Category: Showbiz

  • Arbana dhe Xhemi i komentojnë fotot, Olta Gixhari u kthehet: Vetëm një sy dashakeqës nuk sheh gurët

    Arbana dhe Xhemi i komentojnë fotot, Olta Gixhari u kthehet: Vetëm një sy dashakeqës nuk sheh gurët

    Olta Gixhari ka marrë të gjithë vëmendjen me fotot që ka postuar sot. Ish-banorja e Big Brother VIP ndodhet në jug të Shqipërisë nga ku ka realizuar disa foto duke pozuar me bikini në gurë.

    “S’ka fjale per te shpjeguar bukurin e vendit tone”, shkruan Olta.

    Në hapësirën e komenteve kanë rënë në sy komentet e Arbanës dhe Xhemit.

    Xhemi: E natyrisht ketu te gjithe shohin bukurine e vendit tone

    Arbana: Sa gure te bukur ka jugu

    Ndërsa Olta i replikon: Vetem nje sy dashakeqes nuk sheh guret ne kete foto

  • Romanca e Getinjos dhe Vivien sërish në krizë? Ja fotot që shtojnë dyshimet rreth çiftit

    Romanca e Getinjos dhe Vivien sërish në krizë? Ja fotot që shtojnë dyshimet rreth çiftit

    Dyshja Vivien Thano dhe partneri i saj, Getinjo prej një kohë të gjatë janë vënë në qendër të vëmendjes në mediat rozë për shkak të marrëdhënies së tyre e cila kohët e fundit është shoqëruar me ulje-ngritje.

    Edhe këtë herë, dyshja është vënë ne vëmendjen e medias me veprimin e fundit çka ka shtuar dyshimet se Vivien dhe Getinjo po përjetojnë sërish një krizë.

    Rezulton se dyshja nuk ndiqen më në ‘si dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur në profilet e tyre, përveç njërës ku dyshja ishin të ftuar në një dasmë familjare. Lidhur me këtë veprim ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga çifti nëse marrëdhënia e tyre po shkon drejt ndarjes, pas ulje e ngritje që kanë përjetuar që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’.

  • Duke luajtur me top me Luizin, Kiara pëson një incident gjatë lojës? (Video)

    Duke luajtur me top me Luizin, Kiara pëson një incident gjatë lojës? (Video)

    Çifti më i përfolur i momentit, Kiara dhe Luiz ndodhen me pushime, ndërsa nuk mungojnë të jenë të pranishëm në rrjete sociale duke ndarë momente nga përditshmëria e tyre.

    Në një insta story, moderatorja Kiara Tito ka ndarë një video të shkurtër, ndërsa po luan “futboll” me bashkëshortin e saj, Luizin, dhe në fund pëson një incident të vogël. Ndërsa kanë qene duke luajtur, ajo ka rrëshqitur në barin e blertë.

  • VIDEO/ Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora bën reagimin epik: Zemër…

    VIDEO/ Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora bën reagimin epik: Zemër…

    Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e “The Voice Australia”.

    16-vjeçarja garoi me këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund.

    Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

    Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike.

    Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

  • Video që po bën xhiron e rrjetit/ Olta Gixhari “mbetet pa bukë”, i hy punës me themel

    Video që po bën xhiron e rrjetit/ Olta Gixhari “mbetet pa bukë”, i hy punës me themel

    Aktorja e njohur Olta Gixhari është rikthyer në Shqipëri, ku po shijon plazhin e bukur të jugut të Porto Palermos.

    E komentuar shumë se nuk i pëlqente të bënte punë, përmes rrjeteve sociale Olta tenton të na bisndë për të kundërtën, teksa shfaqet duke punuar, madje aq shumë sa ajo është e telendisur fare. Dhe arsyeja e vetme sipas saj, është që të mond të nxjerrë bokën e gojës.

