Category: Showbiz

  • ‘Martesën e përjetova shumë keq’/ Adelina Tahiri rrëfehet si kurrë më parë

    ‘Martesën e përjetova shumë keq’/ Adelina Tahiri rrëfehet si kurrë më parë

    E ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën.

    Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta, dhe se e ka përjetuar shumë keq, mënyrën se si u trajtua në media.

    “Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes. Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha këngëtarja Adelina Tahiri për “Pushime on Top”.

  • Aurela Gaçe refuzon një bashkëpunim me Luiz Ejllin, arsyeja

    Aurela Gaçe refuzon një bashkëpunim me Luiz Ejllin, arsyeja

    Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen.

    Aurela në një intervistë për “Pushime On Top” ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.

    E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.

    Kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’ dhe se sipas saj, bashkëpunimet duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ në treg.

    Aurela Gaçe: Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën.

    Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

    Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh.

  • ‘Nuk të ndjek se kam frikë nga mallkimet dhe sharjet’/ Kristi poston mesazhin e fansit

    ‘Nuk të ndjek se kam frikë nga mallkimet dhe sharjet’/ Kristi poston mesazhin e fansit

    Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, është shumë aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Pas përfundimit të reality show-t, ai u angazhua në televizion si dhe qëndroi pranë fansave duke u bërë aktiv në rrjetet sociale.

    Ish-finalisti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka zbuluar së fundmi një mesazh që ka marrë nga një fans. Ky i fundit i shkruan se nuk e ndjek në “Instagram” se ka frikë nga sharjet dhe mallkimet e të tjerëve.

    Pastaj i thotë se e meritonte ai fitoren e këtij edicioni të BB VIP, pasi sipas tij, Kristi është një “person me kulturë”.

    “Përshëndetje vëlla, ndjesë që s’të ndjek po kemi frikë nga mallkimet dhe sharjet e njerëzve. Më vjen keq që nuk dole fitues, një person me kulturë si ty”, i ka shkruar fansi.

    Ndërkohë Kristi ka kërkuar një mendim nga ndjekësit e tij, se çfarë mendojnë për mesazhin që i kanë dërguar.

    Kujtojmë se në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, Kristi ngeli kokë më kokë Luiz Ejllin, ku ky i fundit arriti të fitonte çmimin prej 100 mijë euro.

  • Nuk ka më vend për dyshim! Del VIDEO e Capital T dhe Adrola Dushit (VIDEO)

    Nuk ka më vend për dyshim! Del VIDEO e Capital T dhe Adrola Dushit (VIDEO)

    Disa ditë më parë Capital T “theu zemrat” e shumë vajzave, pasi pranoi për herë të parë që zemra e tij rreh për një person, madje s’kurseu as fjalet më të bukura për partneren e tij.

    E pas kësaj deklarate të këngëtarit mendja na shkoi pikërisht te modelja Adrola Dushi, ku prej shumë kohësh po përflitet lart e poshtë se këngëtari dhe ajo kanë një marrëdhënie dashurie. Por, deri më sot asnjë nga të zotët e punës, as e kanë pohuar dhe as e kanë mohuar lidhjen e tyre.

    Së fundmi, një video e kapur nga eventi që Kapo bëri me miqtë në Prishtinë pak ditë para kocertit të tij “Time Capsule 2”, po bën xhiron e rrjetit.

    Ata shihen të dy mjaft afër me njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet qartë që, po Kapo dhe Adrola janë bashkë!

    A mos ndoshta “çifti” e kanë lënë që të suprizojnë fansat në koncertin e Capital T dhe të pranojnë njëherë e mirë lidhjen e tyre? Nuk e dime dhe deri në momentin që të kemi një aprovim nga vetë ata, fjalët tona ngelen veçsce hamëndësime dhe thashetheme!

  • Ronaldo flet për përplasjet me Luizin. Kushti që i vë për t’u pajtuar me këngëtarin

    Ronaldo flet për përplasjet me Luizin. Kushti që i vë për t’u pajtuar me këngëtarin

    Debati mes Ronaldo Sharkës dhe çiftit Luizi dhe Kiara që ndodhi pak javë më parë mori vëmendjen të madhe.

    Përplasjet mes tyre u duk sikur pushuan në rrjetet sociale, por kanë qenë ndjekësit që këtë herë kanë sjellë sërish në vëmendje Ronaldos.

    I pyetur në Instagram se si i ka marrëdhëniet me Luizin dhe Kiarën, ai kë thënë se i pranon edhe faljet.

    “Si i ke raportet sot me Luizin dhe Kiarën?”- e ka pyetur një ndjekës në Instagram moderatorin i cili i është përgjiigjur: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”

    Kujtojmë që sherri që dominoi tituj nisi pasi Ronaldo konkurrent në “Kepin e Vip-ave” u shpreh se ky emision do t’i shkonte atij dhe jo Kiarës.

  • Artist si i ati/ Djali i Sabianit surprizon me performancat e tij në “TikTok”, shihni videon duke kënduar në studio regjistrimi

    Artist si i ati/ Djali i Sabianit surprizon me performancat e tij në “TikTok”, shihni videon duke kënduar në studio regjistrimi

    Këngëtari Sabian Medini i cili është baba i dy fëmijëve, vajzës Kei dhe djalit të tij ka surprizuar shpesh herë me foto familjare.

