startojë shumë shpejt “Dancing With the Stars”.

    “Me gjana t’mira, me gjana t’bukra” thotë ai teksa paralajmëron një rol në show-n e kërcimit, për të cilin ende nuk dimë asgjë konkrete.

  • Foto/ Stresi konfirmon romancën më këtë foto të ëmbël…

    Foto/ Stresi konfirmon romancën më këtë foto të ëmbël…

    Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Stresi pranoi faktin se është në një lidhje dhe ndihet shumë i dashuruar.

    Së fundmi, reperi, teksa ishte në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, zbuloi gabimishit një femër që e shoqëronte dhe në media u përfol se vajza e kishte emrin Rreze dhe ishte nga Kosova.

    Mbrëmja e kaluar ka qënë tepër e veçantë për Stresin dhe këtë reperi e ka pranuar vet, përmes një postimi të bërë në porfilin e tij të “Instagramit”.

    Arkimedi shihet teksa puth në gush një vajzë brune, ndërkohë që po shijojnë një darkë romantike.

    “Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, shkruan Stresi bashkangjitur postimit të tij në “Instastroy”, duke na lënë të nënkuptojmë se pas dashurisë së fortë me Kejsit, artisit duket se ka gjetur sërish dashurinë e vërtetë.

    Nuk është ende e qartë nëse vajza në fjalë është Rreze, sikurse u përfol edhe në media por një gjë është e sigurt, Stresi po shijon romancën e tij të re.

  • Moderatorja shqiptare: Nuk do jetoja me vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi

    Moderatorja shqiptare: Nuk do jetoja me vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi

    Moderatorja e njohur Aulona Musta ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Një pyetje që i është bërë Aulonës ka qënë nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

    “Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”, u përgjigj Aulona.