Category: Showbiz

  • “E zhdëpën dhëndrin në dru”/ Prishi traditën në dasmë, Irini Qirjako tregon ndodhinë e frikshme në një dasmë: U çuan gjithë burrat…

    “E zhdëpën dhëndrin në dru”/ Prishi traditën në dasmë, Irini Qirjako tregon ndodhinë e frikshme në një dasmë: U çuan gjithë burrat…

    Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Irini Qirjako, ka treguar eksperiencën e veçantë në një dasmë, ku kishte shkuar për të kënduar.

    Në rubrikën “E DIELL FOLK”, ajo ka treguar se dasma bëheshe në Maqedoni dhe tradita ishte që burrat të qëndronin veç dhe gratë veç, por kur filloi të këndonte një nga këngët e saj, burrat harruan traditat dhe të gjithë erdhën tek vendi ku festonin gratë.

    Ervin Kurti: Meqënëse ti këndon dhe i qan ato dasma, një që të ngelur në mendje cila është?

    Irini Qirjako: Më kanë ngelur në mendje shumë, por njëra është më… Në një dasmë në Maqedoni sigurisht burrat veç, gratë veç. Në shtëpi ishte dhëndri në oborrin e shtëpisë dhe e morën e ruajtën pastaj e zhdëpën në dru. Ishte dhe Maksi, burri im atje. Tha Maksi, çfarë është kjo, çfarë bëjnë kështu?! O Maksi kanë traditat i thashë unë. Pastaj kur shkuam tek darka gratë ishin veç jashtë dhe burrat në një ndërtesë në 60 metro tutje, sepse qëndronin të ndarë. Filloi dasma, orkestra ishte tek gratë dhe sa fillova këngën “O te rrapi more në mashkullore”, kur dëgjoj unë “pau, pau, pau”. U ngritën të gjithë burrat që ishin tek ajo ndërtesa aty erdhën të gjithë dhe me vrap, kush të më kapte më parë.

    Ervin Kurti: Po ti paske prishur traditat!

    Irini Qirjako: Po tani ç’të bëj unë. Nuk kisha faj unë, i harruan traditat ata (qesh).

  • Për kë e ka fjalën? Aktori i humorit: Ka prezantues të njohur perversa që bëjnë gjëra më të frikshme se Safeti

    Për kë e ka fjalën? Aktori i humorit: Ka prezantues të njohur perversa që bëjnë gjëra më të frikshme se Safeti

    Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se skandali i Gjicit është një gjë e vogël në krahasim me shumë ngjarje të tjera që ndodhin në vendin tonë.

    Ai shton se ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët janë perversë dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme.

    “Ne kemi prezantues të mëdhenj ekranesh, të njohur emisionesh që janë perversa dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme, jo si kjo e Safetit. Bëjnë gjëra shumë të frikshme, ngatërrohen nëpër familje. Hajde, se do dalin dhe këto të tjerat. Kështu që kjo e Safetit ishte më vogla.”- deklaroi aktori.

  • Prapaskenat e takimit të Luiz Ejllit me familjen në SHBA, pse mungoi nëna e tij dhe refuzimi ndaj Kiarës! Kush u bë “mollë sherri” mes tyre

    Prapaskenat e takimit të Luiz Ejllit me familjen në SHBA, pse mungoi nëna e tij dhe refuzimi ndaj Kiarës! Kush u bë “mollë sherri” mes tyre

    Çdo hap i Luiz Ejllit përbën interes të madh për publikun. Ndaj edhe vizita e tij në SHBA pritej me padurim nga ndjekësit. E ndoshta jo për aktivitetet e tij muzikore, sa për takimin e shumëpritur me familjen.

    Pas gati 1 jave që ishte në New York dhe shumë kërkesash nga ndjekësit, Luizi publikoi më në fund një foto të tijën me motrën dhe kunatin. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por e dhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.

    Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, fituesi i BBV shkruan: “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”.

    Në fotografinë e shkrepur mungon nëna e këngëtarit. Marrëdhëniet e brishta mes familjarëve, duket se vijojnë, ndonëse tashmë raportet janë sistemuar.

