Category: Showbiz

  • Dhuna e të atit, Roza Lati: Po të qaja unë mami hante dru, i qeshja vetes me zor

    Dhuna e të atit, Roza Lati: Po të qaja unë mami hante dru, i qeshja vetes me zor

    Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale. Ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar agresitivitetin dhe dhunën që ushtronte i ati ndaj mamasë së saj, aktores së njohur Rita Lati, ndërsa sipas saj këto reagime babi i saj i ka pasur si pasojë e një turmori që ai kishte në kokë.

    Roza rrëfeu se kur ka qenë në moshën 7-vjeçare shkonte në banjo që të qante dhe pastaj përpara pasyrës i qeshte vetes me zor pasi kishte kuptuar se po të qante ajo babi ushtronte dhunë ndaj Ritës.

    “Unë nuk dua të gjykoj tim atë. Por babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Kur ka qenë 19-vjeç ai është hedhur me palosje në det nga shkëmbinjtë e dhërmiut dhe deti ka qenë me shkëmbinjë nënujorë dhe ka përplasur kokën. Në atë kohë nuk ka pasur aperatura që ta gjenin se çfarë ka. Babai ka qenë për 5 ditë në koma kur ka ndodhur kjo gjë. Por me kalimin e kohës ajo vena që kishte përplasur i jepte agresitivitet të pakontrolluar. Reagimet tim eti nuk i ka bërë me qëllim të plotë, por këto janë kujtimet e mia. Fëmijëria ime ka qenë shumë paradoksale sepse mami im ka qenë qenë artiste dhe ka qenë periudha kur mami im ka pasur idhuj dhe ndërkohë brenda në shtëpi ka qenë një situatë ndryshe. Unë jam rritur me dy botë ndryshe. Fakti Kur kam qenë 7 vjeç kisha kuptuar që po të qaja unë mami hante dru pse qan kjo se ti s’je nënë e mirë, dhe kur qaja shkoja në banjo para pasqyrës dhe i qeshja me zor se thoja po të qesh tani me zor kur të dal nga banjoja babi nuk do ta kuptojë që un po qaja.”, tregoi Roza.

  • VIDEO/ Me qerpikë dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin

    VIDEO/ Me qerpikë dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”. Fansat janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tyre.

    Kur ata bëjnë postime në rrjetet sociale dhe nuk shfaqen bashkë, ndjekësit i pyesin menjëherë “ku e ke Kiarën?” apo “ku e ke Luizin?”.

    Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, duke udhëtuar.

    Në videon në fjalë, fillimisht shfaqet Kiara dhe më pas ka kapur edhe këngëtarin e dashur për publikun. Duke qenë se moderatorja ka përdorur një filtër, Luizi shfaqet me qerpik fals dhe me make-up.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/07/Instagram-kiaratito-stories-3156085671017119556.mp4?_=1

  • Dua Lipa vjen në Shqipëri për pushime

    Dua Lipa vjen në Shqipëri për pushime

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar se është në Shqipëri për pushime, përmes një postimi në Instagram.

    Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

    “Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja, bashkangjitur me flamurin shqiptar.

  • Arbana Osmani publikon videon që bëri shumë kuriozë fansat? Moderatorja zbulon se ka një projekt të ri

    Arbana Osmani publikon videon që bëri shumë kuriozë fansat? Moderatorja zbulon se ka një projekt të ri

    Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është mjaft aktive profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me 1 milion ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

    Ditën e sotme, Arbana ka postuar në “Instagram” një video ku tregon se çfarë ka bërë gjatë kësaj vere. Ajo ka përmbledhur disa nga momentet më të bukura dhe krahas tyre ka treguar edhe një detaj tjetër, që i ka bërë shumë kuriozë fansat.

    Moderatorja ka zbuluar se po punon për një projekt, për të cilin do të flasë shumë shpejt. Arbana e ka lënë me kaq, duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

    “Kjo verë ka qenë për udhëtimet, miqtë dhe familjen??. Ka qenë gjithashtu rreth gjetjes së frymëzimit për një projekt të ri që jam shumë e emocionuar ta ndaj së shpejti :)”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas videos që menjëherë mori shumë pëlqime dhe komente.

    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=82c7ce99-c95d-4ca5-aede-4f078b41f9fd

  • Rudina Dembacaj nënë e dytë për fëmijët e Markut, ja si e quan djalin e bashkëshortit

    Rudina Dembacaj nënë e dytë për fëmijët e Markut, ja si e quan djalin e bashkëshortit

    Tre fëmijët e ish-deputetit Mark Frroku, kanë humbur pak vite më parë nënën e tyre, por Rudina Dembacaj mundohet që të jetë shoqja më e mirë për ta.

    Dhe duket se ia ka dalë pasi çdo herë e më shumë shohim afrimitetin e saj me fëmijët e Markut, duke qenë pse jo si një nënë e dytë për ta.

    Së fundmi Rudina ka publikuar djalin e Markut, të cilin tani e quan djalin e saj. Kjo nuk është hera e parë, por edhe në raste të tjera Rudia e ka quajtur Leonardin djalin e saj.

    Gjithashtu, edhe me vajzat e Markut, Mara dhe Era, Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special.

  • Nuk e konfirmuan lidhjen asnjëherë, por Megi Pojani dhe futbollisti i kombëtares kapen ‘mat’ në rrugët e Tiranës

    Nuk e konfirmuan lidhjen asnjëherë, por Megi Pojani dhe futbollisti i kombëtares kapen ‘mat’ në rrugët e Tiranës

    Prej muajsh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Megi Pojani dhe futbollisti e kombëtares Endri Çekiçi janë në një lidhje së bashku.

