Category: Showbiz

  • Për hir të bukurisë, Jennifer Aniston ka provuar një trajtim me sp*rmë salmoni

    Për hir të bukurisë, Jennifer Aniston ka provuar një trajtim me sp*rmë salmoni

    Jennifer Aniston do të “provojë një herë thuajse gjithçka”. Në intervistën e saj për “WSJ Magazine” ajo ka ndarë këndvështrimin e saj për plakjen dhe ka rrëfyer se ka përdorur spermë peshku në fytyrë.

    “Në fillim thashë ‘e ke seriozisht? Si e merr spermën e salmonit?’”, thotë Aniston. Ajo guxoi dhe e provoi trajtimin, por shprehet se nuk është e sigurt nëse ka funksionuar vërtet.

    Në fakt, nuk ka mjaftueshëm studime shkencore që të provojnë se sperma përmban mjaftueshëm proteina prej të cilave lëkura mund të përfitojë nëse aplikohet.

    Megjithatë, aktorja i beson injeksioneve me peptide. Këtë terapi ajo e aplikon çdo javë dhe konsiston në injektimin e amino acideve në gjak për të rritur prodhimin e kolagjenit. “Mendoj se është e ardhmja”, shprehet Aniston.

    Jennifer është ndër yjet që ka folur haptazi për trajtimet kozmetike duke çmitizuar sekretet e bukurisë hollivudiane./tvklan.a

  • E kritikuan për fustanin e zi te dasma e kunatës, reagon Einxhel: Vetëm në Shqipëri ngjyra e fustanit tregon respekt

    E kritikuan për fustanin e zi te dasma e kunatës, reagon Einxhel: Vetëm në Shqipëri ngjyra e fustanit tregon respekt

    Pak ditë më parë, Dagz martoi motrën dhe sigurisht në dasmë ishte bashkë me Einxhelin, e cila mori vëmendje me fustanin. Komentet për fustanin e Einxhelit ishin të shumta, ku disa shpreheshin kritikë për këtë zgjedhje.

    Sot përmes një videoje në Insta Story Einxhel ka sqaruar publikun se zgjodhi fustan të zi për shkak të formave trupore. Ajo jep edhe një mesazh duke thënë se ngjyra e fustanit nuk përcakton respektin dhe dashurinë ndaj kunatës.

    “Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku respekti ku dashuria tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di kush është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt, por unë jam me atë që tregohet me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit. Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq e që nuk durojnë njëra-tjetrën. Ndaj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time. Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli, doja lejla por format e mia trupore nuk ishin gati, dhe kunata më sugjeroi të ziun”, tha Einxhel.

  • ‘Ose është i pasur ose e ka të…’, italianët nuk e përtypin dot lidhjen e Jorit me Fredin, reagon reperi

    ‘Ose është i pasur ose e ka të…’, italianët nuk e përtypin dot lidhjen e Jorit me Fredin, reagon reperi

    Teksa fansat shqiptar e kanë pritur shumë mirë lidhjen e re të Jori Dellit me Fred De Palma, nuk mund të themi të njëjtën gjë për italianët. Jori ka postuar së fundmi disa foto të tyre, por komentet nga italianët janë të shumta duke kritikuar Fredin. Reperi zgjodhi t’i përgjigjej njëri prej tyre.

    “Si e “bën” një djalë me një tatuazh palme në fytyrën e tij është një mister”, shkruan komentuesi.

    “O è ricco o è rocco”, i përgjigjet një tjetër komentues, një shprehje që i referohet një personi të pasur ose madhësisë së organit të tij gjenital.

    “O è ricco o è rocco (Ose është i pasur ose e ka të madh)”.

    “Ose të dyja”, i përgjigjet Fred De Palma.

  • Pas Alban Ramosajt dhe Feros, një tjetër artist kosovar tërhiqet përgjithmonë nga muzika (Foto)

    Pas Alban Ramosajt dhe Feros, një tjetër artist kosovar tërhiqet përgjithmonë nga muzika (Foto)

    Gjatë kësaj jave emra të njohur të muzikë shqiptare kanë habitur fansat me vendimet e tyre për të hequr dorë nga muzika.

    Pas largimit të Alban Ramosaj dhe reperit Fero Fera, një tjetër artist kosovar ka vendosur të lërë muzikën.

    Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Noga. Me anë të një postimi në Instagram, artisti ka lajmëruar fansat e tij se shkaku i këtij vendimi është pasi ai ka vendosur që t’i përkushtohet familjes, shkollimit dhe biznesit.

    “Popull i dashur edhe unë po tërhiqem nga muzika përgjithmonë se 17 vite karrierë që në moshën 12 vjeçare me Mc Kreshën, Lyrical Son që kam filluar. Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi familjar. Respekt e faleminderit shumë, Zoti ju bekoftë”- shkroi Noga në deklaratën e tij.

  • Efi pritet të drejtojë “Për’puthen”? Ish-banorja e BBV zbulon si qëndron e vërteta (Foto)

    Efi pritet të drejtojë “Për’puthen”? Ish-banorja e BBV zbulon si qëndron e vërteta (Foto)

    Efi Dhedhes, ish-banore e “Big Broither VIP” dhe ish-konkurente e “Për’puthen”, aty ku u bë edhe e famshme, është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë për të marrë pikërisht drejtimin e dating show-t. Ka qenë vetë Efi në fakt që ka paralajmëruar më shumë se njëherë në rrjetet e saj sociale se duke nisur nga vjeshta mund të vijë me një projekt interesant, megjithëse nuk ka specifikuar nëse do të jetë në televizion apo jo.

    Gjithsesi, edhe pse nuk ka eksperiencë si moderatore, fansat e Efit dhe jo vetëm, duket se duan ta shohim në drejtimin e programit të Top Channel dhe për këtë e kanë pyetur edhe sot në rubrikën “Ask me a question” në Instagram. E në fakt, ndryshe nga herët e tjera Efi nuk ka hezituar të kthejë një përgjigje, duke u shprehur se (emisionin) “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

    Kjo në fakt është hera e parë që ish-konkurentja e “Për’puthen” flet për drejtimin e programit dhe konfirmon se do donte të ishte në drejtimin e tij dhe duke marrë parasysh marrëdhënien shumë të mirë me autoren, Olsa Muhameti, nuk do ishte cudi ta shihnim në pozicionin “e lakmuar” edhe nga të tjera vajza të ekranit.

  • E papritur! Fero heq dorë nga muzika:Ju lutem mos i dëgjoni këngët e mija. Falem 5 herë në ditë dhe pendohem te Allahu!

    E papritur! Fero heq dorë nga muzika:Ju lutem mos i dëgjoni këngët e mija. Falem 5 herë në ditë dhe pendohem te Allahu!

    Vetëm pak ditë më parë, Alban Ramosaj hoqi dorë nga muzika dhe pas tij një tjetër këngëtar ka vendosur të largohet përfundimisht nga muzika dhe bëhet fjalë për Feron.

    I gjendur mes telasheve të shumta, Fero duket se ka vendosur t’iu largohet atyre përfundimisht dhe duket se një ndër këto telashe për të paska qënë edhe muzika.

    Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai shpjegon arsyen që e ka bërë t’i largohet përfundimisht muzikës dhe është pikërisht praktikimi i fesë Islame.

    Në lajmërimin e tij zyrtar, Fero shkruan:

    Përshëndetje miq, doja t’ju njoftoja se kohëve të fundit kam pasur disa sfida ne jetën time, tê cilat me ndihmen e Allahut i kam kaluar. Une kam vendosur që pêrfundimisht të largohem prej muzikès, arsyeja kryesore është se kohëve te fundit kam studiar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtohem fesë islame dhe familjes time”.

    “Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që kam kënduar dhe çdo tekst qe e kam shkruar. Pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bërë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija t’i fshijë ato kënge ose mos t’i dëgjojë asnjëherë, le të largohet nga kjo gjë e kotë”.

    “E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë, do të thone se a e dini se cfare mëkate ke bërë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut tè Lartèsuar”, shkruan ndër të tjera reperi.

  • Luiz Ejlli sërish në telashe? Përballet me policinë dhe habit me veprimin epik (Video)

    Luiz Ejlli sërish në telashe? Përballet me policinë dhe habit me veprimin epik (Video)

    Duket se fama nuk e ka ndihmuar këtë herë Luiz Ejllin, e cili është gjobitur nga policia, duke vërtetuar qartë parimin se para ligjit jemi të gjithë të barabartë.