    Mamaja e Luizit, gjendet në familjen e motrës, megjithatë ajo ka preferuar mos të jetë pjesë e fotos. Ashtu si këngëtari u shpreh kur ishte pjesë e lojës, ëndrra e tij më e madhe ishte ta fitonte “Big Brother” dhe të kishte mundësi të merrte nënën e tij dhe të jetonte së bashku me të në Tiranë.

    Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi zonja Angjelina, do të vijojë jetën e saj në SHBA dhe ka zgjedhur mos të rikthehet në Shqipëri. Natyrisht që ne nuk e dimë nëse realisht e ka marrë ftesën nga djali i saj, por ajo që dimë me siguri është fakti se jeta e mamasë së tij do të vijojë normalisht, edhe pas famës e suksesit të së birit.

    Ndonëse prej shumë ditësh në SHBA, Luizin nuk e kemi parë ende në një video apo foto me mamanë e tij dhe kaq ka mjaftuar që fansat të dalin në konkluzion, se marrëdhëniet e komplikuara mes tyre vijojnë. Kujtojmë se në kohën që ishte pjesë e “Big Brother”, u përfol shumë për konfliktet që ai kishte pasur si me nënën, ashtu edhe me motrën e tij.

    Prej disa ditësh, fituesi i “Big Brother” ka shkuar në SHBA, ku edhe ka mbajtur disa koncerte. Për shumë ditë me radhë, fansat kanë pritur foto nga takimi, duke aluduar se raportet mes tyre vijojnë të tensionuar, edhe pse përfundimit të lojës. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

    E ndonëse me motrën dhe kunatin, ka një marrëdhënie të qëndrueshme, shumë aludime ka për raportin që ai ka me nënën e tij. E pikërisht dasma e Luizit me Luizin është bërë shkak që të vijojnë këto thashetheme.

    Familja e tij mungoi në dasmën e organizuar me Kiarën në natën finale të “Big Brother”. Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

    Në festën e organizuar në përfundimit të “Big brother” ai ka thënë se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. E veç nënës së tij, një tension është përcjellë edhe me kunatin e Luizit, Sokolin dhe shkak është bërë pikërisht “Instagram”-i i tij.

    Ai ka bërë thirrje që mos të ndiqet “Instagram”-i i hapur nga Kiara: “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të mos bëjnë ‘follow’ asnjë ‘Instagram’ që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato ‘Instagram’-e! Ata që hapin ‘Instagram’ në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për ‘Instagram’-in e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me ‘Instagram’-in e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, thotë ai.

    Kujtojmë se Sokoli, nuk e ndiqte “Instagram”-in e Luizit, deri pak javë më parë, duke zbuluar shumë për raportin mes tyre. Por vizita e tij në SHBA, ka lënë pas të gjitha mëritë dhe inatet e vjetra, duke rikuperuar kështu këtë marrëdhënie. Ndërkohë pak kohë më parë, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.

    “Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kena me shtruar do pllaka”, thotë Luizi, duke qeshur.

    Ndërkohë, kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”. Por, teksa me Luizin marrëdhëniet janë rikuperuar, të paktën me motrën dhe kunatin, duket se me Kiarën ata nuk kanë asnjë raport.

    Sokoli, kunati i Luizit, as nuk e ndjek në “Instagram” moderatoren, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë kontakt. Ndërkohë, që as Kiara ka zgjedhur mos ta ketë në rrjetet e saj sociale, Sokolin.

    Konflikti nisi qëkur Kiara menaxhoi për disa javë “Instagram”-in e partnerit, vendim ky që familja e kundërshtoi edhe publikisht. Në finalen e “Big Brother Fan Club”, ajo u pyet në lidhje me komentin e bërë në një profil në “Instagram” në emër të kunatit të Luizit, Sokol Tahiri.

    Ajo tha se “Instagram”-i do i dorëzohet Luizit në momentin që ai do të dalë nga shtëpia. Në lidhje me deklaratën e Sokolit, Kiara aludoi se adresa në emër të tij mund të jetë e rreme.

