Category: Showbiz

  • “Mos është xhaxhai?”/ Sabiani arrestohet për drogë? Keisi Medini shpërthen në lot: Ua! Turpi i Zotit…

    “Mos është xhaxhai?”/ Sabiani arrestohet për drogë? Keisi Medini shpërthen në lot: Ua! Turpi i Zotit…

    Keisi Medini është pjesë e reality show “Kepi i VIP-ave”, ku në episodin e mbrëmshëm ajo ra pre e një rrengu të përgatitur nga pjesëmarrësit e tjerë të grupit.

    Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë inskenuar sikur këngëtari Sabian Medini babai i modeles ishte arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Milano.

    Keisi menjëherë sa merr vesh lajmin e tronditur fillon të marrë familjarët e saj për të konfirmuar vërtetësinë e lajmit.

    Gjatë bisedës dëgjohet Keisi që thotë: “Ndoshta kanë arrestuar xhaxhin përsëri”, duke lënë të kuptohet se xhaxhai i saj ka qenë një herë pas hekurave.

    Sabiani i cili duket të ketë qenë në dijeni për kamerën e fshehtë, i ka “mbajtur lojën” duke mos i hapur telefonin, me pretekstin se po merrej me avokatët.

    Keisi ka filluar të qaj kur ka kuptuar se e gjitha ishte një shaka nga miqtë e saj.

  • Sabiani arrestohet në Itali për kokainë? Keisi shpërthen në lot: Ua turp i Zotit!

    Sabiani arrestohet në Itali për kokainë? Keisi shpërthen në lot: Ua turp i Zotit!

    Keisi Medini ka përjetuar disa minuta ankthi gjatë episodit të djeshëm të “Kepit të Vipa-ve”.

    Asaj vendosën t’i bëjnë një kamer të fshehtë që lidhej sigurisht me Sabianin.

    Ronaldo dhe Jori ishin ata që i dhanë lajmin “ e keq” Keisit, se Sabiani ishte arrestuar me kokainë në Itali.

    Megjithatë nuk zgjati shumë dhe e zbuluan se kjo ishte e gjitha një kamer e fshehtë, me Keisin e cila po qante.

    https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=33ce82d1-bc9a-44c5-ae70-c7ced4f5b322

  • Jori rikthehet me ish të dashurin, reperi italian publikon foton duke u puthur

    Jori rikthehet me ish të dashurin, reperi italian publikon foton duke u puthur

    Shpeshherë Jori është pyetur për statusin e saj, por ajo ka deklaruar se është beqare. Mirëpo, tani zërat se ajo është në një lidhje dashurie me reperin italian Fred De Palma janë shtuar.

    Reperi ka postuar disa foto në Instagram ku shihet duke puthur një vajzë. Kjo ka mjaftuar dhe të gjithë kanë komentuar emrin e Jorit për shkak të ngjashmërisë së madhe nga fiziku.

    Jori nga ana tjetër e ka pëlqyer foton dhe nuk ka reaguar pas lajmeve për një lidhje dashurie.


    Kujtojmë që edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Jori u tha se ka qenë në një lidhje me Fred pasi dyshja kishin bërë pushimet bashkë.

  • Kiara shfaqet si kurrë më parë, tregon ç’i bëri Luizi gjatë pushimeve

    Kiara shfaqet si kurrë më parë, tregon ç’i bëri Luizi gjatë pushimeve

    Kiara dhe Luizi po shijojnë pushimet e para bashkë. Çifti ndodhet në Turqi, nga ku nuk kanë munguar fotot e videot, por një nga postimet e fundit të Kiarës ka marrë shumë vëmendjen.

    Moderatorja është shfaqur me flokët e shkatërruar dhe në një gjendje siç nuk e keni parë kurrë më parë. Ajo tregon se Luizi i ka bërë xhiro me motorr uji dhe i kishte premtuar që nuk do ta ngiste shpejt.

    Duke qeshur Kiara tregon se Luizi nuk e ka mbajtur premtimin dhe ajo ka përfunduar kështu.

  • “Vafshi në të s*mës se mua…”, aktori i njohur shpërthen pas mbylljes së “Klanifornias”: S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara

    “Vafshi në të s*mës se mua…”, aktori i njohur shpërthen pas mbylljes së “Klanifornias”: S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara

    Në muajin qershor spektakli i humorit në Tv Klan, “Klanifornia” mbylli rrugëtimin e tij. Ishte producenti Turjan Hyska i cili konfirmoi mbylljen e programit shumë të dashur për publikun.

    Ditën e djeshme aktori Albano Bogdo në një lidhje live në Tik Tok ka treguar se është lajmëruar vetëm 3 muaj më përpara për mbylljen e spektaklit të humorit.

    “Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornias” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet. Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti, duhet të më thuash 1 vit para, që unë të mendohem 1 vit, ta ndaj jetën në mes punës që po bëj, të cilën dua ta bëj shkëlqyer dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem. Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri ti tjetri etj vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët. Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë”- dëgjohet të thotë aktori i humorit në video live e bërë më ndjekësit në Tik Tok.

    “Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.

    @sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradeci47

  • FOTO/ Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman zgjedhin Shqipërinë për të kaluar ditët e nxehta të verës

    FOTO/ Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman zgjedhin Shqipërinë për të kaluar ditët e nxehta të verës

    Modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman, kanë zgjedhur të kalojnë pushimet këtë verë në jug të Shqipërisë.

    Çifti i njohur kanë ndarë së fundmi disa foto rrjetet sociale, ku kanë zbuluar se po kalojnë ditët e nxehta të verës, në Dhërmi.