    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet ish-banori i ‘BBV’ i cili është ndaluar nga policia bashkiake për shkak se ka parkuar makinën në vendin e gabuar.

    Artisti shihet ta ketë marrë me shumë sportivitet gjobitjen nga policia, duke e pranuar gabimin e bërë, teksa buzëqesh.

    Pas pushimeve që ka kaluar së bashku me Kiarën në Turqi, Luizi i është rikthyer përditshmërisë së tij, duke vijuar të marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme.

    Nga ana tjetër, Luizi po përflitet se ka nisur xhirimet e këngës së tij të re, për të cilën deri tani nuk janë zbuluar shumë detaje.

    https://www.cdnimpuls.com/video/64e4caa587e30.mov

  • Stresi zbulon aksidentalisht portretin e të dashurës së re (Video)

    Stresi zbulon aksidentalisht portretin e të dashurës së re (Video)

    Vetëm pak kohë më parë, në një rrëfim, Stresi zbuloi se është në një lidhje dashurie dhe sa i përket portretit të vajzës, ai ka dashur ta mbajë sekret.

    Por duket se ky sekret nuk ka zgjatur shumë pasi, ditën e djeshme, reperi ka zbuluar aksidentalisht fytyrën e të dashurës së tij, teksa ka qënë “live” në profilin e tij të Instagramit.

    Videoja, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, tregon vajzën me flokë brune, duke mbajtur syze dielli.

    Arkimedi, i cili lajmëroi se sapo ka mbyllur sezonin e tij të koncerteve, po shijon pushimet me të dashurën e tij të re.

    Ende nuk është zbuluar se cili është identiteti i vajzës që është shfaqur në videon e që po qarkullon kudo në internet.

    Kliko për të parë videon: stresi

  • Në ditëlindjen e të birit, Olta Gixhari publikon foton e parë më bashkëshortin (FOTO LAJM)

    Në ditëlindjen e të birit, Olta Gixhari publikon foton e parë më bashkëshortin (FOTO LAJM)

    Aktorja Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike mbi jetën e saj personale. Mirëpo, ekspozimi në realityshow e detyroi të mos mbante më sekrete. Olta e përfshiu Dorin në shumë biseda duke e bërë popullor për publikun e saj.

    Djali i Olta Gixharit, Amari ka festuar ditëlindjen e 3. Në këtë ditëlindje, aktorja ka publikuar portetin familjar dhe gjithashtu foton e parë të bashkëshortit të saj Dori, në profilin e saj në Instagram.

    “Familja eshte pika ime me e rendesishme!
    Faleminderit per urimet tuaja dhe ju uroj te jeni te lumtur me te dashurit tuaj
    Me shume dashuri nga ne te tre ❤️❤️❤️”, shkruan Olta.

    Aktorja Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike mbi jetën e saj personale. Mirëpo, ekspozimi në realityshow e detyroi të mos mbante më sekrete. Olta e përfshiu Dorin në shumë biseda duke e bërë popullor për publikun e saj.

  • Zhytet në Palasë, Blendi Fevziut i ndodh ajo që nuk ia priste mendja kurrë

    Zhytet në Palasë, Blendi Fevziut i ndodh ajo që nuk ia priste mendja kurrë

    Gazetari Blendi Fevziu ka postuar në rrjetet sociale një video nën ujë gjatë zhytjes në Green Coast Resort në Palasë.

    https://www.instagram.com/blendifevziu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=55a55cae-752f-416f-ae8e-477cd390ffdc
    Gjatë zhytjes, gazetari ka gjetur 1000 lekë të rinj në fund të detit.

    Pas publikimit të videos, me nuanca humori, Fevziu shkroi se është kontaktuar nga shumë shqiptarë, të cilët i kanë thënë se kartëmonedha është e tyre dhe ngre pyetjen “kaq shumë lekë humbkan në det në Shqipëri?”

    “Pasi gjeta 1000 lekë nën det me shumë se 100 veta më kanë shkruajtur dhe thonë që i kanë humbur ata. Kaq shume lekë humbkan në det në Shqipëri?”-shkruan Fevziu në rrjetet sociale.