Category: Showbiz

  • Kiara publikoi linjën e re të rrobave, ironizon Zhaklina: Së shpejti në treg kruajtëset e dhëmbëve!

    Kiara publikoi linjën e re të rrobave, ironizon Zhaklina: Së shpejti në treg kruajtëset e dhëmbëve!

    Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Shumë ishin komentet pozitive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën apo e ironizuan.

    Një prej tyre është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.

    “Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina.

    Kujtojmë se Kiara dhe Zhaklina kishin përplasjet e tyre gjatë disa edicioneve të “BBV”. Zhaklina akuzoi moderatoren se e kishte kërcënuar, e nga ana tjetër Kiara pretendonte se kishte sulme nga ajo.

    Edhe në post “BBV”, debatet mes tyre nuk munguan. E mesa duket, Zhaklina po e vijon “dramën” mes tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.

    A do reagojë Kiara? Mbetet të shihet…

  • Kiara Tito realizon ëndrrën e saj: ‘Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar’!

    Kiara Tito realizon ëndrrën e saj: ‘Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar’!

    Kiara Tito ka bërë realitet një ëndërr të saj. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, ajo ka ndërmarrë iniciativën për të hapur linjën e saj të rrobave të banjos.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kiara shprehet e emocionuar për këtë projekt.

    “Jam shume e lumtur dhe e emocionuar njekohesisht duke qene se me ne fund mund te ndaj me ju kete projekt te ri per te cilin po punoj prej disa kohesh. Linja ime e pare e rrobave te banjos eshte tashme online dhe mezi pres ti shoh veshur tek ju! Le te krijojme bashke kujtime te bukura kete vere te veshura me “Kiara Tito”, shkruan Kiara.

    https://www.instagram.com/kiaratito/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cc418439-7703-41cf-b6e5-c1b35a9347c3

  • ‘Rita më thotë kur do bësh një beb’, Roza Lati: Sot është e vështirë

    ‘Rita më thotë kur do bësh një beb’, Roza Lati: Sot është e vështirë

    Roza Lati ishte e ftuara e Ermaliit në ‘Më prit në fundjavë’ teksa rrëfeu mbi projektet e saj më të fundit. Fotosesioni i ri ngjalli kureshtjen online, kureshtje që ajo thotë se e merr edhe për shkak të tematikave specifike që përdor.

    Ermali tregoi se herën e fundit që ishin takuar kishte dëgjuar që Roza fliste shpesh për lutjet, teksa ajo shtoi: ‘Lutjet funksionojnë, kam fituar një qetësi brenda vetes që çdo gjë do shkojë mirë. Fuqia e lutjes është e madhe, bëni mirë se do të gjeni mirë, mbajeni shpirtin e pastër dhe do i shihni rezultatet’.

    Ajo sapo është kthyer nga disa pushime me Rita Latin, raport i cili gjithmonë merr vemëndjen e publikut.

    ‘Zihemi grihemi gjithë ditën prandaj e dua shumë sepse dhe qeshim shumë me njëra tjetrën. Ne jemi si shoqe të ngushta, fiks si ato shoqet e ngushta të filmave amerikanë’.

    A kërkon Rita ende një fëmijë me ngulm nga Roza?

    ‘Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Kam qënë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve. Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm.’

  • “Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar atëherë”/ E shkuara TRONDITËSE e Erjola Doçit: Babai…

    “Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar atëherë”/ E shkuara TRONDITËSE e Erjola Doçit: Babai…

    Si asnjëherë më parë moderatorja Erjola Doçi ka ndarë me publikun disa nga detajet e jetës së saj private, teksa ka përlotur të gjithë publikun.

    Doçi ka treguar se babi i saj i është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që në moshën 4-vjeçare moderatorja është djegur dhe ka qenë babai që i ka shpëtuar jetën.

    “Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin. Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën. Kam qenë 4 vjeçe, dhe as kockat nuk më ishin formuar. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka.”- tha Doçi e përlotur.

  • Dalin pamje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës

    Dalin pamje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës

    “Më lër të flas” nisi të premten si rrallë herë me një lidhje ‘live’ nga Korça, aty ku aktorët e “Në kuadër të dashurisë” vazhdojnë xhirimet. Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj ndërprenë për pak sekonda xhirimet, teksa kamera u afrua te protagonistët Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Në të njëjtën tavolinë me ta qëndrojnë aktorët e mirënjohur Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa.

    Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa përgatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

    Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.

  • Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV? Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua më shumë kur…

    Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV? Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua më shumë kur…

    Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

    E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara.

    Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

    Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

    “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

    Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.

    Megjithatë të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që kanë menduar se gjithçka është bërë për lojë mes tyre dhe në fakt, Luizi ia ka dal që të jetë vetë për pak orë në Turqi. Megjithatë, duhet thënë se Olsa Muhameti ka qenë eashpër me Luizin edhe kur ky i fundit ishte pjesë e “Big Brother”. E shkak për këtë është bërë pikërisht deklaratat e tij brenda “Big Brother”, për “Për’puthen”.

    Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar për komentet që Luizi ka bërë për Efin në “Big Brother VIP 2”. E ftuar në “Fan Club”, Muhameti u shpreh se “Për’puthen” është formati që ka thyer tabutë dhe s’ka si të jetë turp të jesh pjesë e tij.

    “Nuk reagova, sepse nuk doja të reagoja në “Instagram”. Isha dakord me çdo fjalë që kishte shkruar Bora në reagimin e saj dhe mendoj se është momenti të them këtu diçka. Nuk doja të nxitoja për të reaguar, sepse jam natyrë e flaktë. Dua të them që vajzat e ‘Për’puthen’ janë vajza luftarake, ju e keni parë. Nga ana tjetër, janë vajza shumë të guximshme, të cilat me mënyrën e tyre, janë munduar të emancipojnë edhe këtë shoqëri maskiliste. Nëse një vajzë del me tre, katër apo pesë djem dhe do të zgjedhë njërin prej tyre, ku është këtu problemi? Ku është turpi. Mendoj se ‘Për’puthen’ ka normalizuar këtë faktor, në një shoqëri kaq patriarkale, ‘Për’puthen’ ka depërtuar në çdo familje”.

    Sipas Muhametit, Luizi, me deklaratat e tij, ka përgjithësuar të gjithë konkurrentët e “Për’puthen”.

    “Është si të përgjithësoj Luizin me të gjithë konkurrentët e ‘Big Brother’. Luizi përgjithësoi Efin me të gjithë konkurrentët e ‘Për’puthen’. Efi ka pasur një rrugëtim aq dinjitoz në ‘Për’puthen’, është një nga vajzat që unë e kam mbështetur gjithmonë. Është një nga ato vajzat që e kam dashur. Nuk ka mashtruar kurrë, nuk ka gënjyer kurrë, nuk ka përdorur kurrë ndjenjat e djemve. Është një vajzë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka ndryshuar në rrugëtimin e saj nga fillimi në fund, sikurse mund të ndodhë me konkurrentë të tjerë në ‘Për’puthen’”.

    Por, duket se konflikti me Oltën nuk ka qenë i vetmi për Luizin. Një miqësi e prishur njëherë e mirë tashmë është edhe me Armaldo Kllogjerin. Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund. Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk ështëe vërtetë. Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” është një “provë” për këtë.

    Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre. Ishbanori i “Big Brother”, Armaldo Kllogjeri ka folur në lidhje me marrëdhënien me Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia, dhe “sulmet” që ka marrë nga fansat e këngëtarit. Maestro në “Wake Up” tha se marrëdhënia e tij me Luizin është “krisur” pas nominimeve dhe se këngëtari filloi ta sulmojë menjëherë pa kërkuar shpjegime.

    Sakaq, shtoi se fansat e këngëtari i kanë kërkuar shpesh një bashkëpunim me Luizin dhe se nuk e ka tradhtuar qëndrimin e tij për mbështetjen që ka treguar.

    “Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse t’i u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara”.

    Megjithatë, edhe pas deklaratave të përsëritura, ku Maestro kërkonte edhe një bashkëpunim me Luizin, marrëdhënia është shkëputur njëherë e mirë nga ana e fituesit, duke mbyllur kështu një tjetër miqësi të lindur brenda shtëpisë së “Big Brother”.

  • “Ndihem në rrezik kur jemi me të”/ Nëna e Fjolla Morinës ngre alarmin: Vajza ime nuk është mirë, ka disa muaj që…

    “Ndihem në rrezik kur jemi me të”/ Nëna e Fjolla Morinës ngre alarmin: Vajza ime nuk është mirë, ka disa muaj që…

    Fjolla Morina, prej muajsh është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj apo ka folur për personazhe të ndryshëm duke bërë akuza të rënda.

    Nëna e saj, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur ditën e sotme për mediat.

    Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

    E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

    “Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

    Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

    Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

    “Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

  • Video/ Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli publikon pamjet madhështore nga kisha

    Video/ Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli publikon pamjet madhështore nga kisha

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa-vjeçare.

    Nga ana tjetër, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, ku shihet Megi dhe bashkëshorti i saj teksa dalin nga Kisha.

    https://www.instagram.com/topallijozefina/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5c2b5cb3-6779-4f06-b8ea-efa7b96abe08

    Kujtojmë se lajmi u bë i ditur nga vetë Megi, e cila shpërndau në rrjetet sociale foto me fustanin e bardhë ku shkruante se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

    “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

    Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

    Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”.

  • Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli ndan pamjet madhështore nga kisha (Video)

    Vajza e saj celebroi martesën, Jozefina Topalli ndan pamjet madhështore nga kisha (Video)

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa-vjeçare.

    Nga ana tjetër, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, ku shihet Megi dhe bashkëshorti i saj teksa dalin nga Kisha.

    Kujtojmë se lajmi u bë i ditur nga vetë Megi, e cila shpërndau në rrjetet sociale foto me fustanin e bardhë ku shkruante se “së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje”.

    “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

    Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

    Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”.

  • Ndjekësja i lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ‘vençe’!

    Ndjekësja i lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ‘vençe’!

    Ndjarja e Olsi Bylykut me Egli Takon erdhi e papritur për publikun dhe prej kohësh është kryefjale e mediave. Pasi morën dhenë lajmet se ata nuk ishin bashkë, Olsi nga ana tjetër ka publikuar disa projekte muzikore dhe fansat i lidhin me Eglin sigurisht.

    Së fundmi një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

    “Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.