Category: Showbiz

  • “Luiz Ejlli ka fantazi për mua pas mesnate, t’i mbajë sekret”, Krist Aliaj plas “bombën”

    “Luiz Ejlli ka fantazi për mua pas mesnate, t’i mbajë sekret”, Krist Aliaj plas “bombën”

    Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet “kokë më kokë” me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

    Bëhet fjalë për “She’s On Top”, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat, shkruan “Top Albania Radio”.

    Kristi teksa ka ndarë një foto ku shfaqen të gjithë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në shtator. Nuk dihet nëse do të jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi!

    Ndërkohë, vetëm i ftuar në “E Diell” ai ka zbuluar pak nga jeta e tij romantike, duke ngritur kështu dyshime se Kristi po bie në dashuri.

    Mesa duket ai po qëndron ende në Shqipëri për një vajzë. Kush e ka zënë zemrën e tij vallë?! Epo le të presim një tjetër përgjigje të tij për të zbuluar më shumë. Në puntatën e fundit të spektaklit ku ishte dhe anëtar jurie, Kristi nuk i ndali disa thumba për Luizin.

    E teksa të gjithë po prisnin që Krist Aliaj të komentonte vajzat konkurrente, ai tha diçka krejtësisht tjetër. Duke iu referuar fituesit të edicionit të dytë të BB VIP, Luiz Ejlli, Kristi tha: “Për ish-kolegun tim biond. Që fantazitë që ka për mua mesnate ose mbas orës 12, t’i mbajë sekret. Të lutem”, tha Kristi.

    I pyetur se për kë e ka fjalën, ish-banori i “Big Brother VIP 2”, tha sërish: “Ish kolegu im me flokë biond”.

  • Larg njëri-tjetrit, Maestro i bën dedikimin special bashkëshortes (Video)

    Larg njëri-tjetrit, Maestro i bën dedikimin special bashkëshortes (Video)

    Armaldo Kllogjeri, i njohur gjerësisht si Maestro ishte padyshim një ndër banorët më të spikatur të BBV Albania 2, ku batutat e tij u kthyen në hit në rrjetet sociale. Pak javë më parë, Maestro u bë baba për herë të dytë me një tjetër vajzë. Lajmin e shtatzënisë e bëri të ditur në shtëpinë e BBV ku u surprizua nga Aida, partnerja e tij.

    Kësaj të fundit, Armaldo i ka kushtuar një dedikim të veçantë së fundmi teksa ndodhen larg njëri-tjetrit, krahas një video po aq të veçantë.

    https://www.instagram.com/maestro_armaldo.kllogjeri/?utm_source=ig_embed&ig_rid=70f75f3c-f68c-45a1-af3c-c866f3481fb9

    “Unë jam ndjerë njeriu më me fat në botë kur të kam njohur ty. Ndonjëherë telefoni na kujtoni disa momente kur jemi larg familjes sepse na merr rrjedha e punes,e impenjimeve dhe kete me beri mua sot.Me kujtoi sa me fat jam qe te kam ne krahe dhe me suporton ne cdo moment”, shkruan Armaldo krah postimit.

  • E tmerrshme, këngëtares shqiptare i vjedhin shtëpinë me sendet luksoze

    E tmerrshme, këngëtares shqiptare i vjedhin shtëpinë me sendet luksoze

    Pas një periudhe të gjatë ai u kthye në Kosovë për disa ditë. Dhe ky moment duket se ka qenë ideal që hajdutët të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morena me një postim në Instastory ku tregon edhe kutitë bosh të bizhuterive të shtrenjta.

    Morena ka paralajmëruar një proces gjyqësor ndaj kompleksit rezidencial ku ajo jeton pasi nuk ka dhënë sigurinë e pritur.

    “Këta hajdutë do të dënohen, ju premtoj. Super e tronditur se si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesën më të mirë Sinpas,” tha ajo.

    Pas një periudhe të gjatë, iu rikthye për disa ditë. E ky moment duket se ka qenë ideal për hajdutët që të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morena me një postim në Instastory ku tregon edhe kutitë bosh të bizhuterive të shtrenjta.

    Morena ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jetonpasi nuk ka sigurinë e pritur.

