Category: Showbiz

  • Sarah Berisha “ndahet” publikisht nga Dj PM/ Po e lë të qetë…

    Sarah Berisha “ndahet” publikisht nga Dj PM/ Po e lë të qetë…

    Sarah Berisha dhe Dj PM janë dy presonazhe mjaft të preferuar nga publiku shqiptar, të cilët u njohën gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të Big Brother Vip. Çifti, i cili sapo ka shijuar disa ditë të bukura pushimesh së bashku, dallohet për humorin e veçantë që kanë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë shpesh herë nëpër rrjetet sociale.

    Mbrëmjen e kaluar, Sara ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj dhe sigurisht nuk kanë shpëtuar pyetjet rreth të dashurit të saj, PM.

    Ndër të tjera, një ndjekëse/ndjekës e Sarës shkruan: “Respektoje Dj PM se është djalë me vlera ose lërë të qetë”. Blogerja ka preferuar t’i përgjigjet ndjekësit, duke shkruar: “Meqë e the ti, po e lë të qetë”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e të qarës dhe zemrës së thyer.

    Dhe sigurisht e gjitha kjo ka qënë një shaka për t’ju përgjigjur këtij komenti që për hir të vërtetës duhet thënë se është i pavend.

    Sara ka hedhur gjithashtu të gjitha aludimet që u ngritën së fundmi se ajo është në pritje të ëmbël, duke thënë: “Mesa di unë nuk jam shtatzënë”, koment të cilin e ka shoqërua me një zemër të bërë më duar.

  • “Sot më ndau nga vdekja…”/ Dea Mishel përfshihet në aksident me makinë

    “Sot më ndau nga vdekja…”/ Dea Mishel përfshihet në aksident me makinë

    Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Dea Mishel ka zbuluar se është përfshirë në një aksident.

    Ajo tregoi me foto dy mjetet që u përplasën me njëri-tjetrin.

    Por, për fat të mirë, Dea ka zbuluar se ka shpëtuar pa lëndime.

    “Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri ne mes.

    Sot jam mirenjohese per makinen gri qe uli forcen e goditjes.

    Jemi mire tani, faleminderit. Ju lutem tregohuni te kujdesshem ne makine”.

  • Pushime romantike e sherre, si e mbyllën verën VIP-at! Mira Konçi dhe e bija pushime në Shqipëri, por shmangin Shpëtim Saraçin. Rozana Radi në formë perfekte me ndihmën e ndërhyrjeve

    Pushime romantike e sherre, si e mbyllën verën VIP-at! Mira Konçi dhe e bija pushime në Shqipëri, por shmangin Shpëtim Saraçin. Rozana Radi në formë perfekte me ndihmën e ndërhyrjeve

    Mund ta quajmë të mbyllur sezonin zyrtar veror, ku edhe personazhet e njohur të ekranit gjejnë kohë të pushojnë. Fundi i gushtit i gjeti edhe njëherë buzë detit, ku na treguan ndoshta pozat e fundit me bikini, përpara se të nisin angazhimet e tyre.

    Disa e mbyllën verën me sherre të mbartura, disa me dashuri të konfirmuara, e disa më në formë se kurrë. Le t’i hedhim një sy sesi ishte për ta fundjava e fundit në bregdet.

    Mira Konçi dhe e bija për pushime në Shqipëri, zgjedhin mos të takojnë Shpëtim Saraçin

    Mira Konçi së bashku me të bijën, Erën, kanë zgjedhur të pushojnë këtë verë në Shqipëri. Ka qenë Era ajo, e cila ka postuar disa foto nga pushimet në Jug të Shqipërisë, ku të dyja kanë shijuar kohën me njëra-tjetrën.

    Por, teksa kemi shijuar pamjet e këtyre pushimeve, ajo që të gjithë po prisnin ishte nëse Era do të kishte një takim me të atin, Shpëtim Saraçin. Së fundmi, lajm për ndjekësit krijoi fakti që Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”. Pas ndarjes nga Mira, marrëdhënie të vështira kompozitori i njohur ka edhe me të bijën.