    Ndonëse romanca e dashurisë asnjëherë nuk është konfirmuar nga asnjëri nga ata, takimet, darkat dhe rrobat e futbollsitit që Megi i ka veshur prej më shumë se një viti kanë ngritur aludimet e publikut se dyshja tashmë janë në një lidhje.

    Mirëpo së fundmi dyshja janë kapur ‘mat’ duke shëtitur së bashku në rrugët e Tiranës, duke konfirmuar kështu zërat për romancë.

    Në fotot (të marra nga iconstyle) dyshja kanë kombinuar veshjen së bashku me dy bluza të bardha dhe pantollona të shkurtë në ngjyrë të zezë.

    Kujtojmë që Megi disa muaj më parë udhëtoi drejt Turqisë për të parë ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol.

    Megjithatë në një moment kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ku përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi duke shijuar ndjeshjen e futbollistit.

  • U bë e njohur pas natës pasionante me Icardin, modelja e njohur tashmë fiksohet me… (FOTO)

    U bë e njohur pas natës pasionante me Icardin, modelja e njohur tashmë fiksohet me… (FOTO)

    Candela Lecce u bë e njohur pas rrëfimit të saj për marrëdhënien që ka pasur me futbollistin argjentinas, Mauro Icardi.

    Rreth një muaji më parë, modelja e njohur deklaroi se ka pasur një natë pasiononte me ish-futbollistin e Interit dhe për këtë arsye Wanda Nara u nda nga ai.

    Por mesa duket modelja ka gjetur një fiksim të ri. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist argjentinas, Lionel Messi.

    Mbrëmjen e shkuar teksa sulmuesi shkëlqeu sërish me Inter Majemin, Candela ka postuar disa foto me fanellën e “Pleshtit”

    Bukuroshja bjonde ka nxjerrë në plan të parë të pasmet bombastike teksa ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave të saj.

  • Feston 58-vjetorin e lindjes, shikoni si duket sot ‘Mimoza llastica’

    Feston 58-vjetorin e lindjes, shikoni si duket sot ‘Mimoza llastica’

    Aktorja që ka luajtur Mimoza llasticën mbetet dhe sot personazhi shumë i preferuar i shqiptarëve. Zhaklina Dhimojani ka lindur më 25 korrik 1965 dhe ka festuar 58-vjetorin e lindjes.

    Kur luajti “Mimoza llasticën” në vitin 1973 ishte një 7 vjeçare e përkëdhelur, me tipare shumë të bukura dhe shikim të mprehtë.

    Sot Zhaklin gëzon vëmendjen e mediave Zviceriane, ku në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale. Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj.

    Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

  • Me sy blu dhe flokë bjond/ Blogerja ‘thyen’ rrjetin me fotot nga pushimet, por asgjë nuk është siç duket

    Me sy blu dhe flokë bjond/ Blogerja ‘thyen’ rrjetin me fotot nga pushimet, por asgjë nuk është siç duket

    Një blogere me flokë të gjata bjonde dhe sy blu po pushton internetin, por ajo nuk është ashtu siç duket.

    Mila Sofia ka mbi 31,000 ndjekës në Instagram dhe 90,000 në TikTok, dhe ndan me fansat e saj foto nga pushimet e saj në Greqi, Bora Bora dhe jahtin luksoz.

    Por në realitet, 19-vjeçarja finlandeze nuk është gjë tjetër veçse një krijim i Inteligjencës Artificiale.

    “Megjithëse faqja e internetit e Mila zbulon se ajo është një blogere dhe modele ‘virtuale’, mijëra njerëz janë mashtruar duke menduar se ajo është një grua e vërtetë, me mish e gjak”, raporton Daily Mail në një artikull.

    Siç thekson botimi, edhe pse sot në rrjetet sociale qarkullojnë me qindra imazhe të ngjashme të modeleve jo reale, ajo që e bën Mila Sofinë të dallohet është fakti se ajo nuk e “fsheh” se është krijuar nga Inteligjenca Artificiale, as në faqet e saj në rrjetet sociale.

    “Mirë se erdhe në mbretërinë time digjitale. Unë jam 19 vjeç, jetoj në Holandë por kam diçka ndryshe: jam një influencues virtual i krijuar nga teknologjia AI” shkruan faqja e Milas.

    Ajo mund të mos jetë… një vajzë e vërtetë, por kjo nuk e pengon Milën të shijojë verën e saj duke postuar foto nga destinacionet e njohura.

    “Faleminderit për një tjetër foto të mrekullueshme nga Santorini. Ajo është e mrekullueshme, mahnitëse dhe të lë pa frymë me ato bikini të bardha”, ka shkruar një komentues në postimin e saj.

    19-vjeçarja aktualisht është duke punuar si modele në botën e modës, dhe është në kërkim të një marke që do të muns të nxjerrë në pah talentet e saj.

    Për sa i përket studimeve, ajo thotë se ka studiuar në “universitetin e jetës”, duke theksuar se vazhdon të zgjerojë çdo ditë njohuritë e saj përmes algoritmeve komplekse dhe analizave të të dhënave.

  • Gjendet pa ndjenja në dhomën e një hoteli Johnny Depp

    Gjendet pa ndjenja në dhomën e një hoteli Johnny Depp

    Johnny Depp është gjetur së fundmi pa ndjenja në dhomën e një hoteli në Budapest. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e tij u përkeqësua pas abuzimit me substancat narkotike.

    “Kemi dëgjuar është se Depp ishte aq keq sa nuk mund të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, tregoi një burim.