    “‘Instagram’-in që po e menaxhoj unë edhe katër ditë dhe do i dorëzohet Luizit në momentin që do dalë nga shtëpia. Nuk kam folur për këtë pjesë. Qarkullojnë edhe shumë lajme të rreme dhe janë hapur edhe shumë adresa false. Nuk di çfarë bëhet”, u shpreh Kiara.

    Ndërkohë gjithçka dihet është një takim që Kiara ka pasur me mamanë e këngëtarit, kur ajo la shtëpinë e “Big Brother”. Fotot e tyre qarkulluan në rrjet, duke treguar se kjo histori po shkonte drejt një fundi të lumtur. Moderatorja ka folur rreth takimit me vjehrrën e saj ku dhe ka takuar dhe se është një zonjë shumë fisnike.

    Ajo tregoi se takimi me të i hoqi mallin e Luizit, pasi janë i njëjti tip. Ajo tha se nuk mund të thoshte çfarë folën, por se takimi i tyre ishte i lumtur.

    “E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnike. Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur”, tha Kiara.

    Por, teksa kanë kaluar më shumë sesa 1 muaj nga dalja e këngëtarit nga loja, marrëdhëniet familjare të tij janë rikuperuar, por megjithatë mbeten të brishta, ndërkohë që familja e tij, e cila jeton në SHBA, ka zgjedhur mos të ketë një raport me Kiarën, për arsye që ata i dinë.

  • “Prezantues të njohur më keq se Safet Gjici”/ Rezart Veleshnja del me paralajmërimin e fortë: Kam video…

    “Prezantues të njohur më keq se Safet Gjici”/ Rezart Veleshnja del me paralajmërimin e fortë: Kam video…

    Video-skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici shokoi opinionin publik ditën e djeshme.

    Për këtë ka reaguar dhe aktori i njohur Rezart Veleshnj, i cili ka ngritur disa akuza të forta

    Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se në vendin tonë ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët kanë skandale më të mëdha se ai i Gjicit.

    Sipas tij, janë të dokumentuara me video, dhe shumë shpejt do bëhen publike.

    “Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj do kuptoni që kjo e Safetit ishte shumë e vogël. Ka nga këta prezantuesit e emisioneve, ka shumë. Po janë me fakte, kemi dhe video. “- tha Veleshnja.

  • Video epike/ Marrëdhënia e Kiarës me mamanë e Luizit, këngëtari vendos pikat mbi ‘i’

    Video epike/ Marrëdhënia e Kiarës me mamanë e Luizit, këngëtari vendos pikat mbi ‘i’

    Ka pasur aludime të shumta në rrjet lidhur me marrëdhënien e Luizit me familjarët e tij.

    Nxitur kryesisht nga mungesa e tyre në martesa e tij dhe Kiarës të organizuar finalen e “Big Brother VIP”.

    Prej disa javësh Luizi ndodhet në SHBA ku po mban koncerte për gjithë shqiptarët atje.

    Ai u dha fund edhe zërave për raportet me motrën kur publikoi një foto krah saj dhe kunatit të tij.

    E në mënyrën e tij origjinale ai ka sqaruar edhe raportet e Kiarës me nënën e tij. Teksa ka qenë duke kënduar në skenë, Luizi i ka ndryshuar paksa tekstin këngës duke thënë “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon.”

    @luizkiara_._ ❤️‍🔥 #luizejlli #fypシ #viralvideo #virale #fyp #viralevirale ♬ original sound – Luiz_Kiara

  • “Merr avionin dhe eja…”, nuk e ftuan në dasmë, Zhaklina nuk kursehet ndaj Arbanës dhe Eduartit: Nuk ndërpres planet e mia për ta

    “Merr avionin dhe eja…”, nuk e ftuan në dasmë, Zhaklina nuk kursehet ndaj Arbanës dhe Eduartit: Nuk ndërpres planet e mia për ta

    Martesa është tema që po diskutojnë sonte binjakët Veshaj dhe të ftuarit në studion e “Më lër të flas”.

    Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që kurorëzohen këtë të shtunë në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar. Të dy thanë se nuk kanë marrë një ftesë.

    Donaldi: A të kanë ftuar

    Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar

    Romeo: Po ti Zhak?

    Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar

    Donaldi: Po Arbri do jetë?

