Category: Showbiz

  • Dasmë e blinduar, Arbana dhe Eduarti ndalojnë të ftuarit të bëjnë foto

    Dasmë e blinduar, Arbana dhe Eduarti ndalojnë të ftuarit të bëjnë foto

    Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë. Çfti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, duke bërë për ta edhe një kërkesë të rëndësishme.

    Kërkesa është theksuar edhe në ftesën që kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.

    “Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.

    Çifti ka pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.

  • Tronditëse! Ndërron jetë papritur ish-banorja e “Big Brother VIP”

    Tronditëse! Ndërron jetë papritur ish-banorja e “Big Brother VIP”

    Ylli i realiy show-t italian “Big Brother”, Monica Sirianni ka ndërruar jetë teksa ishte në një lokal nate.

    Mësohet se Sarianni u sëmur papritur të premten gjatë një nate jashtë me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën Catanzaro të Italisë dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku u shpall e vdekur, transmeton Kosovarja.

    Raportet thonë se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe vdekjes së saj të papritur, pa asnjë informacion ende të publikuar për publikun, megjithëse raportet thonë se përfshirja e palëve të treta është përjashtuar. Mësohet se mjekët nuk e kanë përjashtuar shkakun e një ataku kardiak.

    Ish-ylli televiziv u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të reality shoë-t, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012.

    Ajo lindi në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni jugor i Kalabrisë para se ajo të lindte./Kosovarja/

  • Arsyeja e fortë, Luizi ‘braktis’ dasmën e Arbana Osmanit

    Arsyeja e fortë, Luizi ‘braktis’ dasmën e Arbana Osmanit

    Dasma e Arbanës dhe Eduardit do të mbahet këtë të shtunë në Toskana të Italisë, ku të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.

    Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.

    Mirëpo, ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

    Por, për ç’arsye?

    Nëpërmjet TikTok-ut, Luizi është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me frazën: “yjeeee”.

    Ai mund ta ketë marrë ftesën e dasmës, por siç duket angazhimet profesionale ia bëjnë të pamundur prezencën në Toskana.

  • Lajm i trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur

    Lajm i trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur

    Aktorja dy herë fituese e çmimit Oskar dhe ish-deputetja laburiste Glenda Jackson ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, sipas agjentit të saj.

    Në një deklaratë, Lionel Larner tha se “Glenda Jackson, aktorja dhe politikania dy herë fituese e çmimit Oskar, vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Blackheath, Londër këtë mëngjes pasi vuajti nga një sëmundje”.

    Aktorja gjithashtu luajti si Mbretëresha Elizabeth I në dramën e BBC-së Elizabeth R.

    Politika ishte gjithmonë e rëndësishme dhe aktorja hoqi dorë nga aktrimi për t’u bashkuar me Dhomën e Komuneve si deputete e Laburistëve në veri të Londrës nga viti 1992 deri në 2015.

    Ajo më vonë u kthye sërish në ekran dhe fitoi një Bafta për rolin e saj të rikthimit në dramën televizive Elizabeth Is Missing në 2020.

    Dy herë fituesja e Oscar para se të sëmurej përfundoi xhirimet e “The Great Escaper” në të cilin luajti me Michael Caine.

  • Gazetari i njohur zbulon detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit: Ky është lajmi!

    Gazetari i njohur zbulon detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit: Ky është lajmi!

    Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja të cilët janë partnerë në jetë dhe në punë prej disa vitesh tashmë, për pak ditë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

    E së fundmi të tjera detaje janë mësuar nga dasma e shumëpritur e çiftit. Ata kanë zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë.

    Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.

    “Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë.

    Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”- tregoi gazetari.

    Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e të ftuarve e normalisht që të pranishëm do të jenë familjarët dhe miqtë e tyre.

  • Zbulohen detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, ja artistët që do performojnë

    Zbulohen detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, ja artistët që do performojnë

    Të tjera detaje janë mësuar nga dasma e moderatores Arbana Osmanit dhe regjisorit Eduart Grishajt.

    Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.

    “Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.

  • Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana

    Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë me martesë dashurinë e tyre këtë fundjavë, në Toskanë të Italisë.

    Përgatitjet kishin filluar prej kohësh, por tashmë vetë Arbana është zhvendosur atje për prekjet e fundit të ceremonisë, që do të mbledhë të afërm, kolegë e miqtë e tyre më të mirë.

    Moderatorja ka publikuar sot në llogarinë e saj një foto nga Toskana, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

    Madje, nuk munguan as disa pamje të këndshme të vendit në InstaStory.

    https://noa.al/newsImages/2023/06/alb.mp4?_=2

    Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

    Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin.

    Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

    Me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

  • Çfarë ka ndodhur mes “yjeve”? Luizi “saboton” dasmën e Arbana Osmanit

    Çfarë ka ndodhur mes “yjeve”? Luizi “saboton” dasmën e Arbana Osmanit

    Dasma e Arbanës dhe Eduardit do të mbahet këtë të shtunë në Toskana të Italisë, ku të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.

    Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.

    Mirëpo, ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

    Por, për ç’arsye?

    Nëpërmjet TikTok-ut, Luizi është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me frazën: “yjeeee”
    Ai mund ta ketë marrë ftesën e dasmës, por siç duket angazhimet profesionale ia bëjnë të pamundur prezencën në Toskana.

  • Sa shumë e vlerëson, vec të shihni ç’bën Elvana Gjata për Luizin

    Sa shumë e vlerëson, vec të shihni ç’bën Elvana Gjata për Luizin

    Me datë 22 Qershor Elvana Gjata do të mbajë koncert në stadiumin “Air Albania”. Ditën e sotme ajo ka zbuluar këngëtarët që janë ftuar për të performuar gjithashtu.

    Elvana ka treguar se koncerti i saj do të hapet nga Luiz Ejlli, e pas tij nga Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni. Performancat e tjera do të jenë nga Migena Gjata, Mc Kresha, Capital T, Ylli Limani, Noizy, Dhurata Dora, Bardhi, Ledri Vula dhe Gimmi O.

    Duket se Elvana ka vlerësim të lartë për Luizin përderisa i ka besuar hapjen e koncertit të saj. Kujtojmë se ajo këndoi në dasmën e tij me Kiarën.

  • Kida kapet “mat” me të dashurin biznesmen në Dubai!

    Kida kapet “mat” me të dashurin biznesmen në Dubai!

    Këngëtarja kosovare Kida prej shumë kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme me një biznesmen në Dubai.

    Dhe aludimet janë bërë akoma më të forta teksa mediat kosovare kanë publikuar disa foto ku këngëtarja shihet në shoqërinë e një dali.

    Le të themi që Kida u kap “mat” nga pushimet e saj në Dubai ku supozohet se ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni në fjalë për të cilin flitet që është me origjinë shqiptare por jeton në Dubai.

    Duke se Kida i ka kushtuar shumë vëmendje lidhjes së saj sa nuk po gjen më kohë për fansat dhe muzikën.