Category: Showbiz

  • Sot është një nga aktoret më të përfolura dhe më të dashura për publikun shqiptar, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë (Foto)

    Sot është një nga aktoret më të përfolura dhe më të dashura për publikun shqiptar, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë (Foto)

    Po ta shihni për pak minuta foton kryesore, me siguri e keni gjetur personazhin.

    Bëhet fjalë për aktoren Olta Gixhari. Ka qenë vetë ajoe cila në një bised më ndjekësit e saj në Instagram ka publikuar këtë foto të fëmijërisë.

    Një prej fansave e ka pyetur për kujtimin më të bukur të fëmijërisë dhe ajo ka ndarë një foto krah prindërve të saj, duke treguar se foton e ka shkrepur motra e tyre.

    Me këtë detaj të fundit, Olta Gixhari tregoi gjithashtu se aktualisht ruan një marrëdhënie të mirë me motrën, me të cilën u tha se nuk kanë patur komunikim për një kohë të gjatë.

    Kujtojmë se që pas pjesëmarrjes në BBV, Olta gixhari është kthyer në një ndër aktoret shqiptare më të përfolura si për jetën profesionale, ashu edhe për atë private.

  • Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate ndërpresin koncertin e reperit të njohur shqiptar/ E pëson keq 21-vjeçari, ja reagimi i këngëtarit

    Të shtënat me armë zjarri dhe hedhja e një granate ndërpresin koncertin e reperit të njohur shqiptar/ E pëson keq 21-vjeçari, ja reagimi i këngëtarit

    Ditën e enjten reperi Mozzik ka zhvilluar si zakonisht një nga koncertet e tij në Gjilan.

    Por energjia e mirë dhe muzika u ndërpre kur një 21-vjeçar hodhi një granatë dore duke u pasuar me gjuajte me armë zjarri. Sapo ka marrë lajmin Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

    Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes.

    Mësohet se koncerti është ndërprerë për çështje sigurie dhe të gjithë prjesëmarrësit janë shpërndarë të sigurtë nga ambientet e “club-it”.

    Në njoftimin e policisë thuhet se :

    “Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

  • Zhaklin Lekatari: Kënga e Luizit për Kiarën është e kopjuar, ja provat?

    Zhaklin Lekatari: Kënga e Luizit për Kiarën është e kopjuar, ja provat?

    Ditën e djeshme, Luiz Ejlli lancoi projektin e tij të ri, një këngë me titullin “Dedikim”, që i dedikohej partneres së tij Kiara Tito.

    Moderatorja ishte gjithashtu prezente në klipin ku shkëmbyen ca sekonda të ëmbla me njëri-tjetrin dhe një puthje në buzë.

    Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.

    Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.

    Për më tepër, hidhini një sy vetë dy këngëve:

  • “Luizi nuk mund të ketë konkurrentë”/ Nuk flet me të, por Maestro ka dy fjalë për këngëtarin: Ka kapur majat…

    “Luizi nuk mund të ketë konkurrentë”/ Nuk flet me të, por Maestro ka dy fjalë për këngëtarin: Ka kapur majat…

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij më të re, “Dedikim”, që është bërë për Kiara Titon. Madje kjo e fundit shfaqet paksa në videoklip.

    Ndërkohë ditën e sotme, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar se në orën 19:30 do të publikojë projektin e tij më të ri me titullin “O jetë”.

    Maestro ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për këngën e re dhe jo vetëm. Moderatori i njohur, Blendi Sala, e pyeti atë nëse ka një lloj konkurrence mes tij dhe fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Këngëtari i njohur u shpreh se nuk e sheh si konkurrencë dhe sipas tij, Luizi për momentin nuk mund të ketë konkurrentë pasi ka kapur majat e shikueshmërisë dhe vëmendjes.

    “Nuk do ta shikoja në konkurrencë. Mund të jetë ‘konkurrencë’, nuk e di. Tashmë e dimë që Luizi ka kapur majat e shikueshmërisë, vëmendjes e të gjithave. Nuk mendoj se për momentin mund të ketë konkurrentë. Për mua rëndësi konkurrenca ndaj Luizit apo çdo banori tjetër, është që të kemi ndarjen e fansave.

    Duke u ndarë fansat, unë për shembull kam dëshirë që të gjithë ata që vijnë të më dëgjojnë mua, të vijnë të më dëgjojnë mua dhe të më përgëzojnë. Jo, ti bën një status për një këngë, një koment vjen për një gjë tjetër pa lidhje. Duhet që dalëngadalë t’i anashkalojmë këto gjëra, t’i lëmë pas, sepse BB VIP ka mbaruar”, tha Armaldo Kllogjeri.

  • Plasi keq nga showbizi, këngëtarja e njohur i merr burrin shoqes, ajo reagon e lënduar: Vetëm vajzë s’je ti

    Plasi keq nga showbizi, këngëtarja e njohur i merr burrin shoqes, ajo reagon e lënduar: Vetëm vajzë s’je ti

    Pas ndarjes nga bashkëshorti Dalton Gomez, këngëtarja e njohur Ariana Grande ka nisur një lidhje me aktorin Ethan Slater. Mirëpo ky i fundit ishte i martuar dhe tani ka nisur procedurat e divorcit. Pasi u zbulua lidhja e Arianës me Ethan ka reaguar bashkëshortja e tij, Lilly Jay e cila thotë se familja e saj është dëmtuar.

