Category: Showbiz

  • “Ti e di që do të jesh gjithmonë bashkë, me mua”, urimi i veçantë i Borës për ditëlindjen e Donaldit

    “Ti e di që do të jesh gjithmonë bashkë, me mua”, urimi i veçantë i Borës për ditëlindjen e Donaldit

    Ditën e sotme, Romeo dhe Donald Veshaj festojnë ditën e tyre të lindjes. Dy binjakët simpatikë të shoëbizit shqiptar bëjnë 28 vjeç dhe urimet e dedikimet për ta kanë nisur që në mesnatë.

    E sigurisht dedikimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i Bora Zemanit për partnerin e saj.

    Moderatorja ka ndarë disa foto shumë romantike të tyre në Instagram, teksa përmes dedikimit nuk kishte si të linte pa përmendur edhe kunatin e saj.

    “Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! #happybirthday”, ka shkruar Bora.

  • Në ditëlindjen e Loredanës, gjithë vëmendjen e mori urimi në shqip i të dashurit të saj

    Në ditëlindjen e Loredanës, gjithë vëmendjen e mori urimi në shqip i të dashurit të saj

    Reperja e njohur, Loredana, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 28 vjeçe. Urimet në këtë ditë për të kanë qenë të shumta, por vëmendjen e mori ai i të dashurit të saj të ri.

    Karim Adeyemi ka ndarë një foto të tyren, ku krahas shkruan “Happy Birthday”. Për ta sheqerosur akoma më shumë ai e ka quajtur Loredanën “zemër” në shqip.

    Ndërkohë kujtojmë se dyshja tashmë prej një kohe po e jetojnë hapur marrëdhënien e tyre. Nga ana tjetër kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, frut i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.

  • Deklaroi tërheqjen nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame, reperi Fero publikon fotografinë e vajzës së tij të vogël duke u falur

    Deklaroi tërheqjen nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame, reperi Fero publikon fotografinë e vajzës së tij të vogël duke u falur

    Reperi nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur edhe si Fero, ka deklaruar pak ditë më parë se është shkëputur përfundimisht nga muzia, për t’iu përkushtuar fesë Islame dhe familjes së tij.

    Ky vendim sipas Feros, erdhi pasi ai kohët e fundit kishte kaluar disa sfida në jetën e tij, të cilat i kishte kaluar falë besimit në Islam.

    Ndërkohë së fundmi reperi ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shihet vogëlushja e tij duke u falur.

    “Qika babit tu fal”, shkroi Fero krahas fotos.

    Kujtojmë se më herët Fero u arrestua për shkak se akuzohej se dhunoi partneren e tij, Arbenita Ismailit, ku qëndroi për rreth 30 ditë në paraburgim.

  • Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije si…

    Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije si…

    Gazetari Blendi Fevziu po udhëton në vendet e Afrikës duke eksploruar kulturat e ndryshme. në ndalesën e tij të radhës në Namibi, gazetari ka vendosur të provojë edhe një specialitet të rrallë vendas, mishin e krokodilit.

    I shoqëruar nga një vendas ku nga videoja mësohet se quhet Kuda, Fevziu zhvillon me të një bisedë të shkurtër për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

    Blendi Fevziu: Mishi i krokodilit është shumë popullor në disa vende të Afrikës, edhe pse i rrallë. Shumë vitemë parë kam provuar në Kenia, do doja ta provoja edhe në Namibi. Kuda, ky është krokodil?

    Kuda: Po, ky është krokodil.

    Blendi Fevziu: Ne mund ta hamë krokodilin?

    Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

    Blendi Fevziu: Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

    Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

    Blendi Fevziu: Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

    Kuda: Është një specialitet.

    Gazetari ka ndarë edhe disa video në InstaStory të zvarranikëve gjigandë.

  • Pas pushimeve të gjata në Jug, Dua Lipa jehonë Shqipërisë! Këngëtarja e rendit atë si vendin më të bukur për t’u vizituar në botë për revistën prestigjioze

    Pas pushimeve të gjata në Jug, Dua Lipa jehonë Shqipërisë! Këngëtarja e rendit atë si vendin më të bukur për t’u vizituar në botë për revistën prestigjioze

    Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa në një intervistë të fundit për revistën franceze “Vogue’, ka komentuar edhe pushimet në Jug të Shqipërisë.

    Dua Lipa e ka renditur Shqipërinë në krye të listës si vendet më të bukura për t’u vizituar në botë, ku citonte “Shqipëria, një destinacion në pritje të eksplorimit, është rrezatuese me plazhet e saj fantastike, terrenet shkëmbore dhe fshatrat tradicionale, shumica e të cilave mbeten ende të paprekura nga turizmi masiv”.

    Për superstarin, Shqipëria lë pas edhe vende si Tokio, plazhet Xhamajkane apo ishujt e Peloponezit pasi ofron një kombinim të mrekullueshëm, ku natyra ka mbetur ende a paprekur nga dora e njeriut apo ato që ofrojnë kulturë të larmishme.

