Category: Showbiz

  • Ish-partneri i saj i kërkon një mundësi të dytë, Roza Lati: E vetmja arsye se përse nuk i bëj bllok ‘ish-ave’ është…

    Ish-partneri i saj i kërkon një mundësi të dytë, Roza Lati: E vetmja arsye se përse nuk i bëj bllok ‘ish-ave’ është…

    Moderatorja Roza Lati njihet për natyrën e saj shpërthyese e pa komplekse ku shpesh zgjedh të jetë shumë afër me ndjekësit e saj, duke postuar thuajse çdo ditë copëza nga përditshmëri e saj.Së fundmi ajo ka postuar në “Instastory”, një video ‘meme’ ku shkruhet: Ishi ‘toksik’: A mund të më japësh edhe një mundësi?

    Me:

    Video ku shfaqet një vajzë teksa largon insektet, por krahas postimit moderatorja ka shkruar edhe “ E vetmja arsyeje se përse nuk i bëj bllok ex-ave është që ata të mund të shohin çfarë kanë humbur. Jo se po kanë rrugë kalimi me m’shkrujt prap”.

  • Rinisin paditë kundër dy kompanive të Michael Jackson për abuzim seksual me fëmijët

    Rinisin paditë kundër dy kompanive të Michael Jackson për abuzim seksual me fëmijët

    Dy shtetas amerikanë që akuzuan Michael Jackson se i kishte abuzuar seksualisht në fëmijëri, mund të rinisin paditë e tyre kundër kompanive në pronësi të këngëtarit që vdiq në vitin 2009, ka vendosur një gjykatë apeli në Kaliforni, sipas “The New York Times”.

    Wade Robson 40 vjeç dhe James Safechuck 45 vjeç thanë se Jackson i kishte abuzuar për vite me radhë dhe se punonjësit e kompanive Mjj Productions dhe Mjj Ventures kishin vepruar si bashkëpunëtorë, miq intim dhe te besuar, “alter ego” në abuzimet.

    Paditë pretendojnë se punonjësit e kompanive kishin një “detyrë kujdesi” ndaj djemve dhe nuk kishin marrë masa për të parandaluar abuzimin.

    Historitë e Robson dhe Safechuck u shfaqën në dokumentarin e HBO-së të vitit 2019 “Leaving Neverland”, në të cilin dy personat akuzuan Jackson se i ngacmonte dhe krijonte marrëdhënie me familjet e tyre për të pasur akses në trupat e tyre.

    Robson dhe Safechuck ngritën padi kundër kompanive përkatësisht në 2013 dhe 2014, por të dyja rastet u hodhën poshtë në vitin 2017, pasi ato e kishin tejkaluar statutin e kufizimeve të Kalifornisë.

    Çështjet u rihapën në vitin 2020, pasi një ligj i ri shtetëror u dha paditësve në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve kohë shtesë për të ngritur padi.

    Në tetor 2020 dhe prill 2021, paditë u pushuan përsëri kur një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit vendosi se dy kompanitë dhe punonjësit e tyre nuk ishin të detyruar ligjërisht t’i mbronin paditësit nga Jackson.

    Por, Gjykata e Dytë e Apelit e Qarkut të Kalifornisë vendosi dje se “një kompani që lehtëson abuzimin seksual të fëmijëve nga një prej punonjësve të saj nuk përjashtohet nga detyra afirmative për t’i mbrojtur ata fëmijë thjesht sepse është pronë ekskluzive e “autorit të abuzimit”.

    Për këtë arsye, çështjet do të rihapen në gjykatën më të ulët.

  • Dy divat bëjnë xing, Beyonce dhe Elvana me të njëjtin fustan, por kush e veshi e para

    Dy divat bëjnë xing, Beyonce dhe Elvana me të njëjtin fustan, por kush e veshi e para

    Beyonce dhe Elvana Gjata janë shfaqur me të njëjtin fustan. Fustani është stiluar nga Valdrin Sahiti dhe të parës ia kemi parë Elvanës në koncertin “Dekada”.

    Pas këngëtares shqiptare, edhe Beyonce e ka zgjedhur fustanin për ta veshur në turneun e saj.

    Të dyja vajzat duken shumë elegante me fustanin e zi, me dekoltenë e hapur në formë U-je dhe me pupla të bardha mbi supe.

  • Reperi italian publikon foton e Jorit: Sytë zemra!

    Reperi italian publikon foton e Jorit: Sytë zemra!

    Reperi italian ka ndarë ditën e sotme një foto të Jori Dellit, duke konfirmuar edhe me figurë lidhjen e tyre. Modelja me origjinë shqiptare, shihet teksa është në gjumë në makinë, e kjo foto është shoqëruar me disa zemra nga ana e Fred.

    Mesa duket çifti ka nisur pushimet së bashku.

    Kujtojmë se Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, ishte ai që publikoi pak ditë më parë një foto me modelen shqiptare, e cila dukej me shpinë.

