Category: Showbiz

  • Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua akoma më shumë pasi Maestro nuk i fali… Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV dhe fshehja e fotove të Luiz Ejllit në Turqi

    Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua akoma më shumë pasi Maestro nuk i fali… Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV dhe fshehja e fotove të Luiz Ejllit në Turqi

    Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

    E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara.

    Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

    Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

    “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

    Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.

  • Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit habit rrjetin

    Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit habit rrjetin

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër ku mësohet se dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.

    Ndërkohë, që nga fotot që ka publikuar vetë Megi Topalli, rrjeti ka nisur menjëherë me komentet për Luizin.

    Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçarë e cila ka patur një vëmendje të madhe mediatike dhe është pikërisht arsyeja pse vajza e Jozefina

    Topallit është figurë e njohur për publikun.

    Prandaj edhe në ditën e dasmës, komentet për Luizin kanë qenë të pashmangshme.

    Por rrjetit nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Mario, Joni dhe Meridiani i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë.

    Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.

    Kjo e fundit ka zgjedhur t’i kthejë një përgjgije falenderuese Jonit.

    Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.

    Megi: Shume faleminderit, ju përqafoj ty Jovin dhe Partik./albeu.com/

  • Enrique Iglesias ndez sheshin Skënderbej, këngëtari bën shqiponjën dykrenare

    Enrique Iglesias ndez sheshin Skënderbej, këngëtari bën shqiponjën dykrenare

    Enrique Iglesias ka interpretuar mbrëmjen e djeshme për mijëra njerëz të pranishëm në koncertin që u mbajt në sheshin Skënderbej.

    Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

    Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.Enrique Iglesias ka interpretuar mbrëmjen e djeshme për mijëra njerëz të pranishëm në koncertin që u mbajt në sheshin Skënderbej.

    Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

    Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.

    https://www.instagram.com/xing.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b7ada919-e41c-4008-b49d-a0d2651457c3

  • Nga vështirësitë në fillimet e karrierës deri tek shokët e ngushtë, Noizy rrëfen çdo gjë: I kërkova babit 3 mijë euro për një videoklip dhe më tha…

    Nga vështirësitë në fillimet e karrierës deri tek shokët e ngushtë, Noizy rrëfen çdo gjë: I kërkova babit 3 mijë euro për një videoklip dhe më tha…

    Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm në ekstradën muzikore, i cili po korr suksese të një pas njëshme.

    Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku foli rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.

    Ndërsa është kthyer pas në kohë ai tha që një ndër vështirësitë që ai ka hasur teksa ka ngjitur ‘shkallët’ e karrierës është kur i ka kërkuar lek babait për të bërë një vidoklip dhe ai i ka thënë që të mos merret me muzikë por të shkojë dhe të punojë tek lokali i tyre sepse sipas të atit ajo ishte e ardhmja e Noizyt.

    “Vështirësia tjetër është që në fillimet e mia kushtonin klipet nuk kishin kualitet un vija nga Anglia dhe kisha parë më shumë se këtu dhe nuk isha shumë i kënaqur. Më kujtohet një rast kur i kërkoja babit 3 mijë euro ndërkohë që babi më thoshte hajde këtu dhe të punosh se këtu është e ardhmja jote pasuria jote çlidhje ke ti…”– tha Noizy.

    Reperi gjithashtu foli edhe për zhgënjimin që ka përjetuar nga pagesa qesharake që ka marrë nga koncertet që ka zhvilluar në fillim të sukesit të tij.

    “Një rast teksa po bëja videoklipin e këngës ‘Kosovë Shqipëri’ dhe mbas suksesit që mora nga ajo bëra tre koncerte brenda ditës dhe arrita me një shumë qesharake në shtëpi, rreth 1 mijon të vjetra. Thash uau qenka dëshpëruese kjo puna dhash shiko e shita shpirtin tim, privatësinë time”, u shpreh reperi.

    Megjithatë ai nuk ka la përmendur edhe shokët e tij të ngushtë që sipas tij janë Ylli dhe Varrosi, ndërsa për Stresin dhe Blerim Destanin duke qeshur tha që nuk e kam shok fare.

    “Yllin dhe Varrosin i kam shok. Stresin dhe Blerim Destanin nuk i kam shok fare”, u shpreh Noizy duke qeshur.

  • “Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat?”, Flor Binaj dhe Jul Deda shkrihen së qeshuri me pyetje pikante

    “Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat?”, Flor Binaj dhe Jul Deda shkrihen së qeshuri me pyetje pikante

    Gjatë bisedës mes tyre në “Piranj Cast”, pas shumë diskutimesh Flor Binaj dhe Jul Deda nuk kanë anashkaluar as humorin me video-skandalin e Safet Gjicit.

    “Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat”,

    ka qenë pyetja që ka bërë Jul Dedën dhe Florin të shpërthejnë në të qeshura në studio duke e pasuar bisedën me batuta.

    Ndër të tjera Jul Deda ka folur edhe për mbylljen e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

    Ai tregon në Piranja Cast se që kur nisi Klaniformia,formati do të ketë një moment që do të ndalojë.

  • Noizy: S’dal dot në rrugë të ha akullore, kam shitur privatësinë

    Noizy: S’dal dot në rrugë të ha akullore, kam shitur privatësinë

    I ftuar në “Më lër të flas”, Noizy ka rrëfyer disa prej vështirësive të fillimit të karrierës së tij. Ai tha se kishte zhvilluar tre koncerte në një ditë dhe ishte paguar më pak se një milionë lekë.

