Category: Showbiz

  • “Bum turistik”- Mediat ndërkombëtare elozhe Shqipërisë, Krist Aliaj replikon: Krim, korrupsion dhe narkokulturë!

    “Bum turistik”- Mediat ndërkombëtare elozhe Shqipërisë, Krist Aliaj replikon: Krim, korrupsion dhe narkokulturë!

    Shqipëria ka qenë kryefjala e mediave të huaja. Të shumta kanë qenë prestigjiozet ndërkombëtare që kanë publikuar artikujt e tyre, duke e renditur vendin tonë, në një prej vendeve që duhet vizituar këtë verë.

    Që nga “Daily Mail” te “CNN”, nuk ndalet në mediat e huaja jehona e Shqipërisë turistike dhe suksesit të jashtëzakonshëm. Të njëjtën tablo ka paraqitur edhe media britanike “Financial Times”, e cila ka publikuar një plazh të Shqipërisë që e quan “Një Itali e vogël”, duke shkruar: “Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequrreputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik.”

    Por teksa ky shkrim mund të konsiderohet krenari për vendin tonë, të njëjtin mendim nuk ka pasur Krist Aliaj.

    Por teksa ky shkrim mund të konsiderohet krenari për vendin tonë, të njëjtin mendim nuk ka pasur Krist Aliaj. Ish-finalisti i “Big Brother” ka zgjedhur të komentojë te ky post, dhe duhet thënë komenti nuk ka qenë aspak mbështetës. Edhe këtu, Kristi ka zgjedhur të bëjë antagonistin, duke treguar opinionin e tij për vendin tonë.

    “Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar – korrupsioni – infrastruktura e keqe – shërbimi i ulët – elita e pasur e re – narkokultura… që tërheq turistët – jo vetë kostoja e ulët”, ka shkruar Kristi, duke zgjedhur të bëjë antireklamën e vendin të tij.

    Natyrisht që në rrjet reagimet kanë qenë të shumta, por kjo nuk e ka bërë atë që të ndryshojë mendje apo të fshijë postimin.

  • Fjolla Morina merr veten, shfaqet në formë pas kaq kohësh

    Fjolla Morina merr veten, shfaqet në formë pas kaq kohësh

    Pas disa javëve larg rrjetet sociale dhe pas shtrimit në spital siç raportuan mediat, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer.

    Këngëtarja është shfaqur në formë në fotot e fundit të postuara në InstaStory teksa ka nisur edhe punën në biznesin e saj duke iu rikthyer kështu jetës normale.

    Pak javë më parë përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja bëri me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

    “Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë. Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video ku shfaqej me vajzën.

  • Rikthehet fuqishëm Enca, bën namin kënga e re

    Rikthehet fuqishëm Enca, bën namin kënga e re

    Enca është rikthyer më në fund në muzikë ku i ka munguar publikut prej një viti. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Albanian”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

    Kënga vjen me videoklip dhe sigurisht përmban motive shqiptare që nga veshja e deri te flokët e Encës me shqiponjë. Melodia e këngës është nga vetë Enca dhe teksti gjithashtu nga ajo dhe Muma.

    Kënga pak minuta pas publikimit ka arritur mijëra shikime duke bërë namin edhe me komente. Po ju lëmë ta ndiqni në vazhdim.

  • Vajza e Jozefina Topallit u martua disa javë pasi ai celebroi dashurinë me Kiara Titon, Luiz Ejlli ka një mesazh për ish-partneren! Si mori fund lidhja e tyre 10-vjeçare

    Vajza e Jozefina Topallit u martua disa javë pasi ai celebroi dashurinë me Kiara Titon, Luiz Ejlli ka një mesazh për ish-partneren! Si mori fund lidhja e tyre 10-vjeçare

    Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë në lidhje me martesën e ish-partneres së tij, Megi Topalli me të cilën ka bashkëjetuar 10 vite.

    Në një video live, Luizi është pyetur se çfarë mendon për dasmë e ish-partneres pasi kjo e fundit u kurorëzua disa javë pasi ai dhe Kiara Tito celebruan lidhjen në finalen e Big Brother Vip 2.

    “Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”, e pyetën fansat.

    “Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”, iu përgjigj Luiz Ejlli.