    Reperi e ka shoqëruar postimin me shenjën e infinitit, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet me emrin e Jorit.

    Kujtojmë që më herët Jori u përfol për një romancë me Noizyn. Jori ishte modele në një nga klipet e reperit dhe kaq mjaftoi që ata të aludoheshin për një romancë.

    Mirëpo vetë Delli në disa intervista ka treguar se nuk kishte asgjë më shumë se miqësi dhe punë.

  • Çfarë ka ndodhur? Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen të mërzitur

    Çfarë ka ndodhur? Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen të mërzitur

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë.

    Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

    Pas mbarimit të “BBV2” Luizi dhe Kiara kanë qenë shumë të angazhuar me projekte të ndryshme dhe më në fund pas kaq muajsh gjetën pak kohë për të shkuar me pushime. Ata kaluan disa ditë si çift në Turqi, ku kanë ndarë me ne foto dhe video gjatë atyre ditëve.

    E tashmë pushimet për ta mbaruan dhe janë rikthyer në Tiranë për të vazhduar me projektet e tyre, por duket se nuk janë shumë të lumtur e këtë na e kanë treguar me foton e postuar në Instastory.

  • “Do nisem për në Maldivet e Evropës, por s’kam drita”, Vis Pupa thirrje Kumbaros: S’bëj dot dush, si t’i gënjej turistët që solla

    “Do nisem për në Maldivet e Evropës, por s’kam drita”, Vis Pupa thirrje Kumbaros: S’bëj dot dush, si t’i gënjej turistët që solla

    Numri i turistëve që kanë vizituar vendin ka qenë i lartë këtë verë dhe nuk kanë munguar as lavdet nga kabineti qeveritar.

    Por jo të gjithë mendojnë njësoj. Aktori Elvis Pupa ngre një shqetësim, i cili ndodh shpesh edhe gjatë sezonit turistik, ikja e energjisë elektrike.

    Përmes një videoje në Intsagram, ai shprehet se ka sjellë disa turistë nga Australia dhe ia ka sugjeruar vendin tonë për pushime, por teksa përgatiten për të shkuar në jug, në kryeqytett mungon energjia elektrike dhe kjo nuk i lejon as të bëjnë dush.

    Ai i ben thirrje ministers së Kulturës, Mirela Kumbaro që të zgjidhin problemin, sepse “nuk mund t’i gënjëjë” për shumë gjatë turistët australianë lidhur me mungesën e energjisë./Albeu.com

  • “Ai kapitull u mbyll”- Ishin shoqe të pandara në BBV, por raporti me Kiara Titon u prish! Efi rrëfen ç’ndodhi me moderatoren, si reagon kur e pyesin nëse është ndarë nga partneri

    “Ai kapitull u mbyll”- Ishin shoqe të pandara në BBV, por raporti me Kiara Titon u prish! Efi rrëfen ç’ndodhi me moderatoren, si reagon kur e pyesin nëse është ndarë nga partneri

    Raportet e ish-banorëve të “Big Brother” kanë mbajtur pezull publikun që pas përfundimit të spektaklit. Teksa ende nuk i kemi parë bashkë që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si është raporti mes Efi Dhedhes me Kiara Titon.

    Ndonëse ndiqen në rrjete sociale, ende nuk kemi parë shenja të miqësisë mes dy vajzave, të cilat nuk u ndanë mirë nga përfundimi i “Big Brother Vip”. Disa ditë më parë, rrjeti u bë “lëmsh”, pasi Efi postoi një video, duke iu përgjigjur një fansi që e quante “llullë”, epitet ky i përdorur për moderatoren Kiara Tito.

    Mirëpo, së fundmi Efi u ka dhënë fund aludimeve nëse postimi i saj me “vape” ishte kunjë për Kiara Titon, teksa shtoi se nuk ka arsye se përse të hedhë kunja ndaj personave të tjerë.

    “Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista. Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja. Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti”, tha Efi.

    Ajo shton se kapitulli i “BBV” është mbyllur, e se kërkon që të marrë vëmendje për gjëra të tjera e jo për të tilla veprime.

    “Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull. Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera”, u shpreh Efi.

    Më tej, Efi është pyetur dhe për marrëdhënien e saj me Mikelën, një tjetër ish-banore e BBV, njëkohësish edhe mike e saj, për të cilët u shpreh se nuk janë distancuar dhe se vazhdojnë të kenë miqësi.

    “Nuk jemi distancuar kurrë, por në momentin që rritemi nuk është më shoqëria si më parë, pasi secili ka punët e veta. Kemi marrë drejtimet tona por nuk që kemi prishur shoqërinë”, u shpreh ish-banorja e BBV.

    E pyetur lidhur me karrierën e saj televizive, dhe nëse do ta shohim në ndonjë program televiziv, Efi u shpreh se nuk ka asgjë në planet e saj dhe se tashmë është e fokusuar në biznes. Megjithatë, të gjithë po presin pjesëmarrjen e saj në “Dancing with the Stars”.

