Category: Showbiz

  • Nora dhe Melinda lënë “nam” në palestër, zihen për flokësh me njëra-tjetrën

    Nora dhe Melinda lënë “nam” në palestër, zihen për flokësh me njëra-tjetrën

    Nora dhe Melinda lënë “nam” në palestër, zihen për flokësh me njëra-tjetrën

    Mediat rozë kanë publikuar sëfudni një lajm jo fort të mirë sa i përket Nora Istrefit dhe Melinda Ademit.

    Në rrjet po përflitet për një sherr fizik mes dy këngëtareve. Sipas mediave Nora dhe Melinda janë grindur me njëra-tjetrën ndërsa ndodheshin në palestër.

    Fillimisht dy këngëtaret jaën grindur me fjalë, më pas janë përleshur edhe fizikisht. është dashur ndërhyrja e personave të tjerë që sherri mes dy këngëtareve të mbyllej.

  • Bebe Rexha u godit nga fansi, reagon i dashuri i këngëtares

    Bebe Rexha u godit nga fansi, reagon i dashuri i këngëtares

    Bebe Rexha dhe goditja qe mori në fytyrë kanë qenë tema kryesore ditët e fundit.

    E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari.

    Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

    “Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.

    Kujtojmë që në koncertin e së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë./5pyetjet.al

  • Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë teksa performonte

    Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë teksa performonte

    Sulmet ndaj këngëtareve me origjinë shqiptare teksa performojnë në skenë si duket nuk kanë të ndalur.

    Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj.

    Kësaj radhe, bëhet fjalë për yllin e popit, Ava Max, e cila u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.

    Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter.

    “Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do pjesë e asnjë shfaqje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.

    Bebe Rexha ka marrë dëmtime në pjesën e jashtme të syrit, megjithatë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

  • “Po mundohem të përshtas në këtë ‘luftë’ edhe mamin”- Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

    “Po mundohem të përshtas në këtë ‘luftë’ edhe mamin”- Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

    Moderatori Ronaldo Sharka ka reaguar me një mesazh prekës në lidhje me humbjen e të atit, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë disa muaj më parë.

    Përmes një postimi në ‘Instagram’, Ronaldo ka treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit ku ka theksuar se ai po përpiqet të jetojë me kujtimin e babait, dhe se po përpiqet ta përshtasë në këtë ‘luftë’ dhe nënën e tij.

    “Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prei disa muajsh me të cilën mundohem te përshtat ne këtë lufte edhe mamin.

    Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, ka shkruar ai.

  • Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

    Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

    Bebe Rexha pësoi një incident të rëndë teksa po këndonte gjatë një koncerti në New York. Dikush nga turma i hodhi celularin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtim. Është raportuar se Bebe u dërgua në spital pas incidentit dhe u detyrua të bënte 3 qepje. Bebe publikoi në Instagram foto të syrit të saj të mavijosur dhe shkroi krahas postimit “Jam mirë”.

    Personi që sulmoi Beben, i cili sipas Rolling Stone, është Nicolas Malvagna nga New Jersey, ka folur lidhur me ngjarjen. Publikimi raporton se zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan thotë se Malvagna ka pranuar se ka hedhur telefonin.

    27-vjeçari mësohet se ka shpjeguar edhe motivet e tij, teksa thuhet se ka thënë: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund sepse do të ishte qesharake”.

    Sipas publikimit, ai u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar me dy akuza për sulm në shkallën e tretë; një akuzë për ngacmim në shkallën e dytë; një akuzë për ngacmim të rëndë në shkallën e dytë; dhe një akuzë për tentativë sulmi në shkallën e tretë.

  • Efi dhe Kiara “kokë më kokë”, zbulohet kush e “fitoi luftën” për të moderuar emisionin e famshëm

    Efi dhe Kiara “kokë më kokë”, zbulohet kush e “fitoi luftën” për të moderuar emisionin e famshëm

    ‘Përputhen’ ishte një nga emisionet që u komentua më së shumti nga banorët brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Madje u përfol se pas daljes nga shtëpia, Kiara Tito mund të ishte një nga pretendentet për ta moderuar, duke i zënë vendin Bora Zemanit.