    Dasma e Megi Topallit

    Kujtojmë se në përfundim të Big Brother VIP Albania 2, Luizi dhe Kiara i thënë ‘Po’ me njëri-tjetrit para kamerave dhe dasma u përfol gjatë në media.

    Ndërsa disa javë pas dasmës së këngëtarit edhe ish-partnerja e tij, Megi Topalli vendosi të vishte edhe ajo fustanin e bardhë dhe u martua me babain e dy fëmijëve të saj.

    Ishte vetë vajza e Jozefina Topallit që ndau lajmin emocionues me ndjekësit në rrjetet sociale ku shprehej se kjo ishte një ditë e shenjtë për të.

    Ajo shkruan se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

    “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

    Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

    Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

    Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”, shkroi Megi Topalli, krahas imazheve.

    Fundi i lidhjes 10-vjeçare

    Megi dhe Luizi kanë pasur një lidhje 10-vjeçare shumë vite më parë, siç ka deklaruar vetë ky i fundit publikisht.

    Në një intervistë pas përfundimit të BBV, ai ka treguar se ndarja e tyre ka qenë paqësore dhe shprehur bindjen se “asaj iu është bërë qejfi jashtëzakonisht shumë” që ka fituar BBV, por theksoi se nuk i ka dërguar një mesazh urimi.

    Ndërkohë gjatë spektalit, mes lotësh, ai rrëfeu se ka tentuar t’i japë fund jetës pasi u nda nga vajza e Jozefina Topallit pas 10 vitesh që bashku dhe ngeli pa punë.

    Luiz Ejlli tregoi se hoqi dorë nga muzika pasi “mendova që rruga që po marr me këtë person ka më shumë rëndësi sesa kjo që po lë, u dorëzova para saj, nuk arriti kurrë të më kuptonte dëshirat e vërteta që kisha”.

    Por theksoi se gjithçka mori fund pasi u kthyen nga Franca dhe po jetonin së bashku në Tiranë.

    “Pasi u kthyem filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj, Për një zënkë momentale vendosëm që t’i japim fund. E mbaj mend atë natë që kam dalë nga shtëpia kam pasur makinën, ishte duke rënë shi dhe shtriva sendiljen, fjeta aty. Kisha 37 mijë lekë të vjetra në xhep dhe asgjë tjetër”, tregoi ai.

    Ai rrëfeu se teksa po përpiqej të ringrihej i mbyllën zyrën noteriale dhe ngeli pa punë, e njerëzit që i besonte nuk e ndihmuan.

    “Ishte moment i vështirë për mua, sa tentova të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës”, tregoi Luiz Ejlli.

  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëfejnë historinë e dashurisë përmes filmit, çifti ndan detajet, zbulohet titulli që kanë zgjedhur

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëfejnë historinë e dashurisë përmes filmit, çifti ndan detajet, zbulohet titulli që kanë zgjedhur

    Një nga historitë më të komentuara ndonjë herë të showbiz-it shqiptar ka qenë padyshim ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët qenë në vëmendje të të gjithë ndjekësve sidomos gjatë “Big Brother VIP 1”, ku puthja e tyre numëron miliona klikime në rrjete sociale.

  • Pasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, edhe Mozzik zbulon se është në një romancë! Reperi: E dua dhe…

    Pasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, edhe Mozzik zbulon se është në një romancë! Reperi: E dua dhe…

    Jeta private e reperit të njohur Mozzik ka qenë shumë e komentuar, edhe pse ai është treguar i rezervuar për të folur që pas ndarjes nga ish-partnerja e tij, Loredana Zefi.

    Ai është përfolur disa herë se ka nisur lidhje të reja, por vetë Mozzik nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar rreth tij.

    Por së fundmi ai ka thyer “rregullin” duke zbuluar statusin e tij në një postim në InstaStory.

    Teksa ka publikuar një foto të tij, reperi ka treguar që prej 11 muajsh ai është një lidhje dashurie.

    “Në fakt unë nuk jam beqar që 11 muaj dhe e dua shumë atë”, ka shkruar Mozzik.Ndërkohë ish-partnerja e tij Loredana Zefi ka konfirmuar disa javë më parë se është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.

    Atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja doli hapur me futbollistin 6 vite më të vogël. Në fotot e publikuara reperja duket shumë e lumtur krah njeriut të zemrës.

    Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

    Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën.

    Kujtojmë se historia dy repërëve mes shumë ndarjeve dhe ribashkimeve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik. Shpesh herë dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpërmjet deklaratave në rrjetet sociale apo koncertet e tyre.

  • “O hajde luj qyqek!”- Me shami në dorë dhe gotë në kokë, Dua Lipa e djeg me vallen shqiptare në Ksamil

    “O hajde luj qyqek!”- Me shami në dorë dhe gotë në kokë, Dua Lipa e djeg me vallen shqiptare në Ksamil

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer sërish në Jugun e Shqipërisë për pushime pasi kaloi disa ditë në Greqi.

    Dua Lipa po shijon disa ditë të qeta dhe relaksi pranë partnerit të saj, ndërsa sot na ka surprizuar me fotot e reja nga Shqipëria jonë e bukur.

    Artistja përpos fotove, artistja ka ndarë momente feste me rrethin e saj të shoqërisë teska ndodhet në Kep Merli, ku në ‘Instagram’ shfaqet me një gotë në kokë dhe kërcen me shami kwngwn, ku zakonet shqiptare i promovon tek 88.8 milionë ndjekësit e saj nga e gjithë bota.

    Kujtojmë se kjo është hera e tretë që këngëtarja viziton Jugun e Shqipërisë, ku fillimisht qëndroi disa ditë me familjen e saj, udhëtoi më pas Greqinë, dhe u rikthye sërish për t’ia prezantuar partnerit të saj Romain Gavras.

  • Luana e çon ‘Barbie’ në tjetër nivel, i bën flokët ngjyrë rozë

    Luana e çon ‘Barbie’ në tjetër nivel, i bën flokët ngjyrë rozë

    Mania e “Barbie” i ka fiksuar të gjithë me ngjyrën rozë dhe Luana duket se është bërë gjithashtu pjesë e këtij trendi. Por moderatorja ka vendosur që me ngjyrën rozë të ndryshojë flokët e saj.

    Luana është shfaqur me pamjen e re në postimin e fundit në InstaStory teksa pyet fansat nëse u pëlqejnë flokët e saj rozë.

    Duhet thënë se dhe ky look moderatores i shkon shumë.

    Kujtojmë që Luana do rikthehet së shpejti në ekran me “Love Island Albania

  • ‘Shalqiri është mish?’, Këngëtari shkrin së qeshuri të ftuarit, nuk kupton shqipen: Luleshtrydhja është lule e shtrydhur?

    ‘Shalqiri është mish?’, Këngëtari shkrin së qeshuri të ftuarit, nuk kupton shqipen: Luleshtrydhja është lule e shtrydhur?

    Ardian Bujupi ka qenë i ftuar në “Fol shqip show”, ku është përballur me një pyetësor se sa mirë i di ai fjalët shqip. Ardiani është rritur në Gjermani dhe duket se nuk i ka mirë punët me shqipen. Përgjigjet e tij i kanë shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të ftuarit.

    I pyetur për fjalën “Luleshtrydhe”, këngëtari u përgjigj se “është lule e shtrydhur” ndërsa shalqirin nuk e njihte si fjalë duke menduar se është mish.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/06b087ea1d789cfb07e63d395d39e8a6/64e00a3b/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068-euttp/oY2DoBUoQhPEPf3BS9MnbDuRK5AegooQv3lkIk/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=910&bt=455&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmozWGpc_vjoVUKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NjM2Zjw2NzQ3PDk2OmllaEBpajxqZjo6Zmg7bTMzZjczM0A0LjYtYWAtXzAxMmBgYmBgYSNfaGZscjRfMmNgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=20230818181054C999D087D2EA5CDA95A2&btag=e000a0000

  • Në pritje të djalit, Xhensila tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

    Në pritje të djalit, Xhensila tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

    Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur ata e konfirmuan në ditëlindjen e pestë të Ajkës, duke zbuluar edhe gjininë. Çifti do bëhet me djalë dhe Ajka me një vëlla.

    Së fundmi Xhensila ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur teksa shfaqet në një video me të bijën.

    Të dyja janë veshur njësoj me xhinse, teksa këngëtarja ka marrë pozicion për të treguar barkun në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël.