Category: Showbiz

  • “Njerkë e çmendur”, urimi special i vajzës së Mark Frrokut për Rudina Dembacajn (FOTO LAJM)

    “Njerkë e çmendur”, urimi special i vajzës së Mark Frrokut për Rudina Dembacajn (FOTO LAJM)

    Ditën e sotme, aktorja e njohur Rudina Dembacaj feston ditëlindje. Ajo ka zgjedhur që këtë ditë speciale ta kalojë pranë njërëzve të saj të dashur, aty ku ka edhe zemrën: në mal.

    Dhe përvec vendit, akoma më e vecantë ishte torta e ditëlindjes. Djath i njomë, mbi të cilin qëndronin qirinjtë.

    Ndërkohë urimet për aktoren kanë nisur që në mes natë e mes tyre nuk ka munguar edhe urimi nga vajza e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

    Krah një foto të tyre Mara shkruan: Gëzuar ditëlindjen njerkës më të çmendur.

    Kujtojmë se Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special më fëmijët e bashkëshortit të saj, ish-politikanit Mark Frroku./albeu.com/

  • “Ju lutem ta mirëkuptoni gjendjen e saj të rënduar”/ Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon për herë të parë ish- partneri i saj

    “Ju lutem ta mirëkuptoni gjendjen e saj të rënduar”/ Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon për herë të parë ish- partneri i saj

    Prej disa ditësh tashmë, Morena Taraku ka tërhequr vëmendjen e publikut pas disa deklaratave të forta duke akuzuar disa emra të estradës se janë pjesë e ‘krimit të organizuar’.

    Madje në lidhje me këtë situatë, reagoi dhe nëna e artistes, Selvete Rexha e cila pranoi se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe i kërkoi falje publikisht personave që ka akuzuar Fjolla.

    “Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

    E së fundmi ka ardhur dhe reagimi i ish-partnerit të këngëtares, biznesmeni Fisnik Syla. Ai ka bërën një deklaratë të gjatë në ‘InstaStory’ ku shprehet se Fjolla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk duhen marrë përbazë akuzat dhe deklaratat e saj.

  • Sherri me Luizin/ Zhaklin Lekatari i del në krah Ronaldos: Ujku qimen e ndërron…

    Sherri me Luizin/ Zhaklin Lekatari i del në krah Ronaldos: Ujku qimen e ndërron…

    Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pas sherrit me ta. Ronaldo tha në episodin e parë te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito dhe se sipas tij ajo e ka marrë vendin prej Luizit. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

    Ronaldo zgjodhi të reagojë me një video të cilën e publikoi në Instagram. Mes të tjerash ai e cilëson Luizin mosmirënjohës.

    Në krah i ka dalë edhe Zhaklin Lekatari, e cila komenton: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

  • I ‘dhuroi’ 10 mijë dollarë, Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

    I ‘dhuroi’ 10 mijë dollarë, Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e “TikTok”-ut të saj.

    Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë.

    Madje ajo i tha se nëse ‘dëshiron të shpenzosh para, mund të më shkruar dhe të them shoqata bamirëse’.

    “Diku po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Faleminderit”.

    Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viwes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua.

  • Çfarë po ndodh me Luiz Ejllin? Policia rrethon këngëtarin

    Çfarë po ndodh me Luiz Ejllin? Policia rrethon këngëtarin

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi.

    E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.

    Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

    Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.

    “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre, ndërsa momentalisht po Xhirohet në qytetin e Korçës.

  • Kopjimi i rrobabanjove/ Kompania italiane reagon ndaj Kiara Titos

    Kopjimi i rrobabanjove/ Kompania italiane reagon ndaj Kiara Titos

    Linja e rrobabanjove nga Kiara Tito ka shkaktuar polemika. Në rrjet u përhap me shpejtësi lajmi se linja është e kopjuar nga firma italiane “Corazur”. Menjëherë pas ksaj, Kiara ka reaguar për Top Channel ku ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni. Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.

