Category: Showbiz

  • Loredana është shtatzënë? Foto që nxiti dyshimet

    Loredana është shtatzënë? Foto që nxiti dyshimet

    Loredana po shijon historinë e dashurisë me partnerin e saj, futbollistin Karim Adeyemi. Çifti e ka bërë publike lidhjen dhe nuk mungojnë fotot në rrjete sociale, por foto e fundit ka marrë shumë vëmendjen pasi ka ngjallur dyshime për një shtatzëni të mundshme.

    Ishin fansat ata që vunë re barkun e rrumbullakosur të Loredanës, duke aluduar se mos reperja është në pritje të ëmbël.

    Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, nga martesa me reperin Mozzik.

  • Keisi feston ditëlindjen, vetëm 2 ish banor të BBV ftoi

    Keisi feston ditëlindjen, vetëm 2 ish banor të BBV ftoi

    Keisi Medini ka festuar mbrëmë 23 vjetorin. Bukuroshja, e cila ishte banore e Big Brother VIP në edicionin e dytë, e festoi ditëlindjen në shoqërinë e miqve të saj më të mirë. Nga ish-banorët e Big Brother VIP, Keisi mesa duket ruan miqësi vetëm me dy prej tyre.

    Ronaldo Sharka dhe Antoneta Koçi ishin të ftuar në ditëlindjen e Keisit dhe me ta këngëtarja publikoi edhe foto.

    Keisi mori një urim të veçantë edhe nga i ati, Sabiani.

    “Sot do marrësh miliona urime por babi të uron dhe kujdeset për ty çdo ditë. Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time. Se jo vetëm ti por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falenderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babi yt Keisi Medini“, shkroi Sabiani.

  • ‘A të mungon?’, Egli flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku

    ‘A të mungon?’, Egli flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku

    Gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, Egli është pyetur për ndarjen nga Olsi. “A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur dhe ka folur gjatë.

    Ajo është shprehur se i ka mbetur një boshllëk nga largimi i Olsit, ndërsa shtoi: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”

    “Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli në reagimin e saj.

  • Dalin prova të reja, Dea dhe Kristi me pushime bashkë

    Dalin prova të reja, Dea dhe Kristi me pushime bashkë

    Ronaldo Sharka ka nxitur dyshimet se Dea Mishel dhe Kristi janë në një lidhje sekrete. Pak ditë më parë ai publikoi një foto ku Kristi dhe Dea ishin duke drekuar së bashku, larg syrit të njerëzve dhe kamerave ne privatësinë e tyre. Ndërsa sot Ronaldo aludon se dyshja janë duke bërë pushimet bashkë.

    Në postimin e Ronaldos shfaqen dy foto në det, të cilat sipas gazetarit janë nga i njëjti vend.

    “Çfarë po ndodh mes Deas dhe Kristit? Heheh, kujtojnë se ma hedhin mua…”, ka shkruajtur ai krahas fotos.

  • FOTO/ Dua Lipa bëhet bashkë me vajzën e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë

    FOTO/ Dua Lipa bëhet bashkë me vajzën e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë

    Dua Lipa përtej këngës, tenton një tjetër fushë atë të artit. Kjo pasi ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.

    Mes tyre, Dua Lipa promovoi librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar atë edhe ndjekësve të saj që ta lexojnë, pasi mesa duket libri në fjalë nuk do të jetë vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në atë angleze.

    Nisur nga kjo, Dua ka pasur dhe një takim të veçantë së fundmi me të bijën e shkrimtarit, Besiana Kadare, e cila shërben edhe si kryediplomate e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.

    Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku nuk i ka fshehur emocionet për këtë bashkëpunim me Dua Lipën.

    “E emocionuar për takimin me super-yllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”, shkruan ajo në komentin bashkëngjitur fotove.

    Pak muaj më parë Dua Lipa vendosi të marrë përsipër promovimin e librit më të fundit të mjeshtrit dhe “ambasadorit” të letërsisë shqipe në botë, shkrimtarit Ismail Kadare.

    Dua përndryshe muaj më parë nisi një iniciativë të re në kuadër të podkastit të saj “Service95”, duke promovuar çdo muaj libra të përzgjedhur nga ajo si sugjerim për ndjekësit e saj që të lexojnë edhe librat e Kadaresë futen tek të preferuarit e saj.

  • Pas Jugut të Shqipërisë, Dua Lipa nis pushimet në një tjetër vend të Ballkanit! Këngëtarja ndan fotot krah partnerit të saj

    Pas Jugut të Shqipërisë, Dua Lipa nis pushimet në një tjetër vend të Ballkanit! Këngëtarja ndan fotot krah partnerit të saj

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është larguar nga Jugu i Shqipërisë ku dhe pushoi për disa ditë dhe ka udhëtuar drejt Greqisë.