    Ndonëse pas divorcit gjithçka dukej sikur po shkonte mirë, në një pikë të caktuar, Era ka larguar të atin nga “Instagram”-i i saj. Edhe pse është rikthyer, takimi me babain ka munguar për Erën, që ka zgjedhur ta shijojë verën pa u shqetësuar aspak për lajmet që qarkullojnë.

    Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre.

    Almeda Abazi pushime me Tolgën dhe fëmijët

    Moderatorja tregoi se ata patën një pëlqim të menjëhershëm ndaj njëri-tjetrit, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

    Aktorja ka publikuar fotot nga një “jet-ski”, ku shfaqet me bashkëshortin, Tolga dhe dy fëmijët e saj. Vetëm pak kohë më parë, ajo zbuloi fillesat e dashurisë me aktorin e famshëm turk.


    Kishim të dy të njëjtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam pasur “murin” tim dhe nuk e kisha mendjen te dashuria e te lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen, u shpreh Almeda teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

    Rozana Radi në formë perfekte fizike, me ndihmën e ndërhyrjeve

    Edhe për Rozana Radin kjo ka qenë një verë e gjatë dhe plot me kohë për të shijuar vendin. Por, ajo që na ra në sy këtë vit nga këngëtarja dhe moderatorja ishte pikërisht fiziku perfekt.

    Për disa vite me rradhë, Rozana është shfaqur me disa probleme me kilet. Por, këto ditë tashmë duken të largëta dhe sot moderatorja konkurron edhe modelet 20 vjeçare me pamjen e saj.

    Pa asnjë hezitim për të pozuar me bikini, Rozana ka etiketuar edhe kirurgen plastike që e ka ndihmuar të perfeksionojë format.

  • “I vetmi që më…”- Dashuri apo miqësi? E vërteta e lidhjes së Krist Aliajt me Dea Mishel, çfarë po ndodh mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip

    “I vetmi që më…”- Dashuri apo miqësi? E vërteta e lidhjes së Krist Aliajt me Dea Mishel, çfarë po ndodh mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip

    Krist Aliaj festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 32-të në një nga plazhet e Jugut në Shqipëri.

    Krah tij në këtë ditë të veçantë ishte dhe Dea Mishel. Kjo e fundit i bëri edhe një urim të ëmbël publik, duke nxitur kështu edhe më shumë aludimet e javëve të fundit se Kristi dhe Dea mund të jenë në një lidhje.

    Por, këto spekulime dyshja i ka shuar në Instagram. Fillimisht, Kristi ka publikuar një foto me Dean, duke shkruar se ata janë thjesht miq që gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Madje, ai zbulon se ka një marrëdhënie me dike tjetër.


    “Thjesht për të pastruar thashethemet, unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që e respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmonim njëri-tjetrin kur gjërat bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam marrëdhënie me dike tjetër. Faleminderit! Dea vazhdo shkëlqe!”.

    Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në “Instagram”-in e saj, Dea shkruan se Kristi ka qenë disa herë i vetmi person që i ka qëndruar pranë dhe nuk do e harrojë kurrë këtë.

    Ndër të tjera ajo shprehet: “Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time.

    Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet. Jam kaq mirënjohëse. Jam e lumtur për çdo hap të jetës tënde”.

  • Video/ Luana Vjollca feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeçe mbushi, festa e bashkon me familjen pas dy muajsh

    Video/ Luana Vjollca feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeçe mbushi, festa e bashkon me familjen pas dy muajsh

    Një tjetër figurë e ekraneve shqiptare feston sot datëlindjen.

    Ajo ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, pamje ka darka që kishte organizuar, ku nuk kanë munguar edhe ndjekësit e saj.

    Bëhet fjalë për moderatoren Luana Vjollca, e cila është surprizuar jo pak në mesnatë nga familjarët e saj, të cilët kishte dy muaj pa i takuar.

  • “Fashion Magazine”: Pushimet e pafundme verore të Dua Lipës në Shqipëri

    “Fashion Magazine”: Pushimet e pafundme verore të Dua Lipës në Shqipëri

    Nuk e dimë se për çfarë jemi më shumë xhelozë, për pushimet në dukje të pafundme të Dua Lipës në plazhet e Shqipërisë apo stili i saj i përsosur buzë detit!, shkruan në një artikull Stephanie Davoli të botuar në “Fashion Magazine”:

    Këngëtarja e “Dance The Night” ka shpërndarë postime të panumërta në rrjetet sociale duke shëtitur nëpër ishujt e bukur të Mesdheut dhe duke vizituar vendin e saj të lindjes, Shqipërinë.

