Category: Showbiz

  • Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Martesa e këngëtares Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi vetë ajo pranoi se po përjeton një krizë.

    Ajo nuk zgjodhi që ta komentonte me detaje, por kaq u desh që lajmi të qarkullonte kudo.

    Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.

    Por ditën e djeshme, me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.

    Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se kriza ka kaluar.

    “Family time”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton ku shihet e lumtur.

  • FOTO/ “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në jug

    FOTO/ “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në jug

    Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

    Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

    Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram.

    “Shqipëria e bukur”, shkruan ajo.

  • Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

    Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

    Olta Gixhari was one of the most commented residents of “Big Brother VIP 2” and after her exit she continued to be in the attention of the media and social networks. But apparently Olta is ready to enter Big Brother VIP 3, only there is a problem.

    Producer Sara Hoxha does not allow Olta to become part of the format again. The actress herself showed this by replying to fans on Instagram.

    Someone asks her if she will enter BBV3 and Olta says: I want to, but Sara Hoxha told me ‘you or me, the three’.

  • Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

    Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

    Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku nuk ka lënë pa thumbuar Kiara Titon. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda në “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe. Ai vijoi duke thënë se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte t’a festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

    Pjesë nga intervista:

    Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

    Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

    Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

    Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

    Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

    Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

    Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!

  • “Të shtëna me armë dhe granatë dore”, detaje mbi koncertin e anuluar të Mozzik dhe Getinjo

    “Të shtëna me armë dhe granatë dore”, detaje mbi koncertin e anuluar të Mozzik dhe Getinjo

    Detaje të reja janë zbuluar lidhur me koncertin e Mozzik dhe Getinjos që u ndërpre papritur nga Policia mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

    Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur në një prononcim për ‘Telegrafi’ se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:50.

    “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2023 rreth orës 1:50 ka marrë informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka patur të shtëna me armë zjarri”, thotë Hashani.

    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku si pasojë është gjetur një gëzhojë plumbi si dhe një granatë dore e pashpërthyer.

    “Njësitë policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur”, ka thënë më tej Hashani.

    Të pranishmit në diskotekë janë evakuuar në mënyrë të sigurtë si dhe është menaxhuar mjeti i pa shpërthyer.

  • “Historia jonë, si një film”, Kiara shfaqet e lumtur në krahët e Luizit (VIDEO)

    “Historia jonë, si një film”, Kiara shfaqet e lumtur në krahët e Luizit (VIDEO)

    Duket se edhe për një kohë të mirë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të kenë vëmendjen maksimale të publikut.

    Së fundmi ka qenë dedikimi i këngëtarit për Kiarën që ka ringjallur interesin e fansave për to.

    Pas këtij dedikimi, Kiara mjaft e lumtur dhe mirënjohëse ndaj partnerit ka publikuar një video në rrjetet sociale.

    Historia jonë, si një film”, ka shkruar moderatorja në mbishkrimin e postimit.

    Kujtojmë se aktualisht çifti janë me pushime, bashkë me to është edhe nëna e Luizit.

    https://www.instagram.com/kiaratito/?utm_source=ig_embed&ig_rid=327454af-8190-477c-9d2c-78fbb1ec1d10

  • Diola Dosti: Burrat ma kanë frikën, sepse jam e realizuar, unë kam makinën time (VIDEO)

    Diola Dosti: Burrat ma kanë frikën, sepse jam e realizuar, unë kam makinën time (VIDEO)

    Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Teksa ishte në shtëpi, publiku u njoh me jetën e saj si një grua e divorcuar, nënë e 3 vajzave. Diola foli shpesh për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira.

    E ftuar së fundmi në një intervistë Diola tha se është e gatshme të përjetojë dashurinë për herë të dytë, por sipas saj meshkujt e kanë frikë.

    “Një fushë që ndihem budallqe është fusha e dashurisë. Nuk e kam përjetuar dashurinë për herë të dytë, besoj se do ta përjetoj. Nuk kam kohë. Jam e fokusuar në karrierën time. Padyshim që ka individ që aforhen. Më duket se më kanë frikë. Sepse jam një vajzë e realizuar. Në momentin kur më afrohet dikush, mua nuk më bën përshtypje nëse vjen Bentley me një apo me Golf 2. Sepse unë i kam vetë gjërat, e kam vetë makinën time.”

    https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3188981b-274a-4c1d-b563-1a3a03aeb205

  • Këngëtarja e njohur humb shikimin dhe dëgjimin prej mbidozës nga droga

    Këngëtarja e njohur humb shikimin dhe dëgjimin prej mbidozës nga droga

    Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato ka treguar se ka disa probleme fizike pas mbidozës së saj të drogës në vitin 2018.

    Gjatë një paraqitje të fundit në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja tha se nuk do e ndryshonte rrugëtimin e saj dhe nuk është penduar për asgjë.‘Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk jam penduar. Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja. Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse ulesh vetëm me dhimbjen, ajo kalon,”-u shpreh Lovato.

    “Unë kam dëmtuar shikimin dhe dëgjimin. Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë,”-tha ajo.

