Category: Showbiz

  • ‘Një princeshë si ti’, fansja habit Kiarën me gjestin special

    ‘Një princeshë si ti’, fansja habit Kiarën me gjestin special

    Një fanse ka bërë një gjest special për Kiarën. Ajo ka vendosur që t’i vendosë emrin vajzës së saj Kiara dhe i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur.

    “Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë”, i thotë nëna e re.

    “Me jetë të gjatë Kiara e vogël”, shkruan moderatorja.

  • Si sot dy muaj të martuar/ Kiara Tito ndan foton speciale me Luizin

    Si sot dy muaj të martuar/ Kiara Tito ndan foton speciale me Luizin

    Sot, martesa e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbush 2 muaj. Këtë na e ka kujtuar vetë Kiara Tito e cila ka ndarë në InstaStory një postim të fansave të saj të cilët e kanë uruar me foton speciale krah Luizit.

    Kjo martesë bëri lëmsh një Shqipëri të tërë. Kudo flitej për Kiarën dhe Luizin ku nuk mungonin as pasiguritë rreth kësaj martese. Madje kjo martesë është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.

    Dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, te datës 22 maj 2023, pra 16 ditë pas dasmës, tregoi se Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqarë.

    Gjithsesi, me mungesën e familjarëve të Luizit në ditën e martesës me Kiarën, shqiptarët e shpallën këtë kurorëzim “gjysmë të pavlefshëm”, prandaj shpresojmë që të dokumentat të mos i trondisin tepër

  • ‘Është komplet tjetër njeri’, Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën

    ‘Është komplet tjetër njeri’, Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën

    I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari dhe njëkohësisht edhe konkurrenti i Kepit të Vip-ave, Mevlan Shaba. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë format dhe gjithashtu është ndalur edhe tek debati që ai pati me ish-banorin e Big Brother VIP, Ronaldo Sharka.

    “Ronaldo nga jashtë është komplet tjetër njeri. Ky është problemi dhe mua më vjen keq që janë shumë personazhe publikë që e kanë këtë problem. Gjithmonë përpara kamerave vendosin që të ofendojnë njerëzit duke i ulur që të ngrenë veten e tyre por kjo nuk mendoj që është një gjë e mirë nuk të sjell asgjë përveçse i humb pikë vetes tënde. E njëjta gjë ka qenë edhe përballja jonë, nuk mund ta quaj një zënkë shumë të madhe pra një debat momental. Duke qenë se Ronaldo gjithmonë kritikon ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që çfarë ke bërë ti dhe çfarë nuk ke bërë ti, nuk je këngëtar.

    Këto janë gjeste fëmijësh mendoj unë ose sjellje jo të matura. Nuk je jurist në radhë të parë, nuk je Alfred Kaçinari që të japësh vlerësime të tilla që je këngëtar apo nuk je. Çdo njeri ka ndoshta pak talent që mundohet ta shfrytëzojë dhe nuk të prish punë as ty. Ka shumë këngëtar shqiptarë që janë artistë prej vitesh dhe mua nuk më pëlqejnë këngët e tyre por nuk mund të shkoj t’i them që nuk je këngëtar”, tha Mevlani.

  • Luizi nuk ndalet, koncert në rrugë me fansat

    Luizi nuk ndalet, koncert në rrugë me fansat

    Luizi është mjaftë aktiv si në rrjetet sociale ashtu edhe në mbrëmje muzikorë.

    U përfol shumë për çmime marramendëse që merr në koncertet.

    Ai së fundi ka postuar një video në mes të rrugës me një grup vajzash duke kënduar një ndër këngët që e bërën të famshëm atë.

    Fansat e tij në video u dukën shumë të lumtur për prezencën e tij.

  • Ariana Lirey pyetet për Don Xhonin, modelja ruse i ‘vë kapakun’: Çdo gjë ka një fillim dhe…

    Ariana Lirey pyetet për Don Xhonin, modelja ruse i ‘vë kapakun’: Çdo gjë ka një fillim dhe…

    Ariana Lirey është rikthyer sërish në qendër të vëmendje pasi mori pjesë në klipin e ri të Don Xhonit, “Ike”. Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre, duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

    Modelja ruse së fundmi u pyet për reperin kosovar nga ndjekësit përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

    “Çfarë je ti për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës. “Çdo gjë ka një fillim dhe një fund”, u përgjigj Lirey duke lënë kurioz sërish fansat për marrëdhënien mes tyre.