    Dhe ndërsa pushimet e pafundme të Lipës, me sa duket, kanë qenë një nga temat e preferuara të verës në internet, postimet e saj kanë qenë plot stil.

    E fotografuar duke marrë rreze dielli në një varkë me vela, apo duke lexuar buzë detit ose duke marrë pjesë në një fotosesion të përsosur në perëndim të diellit në plazh, Lipa ka mahnitur në gjithçka, nga bikinit e lezetshme deri te fustanet e mëndafshta.

    Për të shijuar një kohë cilësore familjare gjatë vizitës në Shqipëri, Lipa veshi një fustan të bardhë të mëndafshtë me mëngë të gjata me kopsa.

    Duke lejuar që thjeshtësia e qartë e fustanit të shkëlqejë, këngëtarja e plotësoi veshjen me një topuz dhe stoli argjendi dhe një çantë dore.

    Për të pozuar buzë shkëmbit në një plazh në Shqipëri, Lipa kishte veshur një minifustan elegant pa shpinë nga Celine.

    Këngëtarja e kombinoi look-un me bizhuteri të thjeshta dhe grim për një pamje relaksuese në muzg.

  • Të gjithë e mbani mend! Ishte në kulmin e suksesit, “Ponja” e Portokallisë rrëfen arsyen e trishtë pse u largua nga Shqipëria: Ajo që më ndodhi mua është e rëndë

    Të gjithë e mbani mend! Ishte në kulmin e suksesit, “Ponja” e Portokallisë rrëfen arsyen e trishtë pse u largua nga Shqipëria: Ajo që më ndodhi mua është e rëndë

    Është padyshim në një aktoret më të dashura të humorit, e cila spikati me rolin e Ponjës së Portokallisë.Ervina Kotolloshi u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris.

    Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

    Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

    Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj.

    “Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një ngjarje rrugore.. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

    Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

    A duhej shpëtuar mamaja pas kësaj ngjarjeje? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka ndërruar jetë nga ngjarja rrugore’.

    Ishte e pabesueshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e ngjarjes.”, tha ajo.

  • ‘Feja Islame më mësoi ta dua familjen’, Fero i kërkon falje Arbenitës

    ‘Feja Islame më mësoi ta dua familjen’, Fero i kërkon falje Arbenitës

    I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, Fero ka folur për herë të parë për largimin e tij nga muzika, për përkushtimin e tij ndaj fesë islame, si dhe u kërkoi falje të gjithë personave që ndonjëherë iu ka bërë padrejtësi.

    Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

    “E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullor. Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënën time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200 herë, nëse babain tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, u shpreh Fero gjatë intervistës së tij.

    Burimi: Prive.al

  • Luizi i bën një dhuratë Kiarës, por do mendimin tuaj nëse do i pëlqejë apo jo

    Luizi i bën një dhuratë Kiarës, por do mendimin tuaj nëse do i pëlqejë apo jo

    Kiara ka treguar se Luizi është akoma më shumë romantik sesa në BBV jashtë shtëpisë duke e surprizuar shpesh. Këtë e vërteton edhe postimi i fundit i Luizit, i cili i ka blerë një dhuratë Kiarës, pa pasur ndonjë datë të rëndësishme.

    “A do t’i pëlqejë?”, pyet ai fansat teksa tregon dhuratën, një trëndafil me një zemër ku shkruhet “I love you”.

  • E bija feston ditëlindjen e parë, Arbana ndan e emocionuar fotot dhe dedikimin special

    E bija feston ditëlindjen e parë, Arbana ndan e emocionuar fotot dhe dedikimin special

    Data 1 shtator është shumë e veçantë për familjen e Arbanës dhe Eduartit. Si sot 1 vit më parë, erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi. Për këtë ditë speciale, Arbana vendosi që të na zbulonte disa foto të adhurueshme me vogëlushen, Eduartin dhe djemtë.

    Ata pagëzuan Zoin në kishë dhe e gjithë familja ishte aty. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.

    “Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.