    “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhin kjo në të vërtetën e ndërtimit më të mirë Sinpas’, është e thënë ajo.

  • Kushtet e Luiz Ejllit për bashkëpunimin muzikor sollën krisjen e raportit të tij me Noizyn! Si ndikoi afrimi me rivalin e reperit dhe pse fituesi i BVV mohon prishjen e marrëdhënieve mes tyre

    Kushtet e Luiz Ejllit për bashkëpunimin muzikor sollën krisjen e raportit të tij me Noizyn! Si ndikoi afrimi me rivalin e reperit dhe pse fituesi i BVV mohon prishjen e marrëdhënieve mes tyre

    Edhe pak ditë mungojnë nga koncerti i Noizy-t, ku shumë yje do të ngjiten në skenë në krah të reperit. Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizy-t.

    Por nëse e shihni me kujdes listën mungon Luiz Ejlli. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët besojmë, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje, Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.

    Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me koncertin, ku ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm. Luizi përmes një video-mesazhi, shprehet se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë e koncertit, ku të ftuar do të jenë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë por jo vetëm.

    Këngëtari njëkohësisht dhe fituesi i “Big Brother Vip 2”, ndër të tjera shprehet se i uron me zemër Noizy-t sa më shumë suksese, ku shton se mes tyre do të ketë dhe bashkëpunime.

    “Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigjja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”, shprehet ai.Por me gjithë deklaratat e Luizit, krisja mes dy artistëve ka ndodhur realisht. Shkak për këtë janë bërë pikërisht politikat e bashkëpunimit mes tyre, të cilat Noizy nuk i ka pranuar. Kjo ka bërë që reperi të tërhiqet nga bashkëpunimi i tij me Luizin, ndonëse vetë ai u shpreh se së bashku do të bënin një album.

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ishte banori, i cili pati mbështetjen më të madhe nga publiku jashtë shtëpisë, veçanërisht dhe nga personazhet e njohur të “showbizz”-it shqiptar.Një ndër artistët që e ka suportuar publikisht këngëtarin ka qenë reperi i njohur Noizy. Ai ka publikuar shpesh herë video të Luizit në rrjetet e tij sociale apo ku i kërkonte të gjithë fansave të tij që ta mbështesnin. E pas mbarimit të spektaklit të madh, është organizuar një “AfterParty” ku bëri bashkë të gjithë ish-banorët dhe produksionin.

  • Tashmë nënë e tre fëmijëve, Arbana Osmani na zbulon ca poza të ëmbla të Zoit (Foto)

    Tashmë nënë e tre fëmijëve, Arbana Osmani na zbulon ca poza të ëmbla të Zoit (Foto)

    Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është tashmë nënë e tre fëmijëve dhe mes angazhimeve të shumta, ajo gjithmonë gjen kohën të kalojë “momente cilësore” edhe me të vegjlit e saj.

    Nëse portretin e Jonit e kemi parë prej vitesh dhe është kthyer në një personazh të dashur për ne, moderatorja po tregohet ende e rezervuar përsa i përket Diellit dhe Zoit.

    Pavarësisht kësaj, Arbana herë pas here poston foto të tyre në rrjetet sociale, por duke u kujdesur që të mos e tregojë portretin e tyre.

    Ndërkohë ditën e sotme, Osmani ndau ca poza të ëmbla të Zoit, e cila qenka rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë.

  • “Super e shokuar”/ ‘Skifterët’ i bëjnë “gjëmën” këngëtares shqiptare, i grabisin bizhuteritë luksoze në shtëpi (Foto)

    “Super e shokuar”/ ‘Skifterët’ i bëjnë “gjëmën” këngëtares shqiptare, i grabisin bizhuteritë luksoze në shtëpi (Foto)

    Tashmë dihet se jetë e Morena Tarakut është e ndarë mes Turqisë e Kosovës. E teksa ka lënë për disa ditë Turqinë, për të qëndruar në Kosovë, hajdutët kanë përfituar nga rasti duke i hyrë në apartmanetin në Turqi.

    Ka qenë vetë Morena e cila ka ndarë foto të apartmentit ku shihet brava e derës e shkatërruar dhe kutitë e bizhuterive të saj të boshatisura.