    Por, duket se jo! Ajo që po përflitet e që konfirmohet nga ‘Kryefjala’ nuk është as më shumë e as më pak se vetë ish-konkurentja, Efi Dhedhes.

    Kështu përflitet në ambientet e Top Channel. Mesa duket Efi i mori pozicionin Kiarës, e cila e kishte shfaqur si dëshirë moderimin e këtij emisioni.

    Kujtojmë se Bora do moderojë ‘Dancing with the Stars’, ndaj do duhet gjetur një zëvendësuese. Por, na mbetet të presim deri në shtator për të zbuluar se kush do e moderojë!

  • Luizi rikthehet në Shqipëri, Kiara e surprizon në aeroport

    Luizi rikthehet në Shqipëri, Kiara e surprizon në aeroport

    Luizi prej disa ditësh ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbajti një tur koncertesh për shqiptarët që jetojnë atje. Mirëpo sot këngëtari është rikthyer më në fund në vendin e tij dhe e para që e ka pritur në aeroport ka qenë partnerja, Kiara.

    Në rrjet po qarkullon një foto ku Luizi shihet në aeroport duke puthur e përqafuar Kiarën pas kaq ditëve larg njëri-tjetrit.

    Ndërkohë Luizi postoi një video në InstaStory ku njoftoi të gjithë se ka ardhur në “shtëpinë të ëmblën shtëpi”.

  • U ankua se nuk e lanë të bënte foto, Ylli Limani i dërgon mesazh Arbana Osmanit pas dasmës

    U ankua se nuk e lanë të bënte foto, Ylli Limani i dërgon mesazh Arbana Osmanit pas dasmës

    Të shtunën para se të mbahej dasma e Arbanës dhe Eduartit, Ylli Limani postoi në InstaStory një video ku shprehej i mërzitur që nuk e lejuan të bënte foto, një rregull që çifti e kishte vendosur për të gjithë të ftuarit.

    Sot Arbana ka zbuluar se Ylli i ka dërguar disa mesazhe shumë të bukura pas dasmës duke e falenderuar që këndoi në dasmën e tyre.

    “Ceremonia më e bukur ndonjëherë ishte. Ti dukeshe ëngjëll”, i shkruan Ylli Arbanës.

  • Ky është i riu që goditi me telefon Bebe Rexhën në koncert

    Ky është i riu që goditi me telefon Bebe Rexhën në koncert

    Është arrestuar i riu që akuzohet se i hodhi celularin Bebe Rexhës gjatë performancës së saj në New York City.

    Nicolas Malvagna nga Manalapan, New Jersey, u arrestua dhe u akuzua për sulm pasi goditi këngëtaren shqiptare e cila mori 3 qepje në vetull.

    Malvagna, 27 vjeç, u identifikua shpejt dhe u akuzua për sulm të rëndë. 27-vjeçari është në paraburgim policor dhe pret një seancë dëgjimore për marrëveshje të hënën pasdite.

    Rexha, e cila po performonte në Nju Jork si pjesë e turneut të saj “Best F’n Night of My Life”, u dërgua me urgjencë në spital pasi u godit në fytyrë nga një telefon celular.

    Pas mjekimit në spital, këngëtarja postoi dy fotografi në Instagram duke treguar plagën në vetull dhe mbishkrimin: “Jam mirë”.

  • Rrëzohet në skenë teksa po këndonte, humb jetën reperi i njohur (Video)

    Rrëzohet në skenë teksa po këndonte, humb jetën reperi i njohur (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku reperi amerikan Big Pokey ka humbur jetën teksa performonte në skenë.

    Pokey u rrëzua teksa ishte duke kënduar në një lokal në Beaumont, të shtunën mbrëma.

    Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, reperi shihet duke marrë frymë me vështirësi teksa këndon dhe disa sekonda më pas rrëzohet.

    Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kryen CPR derisa reperi u transportua në një spital aty pranë.

    Mirëpo, siç njoftuan autoritetet e Hustonit, pak më vonë reperi dha frymën e fundit.

    Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së reperit 45-vjeçar.

    Big Pokey, emri i vërtetë Milton Poëell, ishte i famshëm në skenën e repit të Houston duke filluar karrierën e tij në 1999 me albumin “The Hardest Pit in the Litter”.

    Rekordi i tij i fundit, në vitin 2021, titullohej “Sensei”.