Category: Showbiz

  • Valbona Mema tregon se për çfarë e ka marrë malli më shumë nga BBV?

    Valbona Mema tregon se për çfarë e ka marrë malli më shumë nga BBV?

    Valbona Mema ishte një ndër pjesëmarrëset e edicionit të dytë të Big Brother Vip, e cila u dallua për harmoninë e sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”, këngëtarja ka treguar se ajo cfarë i mungon më shumë nga BBV është mëngjesi, kur ngrihej për të pirë kafen, duke kënduar.

    Pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me të gjithë ish-konkurrentët, Valbona shprehet se e ka marrë malli për përqafimet e banorëve.

    “Më ka marrë malli për gatimet, të cilat banorët i hanin dhe më falenderonin. Më ka marrë malli për gjithcka, për të mirat dhe të këqijat”, tregon emocionuar Valbona.

    Sa i përket planeve për të ardhmen, artistja ka treguar se dëshiron të bëjë një koncert të madh, në stadium ose në shesh.

    https://www.instagram.com/pushime_on_top/?utm_source=ig_embed&ig_rid=789e9f50-7810-4dcb-8d1c-5a9527e46d9a

  • Ish-e dashura e Don Xhon ‘çmend’ fansat, shfaqet pa të brendshme…

    Ish-e dashura e Don Xhon ‘çmend’ fansat, shfaqet pa të brendshme…

    Modelja e njohur ruse, Ariana Lirey, është bërë mjaft e njohur për publikun shqiptar falë romancës së dashurisë me reperin, Don Xhon.

    Ndonëse dyshja disa muaj më parë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, Ariana din se si të qëndrojë akoma në qendër të vëmendjes.

    Së fundmi, modelja ka postuar një foto në “Instastory”, ku iu ka treguar ndjekësve të saj tatuazhin më të ri që ajo ka bërë.

  • Luizi merr nënën në koncert dhe i bën thirrje djemve: Mos ma ngacmoni

    Luizi merr nënën në koncert dhe i bën thirrje djemve: Mos ma ngacmoni

    Luizi ka performuar mbrëmë në një nga klubet e kryeqytetit dhe e pranishme për ta ndjekur nga afër ishte nëna e tij. Luizi u shpreh se ndihej tepër i emocionuar dhe shkak për këtë ishte pikërisht nëna e tij.

    “Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert”, tha ai dhe më pas i bëri një thirrje djemve: “Çuna mos ma ngacmoni”

    https://www.instagram.com/topalbania_radio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4c6090f8-cb1e-40c0-b335-5d98cdf4abe3

  • ‘Më ka fryrë tek ndonjë Hoxhë’! Mevlani ‘flet për Livian

    ‘Më ka fryrë tek ndonjë Hoxhë’! Mevlani ‘flet për Livian

    “Kepi i vipave” ka ardhur me mjaft ngjarje interesante këtë javë dhe dy prej personazheve më të komentuar janë Mevlani dhe Livia.

    Duket se një ndjenjë dashurie po lind mes dyshes.

    “Ky pëlqim ndaj saj është me i fortë se unë përderisa u mërzita kaq shumë, kur nuk ke lidhje me një person”, shprehet Mevlani, referuar zënkës që ai pati me Livian.

    Nga ana tjetër, Livia vazhdon të jetë e mërzitur dhe shprehet: “Unë në atë moment jam ndjerë super keq dhe nuk ia lejoj askujt të më lëndojë e të më bëjë të ndihem keq.”

    Duket se ky reagim i Livias e ka lënë pa fjalë Mevlanin, i cili madje me shaka thotë se mos ajo e ka fryrë tek ndonjë Hoxhë.

    Mevlani ka rrëfyer se duke parë reagimet e Livias, ai ka mundur të kuptojë se është diçka më shumë se pëlqim.

    Teksa Mevlani ka shkuar në dhomën e gjumit të Livias për t’u sqaruar me të, dyshja ka përfunduar mes puthjesh dhe përqafimesh, duke bërë kështu paqe mes njëri-tjetrit.

    Pavarësisht kësaj Mevlani ende nuk është i bindur ndaj ndenjave të tij pasi siç edhe ai shprehet është një periudhë tepër e shkurtër.

  • Mori vëmendjen në dasmë, por sa kushtoi fustani i Kiarës

    Mori vëmendjen në dasmë, por sa kushtoi fustani i Kiarës

    Kiara dhe Luizi ishin të ftuar së bashku me nënën e këngëtarit në një dasmë. Kiara kishte veshur një fustan rozë pak të gjerë dhe me një fjongo dekoruese e sigurisht mori vëmendjen me paraqitjen e saj.

