Category: Showbiz

  • Nëna apo nusja, cila vjen e para? Luizi bën një zgjedhje

    Nëna apo nusja, cila vjen e para? Luizi bën një zgjedhje

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë në vëmendje edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2. Çifti gjatë pushimeve në Bodrum ka hyrë live në Instagram ku Luizi i është përgjigjur edhe pyetjes se mes Kiarës dhe nënës kush vjen e para për të.

    Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.

    “Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”, tha Luizi.

  • Zbulohet një tjetër konkurrente e Dancing with the Stars, është ish-banorja e Big Brother VIP 1

    Zbulohet një tjetër konkurrente e Dancing with the Stars, është ish-banorja e Big Brother VIP 1

    “Dancing with the stars” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv dhe deri tani janë zbuluar disa emra që do t’i shohim në spektaklin e kërcimit.

    Mesa duket në spektakël do kemi shumë Sara. Përveç Sara Hoxhës që pritet ta shohim në juri, Sara Karajn si konkurrente, edhe një tjetër Sara do i bashkohet kastit. Kryefjala raporton se do shohim edhe Sarah Berishën, ish-banoren e Big Brother VIP 1.

  • Luizi e përndjek, Maestro bën deklaratën e fortë: Nuk dua t’i bëj konkurrencë

    Luizi e përndjek, Maestro bën deklaratën e fortë: Nuk dua t’i bëj konkurrencë

    Ish banori i BBV2 Armaldo Kllogjeri i njohur edhe si Maestro ka qenë i ftuar në emisionin “Lancio”, ku ka folur për marrëdhënien me Luizin. Emri i Luizit e përndjek Maestron edhe pse ata e kanë ndërprerë marrëdhënien.

    Kllogjeri u shpreh se gjërat dhe konfliktet që kanë ndodhur në BBV i ka mbyllur që me mbarimin e spektaklit.

    “Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.

  • Luiz Ejlli/Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke….

    Luiz Ejlli/Ju më dhatë mundësinë të ndryshoja, tani do jua kthej duke….

    Ndërkohë që është duke shijuar pushimet e tij në Turqi së bashku me Kiarën, Luiz Ejlli vijon të jetë pranë adhuruesve të tij, duke postuar herë pas herë në rrjetet sociale.

    Në një prej postimeve të bëra së fundmi, Luizi shihet poshtë një peme, duke ngrënë shalqi dhe duke krijuar një poezi që sigurisht nuk kanë munguar notat e humorit.

    Në videon e postuar, një prej komentuese shkruan: “Atëherë një thirrje miqësore për të gjithë ne që po lëmë kokën për këta të dy. Vullnetarisht të kontribuojmë në të mira materiale që të bëjmë vazhdimin e pushimeve për çiftin. Nuk lejohen kundërshtime. Kjo vlen për të gjithë ne, na ndryshon ditën, na rregullon humorin dhe si pasojë na shton jetën”.

    Luizit nuk i ka shpëtuar ky koment dhe menjëherë ka reaguar duke shkruar: “Vetëm të lexoj që ju dhuroj sadopak kënaqësi në ato që bëj, për mua vlen më shumë sesa ana materiale. Falë Zotit nuk po më mungon asgjë dhe kjo falë jush përsëri”

    Me tej artisti shton: “Ju ma dhatë mundësinë të ndryshoja jetën time, tani unë do jua kthej duke ju bërë të qeshni dhe të bëjmë humor së bashku”.

  • Bledi Mane opinionist në Big Brother VIP 3?

    Bledi Mane opinionist në Big Brother VIP 3?

    Big Brother VIP do të rikthehet në dimër me edicionin e tretë dhe të gjithë po presin me padurim të dinë se kush do të jenë personat që do futen në shtëpinë e famshme, por edhe kush do jenë opinionistët.

    Një ish-banor ka shprehur dëshirën të jetë opinionist. Bledi Mane për “Pushime on Top” tha se do kishte dëshirë të ishte në postin e opinionistit në Big Brother VIP 3.

    “Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”, tha Mane.

  • Çudit këngëtarja e njohur: Kur humba virgjërinë, babai thirri policinë!

    Çudit këngëtarja e njohur: Kur humba virgjërinë, babai thirri policinë!

    E ftuar në podcast-in “Life’s A Beach”, këngëtarja e njohur Lily Allen ka treguar një histori nga jeta e saj private. Këngëtarja u ndal te hera e parë që kreu marrëdhënie me një djalë.

    Ajo tregoi se ishte me pushime me familjen kur pati eksperiencën e parë në jetë dhe i ati kishte telefonuar policinë pasi mendonte se Lily kishte humbur.

    “Isha me pushime me babanë dhe vëllain tim Alfie (i njohur si Theon Greyjoy në ‘Game of Thrones’). Shkova në dhomën e hotelit të atij djalit dhe sigurisht nuk u ktheva në dhomën time. Fjeta atje”, zbuloi Allen, duke shtuar se babai i saj i shqetësuar se diçka i kishte ndodhur vajzës, kishte lajmëruar policinë për ta gjetur.