    Nuk dihet tani se çfarë po bëjnë apo si është raporti i tyre, ndonëse vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

  • Gazetarja e njohur publikon ‘provat’ dhe nxjerr zbuluar Kiarën: Këto rrobabanjo…

    Gazetarja e njohur publikon ‘provat’ dhe nxjerr zbuluar Kiarën: Këto rrobabanjo…

    Kiara Tito ka lançuar linjën e saj të rrobabanjove, por ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen janë modelet e rrobabanjove që na kanë parë sytë kudo në faqet e Instagramit.

    Me çmime të kripura dhe aspak surprizuese.

    E këtë që ndoshta e kanë menduar shumë prej jush, e ka nxjerrë hapur gazetarja Fatma Haxhialiu.

    Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rrobabanjo me një palë nga linja e Kiarës dhe shkruan;

    “Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brandit, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani.

  • Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (Foto)

    Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (Foto)

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

    Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi.

    E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.

    Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

    Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.

  • U tall me besimtarët? Pas “kryqëzimit” nga rrjeti, reagon Arta Nitaj (VIDEO)

    U tall me besimtarët? Pas “kryqëzimit” nga rrjeti, reagon Arta Nitaj (VIDEO)

    Në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit ishte e ftuar edhe modelja Arta Nitaj, e cila u kthye në burim kritikash në rrjet.

    Ajo kishte veshur një fustan që përmbante një pjesë shalli në kokë. Në një video që Butrint publikoi Arta thotë me shaka se po bënte faljen e mëngjesit. Batutë që nuk është pritur mirë nga shumë besimtarë muslimanë, që e kanë kritikuar në mediat sociale.

     

  • Safet Gjici “rrëzon nga froni” Luizin, eksperti zbulon rekordin e videos er*tike

    Safet Gjici “rrëzon nga froni” Luizin, eksperti zbulon rekordin e videos er*tike

    Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e ditës së sotme i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google”.

    Kallanxhi tha se ‘nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici’.

    Sipas tij, njerëzit kërkojnë për moshën, familjen apo edhe për personin tjetër të përfshirë në skandalin intim, ku ish-kryebashkiakut të Kukësit iu bë publike një video erotike.

     

    Pjesë nga intervista:

    Tomi: Nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici

     

    Enxhi: Kush, kush?

    Neada: Po pse e thua me zë të ulët?

    Tomi: Safet Gjici është një në Top më të kërkuarat në Shqipëri

    Neada: Pra po thua kërkojnë Safet Gjicin apo gjërat e tjera që kanë lidhje me skandalin?

    Tomi: Kur hyhet te ky termi pastaj dalin edhe të lidhurat, domethënë duan të dinë edhe më shumë. Duan të dinë për personazhin, për familjen, për personin tjetër në video. Pastaj është më e detajuar, kërkohet mosha, kërkohet biografia, e të tjerë me radhë.

    Sipas ekspertit të IT, Luizi ka rene nga froni në 3 muajt e fundit, shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

  • ‘Nuk kam besim te Luizi’, Ledion Liço flet për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’: Tek Olta Gixhari…

    ‘Nuk kam besim te Luizi’, Ledion Liço flet për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’: Tek Olta Gixhari…

    I ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Ndryshe” ishte drejtori i Top Albania Radios, Ledion Liço i cili njëkohësisht është edhe producenti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Ledioni ka treguar më shumë për pritshmëritë e tij rreth filmit dhe risitë që do të vijnë…

    Ku do të shkojë Top Channel me risinë e departamentit të ri të filmit?

    Qëllimi është që të shkojë gjatë. Është një strukturë që është ngritur me premisat e diçkaje të qëndrueshme, por që do të varet shumë nga suksesi i filmit tonë të parë. Unë mendoj që është kasti më i mirë i mbledhur ndonjëherë për një film në Shqipëri të atij zhaneri.

     

    A janë Luizi me Oltën ata që do e shesin filmin?

    Mendoj që Luizi me Oltën do ta shesin filmin, kjo është e pakundërshtueshme. Ato janë grepi për të sjellë njerëzit në kinema, por unë jam i bindur që njerëzit do dalin nga kinemaja jo vetëm me Luizin dhe Oltën.

    Skenari a të ka pëlqyer?

     

    Skenarin unë e kam parë në disa faza dhe e kemi ndryshuar me Kolon. Skenarin unë e kam lexuar një vit e gjysmë më herët. Më ka pëlqyer për faktin që më ka bërë për të qeshur me lexim të parë dhe kam qeshur mbi 3 herë.

    A ke siguri tek Koloreto Cukali si regjisor i ri?

    Jo, nuk kam siguri te Kolo si regjisor, nuk kam siguri te vetja si producent, nuk kam siguri tek Rezart Gurashi si drejtor fotografie sepse ne nuk kemi bërë ndonjëherë film, kjo është hera jonë e parë.

    Tek cilët njerëz ke besim?