    Kujtojmë se artistja 28-vjeçare këtë verë qëndroi për një kohë të gjatë në Jug të Shqipërisë ku nuk munguan fotot piktoreske, video me këngë tradicionale, ku të gjitha këto i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

  • Kiara bën ndryshim në pamje, ja si e pritën fansat

    Kiara bën ndryshim në pamje, ja si e pritën fansat

    Kiara Tito ka vendosur të bëjë një ndryshim me flokët pas mbarimit të pushimeve dhe sezonit veror. Moderatorja ka postuar disa foto ku shfaqet me flokët e lyerja me fije bjonde.

    Më pas ajo ka postuar edhe një status ku pyet fansat nëse u pëlqen ndryshimi.

  • Prishet marrëdhënie mes Sarës dhe Dafinës?!

    Prishet marrëdhënie mes Sarës dhe Dafinës?!

    Komentet e fundit mes Dafinës dhe Ledrit kanë trazuar internetin dhe shkak është bërë kënga më e re e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Elgit Dodën, “Si Mua”

    Çdo gjë nisi në TikTok, ku sipas videove virale, Dafina dhe Ledri, të cilët janë ndarë prej vitesh, kanë komunikuar përmes teksteve të këngës.

    Në këngën e “E keni dit” Ledri thotë:

    “Ti kom dhon krejt
    Ti kom dhon krejt
    Ama loqk m’le vetëm”

    Ndërsa në bashëpunimin e fundit të Dafinës, në tekst thuhet:

    “Se ti kam dhon krej
    Mi ke dhon krejt
    Ama sot prap vetëm”

    Pas videove virale, ka qënë një koment i Ledrit në një postim të Dafinës, ai që trazuar akoma më shumë këtë histori.

    “Ti kom dhon krejt” komenton Ledri në postimin e Dafinës, ku ajo pyet fansat se cila është pjesa e preferuar e këngës.

    Si pasojë fansat u ndanë në grupe, ku një pjesë mendonte se ishte një shaka e tepruar dhe një mosrespekt ndaj Sarës ndërsa pjesa tjetër komentonte se është thjesht një reagim ndaj zhurmës së madhe që u bë në TikTok.

    Pas gjithë këtyre teorive, duket se tashmë nuk ekziton më një miqësi mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.

    Sara dhe Dafina kanë bërë disa postime ku janë parë me njëra-tjetrën, duke lënë pas të shkuarën edhe pse Ledri ka qënë i dashuri i Dafinës.

    Dhe pas situatave të fundit, Sara dhe Dafina nuk ndiqen më në Instagram nga njëra-tjetra, duke treguar qartë se marrëdhënia e tyre nuk është më siç ka qënë më përpara.

  • ‘Më thuaj ku je të vij të takoj’, Stresi mesazh për Cllevion pas ofendimeve nga familja

    ‘Më thuaj ku je të vij të takoj’, Stresi mesazh për Cllevion pas ofendimeve nga familja

    Stresi së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes së cilit i është drejtuar Cllevios.

    Kjo pasi ai në disa raste në rrjete sociale ka përmendur atë dhe e ka sharë familjen e tij.

    Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) kërkon që të ballafaqohen me njëri-tjetrin, por duke lënë anash familjet.

    Postimi i plotë i Stresit i publikuar në InstaStory (pa ndërhyrje):

    “I kërkoj falje familjes time që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme.

    E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot është familja.

    Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj.

    Ti more karkalec njeriu më i urryer në Shqipëri më thuaj ku je dhe të premtoj se do vij të takoj, t’i lëmë familjet jashtë.

    Si burrat veç unë e ti?”.

  • Almeda Abazi rikthehet si prezantuese në Shqipëri, zbulohet ku do e shohim

    Almeda Abazi rikthehet si prezantuese në Shqipëri, zbulohet ku do e shohim

    Almeda Abazi do të rikthehet në Shqipëri si prezantuese. Kryefjala.com ka mësuar se Almeda ka marrë ftesë për të prezantuar festivalin e fundvitit në RTSH. Organizatorët dhe drejtori i përgjithshëm gazetari i mirënjohur, Alfred Peza po merren seriozisht me eventin më të madh të vitit.

    Almeda ka prezantuar vite më parë “Kënga Magjike” si dhe programin “Dancing with the Stars”.

    Ajo jeton prej vitesh në Turqi dhe është martuar me një prej aktorëve më të famshëm turk, Tolgahan Sayisman. Së fundmi çifti ishte me pushime në jug të Shqipërisë, por mesa duket Almeda do të rikthehet sërish në fundvit për festivalin në RTSH.

  • Fero la muzikën për fenë islame, ‘shpërthen’ profesori: ‘Një analfabet, delikuent. Përfundoi në kthetrat e fanatizmit fetar’!

    Fero la muzikën për fenë islame, ‘shpërthen’ profesori: ‘Një analfabet, delikuent. Përfundoi në kthetrat e fanatizmit fetar’!

    Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi Fero i habiti të gjithë kur njoftoi se po hiqte dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohej fesë Islame.

    Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin të ruajtura.

    Vendimi i tij solli reagime të shumta në publik, ndërsa pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje.

    Profesori e cilëson fatkeqësi përfundimin e Feros në kthetrat e fanatizmit fetar, të cilin e quan shkatërrues për njeriun, duke ia kaluar të gjitha drogave bimore.

    “Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”- ka shkruar ai.