    “Menduan se kisha humbur vërtetë. U zgjova dhe policia ishte në të gjithë hotelin“, tha ajo.

    “Nuk kisha zemër t’iu tregoja se thjesht kisha shkuar të humbisja virgjërinë. Ishte e gjitha pak traumatike dhe unë nuk kam bërë seks për një kohë të gjatë pas kësaj”, tregoi këngëtarja.

  • Efi injoron Kiarën dhe Luizin? Vëmendjen e mora vetë në momentin e duhur!

    Efi injoron Kiarën dhe Luizin? Vëmendjen e mora vetë në momentin e duhur!

    Marrëdhënia Luiz-Efi-Kiara ka qënë një ndër ngjarjet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të BBV, qoftë kur treshja ishte brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.

    Ndërkohë që Luizi dhe Kiara vijojnë të shijojnë lidhjen e tyre, Efi Dhedhes është distancuar ndaj dyshes, duke mos i mbështetur aspak në projektet e tyre.

    Së fundmi, në mediat online qarkulloi lajmi se Efi ironizoi Kiarën në një prej postimeve të saj, në lidhje me cigaren elektronike, ku dikush nga ndjekësit e saj e quan “llullë”, epitet që më së shumti është përdorur për Kiarën.

    Në një intervistë të dhënë për “Pushime On Top”, Efi është pyetur rreth këtij postimi se si qëndronte e vërteta dhe ajo është përgjigjur se Big Brother për të është një kapitull i mbyllur.

    “Unë tani kam një jetë dhe nuk kam asnjë kunjë me askënd. Thjesht dua të sqaroj që cigaren elektronike e kisha për punë por pavarësisht kësaj unë kur kam qënë brenda shtëpisë, jam etiketuar si “llulla” kështu që sinqerisht nuk ka asgjë”.

    “Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitullin, nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua të marr vëmendje nga kjo lloj gjëje, e mora kur ishte momenti. Tani unë vëmendjen dua ta marr për gjëra të tjera, për ndonjë arritje timen, për një punë që bëj”.

    E pyetur nëse vazhdon të ketë komunikim me ish-banorët, Efi është përgjigjur në një mënyrë mjaft diplomatike, duke thënë: “Me shumicën po”. TCh

  • Partneri italian u shpreh ‘E dashrua ime vjen nga vendi budallenjve’, reagon Jori Delli: Nuk është kuptuar!

    Partneri italian u shpreh ‘E dashrua ime vjen nga vendi budallenjve’, reagon Jori Delli: Nuk është kuptuar!

    Modelja Jori Delli ka sqaruar videon që ka shpërndarë sot në rrjete sociale, ku reperi italian Fred de Palma dëgjohet teksa thotë “E dashura ime është shqiptare”.

    Modelja është kritikuar pasi në video, reperi dëgjohet të thotë se e dashura e tij, Jori vjen nga vendi ibudallenjve, duke ofenduarshqiptarët.

    Mirëpo, kjo është mohuar nga Jori, e cila ka thënë se reperi nuk e kishte në atë kuptim fjalën që përdori, dhe deklarata e tij është keqkuptuar.

    “Dua të bëj një sqarim në lidhje me videon e Fred që bën freed style, se çfarë thotë në video. Ndoshta shumica nuk e kanë kuptuar, ai thotë dhe në këtë freed style shahen me njëri-tjetrit, i thonë mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare. Sikur gjasme unë do e rrah se jam shqiptare, por ai tjetri që është përballë nuk është shqiptar është italian. Si mendoni se unë mund të bëj share një video ku shahen shqiptarët, a jeni mirë”, sqaron Jori.

    https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=093a13d9-cf6b-4b84-8e31-70555477b115

  • Provokuese me fotot gjatë pushimeve, Xhemi Shehu lë komentin epik në postimin e Olta Gixharit

    Provokuese me fotot gjatë pushimeve, Xhemi Shehu lë komentin epik në postimin e Olta Gixharit

    Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari po shijon pushimet verore në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.

    Tashmë, aktorja po kalon kohë në rivierën e bukur shqiptare dhe s’kanë munguar as pozat në rrjetin social Instagram. Fotoja e saj e fundit është shkrepur mbi shkëmbinj, teksa ajo ka pozuar me bikini dhe krahas postimit shkruan:

    “S’ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”

    Komentet funny në foto janë të shumta, por më epiku është ai i Xhemi Shehut:

    “E natyrisht këtu të gjithë shohin bukurinë e vendit tonë”- shkruan Xhemi, duke lënë të kuptohet se sytë janë diku tjetër.

    Deri tani, ky koment epik është më i votuari dhe po merr qindra pëlqime.

  • “la mia ragazza è albanese” reperin italian konfirmon lidhjen me Jori Delli

    “la mia ragazza è albanese” reperin italian konfirmon lidhjen me Jori Delli

    Reperi italian Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me modelen shqiptare Jori Delli.

    Ka qenë vetë modelia e njohur ajo që ka ndarë një video në rrjetet sociale ku reperi shprehet se e dashura e tij është shqiptare.

    https://www.instagram.com/rtvora/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d2fa0df0-1a5c-42e1-9d59-684f0de34972