    Noizy: Do të tregoj dy raste, një rast teksa po bëja videoklipin Kosovë-Shqipëri dhe pas asaj arrita të bëja tre koncerte brenda ditës në Shqipëri dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake.

    Donaldi: Sa vjeç ke qenë në atë kohë?

    Noizy: Mosha 20-21. Poshtë 1 milionshit lekë të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund. Prisja më shumë, thashë me vete woow qenka pak dëshpëruese kjo puna. Shita gjithë privatësinë time…e di kur thonë njerëzit e shesin shpirtin për shejtanin. Nuk është një kontratë që shet shpirtin, ti shet privatësinë. Unë nuk mund të jem më një person që dal në rrugë ha akullore, apo të bëj si budalla. Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj, duhet me sesbën me e mund brenda vetes, obobo më pa ai, obobo më pa ai, edhe çfarë se të pa ai.

  • Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja shton sërish dyshimet me veprimin e saj të fundit (Foto)

    Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja shton sërish dyshimet me veprimin e saj të fundit (Foto)

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

    E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

    Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që kur ish-banorja solli në jetë vogëlushin e saj, fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë sërish.

    Kur moderatorja ishte në pritje të ëmbël, ajo publikoi një selfie të sajën ku krahas fotos shkruante: “Hedhoww”.

    Dhe këtë veprim moderatorja e bëri sërish dhe fansave të saj nuk iu ka shpëtuar ky detaj, teksa postuan disa javë më paeë një status ku shkruanin:

    “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

    Dhe postimin e fansave, moderatorja e shpërndau në InstaStoryn e saj ku shkroi: “Lol sa mirë më njihni”- duke shtuar kështu dyshimet se fansat mund të kenë të drejtë.

    E së fundmi, ajo i ngriti sërish dyshimet se është në pritje të ëmbël me komentin e saj në foton e këngëtarit Alban Ramosaj.

    Teksa krahas postimit të tij ai shkruante:

    “M’boni tag n’story naj gotë Gin Tonic”.

    Ndërsa komenti i moderatores ishte:

    “A bon nje gote me uje qe duket si GinTonic?”- e duket se refuzimi i alkoolit, ka ngritur dyshimet se Einxhel mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë me Dj Dagz.

  • ‘Në kuadër të dashurisë’ bën bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, dyshja shfaqet në shtrat gjatë xhirimeve të filmit. Ja prapaskenat (FOTO)

    ‘Në kuadër të dashurisë’ bën bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, dyshja shfaqet në shtrat gjatë xhirimeve të filmit. Ja prapaskenat (FOTO)

    Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari, njëkohësisht dhe ish-banorët e ‘Big Brother Vip 2’ janë kthyer ndër personazhet më të komentuar të momentit pas pjesëmarrjes në filmin ‘Në kuadër të dashurisë’.
    Teksa vazhdojnë ende xhirimet për filmit, kureshtja ka qenë e madhe në lidhje me skenat që do të shfaqen dhe roli i Oltës dhe Luizit si ccift me një romancë.

    Së fundmi janë publikuar disa momente nga prapaskenat që po xhirohen në film, ku protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shihen edhe në shtrat.

    Detaje të plota ende nuk janë dhënë mbi filmin i cili pritet të publikohet në muajin tetor, ku vazhdojnë xhirimet në Korçë dhe në Tiranë.

    Këto janë disa prej fotove të shkëputura nga filmimet:

  • Noizy tregon frikën e madhe që ka në jetë: Obobo!

    Noizy tregon frikën e madhe që ka në jetë: Obobo!

    Këngëtari Noizy ka rrëfyer disa prej vështirësive të fillimit të karrierës së tij. Ai tha se kishte zhvilluar tre koncerte në një ditë dhe ishte paguar më pak se një milionë lekë.

    Noizy: Do të tregoju dy raste, një rast teksa po bëja videoklipin Kosovë-Shqipëri dhe pas asaj arrita të bëja tre koncerte brenda ditës në Shqipëri dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake.

    Donaldi: Sa vjeç ke qenë në atë kohë?

    Noizy: Mosha 20-21. Poshtë 1 milionshit lekë të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund. Prisja më shumë, thashë me vete woow qenka pak dëshpëruese kjo puna.

    Shita gjithë privatësinë time…e di kur thonë njerëzit e shesin shpirtin për shejtanin. Nuk është një kontratë që shet shpirtin, ti shet privatësinë.

    Unë nuk mund të jem më një person që dal në rrugë ha akullore, apo të bëj si budalla. Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj, duhet me se s’bën me e mund brenda vetes, obobo më pa ai, obobo më pa ai, edhe çfarë se të pa ai.

  • “Edhe nëse ma kërkon, nuk ia jap”/ Noizy tregon “nderin” që s’do bënte për Stresin

    “Edhe nëse ma kërkon, nuk ia jap”/ Noizy tregon “nderin” që s’do bënte për Stresin

    I ftuar në “Më lër të Flas”, Noizy ka folur edhe në lidhje me shokët e vërtetë të cilët i ka më të afërt.

    Ndër emrat që ka theksuar ishin Ylli Limani dhe Varrosin.

    Në një situatë hipotetike, Donald Veshaj e pyeti se nëse do t’ia jepte për një fundjavë në jug Ferrarin Stresit.

    Duke qeshur, Noizy tregoi se nuk do tia jepte se ai ecën shumë keq.

    Donald Veshaj: Po nëse ia ke dhënë, dhe psh ai e ka gërvishur tek dera, çfarë do i thoje?

    Noizy: Do i them s’ka gjë plak.