    Morena Tarakut njihet si një këngëtaret shqiptare që mban bizhuteri nga më të shtrenjtat, prandaj vlera e vjedhur pritet të jetë qindra mijëra euro.

    E nervozuar me kompleksin ku jeton, i cili konsiderohet si një ndër më luksozët, Morena ka shkruar:

    “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë”, është shprehur ajo.

    Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.

  • Kush e paditi kësaj radhe? Nuk ka qetësi për Dua Lipa-n

    Kush e paditi kësaj radhe? Nuk ka qetësi për Dua Lipa-n

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po përballet me një padi të re nga muzikanti Bosko Kante. Ky i fundit pretendon se ylli i muzikës pop dhe shtëpia e saj diskografike, “Warner Music Gruop”, nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij “Talk Box” në remikset e këngës së saj “Levitating”.

    Bosko Kante ka thënë në padi se përdorimi i performancës së tij në tri remikse të këngës hit të Dua Lipa-s shkelte të drejtën e tij të autorit, duke përmendur një marrëveshje gojore që pjesa që muzikanti krijoi me pajisjen e tij elektronike të përdoret vetëm në regjistrimin origjinal të këngës.

  • U përpoq që ta mbante të fshehtë, Marina zbulon pa dashje portretin e vajzës (FOTO)

    U përpoq që ta mbante të fshehtë, Marina zbulon pa dashje portretin e vajzës (FOTO)

    Moderatorja e njohur, Marian Vjollca, disa muaj më parë është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë bekuar me emrin Marget.

    Marina dhe Getoari postojnë herë pas here foto me të bijën në rrjetet sociale, por janë siguruar gjithmonë që të mos e tregojnë portretin e saj. E deri më tani fansat e tyre e kanë parë vogëlushen vetëm me kurriz.

    Mirëpo së fundmi, teksa ka postuar në “Instastory” një screenshot të një bisede të grupit familjar në “Whatsap”, pa dashje moderatorja ka shfaqur imazhin e Marget.

    Në foton e bisedës së publikuar, në ‘wallpaper’ ajo mbante foton e të bijës kur e vogla ka qenë vetëm disa muajshe.

  • “Hapa arkivën”/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike për rininë e saj, këngëtarja ndan fotot e radha pas 17 vitesh

    “Hapa arkivën”/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike për rininë e saj, këngëtarja ndan fotot e radha pas 17 vitesh

    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga prej kohësh nuk është afër publikut me projektet e saj muzikore.

    Megjithatë nuk mungon në rrjete sociale ku zgjedh të ndaj me ndjekësit e saj momente me familjen nga pushimet apo edhe nga përditshmëria e saj.

    Së fundmi këngëtarja ka ndarë në “Instagram” disa foto të vjetra ku shkruan: Hapa arkiven. Na ishte nje here. Fotot që ajo ka postuar mendohet t’i jenë shkrepur rreth viteve 2006 – 2009 ku Çiljeta duket shumë në formë, dhe pse prej vitesh cilësohej si një ndër vajzat më të bukura të estradës shqiptare.
    Ajo gjithashtu ka ndarë foto edhe me moderatorin Ervin Kurti dhe Eraldo Rexho, ku treshja duket se ishin në fillimet e karrierës së tyre

  • Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por njerëzit ‘e kryqëzojnë’ për cigaren

    Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por njerëzit ‘e kryqëzojnë’ për cigaren

    Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri dhe sot ka publikuar fotot e radhës në Instagram ku shfaqet e veshur në të bardha dhe në formë të shkëlqyer. Mirëpo, njëra nga fotot ka shkaktuar shumë komente, pasi këngëtarja shihet duke ndezur një cigare.
    “Të lutem ndalo promovimin e duhanit. Nuk dukesh i lezetshëm. Fëmijët të ndjekin”, i ka shkruar një komentues Duas. “Pirja e duhanit nuk është e lezetshme siç ishte shekulli i kaluar”, shkruan një tjetër. “Dëshiroj që të ndaloni duhanin, nuk është mirë dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse nuk mund të merrni nota të larta”, “Pirja e duhanit nuk është e bukur dhe nuk është e mirë për zërin tuaj…. E mbani mend Whitney Houston?”, vazhduan komentet. .

    Dua ende nuk i është përgjigjur kritikave në postimin e saj.