    “Historia është e vërtetë. Ajo nuk është një vajzë që mbështet vajzat”, tha Jay për Page Six. “Familja ime është dëmtuar.”

    Muzikantja, e cila ka një djalë me aktorin, tregoi se ajo dhe Ariana kanë dalë bashkë dikur, çka i bën ato shoqe, por tani jo më.

  • ‘Kjo shifër është e pranueshme’! E pohon vetë. Ja sa fiton Armaldo Kllogjeri në muaj, pas daljes nga “BBV”?

    ‘Kjo shifër është e pranueshme’! E pohon vetë. Ja sa fiton Armaldo Kllogjeri në muaj, pas daljes nga “BBV”?

    Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur nga të gjithë si “Maestro” në “Big Brother VIP”, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”, ku tregoi më shumë për jetën personale, karrierën e planet e tij për të ardhmen.

    Ndër të tjera, sigurisht s’u la pa përmendur shifra që fiton Armaldo në një muaj, pas daljes nga reality-show. Gazetari Bledi Mane pat treguar se Armaldo fiton 15-17 mijë euro në muaj, ndërsa vetë tenori e pohoi këtë.

    Duke treguar se në një muaj si gushti që ka shumë angazhime, ai pohoi se kjo shifër është e pranueshme.

    Sot, ai publikon projektin e tij të ri për të cilin tregoi:

    “Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë

  • “Mamat qenkan…”- Jonida Vokshi ka një arsye të fortë se përse nuk e ka bërë akoma publike imazhin e djalit të saj

    “Mamat qenkan…”- Jonida Vokshi ka një arsye të fortë se përse nuk e ka bërë akoma publike imazhin e djalit të saj

    Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi një muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë.

    Ylli televiziv ka sjellë në jetë një djalë të cilin së bashku me bashkëshortin e saj Besnik Krapi e kanë pagëzuar me emrin Ian.

    Ndonëse Jonida është një nënë e përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj, ajo gjen kohën edhe për fansat me të cilët shpesh herë ndan momente nga përditshmëria e saj.

    Që pas lindjes së djalit ajo publikon foto me dy fëmijët e saj, mirëpo portretin e të voglit akoma nuk e ka zbuluar duke treguar vetëm disa pjesë të trupit të tij.Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku një ndër pyetjet që fansat i bënë ishte se pse nuk e poston djalin në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka treguar se është shumë xheloze për djali e saj dhe nuk dëshiron që ta ndajë atë me fansat.

    “Mamat qenkan shumë xheloze për çunat, e dua vetëm për vete”, ka shkruar Jonida.

  • Kiara është shtatzënë? Fotot që po çmendin rrjetin

    Kiara është shtatzënë? Fotot që po çmendin rrjetin

    Fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë. Shkak janë bërë disa foto të fundit të çiftit, ku Kiara shihet e veshur me një fustan blu të gjerë, por barku i duket i fryrë.

    Teksa pozon krah Luizit, sytë menjëherë shkojnë tek barku i moderatores dhe fotot nuk kishin si të mos bëheshin menjëherë virale.

    Kujtojmë që Luizi së fundmi i bëri edhe një dedikim Kiarës duke publikuar këngën e tij më të re që mban emrin e saj.

  • Fansat e pyesin nëse do e mbështesë Luizin për këngën e re? Veprimi i Efit i habiti të gjithë

    Fansat e pyesin nëse do e mbështesë Luizin për këngën e re? Veprimi i Efit i habiti të gjithë

    Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli kanë pasur një shoqëri me ulje e ngritje gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Pas përfundimit të reality show-t, ata kanë lënë të kuptojnë se nuk janë takuar ende me njëri-tjetrin.

    Ndërkohë ditën e djeshme, Efi ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuirozë të dinë ‘nëse do e mbështesë Luizin në këngën e tij më të re?’.

    “Po, normale që do e suportoj sepse e dimë të gjithë që Luizi është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik dhe i uroj shumë suksese”, u përgjigj Dhedhes.

    Madje pas publikimit të këngës, Efi e ka publikuar atë në “Instastory” duke etiketuar fituesin e edicionit të dytë të BB VIP.

    Me sa duket këto hatërmbetje qenkan sheshuar buke i lënë mbrapa dhe miqësia e tyre vazhdon akoma. Ata gjatë qëndrimit në shtëpi kanë qenë shumë miq me njëri-tjetrin dhe ishin një treshe e pandashme së bashku me Kiarën.

    Një pjesë e madhe e publikut ishin admirues të treshes (L.E.K) Luiz, Efi, Kiara. Kujtojmë, se Efi para së të futej në Big Brother ka qënë konkurrente në Për’puthen ku aty ajo pati dhe daljen e parë televizive, ku mijëra veta e kanë pëlqyer, por nuk kanë munguar dhe komentet negative.

  • I këndoi Kiarës, Luiz Ejlli ‘ndjehet keq’ dhe premton këngën për nënën. Ja reagimi i saj? Video

    I këndoi Kiarës, Luiz Ejlli ‘ndjehet keq’ dhe premton këngën për nënën. Ja reagimi i saj? Video

    Luiz Ejlli publikoi ditën e sotme këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Titos. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

    Por, siç thotë Luizi, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e tij. Me humor, Luizi tregoi mbrëmjen e sotme përmes një video se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.

    “Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.

    Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”-thotë Luizi.

    https://noa.al/newsImages/2023/07/Instagram-itsluizejlli-stories-3156378007403364084.mp4?_=2