    Por këtë herë ai që ka surprizuar fansat ka qenë djali i tij i vogël, ndryshe nga Keisi të cilën e kemi parë shpesh pasi është personazh publik por edhe pas pjesëmarrjes në ‘reality shoë’ të ndryshëm.

    Por imazhi i djali të këngëtarit është më pak i zbuluar, një nga daljet e tij publike ishte kur ai hyri në shtëpinë e Big Brother si një surprizë për motrën e tij.

    Por së fundmi kemi zbuluar se Enes Medini ka edhe talent në të kënduar dhe gjithashtu ka një llogari në “TikTok” ku poston video mjaft interesante.

    Në videon e fundit ai shihet teksa këndon dhe kërcen në ambientet e një studio regjistrimi.

    Në videon e fundit ai shihet teksa këndon dhe kërcen në ambientet e një studio regjistrimi.

  • Arbana Osmani bën një ndryshim në pamje dhe duket më e lumtur se kurrë

    Arbana Osmani bën një ndryshim në pamje dhe duket më e lumtur se kurrë

    Një muaj para fillimit të sezonit të ri televiziv, ku tha se do ta shohim me një projekt të ri përveç Big Brother VIP, Arbana ka bërë një ndryshim në pamje.

    Ditën e sotme moderatorja ka postuar një foto ku shihet se i ka lyer flokët bionde.

    Arbana shfaqet e buzëqeshur dhe duket shumë e lumtur me pamjen e re, e cila i shkon shumë.

  • Rikthehen me një bashkëpunim pas shumë vitesh? Noizy dhe Çiljeta paralajmërojnë ‘tërmet’ në muzikë

    Rikthehen me një bashkëpunim pas shumë vitesh? Noizy dhe Çiljeta paralajmërojnë ‘tërmet’ në muzikë

    Çiljeta dhe Noizy kanë qenë prej vitesh një nga dyshet më të dashura të muzikës shqiptare me disa super projekte të përbashkëta, por edhe me një miqësi shumë të mirë.

    Kohët e fundit dy artistët nuk i kemi parë më bashkë teksa Çiljeta mungoi edhe në “Alpha Show 1”, duke nxitur aludime për ndonjë krisje të miqësisë mes tyre.

    Gjë që Çiljeta e hodhi poshtë pak ditë më parë duke zbuluar se do jetë këtë vit në koncertin e Noizyt. “E si mund të mungoja unë mama lover te lali”-shkruante Çiljeta në Instagram.

    Sakaq, mbrëmjen e djeshme ajo na ka krijuar disa pikëpyetje. Këngëtarja ka publikuar disa postime në Instagram duke dëgjuar bashkëpunimet e vjetra me Noizyn. Në njërin prej postimeve ajo shkruan: “Cili është plani i radhës?”, duke na bërë të mendojmë se ndoshta dyshja po mendon një bashkëpunim tjetër.

  • Vetëm pak dite larg! Kush është surpriza që të gjithë presin nga Capital T në koncert

    Vetëm pak dite larg! Kush është surpriza që të gjithë presin nga Capital T në koncert

    Jemi vetëm pak ditë larg koncertit “Time Capsule” të Capital T. Reperi organizoi pak ditë më parë në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpuntorët, e mes tyre nuk mungoi as Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje.

    Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, herë pas here shenja kanë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.

    Pas përfundimit të festës, Adrola postoi në Instagram foto me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo. Ajo u pyet nga ndjekësit se përse nuk ka bërë foto me Capital T. Ja përgjigjia më poshtë:

    “E pse me Capital T ske ba foto?”

    “Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”- shkruan Adrola.

  • Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B qëlloi fansin në koncert, ‘pronari’ cakton shumën marramendëse prej 30 mijë dollarësh! Ja si do të shpërndahen paratë

    Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B qëlloi fansin në koncert, ‘pronari’ cakton shumën marramendëse prej 30 mijë dollarësh! Ja si do të shpërndahen paratë

    Mikrofoni që këngëtarja Cardi B i hodhi një spektatori gjatë koncertit të saj gjatë fundjavës pritet të dalë në ankand për bamirësi.

    Pronari i kompanisë ‘The Wave’, e cila siguroi pajisjet në koncert e listoi mikrofonin në një reklamë në eBay.

    Në të, ai thekson se 100% e të ardhurave do të shkojnë për dy bamirësi, Friendship Circle Las Vegas dhe Wounded Ëarrior Project.

    Siç shkruan Scott Fisher, ai donte të “përpiqej të bënte diçka të mirë”.

    “Pas disa inkurajimeve nga njerëzit e mi, vendosa ta nxjerr në ankand me 100% të fitimit të ndarë në mënyrë të barabartë midis 2 organizatave bamirëse. Njëra është një organizatë bamirëse lokale e quajtur Friendship Circle Las Vegas. Tjetri është Projekti i Luftëtarit të Plagosur ”, shkruan ai.

    Vlera tashmë ka arritur në 30,000 dollarë, me ankand që përfundon më 8 gusht.