Category: Showbiz

  • “Do dilja në një darkë romantike me…”/ Kush e puthi në buzë këngëtarin? (Video)

    “Do dilja në një darkë romantike me…”/ Kush e puthi në buzë këngëtarin? (Video)

    Mbrëmë në ekranin e Top Channel u transmetua pjesa e dytë e “Kepit të VIP”-ave, ku një lojë e këndshme buzëdetit ka shkaktuar situata nga më të ndryshmet.

    Kepistat janë vendosur përballë zgjedhjeve se kë duhet të puthin, kë duhet të gjuajnë me tortë në fytyrë dhe me kë duan që të kenë një darkë romantike.

    Kur i erdhi radha Livia Brungas, ajo vendosi që të puthte Mevlan Shabën. E teksa ky i fundit po priste që ajo t’a zgjidhte edhe për takimin romantik, Livia në fakt ndryshoi emër.Brunga zgjodhi Shpat Kërleshin duk thënë se e njihte dhe pse mos të flisnin për muhabetet e vjetra. Nga ana tjetër, ai duke qeshur i tha ‘se nuk do të zhgënjehet’.

    Ndërkohë tortën vendosi që t’ia hidhte Gert Koxhës, por më pas me tortë bëri edhe Shpatin pasi ishte i zhveshur.

  • I zhdukën emrin nga klipi edhe pse refreni i tij është bërë hiti i verës, çfarë thotë Klementi për Ledrin dhe Romeon

    I zhdukën emrin nga klipi edhe pse refreni i tij është bërë hiti i verës, çfarë thotë Klementi për Ledrin dhe Romeon

    “Ma thoni ju”- është refreni i verës 2023. Pikërisht kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.

    Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.

    Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.

  • “Zef Deda në spital psikiatrik”, Juli e rrëfen për herë të parë

    “Zef Deda në spital psikiatrik”, Juli e rrëfen për herë të parë

    Aktori Julian Deda, i ftuar në “S’e Luan Topi”, ka bërë një rrëfim emocional për sfidat para viteve ’90 të njeriut të tij të shtrenjtë, të atit Zef Deda, kur ai pati një problem shëndetësor me këmbën.

    I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi rreth kësaj çështje, Juli tregon se megjithëse vuante nga këmba, regjimi monist i asokohe e trajtoi Zef Dedën me medikamente për të sëmurë psikik, nga frika se mos arratisej jashtë vendit.

    “Më herët kam qenë 5 apo 6 vjeç, sepse nuk e mbaj mend mirë… Im atë u sëmur dhe rrinte shumë në shtëpi, nuk doli më në televizor për një vit, pastaj iku me kurime jashtë njëherë në Vjenë dhe më pas në Hungari. Ne ishim vetëm me mamin

    Mendja na rrinte gjithmon atje dhe kjo ishte periudha më e vështirë e jetës tonë sepse ai dëmtim që kishte në këmbë, në atë kohë nuk mund të bëhej në Shqipëri dhe mund t’i merrte edhe jetën.

    Konjukturat e asokohe e çuan në spital, madje e kuruan edhe për të sëmur psikik sepse thoshin që “ky bën kështu sepse do të dalë jashtë shtetit. Do të arratiset ky aktori dhe shtiret sikur i dhëmbë këmba”. Ata mendonin se donte të ikte, pasi problemi që kishte në këmbë ishte ende i panjohur e i pakurueshëm për mjekësinë këtu te ne.

    Në fakt ai kishte thjesht këmbën dhe e nisën atëherë jashtë vendit kur e panë që nuk doli në televisor natën e Vitit të Ri. Dhe po të mos dilje në televizor natën e Vitit të Ri, për një aktor, kishe probleme.

    Kur nuk doli u shqetësua Byroja politike. Thanë, po ku është ky aktori. Sepse atëherë nuk ishte si tani që mund të mos dalësh nga 4 vite në skenë dhe s’kujtohet njeri për ty. Atëherë kujtoheshin.

    Pyetën ku është ky? Dhe iu thanë që është keq nga këmba në shtëpi. Pastaj e dërguan në Hungari dhe madje edhe atje me diagnozën i sëmurë psikik, derisa mjekët e vunë re vetë se çfarë kishte dhe e kuruan”- tha Jul Deda.

  • Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

    Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

    ‘E keni dit’ është shndërruar në refrenin e verës dhe zëri i Klementit mesiguri ju ka pushtuar mediat sociale dhe jo vetëm. Këngëtari 14 vjeçar ishte i ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermalin, në të paktat dalje të tij televizive pasi Klementi preferon që muzika e tij të flas më shumë se gjithçka. Kënga dhe klipi kanë ndezur diskutimet online për mungesën e tij në klip e në titull, diskutime që as Ermali s’mund ti anashkalonte. Çfarë thotë vet Klementi për këto reagime?

    ‘Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakort. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakort. Edhe per videoklipin i folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën’.