    Por edhe pse i thjeshtë fustani kap shifrën plot 721 dollarë.

    Duhet thënë se moderatores i shkon shumë apo jo?!

  • Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti shqiptar

    Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti shqiptar

    Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, dhe partnerja e tij, Agonita, janë martuar. Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë tradicionale, të mbajtur në Kosovë.

    Dasma e çiftit vjen plot shtatë muaj pasi futbollisti, i cili jeton dhe vepron në Malajzi, i propozoi martesë bukuroshes me origjinë nga Peja

    Çifti ka ndarë në rrjete sociale pak nga atmosfera që ka mbizotëruar në mbrëmjen e kurorëzimit, ku shihet se Liridoni është dukur mjaft elegant i veshur me një kostum ngjyrë krem, ndërsa Agonita dukej shumë e bukur me fustanin e nusërisë.

    https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/6a6729f4d0cf663b76654396e8f2f4ea/64d15637/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/o8fMEJcDRPLb68eI3QAmBREzgAtkFAnVAvrD8B/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=3704&bt=1852&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmonrH-c_vj_DFKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=OGg0OGVoNmhnOWYzPGRpNEBpMzY4bjM6ZmU5bTMzZjczM0BfMjAxLTJhXl8xLTY0LmMyYSMucWoycjRvcjRgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=20230807143804F167D7345B7262098314&btag=e00088000

  • Olta Gixhari tregon publikisht çfarë gjeti në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…

    Olta Gixhari tregon publikisht çfarë gjeti në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…

    Olta Gixhari vazhdon të mos publikojë shpesh foto të bashkëshortit, por momentet mes tyre aktorja nuk na i kursen.

    Së fundmi, ajo ka treguar se çfarë ka gjetur në telefonin e Dorit që e ka shkrirë gazit.

    “Vetëm frikacaku pyet gruan nëse mund të dalë për një birrë me shokët. Një burrë i vërtetë e di që kjo nuk lejohet”, shkruhet në shprehjen që Dori ka ruajtur në telefonin e tij. “Akoma po qesh”, shprehet Olta.

  • Kriset miqësia me Semin? Bora Zemani zbulon si qëndron e vërteta

    Kriset miqësia me Semin? Bora Zemani zbulon si qëndron e vërteta

    Shoqëria e tyre mori një jehonë të madhe vitin e kaluar brenda mureve të shtëpisë së famshme ‘Big Brother Albania’. Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Semi Jaupaj.

    Vetëm dy ditë më parë u përfol se mes shoqeve miqësia ishte krisur dhe shkak për këtë u bë mungesa e “like-ve” dhe komenteve në profilin e njëra-tjetrës në Instagram.

    Por shoqet menjëherë kanë hedhur poshtë zërat me anë të një postimi në rrjetet sociale që i dedikohet miqësisë.

    “Ka diçka kaq të bukur për të pasur miq afatgjatë, që kanë dëshmuar versione të shumta tuajat dhe ju kanë dashur pa kushte në secilin version.”, shkruhet në postim ku Bora bën tag Semin dhe shoqen e tyre tjetër.

  • FOTO/ Arbenita “provokon”, pas gjyqit me Feron shfaqet me flokë të shkurtra

    FOTO/ Arbenita “provokon”, pas gjyqit me Feron shfaqet me flokë të shkurtra

    Modelja e famshme, Arbenita Ismajli ka postuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Instagram” disa foto ku shfaqet me flokë të shkurtra.

    Nëpërmjet aplikacioneve modifikuese ajo ka provuar se si do të dukej me këtë ndryshim drastik.

    Kujtojmë se modelja ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Fero, i cili është akuzuar për dhunë familjare.

  • Ish-partneri e la se ishte “shëndoshur shumë”/ Bebe Rexha shfaqet në krahët e një mashkulli misterioz (FOTO)

    Ish-partneri e la se ishte “shëndoshur shumë”/ Bebe Rexha shfaqet në krahët e një mashkulli misterioz (FOTO)

    “Je shëndoshur shumë”! Ky ishte “preteksti” i të dashurit të Bebe Rexhës për t’u ndarë nga ajo.

    Ky ka qenë lajmi që ka qarkulluar më së shumti së fundmi, por tashmë duket se këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka hedhur pas krahëve.

    Si pasojë e turneut të saj, artistja e famshme ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani.

    E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment shihet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa e ka kapur për krahu. Ajo nuk ka treguar nëse djali në fjalë mund të jetë thjeshtë dikush nga ekipi i saj, apo ndonjë person tjetër.

    Është shumë herët të themi se me doemos ai është partneri i saj, mirëpo ky detaj ka tërhequr vëmendjen e fansave të Bebes në internet.