    Përmes një postimi në ‘Instagram’ ylli i muzikës tregon se ndodhet në Peloponez, ku po shijon disa ditë relaksuese me të dashurin e saj Romain Gavras.

    “Duke lundruar në Peloponez,” ka shkruar Dua në postim.

    Kujtojmë se Dua Lipa gjatë qëndrimit në Jug, ndau një sërë foto magjepsëse me pamjet nga vendi, teksa shijoi disa ditë pushime me familjen dhe miqtë e saj.

    https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=235a4684-dd46-4f0f-a283-fc716d49e2f6

  • ‘Kur unë bëja këtë m**…’/ Shpërthen keq Majk

    ‘Kur unë bëja këtë m**…’/ Shpërthen keq Majk

    Ai ka vetëm pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Johnny Rapaj dhe Ermal Fejzullahu, dhe po shijon një sukses të madh nëpër koncerte mirëpo diçka nuk po shkon ashtu siç duhet për reperin.

    Bëhet fjalë për Majk, i cili ka surprizuar fansat me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, që për hir të së vërtetës nuk është edhe aq pozitiv.

    “Unë bëja këtë m** kur ti akoma dh*** në pampers”, shkruan reperi në postimin e bërë në Instastory.

    Në postimin pasardhës, artisti ka postuar bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasy, “Sjena mo”, një këngë me të cilën Majk u bë tepër i famshëm për publikun shqiptar dhe që ka arritur mbi 65 milionë klikime në kanalin e Youtube.

    Nuk dihet ende se kujt i drejtohet Majk me këto fjalë përmes postimit të tij, por duket se ai ka ironizuar një tjetër artist.

    Sa i përket jetës së tij personale, Majk po shijon romancën e tij të re me Nita Krasniqi, një marrëdhënie të cilën e konfirmuan vetëm pak ditë më parë përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

  • “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci”- Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku, çfarë nënkuptoi me deklaratën: Koha e…

    “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci”- Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku, çfarë nënkuptoi me deklaratën: Koha e…

    Ndarja e aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe këngëtares Egli Tako, prej kohësh është kthyer në qendër të mediave rozë.

    Ndarja e çiftit të njohur u konfirmua nga vetë Olsi Bylyku, i cili dhe ka pranuar se i mungojnë njëri-tjetrit. Pas deklaratës së Olsit, së fundmi ka reaguar dhe Egli.

    Në një ‘komunikim’ me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja është pyetur lidhur me ndarjen nga Olsi. “A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur dhe ka folur gjatë.

    Këngëtarja është shprehur se ka mbetur një boshllëk nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.

    “Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli në reagimin e saj.

  • Pas ndarjes nga i dashuri, Efi shfaqet e vetme në rrugë. Si duket në përditshmërinë e saj ish-banorja e BBV

    Pas ndarjes nga i dashuri, Efi shfaqet e vetme në rrugë. Si duket në përditshmërinë e saj ish-banorja e BBV

    Ish-finalistja e Big Brother, Efi Dhedhes sapo ka mbyllur pushimet e saj, ku edhe është kapur ‘mat’ nga paparaci i Panorama plus, në të përditshmen e saj në Tiranë.

    E veshur casual dhe krejt e vetme, e gjithë vëmendja e Efit ka qenë për telefonin dhe bisedat që ka qenë duke bërë teksa po ecte.

    Sipas Panorama plus, Efi tashmë është single dhe kohën e kalon e vetme apo me mikeshat e saj.


    Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se ishte në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist. Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më.

    Por, duket se diçka të vërtetë ka, pasi Efi i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.

    “Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit.

    Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.

    “Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.

  • “Mos është xhaxhai?”/ Sabiani arrestohet për drogë? Keisi Medini shpërthen në lot: Ua! Turpi i Zotit…

    “Mos është xhaxhai?”/ Sabiani arrestohet për drogë? Keisi Medini shpërthen në lot: Ua! Turpi i Zotit…

    Keisi Medini është pjesë e reality show “Kepi i VIP-ave”, ku në episodin e mbrëmshëm ajo ra pre e një rrengu të përgatitur nga pjesëmarrësit e tjerë të grupit.

    Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë inskenuar sikur këngëtari Sabian Medini babai i modeles ishte arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Milano.

    Keisi menjëherë sa merr vesh lajmin e tronditur fillon të marrë familjarët e saj për të konfirmuar vërtetësinë e lajmit.

    Gjatë bisedës dëgjohet Keisi që thotë: “Ndoshta kanë arrestuar xhaxhin përsëri”, duke lënë të kuptohet se xhaxhai i saj ka qenë një herë pas hekurave.

    Sabiani i cili duket të ketë qenë në dijeni për kamerën e fshehtë, i ka “mbajtur lojën” duke mos i hapur telefonin, me pretekstin se po merrej me avokatët.

    Keisi ka filluar të qaj kur ka kuptuar se e gjitha ishte një shaka nga miqtë e saj.