Category: Showbiz

  • “Ti je djali i pleqërisë”/ Mes lotësh, këngëtari i njohur kujton të atin e ndjerë: E kam bërë t’i dorëzoj pensionin

    “Ti je djali i pleqërisë”/ Mes lotësh, këngëtari i njohur kujton të atin e ndjerë: E kam bërë t’i dorëzoj pensionin

    Këngëtari i njohur, Ervin Bushati, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku ka dhënë një intervistë shumë emocionuese.

    Si rrallëherë, ai ka folur për babain e tij të ndjerë, për të cilin tha se e i mungon shumë. Artisti u shpreh se i ati thoshte për të se “ti je djali i pleqërisë”.

    “Për babain kam një… Është një mungesë që nuk e flas kurrë. Ai më thoshte gjithmonë ‘ti je djali i pleqërisë’. Flas shumë pak për të dhe më vjen shumë inat për këtë pjesë. Ngaqë u bënë shumë vite.

    Kishte shumë humor dhe mua më thonë se ka trashëguar humorin nga babi, edhe këngën.

    Qeshte ndonjëherë edhe thoshte ‘ky është i vogli, e kam bërë për t’i dorëzuar pensionin. Kam 8 vjet me vëllain dhe 6 me motrën. Jam i vogli i familjeEdhe më shikonte gjithmonë që sakrifikoja dhe doja të bëhesha dikushi në jetë vetëm. Ai atë mundësi kishte, ishte në pension në kohën kur po shpërtheja. Sepse unë vetë menaxhoja vetën. Që 17 vjeç nuk kam marrë asnjë lek nga familja. Jam munduar që ashtu me grupin të sajoja vetë, të krijoja jetën vetë.

    Edhe ai e ndiente këtë pjesë. Jo se ndihej në faj, po thoshte ‘më dhimbset Vini se ikën vetëm, me çantën në shpinë’. Se atëherë nuk kishte transport, Shkodër-Tiranë ishte gati 3 orë e 30 minuta”, tha Ervin Bushati.

  • Mediat greke ‘zili’ për Ksamilin, injorojnë vendodhjen e Dua Lipës: Po pushon në Kosovë

    Mediat greke ‘zili’ për Ksamilin, injorojnë vendodhjen e Dua Lipës: Po pushon në Kosovë

    Këngëtarja e shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa po pushon në Jug të Shqipërisë në Ksamil.

    Sot ajo ka publikuar disa foto nga jugu i vendit ku shfaqet nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve të saj duke kënduar dhe festuar.

    Por në media greke shkruan se këngëtarja Dua Lipa po pushon në vendlindjen e saj në Kosovë, megjithëse ka publikuar foton nga jugu i Shqipërisë.

    Në artikullin e medias greke ‘Protothema‘, nuk përmendet në asnjë moment që këngëtarja ndodhet në Ksamil, por shkruan se ndodhet në Kosovë.

  • “Me kë do bëjë sherr sot Ronaldo?”/ Dea: Me mua jo, të bëjë ndonjë skandal me…

    “Me kë do bëjë sherr sot Ronaldo?”/ Dea: Me mua jo, të bëjë ndonjë skandal me…

    Dea Mishel ishte ditën e sotme e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku Edi Manushi e pyeti ‘se më kë do të bëjë sherr Ronaldo Sharka”.

    “Me mua nuk zihet se nuk kam nerva. A është zënë ndonjëherë me Erjolën? Unë them të zihet me Erjolën, të bëjnë ndonjë skandal”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 2”.

    Kjo pyetje erdhi si pasojë e zënkave të shumta që Ronaldo ka pasur herë pas here me të ftuarit në “E Diell”. Moderatori i njohur njihet për tipin e tij ngacmues dhe të drejtpërdrejtë.

    E duke qenë se Sharka nuk i ‘lë rehat dhe i ngacmon’ të ftuarit, pritet që në çdo puntatë të “E Diell”, ai të ketë ndonjë debat që menjëherë merr vëmendjen e të gjithëve.

  • E prisnit? Zbulohet ku do ta shohim Efin në ekran këtë Shtator

    E prisnit? Zbulohet ku do ta shohim Efin në ekran këtë Shtator

    Efi Dhedhes po qëndron në heshtje këtë verë, por nga shtatori do e shohim sërish në ekran.

    “Kryefjala” bën të ditur se këtë shtator, Efin do ta shohim si konkurrente të “Dancing With The Stars”. Ky është një format që do t’i japë Efit vëmendje dhe do t’i shërbejë si trampolinë për më tej.

    Kujtojmë që edhe këtë sezon përflitet se “Dancing with the stars” do e prezantojë Bora Zemani.

  • Po bën xhiron e rrjetit, fansja i hedh pijen në fytyrë teksa po performonte, Cardi B e godet me mikrofon

    Po bën xhiron e rrjetit, fansja i hedh pijen në fytyrë teksa po performonte, Cardi B e godet me mikrofon

    Nuk janë të pakta rastet ku yjet e muzikës sulmohen nga të pranishëm gjatë koncerteve të tyre dhe Cardi B duket se u bë një prej tyre.

    Reperja e njohur është përballur me një incident të papritur gjatë koncertit të saj të fundit, ku teksa po performonte hitin e saj “Bodak Yellow”, një vajzë ka hedhur pijen drejt saj duke e lagur reperen në fytyrë.

    Mirëpo, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Cardit e cila shumë e acaruar hodhi mikrofonin drejt saj, duke u shkaktuar një situatë aspak e këndshme.

  • “Ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…”/ Bled Mane ironizon keq Kiarën: Nuk e njoh atë, njerëzit që pinë alkool…

    “Ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…”/ Bled Mane ironizon keq Kiarën: Nuk e njoh atë, njerëzit që pinë alkool…

    Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku nuk ka lënë pa thumbuar Kiara Titon.

    Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda në “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe.

    Ai vijoi duke thënë se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte t’a festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

    Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

    Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

    Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

    Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

    Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

    Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

    Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!

  • Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Martesa e këngëtares Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi vetë ajo pranoi se po përjeton një krizë.

    Ajo nuk zgjodhi që ta komentonte me detaje, por kaq u desh që lajmi të qarkullonte kudo.

    Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.

    Por ditën e djeshme, me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.

    Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se kriza ka kaluar.

    “Family time”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton ku shihet e lumtur.

  • FOTO/ “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në jug

    FOTO/ “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në jug

    Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

    Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

    Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram.

    “Shqipëria e bukur”, shkruan ajo.

  • Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

    Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

    Olta Gixhari was one of the most commented residents of “Big Brother VIP 2” and after her exit she continued to be in the attention of the media and social networks. But apparently Olta is ready to enter Big Brother VIP 3, only there is a problem.

    Producer Sara Hoxha does not allow Olta to become part of the format again. The actress herself showed this by replying to fans on Instagram.

    Someone asks her if she will enter BBV3 and Olta says: I want to, but Sara Hoxha told me ‘you or me, the three’.

  • Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

    Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

    Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku nuk ka lënë pa thumbuar Kiara Titon. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda në “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe. Ai vijoi duke thënë se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte t’a festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

    Pjesë nga intervista:

    Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

    Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

    Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

    Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

    Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

    Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

    Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!