    Zhaklina: Nuk e di

    Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?

    Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta

    Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm

    Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’

    Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde

    Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj

  • Ish-banorja e BBV merr në “mbrojtje” Gjicin: Më e rëndë është kur …

    Ish-banorja e BBV merr në “mbrojtje” Gjicin: Më e rëndë është kur …

    Videoskandali seksual i Safet Gjicit bashkë me një vajzë brenda në zyrën e kryetarit të Bashkisë në Kukës, është kthyer në temën e ditës së sotme.

    Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar dhe dënuar aktin e Safet gjicin i cili ka abuzuar me pushtetin që i kanë dhënë qytetarët duke i kthyer zyrat shtetërore, si dhoma motelesh.

    Por ka dhe nga ata që nuk e shohin kaq zi situatën, duke theksuar se nuk ëhstë ndonjë gjë që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri apo në botë, duke e cilësuar si një gjë krejt normale.

    Në reagimin e saj ish-banorja e Big brother Vip, Zhaklina Gjolla, thekson se pavarësisht ngjarjes dhe vëmendjes që ka marrë, në fund të dy peronazhet që shfaqen në vido janë të rritur, dhe kanë një konsensus mes tyre.

  • “Kur s’kishe lekë, ishe si 60-vjeç”- Luiz Ejlli replika me komentuesin: E sigurtë është që ty s’të bën…

    “Kur s’kishe lekë, ishe si 60-vjeç”- Luiz Ejlli replika me komentuesin: E sigurtë është që ty s’të bën…

    Fituesi i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar

    Pas daljes nga ky reality show ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij.

    Ditën e djeshme ai ka postuar një foto të tijën në Instagram, i cili dukej mjaft i kuruar.

    E teksa shumica e komenteve ishin pozitive, këngëtarit i ra në sy një koment ndryshe nga të tjerët.

    Një ndër fansat i kishte shkruar: “Çfarë të bën leku që të zbukuron. Kur ishe pa lek ishe si 60 vjeç”, ndërsa Luizi i dha përgjigjen e tij epike.

    “E sigurtë është që ty s’të bën derman as leku”, ka shkruar Luizi.

    Kujtojmë se Luizi gjatë qëndrimit në këtë shtëpi u njoh dhe krijoi një romancë me Kiara Titon, të cilën dyshja e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli.

  • ‘Ik ore bëje vetë’, çfarë ndodhi në emision mes Elvanës dhe Romeos e Donaldit

    ‘Ik ore bëje vetë’, çfarë ndodhi në emision mes Elvanës dhe Romeos e Donaldit

    Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, do të jetë e ftuara speciale e këtij episodi në “Më lër të flas”. Në intervistën për Romeo dhe Donald Veshajn, artistja ka folur për koncertin e 22 qershorit, por gjatë xhirimeve kanë ndodhur edhe shumë skena komike.

    Top Channel ka publikuar një video ku Romeo shihet duke prezantuar Elvanën, ndërsa ajo nuk e ka mendjen tek kamera.

    Në një moment Elvana nxehet me Romeon dhe i thotë: “Ik ore bëje vetë”.

  • “S’të bën derman as leku”, Luiz Ejlli “sherr” me fansin

    “S’të bën derman as leku”, Luiz Ejlli “sherr” me fansin

    Luiz Ejlli njihet për batutat e tij dhe që nuk ta përton aspak kur njerëzit tentojnë ta tallin. Ashtu sicc e tregoi edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” që ironinë e kishte një ndër pikat më të forta, të njëjtën e gjë e ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë.

    Ndërsa sot ka postuar dy foto, një nga komentuesit e ka fyer duke i shkruar poshtë fotos: Ca te ben leku që te zbukuron. Kur qe pa lek ishte si 60 vjec”.

    Por përgjigjja e Luizit ishte e menjëhershme duke e tallur keq komentuesin. “E sigurte eshte qe ty s’te ben derman as leku”, shkruan Luizi.

    Fabula është e thjeshtë, nëse fyen dikë, atëherë përgatitu për hakmarrjen e tij.

    “Ty s’të bën derman as leku”, Luiz Ejlli tall keq