    Në videon e publikuar, aktorja e filmit që pritet të dal së shpejti “Në Kuadër të Dashurisë” shihet të jetë takuar me mikun e saj Xhonatanin.
    Duket se qëllimi tyre ka qenë të kapin iriq deti dhe ia kanë arritur, madje ajo ka thënë në sens shakaje:

    “Shihni tani si kapet iriqi dhe si nxirret buka e gojës se thoni pastaj Olta kështu Olta ashtu, ndërkohë Olta në Porto Palermo duke nxjerrë bukën e gojës”,
    Olta ka arritur të kapë dy iriq dhe për këtë ndihet shumë krenare për aftësitë e saj cfilitëse.

  • Nuk fshihen më! Nga pushimet luksoze të Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit (FOTO LAJM)

    Nuk fshihen më! Nga pushimet luksoze të Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit (FOTO LAJM)

    Tashmë është zyrtare, kapiteni i Kosovës në futboll Amir Rrahmani dhe Era Istrefi janë në një lidhje dashurie.

    Ata kanë konfirmuar lidhjen teksa kanë shpërndarë disa fotografi nga një garë e “Formula 1” në Itali.

    Ndërsanë postimet e këngëtares shihet trupi i Rrahmanit në një foto, në të cilën ai mban në qafë një zinxhir me numrin 13, numër që e mban te ekipi i Napolit.

    Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për lidhjen e tyre, por tashmë nuk ka më dyshime.

    https://www.instagram.com/p/Cv7tAFgIzcl/?utm_source=ig_web_copy_link

  • “Ti je ndjenja e preferuar”/ Kiara Tito shpreh ndjenjat për partnerin e saj, ndan fotot e rralla me Luizin nga pushimet në Bodrum

    “Ti je ndjenja e preferuar”/ Kiara Tito shpreh ndjenjat për partnerin e saj, ndan fotot e rralla me Luizin nga pushimet në Bodrum

    Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë duke kaluar pushimet e para në Bodrum, Turqi pas daljes në Big Brother Vip 2.

    Këtë herë ka qenë moderatorja e cila ka surprizuar partnerin e saj, ku dhe i ka bërë një dedikim të veçantë.

    Kiara ka ndarë në ‘Instagram’ fotot krah Luzit, ku shkruan ‘Ti je ndjenja e preferuar’.

    https://www.instagram.com/kiaratito/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ac529250-ad7d-4b1f-9de5-e69654fb030d

    Kujtojmë se çifti u njoh gjatë pjesëmarrjes në BBVIP ku dhe ndodhi propozimi për martesë, ndërsa lidhja e tyre u kurorëzua natën e finales.

  • I dogji “bishën” luksoze Noizyt, Gjykata e Durrësit merr vendimin për autorin

    I dogji “bishën” luksoze Noizyt, Gjykata e Durrësit merr vendimin për autorin

    Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

    Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”

    Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.

    I arrestuari ka treguar se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj. Automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Noizyt në zonën e Currilave në Durrës në datën 6 gusht rreth orës 05:10 kur i është vendosur flaka.

    Referuar hetimeve të derimëtanishme, si dhe deklaratës së autorit, zjarri u vu me porosi të Kleviol Ahmetit, një personazh tjetër i muzikës rep, i njohur si “Clevio”.

  • Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke

    Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.
    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

    Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…–Rudina Magjistari: Në Elbasan?
    Oriana Cama: Po.–Rudina Magjistari: Vërtet?

    Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.–Rudina Magjistari: Si e ka emrin?–Oriana Cama: Julian Baxho.

    Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

  • Dua Lipa rikthehet prapë në Shqipëri, ja në cilin vend ndodhet këngëtarja

    Dua Lipa rikthehet prapë në Shqipëri, ja në cilin vend ndodhet këngëtarja

    Dua Lipa nuk i ndahet Shqipërisë këtë verë. Në fillim të gushtit këngëtarja kaloi disa ditë pushime me familjen dhe miqtë në bregdetin shqiptar. Më vonë ajo shkoi në Greqi për të kaluar pushimet me të dashurin, Romain Gavras. Dhe sot Dua është rikthyer sërish në atdhe.

    Këngëtarja ka bërë disa postime ku tregon se është rikthyer në Shqipëri. Në një prej tyre ajo shfaqet me të ëmën, Anesa Lipa.

    Familja Lipa po i kalon pushimet në Ksamil.