    Por në rrjet po qarkullon një foto ku shihet se kompania ka reaguar. Dikush i shkruan për brandin e Kiarës dhe përgjigja e brandit ishte:

    “Jemi lajmëruar për kopjen e brandit tonë, do të veprojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

  • Zi në familjen e aktorit të njohur! Ndërron jetë papritur në moshë 20-vjeçare nipi i tij (Foto)

    Zi në familjen e aktorit të njohur! Ndërron jetë papritur në moshë 20-vjeçare nipi i tij (Foto)

    Nipi i aktorit të njohur Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez , ka vdekur në moshën 20-vjeçare.

    Vajza e madhe e aktorit, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale duke thënë se nuk e di se si do të vazhdojë të jetojë pa të.

    Duke nderuar djalin e saj në Instagram dhe pa treguar shkakun e vdekjes së tij, ajo shkroi: “Engjëlli im i bukur i ëmbël.

    Te kam dashur qe ne momentin qe te ndjeva ne bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Do te doja te isha me ty. Nuk e di si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote.

    Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq . U prehsh në paqe dhe në Qiellin e Përjetshëm, djali im i dashur.’

  • Kepi i vip-ave, Ronaldo del hapur kundër Kiara Titos: Këtë emision meritoja ta prezantoja unë

    Kepi i vip-ave, Ronaldo del hapur kundër Kiara Titos: Këtë emision meritoja ta prezantoja unë

    Këtë të diel në Top Channel ka nisur transmetimi i emisionit më të ri veror,

    “Kepi i VIP-ave. Pjesa më e madhe e VIP-ave janë ish-banorët e ‘BBV3’.

    Që në nisje të puntatës së parë, janë parë debatet mes pjesëmarrësve ku nuk kanë munguar as edhe thumbat.

    “Këtë emision meritoja ta prezantoja unë, me gjithë respektin dhe dashurinë për Kiarën.

    Vazhdoj ta them këtë.”- tha Ronaldo, kështu duke shprehur hapur dëshirën që programi të moderohej nga gazetari.

  • 21-vjeçari i Dortmundit në një lidhje me Loredanën?

    21-vjeçari i Dortmundit në një lidhje me Loredanën?

    Reperja shqiptare nga Kosova Loredana Zefi flitet se është në një lidhje dashuria me futbollistin e famshëm të Borussia Dortmund Karim Adeyemi.

    Loredana, e cila është nëna e një vajze të quajtur Hana, më herët ka qenë e lidhur më këngëtarin nga Kosova Mozzik, por prej kohësh ata janë ndarë. Tani flitet se ajo ka gjetur dashurinë e re edhe pse nuk dihet me siguri nëse është futbollisti në fjalë.

    Kohët e fundit ajo ka postuar në Instagram disa foto në praninë e një djali, por pa specifikuar se kush është ai. Dyshimet më të mëdha i ngre fakti se Adeyemi jo vetëm që ndjek Loredanën, por edhe vëllezërit e saj. Megjithatë më shumë rreth kësaj çështje pritet të zbulohet në ditët në vijim.

  • Ronaldo do që t’i zërë vendin Kiara Titos: Mund ta kisha prezantuar unë Kepin e Tundimeve, jo ajo

    Ronaldo do që t’i zërë vendin Kiara Titos: Mund ta kisha prezantuar unë Kepin e Tundimeve, jo ajo

    Konkurrentët e Kepit të VIP-ave, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të bërë thashetheme dhe këtë herë për moderatoren e programit Kiara Titon.

    Ronaldo Sharka është shprehur se këtë emision e meritonte ai ta prezantonte dhe sipas tij Kiara e mori këtë ofertë pasi ishte në qendër të vëmendjes.

    Ronaldo Sharka: I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët , është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën.

    Keisi Medini: Ndoshta Ronaldo mund ta prezantonte më mirë por ky moderim i shkon më shumë një femre.

    Mevlan Shaba: Unë mendoj se Kiara është shumë e aftë dhe mund të bëje shumë mirë edhe pa Luizin.

    Ronaldo Sharka: Kiara ka bërë dhe para e do të bëje edhe pas Big Brotherit.