    Ish-finalistja e “Big Brother” do të jetë pjesë e sfidës së kërcimit, duke treguar kështu një anë tjetër të sajën. Vetëm pak javë më parë, u përfol se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.

    “Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.

    “Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.

    Vera për të ka qenë një moment i mirë për të pushuar. Brunia seksi ka bërë disa ditë pushimesh luksoze në Monako, ku edhe nuk i ka kursyer pozat në rrjetet sociale. Por teksa të gjithë prisnim ta shikonim me të dashurin, ajo edhe njëherë na tregoi se këto ditë, ka qenë single, duke shijuar pushimet luksoze.

    Tashmë, para se të nisi eksperienca e saj e re televizive, ajo ka folur edhe njëherë për raportet e krisura brenda shtëpisë së “Big Brother”.

  • Sarah Berisha rikthehet në ekran, i thotë “Po” sfidës për… Ja ku do e shohim ish-banoren BBV

    Sarah Berisha rikthehet në ekran, i thotë “Po” sfidës për… Ja ku do e shohim ish-banoren BBV

    “Dancing with the stars” do të rikthejë sërish në ekran Sarah Berishën. Blogerja mori famë me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother” dhe që atëherë ka preferuar që të fokusohet më së shumti tek karriera në rrjetet sociale, ku edhe është ndër blogeret më të ndjekura.

    Por ftesa për të qenë në sfidën e kërcimit, ka bërë që ajo mos të ketë mundësi ta refuzojë. Kështu, ajo është emri i radhës që i bashkohet kastës së artistëve, që nga fillimi i tetorit do të nisë në televizion.

    Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi, Nora Istrefi. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohen sfidës, në garë për çmimin e madh.

    Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”. Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”.

    Kujtojmë se vitin e shkuar, Megi Pojani ishte një ndër finalistet e këtij spektakli, ndërsa këtë vit ajo merr postim e moderatores, që do të presë të ftuarit në Gold Room. Ndërkaq Bora Zemani ka hequr dorë përfundimisht nga “Përputhen” për t’u bërë kështu moderatore e vetëm këtij formati.

    Ndërkaq që emra të tjerë pritet t’i bashkohen sfidës së kërcimit, por emrat e tyre po mbahen sekret nga produksioni për t’u prezantuar në nisje të sezonit të ri që do të nisë deri në shtator.

  • “Bum turistik”- Mediat ndërkombëtare elozhe Shqipërisë, Krist Aliaj replikon: Krim, korrupsion dhe narkokulturë!

    “Bum turistik”- Mediat ndërkombëtare elozhe Shqipërisë, Krist Aliaj replikon: Krim, korrupsion dhe narkokulturë!

    Shqipëria ka qenë kryefjala e mediave të huaja. Të shumta kanë qenë prestigjiozet ndërkombëtare që kanë publikuar artikujt e tyre, duke e renditur vendin tonë, në një prej vendeve që duhet vizituar këtë verë.

    Që nga “Daily Mail” te “CNN”, nuk ndalet në mediat e huaja jehona e Shqipërisë turistike dhe suksesit të jashtëzakonshëm. Të njëjtën tablo ka paraqitur edhe media britanike “Financial Times”, e cila ka publikuar një plazh të Shqipërisë që e quan “Një Itali e vogël”, duke shkruar: “Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequrreputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik.”

    Por teksa ky shkrim mund të konsiderohet krenari për vendin tonë, të njëjtin mendim nuk ka pasur Krist Aliaj.

    Por teksa ky shkrim mund të konsiderohet krenari për vendin tonë, të njëjtin mendim nuk ka pasur Krist Aliaj. Ish-finalisti i “Big Brother” ka zgjedhur të komentojë te ky post, dhe duhet thënë komenti nuk ka qenë aspak mbështetës. Edhe këtu, Kristi ka zgjedhur të bëjë antagonistin, duke treguar opinionin e tij për vendin tonë.

    “Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar – korrupsioni – infrastruktura e keqe – shërbimi i ulët – elita e pasur e re – narkokultura… që tërheq turistët – jo vetë kostoja e ulët”, ka shkruar Kristi, duke zgjedhur të bëjë antireklamën e vendin të tij.

    Natyrisht që në rrjet reagimet kanë qenë të shumta, por kjo nuk e ka bërë atë që të ndryshojë mendje apo të fshijë postimin.

  • Fjolla Morina merr veten, shfaqet në formë pas kaq kohësh

    Fjolla Morina merr veten, shfaqet në formë pas kaq kohësh

    Pas disa javëve larg rrjetet sociale dhe pas shtrimit në spital siç raportuan mediat, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer.

    Këngëtarja është shfaqur në formë në fotot e fundit të postuara në InstaStory teksa ka nisur edhe punën në biznesin e saj duke iu rikthyer kështu jetës normale.

    Pak javë më parë përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja bëri me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

    “Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë. Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video ku shfaqej me vajzën.