    Në një foto që Almeda publikoi në “Instastory”, dyshja shihet bashkë me dy fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën, teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë.

    Në një foto që Almeda publikoi në “Instastory”, dyshja shihet bashkë me dy fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën, teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë.

    Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore, madje dyshja edhe gjatë vitit vizitojnë shpesh edhe Tiranën.

    Më herët në një intervistë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë, si dhe se kanë menduar të blejnë një shtëpi këtu, pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

    “Mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe”, ka treguar Almeda./Albeu.com.

  • Kur do martohesh dhe sa fëmijë do të bësh? Përgjigjet Efi

    Kur do martohesh dhe sa fëmijë do të bësh? Përgjigjet Efi

    Efi Dhedhes, ish-finalistja e BBV2 i ka kushtuar kohë ndjekësve të saj virtualë, duke iu pergjigjur pyetjeve te tyre. Dhe shumica e pyetjeve ishin pikërisht për jetën personale dhe mundësisë që ajo të shfaqet në altar me njeriun e zemrës.

    Kjo pasi dy nga ndjekësit e saj e kanë pyetur qartësisht se kur do martohet dhe sa fëmijë do të bëjë.

    ” Kur të jetë e shkruajtur, kur të vijë momenti… S’e di…”- ishin përgjigjet e Efit për martesën dhe të ardhmen e saj si shtëpiake.

  • ‘Po kërkonte princin e kaltër’/ Beniada tregon se ç’po ndodh me pushimet e saj me Jorin?

    ‘Po kërkonte princin e kaltër’/ Beniada tregon se ç’po ndodh me pushimet e saj me Jorin?

    Jori Delli dhe Beniada Nishani janë shumë shoqe dhe herë pas here udhëtojnë me njëra-tjetrën. Së fundmi Beniada ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është me pushime me Jorin.

    Mëngjesin e sotëm, bukuroshja bionde ka zbuluar se si është të bësh pushime me ish-banoren e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Nishani ka postuar një fotografi të Dellit, e cila shfaqet duke fjetur dhe është ora 10:30.

    “Ja pushimet e mia. Ora 10:30 Jori akoma në gjumë, po kërkonte princin e kaltër. Zgjohu bukuroshe”, ka shkruar Beniada bashkëngjitur me foton në fjalë.

  • Lidhja në distancë, biseda e Einxhel dhe Dj Dagz tregon të gjitha përjetimet (Foto)

    Lidhja në distancë, biseda e Einxhel dhe Dj Dagz tregon të gjitha përjetimet (Foto)

    Koncertet gjatë verës kanë bërë që Dagz të shkëputet për pak kohë nga familja, e të lëvizë në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Sarandë, po mesa duket malli e mori shpejt për partneren e tij, Einxhel Shkirën.

    Kjo e fundit postoi bisedën me Dagz, ku mes rrjeshtash ai i thotë se edhe pse ndodhet larg, me zemër është me të.

    ”Lidhja në distancë”- shkruan Einxhel.

    E këtë situatë me siguru do e kuptojnë më së miri të gjitha lidhjet në distancë.

    Kujtojmë se dyshja janë prindër të një djali që quhet Trev. Ata kanë vendosur që mos ta zbulojnë portretin e të voglit për publikun.

  • E ka seriozisht? Ronaldo Sharka u bën thirrje njerëzve të pasur: Më dhuroni një makinë! (VIDEO)

    E ka seriozisht? Ronaldo Sharka u bën thirrje njerëzve të pasur: Më dhuroni një makinë! (VIDEO)

    Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka, ka fituar shumë popullaritet së fundmi dhe shkak janë bërë postimet e tij të ndryshme në rrjetet sociale.

    Moderataroi i njohur herë pas here bën postime shumë ‘funny’ në profilin e tij në “Instagram”, të cilat marrin menjëherë vëmendjen e të gjithëve. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.

    Ronaldo ka postur disa video në “Instastory”, ku u ka bërë thirrje personave që bëjnë pjesë te kategoria e të pasurve, që t’i blejnë një makinë të shtrenjtë dhe luksoze.

    Ai shprehet se kjo do të jetë gjëja më e bukur që ata do të bëjnë këtë verë. Kuptohet që ky postim është me sens humori, ashtu siç Sharka bën së fundmi.

    “Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim shumë të rëndësishëm për ju. Për ndonjë person që e sheh këtë story dhe bën pjesë te kategoria e njerëzve të pasur. Pra, nuk është se ka 100 mijë 200 mijë euro në bankë por ka mbi 1 milion euro apo gjysmë milionë euro. Nuk ka ç’të bëjë këtë verë, do të bëjë diçka interesante që duket ‘cool’, që duket uauu, le të më dhurojë mua një ‘Range Rover’ nga këto të fundit patjetër, edhe të 2-3 viteve të fundit nuk ka problem.

    Domethënë përveçse do të bëjë diçka të bukur, do të bëjë një njeri të ndihet mirë, që në këtë rast jam unë. Por do të bëjë edhe diçka ndryshe në jetën e vet. E di që mund të keni bërë shumë gjëra këtë verë po kjo do të jetë gjëja më e bukur e kësaj vere. Përveç kësaj mund të dalësh në portale.

    Ndryshe tani jetën tënde, është koha të ndryshosh jetën tënde. Më dhuro mua një ‘Range Rover’ ose GLE, në fakt edhe GLE nuk është keq”, dëgjohet të thotë moderatori në videot e postuara në “Instastory”.

    https://www.cdnimpuls.com/video/64d21808e4928.mp4?_=2