    Klementi tregoi se ishte shumë i lumtur nga suksesi i këngës dhe se merr pafund mesazhe çdo ditë në Instagram e jo vetëm. Në mesin e kësaj zhurme ai pranon se do të rrij me këmbë në tokë e të mos bëhet mendjemadh. 14 vjeçari shtoi se familjarët e tij kanë qenë këto kohë suport i madh për të ndërsa duke buzëqeshur shtoi se sot mes këngëtarve të fushës ndihet më i miri, ose siç tha ‘kështu thonë’.

  • “Ironia” e Efit për sherrin Dea-Luiz nuk duhet humbur (Foto)

    “Ironia” e Efit për sherrin Dea-Luiz nuk duhet humbur (Foto)

    Efi Dhedhes ka ndërhyrë mes dramës së krijuar mes Luizit dhe Deas. Ofendimi i Luizit krijoi një mori reagimesh në rrjet, e pas tij reagoi edhe Dea në një postim në “instastory”, duke quajtur turp atë që Luizi bëri.

    Teksa tregon se iu është bashkuar platformës “Threads”, ajo thotë se nuk do flasë shumë se mund të bëjë gabime, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratës së Luizit.

    “Erdha edhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet edhe shumë bën dhe gabime”.

  • ‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

    ‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i Big Brother VIP 2, fituesi i këtij edicioni Luiz Ejlli, duket se nuk i ka lënë mëritë e së shkuarës me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Teksa ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luiz përmendi një deklaratë të Dea Mishel, e cila tha gjatë “Big Brother”, se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.

    Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”.

    Pasi pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet, ka reaguar dhe vetë Dea Mishel, e cila sigurisht që ndihet e prekur pasi i është përmendur familja e saj.

    Dea shkruan në disa story në Instagram: E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

    E dyta, unë skam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

    E treta, skam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat skano asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.

    Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

  • Nga shoqe në krushka, Inis Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga paskan “vendosur fatin” e fëmijëve të tyre (FOTO LAJM)

    Nga shoqe në krushka, Inis Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga paskan “vendosur fatin” e fëmijëve të tyre (FOTO LAJM)

    Nëse përmendim emrin e Ciljeta Xhilagës dhe Inis Gjonit, na shkojnë menjëherë në mendje “kohët e arta” të muzikës dhe filmit shqiptar, edhe pse artistet mbeten mjaft aktive në treg si me muzikë të re, ashtu edhe me projekte të reja në teatër e seriale (në rastin e Inisit). E mesa duket me kalimin e viteve vajzat kanë mbetur mike, madje tani marrëdhënien e tyre po e kalojnë në tjetër stad sepse nga tani e tutje janë zyrtarisht edhe “krushka”.

    Kështu ka shkruar Ciljeta në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet në të njejtin event me Inisin, teksa bashkë me to janë edhe fëmijët, djali këngëtares, Fernando dhe vajza e regjizores Coco Antonel. Bashkangjitur me foton, që sipas Anna Likës në komente duket fiks si “foto fejese”, Çiljeta shkruan:

    “Krushkat bashkë”.

  • E shau nga nëna, Dea Mishel reagon ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë

    E shau nga nëna, Dea Mishel reagon ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë

    Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

    “Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

    “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”
    Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i ka kujtuar momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.

    “Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time.

    Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë.

    Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, i thotë Dea Mishel-Luizit./albeu.com.

  • “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ keq ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca dhe…

    “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës”/ Ronaldo ‘shpërthen’ keq ndaj vajzave: Kërkojnë dreka me karkaleca dhe…

    I ftuar ditën e sotme në “E Diell” ka qenë Ronaldo Sharka, i cili nuk i ka kursyer aspak komentet e tij pikante.

    Ai është shprehur se vajzat shkojnën në jug sepse e dinë që aty mund të kapin çunat me lekë.

    Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu se pikërisht këto vajza që shkojnë dhe kërkojnë çunat e Londrës dhe Spanjës, kërkojnë gjithashtu t’ju paguhen drekat e shtrenjta, dhomat luksoze të resorteve apo të tjera detaje luksi si këto.

    “Shumica e gocave shkojnë në jug që të qerasen, t’ju paguhet dhoma në resorte me 300 euro nata, t’ju paguhet dreka me karkaleca. Ky nuk është paragjykim. Ato e dinë që aty janë çunat që vijnë nga Londra dhe Spanja”- tha Ronaldo.

  • Ish-banorja e Big Brother zbulon shifrën e saktë: Do e realizoja një film porno për…

    Ish-banorja e Big Brother zbulon shifrën e saktë: Do e realizoja një film porno për…

    Ish-banorja e Big Brother, Xhensila, ka zbuluar sot në E diell shifrën e saktë se për sa para do realizonte një film porno.

    E pyetur nga Nevina se më parë ka dhënë një deklaratë të tillë sot ajo zbuloi shifrën.

    Nevina: Më parë ke deklaruar se për një shumë të madhe parash do realizoje një film porno. Na e zbulo sot se për sa para?

    Xhensila: Nuk e mbaj mend, por që po, për 1 milion euro.