    Si pasojë e këtyre problemeve aktorja tregoi se nuk e drejton më makinën.

  • Maestro “sposton” Luiz Ejllin, si ish-banori i BBV la pas “rivalin” e tij! Ja kush u braktis nga fansat

    Maestro “sposton” Luiz Ejllin, si ish-banori i BBV la pas “rivalin” e tij! Ja kush u braktis nga fansat

    Rrjetet sociale janë biznesi më i mirë për një personazh të famshëm. Nga ana tjetër, për fansat janë edhe dritarja informative ku mësojnë të rejat më të fundit rreth tyre. Megjithatë shpesh janë këta ndjekës që tregojnë edhe preferencat apo inatet ndaj personazheve të caktuara.

    Me fjalë të tjera, padyshim “Instagram”-i është barometri më i mirë për të mësuar dinamikat e reja të personazheve. Në fokus të aktualitetit vijojnë të jenë personazhet e “Big Brother”, duke premtuar që do të vijojnë gjatë të jenë të preferuarit në rrjetet sociale, por jo vetëm.

    Duhet thënë se edhe këtë javë, ka pasur surpriza, sa i përket personazheve që kanë humbur apo kanë fituar ndjekës.

    Në vend të fundit renditet Efi Dhedhes me minus 3 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 582 mijë ndjekës në 579K.

    Efi vazhdon të humbasë ndjekës. Shkak për këtë është bërë pikërisht mungesa e saj e gjatë në rrjetet sociale. Ditët e fundit ajo sapo është kthyer nga pushimet dhe ka nisur të jetë disi më aktive në “Instagram”-in e saj. Megjithatë humbja e ndjekësve vijon të jetë e madhe. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë shkruar se në fakt ndjekësit e saj janë të blerë, ndaj edhe ikja nga llogari është kaq e shpejt.Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e nëntë këtë javë, duke qenë se ka humbur 2 mijë ndjekës. E nëse në muzikë po korr sukses të madh, në “Instagram”-in e tij, humbjet nuk kanë rreshtur. Nëse për shumë kohë, madje shumë muaj ai ka qendruar në vend të parë si personazhi me rritjen më të madhe. Por këto ditë kanë mbaruar dhe tashmë Luizi, prej disa javësh vetëm po humb ndjekës, duke u lënë pas nga thuajse të gjithë ish-banorët e tjerë.

    Nga vendi i parë i javës së kaluar, Ronaldo Sharka renditet në vendin e tetë. Këtë javë ai ka humbur 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 147 K. për gati 3 javë, Ronaldo renditej në vendin e parë, si personazhi që kishte një rritje të konsiderueshme. Mendohet se shkak për këtë rritje u bë sherri me Luizin dhe mbështetjen që ndjekësit i dhanë.Megjithatë, tashmë që gjithçka mbaroi, Ronaldo i është rikthyer humbjes së ndjekësve.

    Moderatorja Dea Mishel Hoxha nga vendi i dytë ka kaluar në atë të shtatë, duke humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Edhe Dea mund të renditet tek personat që nuk është shumë aktive në “Instagram”, ndoshta për këtë arsye fansat herë pas here zgjedhin mos ta ndjekin më rrjetet e saj sociale

    Në vend të gjashtë renditet sërish Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës. Modelja është ndër imazhet më të dashura të “Big Brother”, ndaj edhe të shumtë janë ata që vijojnë ta ndjekin.

    Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike dhe për një bashkëpunim muzikor mes saj dhe Dj Geek.

    Një hyrje e re këtë javë është Nita Latifi, e cila renditet menjëherë në vendin e katërt. Këngëtarja kosovare ka fituar 2 mijë ndjekës, duke shkuar në 140K. që pas daljes së saj nga “Big Brother”, këngëtarja kosovare ka qenë thuajse e larguar nga mediat, duke preferuar të qëndrojë larg zhurmës së Big Brother. Megjithatë ditët e fundit ajo i është rikthyer televizionit, me intervista, ku batuta e saj, “Çfarë ka Elvana Gjata më shumë se unë”, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

    Ndoshta kjo është arsyeja që ndjekësit e llogarisë së saj, duke besuar se tashmë do të ndeshen me një tjetër Nitë, këtë herë me më shumë vetë besim se ajo që pamë në shtëpinë e “Big Brother”.

  • VIDEO/ Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë, “çmendet” me këngën e këngëtarit shqiptar: A ma mirë ktu a atje?

    VIDEO/ Dua Lipa shijon pushimet në jug të Shqipërisë, “çmendet” me këngën e këngëtarit shqiptar: A ma mirë ktu a atje?

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ndodhet sëfundmi në Shqipëri. Ajo ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar ndërsa sot ka publikuar në instagram një video ku shfaqet me një grup miqsh duke festuar.

    Në sfond dëgjohet një këngë e MC Kreshës teksa ajo që bie në sy është se këngëtarja ia di teksin mjaft mirë dhe e këndon me miqtë e saj. Krahas postimit ajo shkruan:

    “A ma mire ktu a atje?”

    https://www.instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cab66478-c7e5-4723-9bf3-04d3c600ea4e