Category: Showbiz

  • Luizi më në fund takon motrën në Amerikë: Familja ime është e para, çdo gjë tjetër vjen e dyta

    Luizi më në fund takon motrën në Amerikë: Familja ime është e para, çdo gjë tjetër vjen e dyta

    Luizi më në fund ka takuar motrën e tij, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ndodhet atje për një tur koncertesh dhe ditën e sotme ka ndaluar në qytetin ku jeton e motra.

    Luizi ka postuar një foto me motrën dhe kunatin dhe ka shkruar se për të familja është e para.

    “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”, shkruan Luizi.

  • Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (Foto)

    Pronar i disa bizneseve, ja kush është i dashuri i Dafina Zeqirit (Foto)

    Ditën e sotme u zbulua lidhja e re e këngëtares Dafina Zeqiri. Momentet romantike mes saj dhe partnerit “misterioz” u bënë virale në rrjet.

    E duket se edhe identiteti i partnerit të artistes s’do mbetet kaq mister. “Prive” mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar.

    Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.

    Mesa duket Dafina ka gjetur sërish dashurinë e po ndihet e lumtur me Kreshnikun.

  • Aktorja 29-vjeçare humb jetën tragjikisht pasi ra nga shkallët, familjat do t’i dhurojë organet

    Aktorja 29-vjeçare humb jetën tragjikisht pasi ra nga shkallët, familjat do t’i dhurojë organet

    Një aktore e njohur koreano-jugore e cila luajti në dramën K Disney+ Snowdrop humbi jetën pasi ka rënë nga një grup shkallësh.

    Park Soo Ryun, 29 vjeçe, ra nga shkallët ndërsa kthehej në shtëpi në Korenë e Jugut të dielën pasdite, sipas mediave lokale.

    Ajo u dërgua në spital për trajtim urgjent, por u shpall e vdekur, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur.

    Familja e saj ka vendosur t’i dhurojë organet e saj dhe tha se do të ‘ngushëllohej’ që zemra e saj t’i shkonte dikujt që kishte nevojë për të.

    Nëna e Parkut i tha Soompi të hënën: “Vetëm truri i saj kishte vdekur, kurse zemra e saj ende rrihte”. Në të tilla raste ligji njeh vendimin e familjes për dhurimin e organeve.

  • E mbani mend Noçen që bëri namin në ‘Big Brother 1’? Ja si duket sot

    E mbani mend Noçen që bëri namin në ‘Big Brother 1’? Ja si duket sot

    E njihni shumë mirë si vajzën ekstravagante dhe pa tabu që bënte spektakël në “Big Brother”, por edhe pas spektaklit.

    Najada Konomi ka vite që nuk është shfaqur në ekran, sepse tashmë po bën jetën e një nëne.

    Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj dhe pkëtë verë ka vendosur që të shfaqet në plazhet shqiptare me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

    Ndonëse larg ekranit, ajo ka ndryshuar shumë, e megjithatë edhe pse është bërë nënë e dy fëmijëve ka ruajtur format trupore.

    Noçja, e cila dikur kishte shumë fansa, sot po bën një jetë të qetë familjare larg zhurmës mediatike.

    Vetëm pak kohë më parë, ajo u bë nënë për herë të dytë. Tashmë pushimet e tyre do të bëhen me 4, duke zgjedhur bregdetin e jugut, ndonëse me dy fëmijë të vegjël.

    Këto foto sjellin më së miri tablonë e jetës së re që ish-banorja e “Big Brother” tashmë ka.

  • Me paratë në dorë, e moshuara i kërkon Luizit që t’i afrohet në koncert, ja çfarë bën këngëtari

    Me paratë në dorë, e moshuara i kërkon Luizit që t’i afrohet në koncert, ja çfarë bën këngëtari

    Fituesi i Big Brother VIP, njëkohësisht këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është duke mbajtur një turne koncertesh në Amerikën e Veriut.

    Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artisti shkodran është mbuluar me para nga shqiptarët që jetojnë atje.

    Madje një e moshuar, e cila ka qenë e pranishme në koncertin e tij në Neë York, është xhiruar teksa me një tufë parash i kërkon Luizit që t’i afrohet.

    Më pas, ai i hedh asaj para dhe e puth në ballë.

    Që nga fitorja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luizi ka qenë aktiv në tregun muzikor, duke sjellë projekte muzikore dhe marrë pjesë në koncerte të ndryshme.

  • Zhaklin Lekatari sherr me moderatorin e njohur shqiptar, braktis menjëherë studion: S’e kuptoj si e merr lirinë për të më…(Video)

    Zhaklin Lekatari sherr me moderatorin e njohur shqiptar, braktis menjëherë studion: S’e kuptoj si e merr lirinë për të më…(Video)

    Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të papritur ditën e sotme teksa ishte e ftuar në një studio televizive.

    Në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative në rrjetet sociale.

    Klevin Muka iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.

    “Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.

    Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.

    “Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina.

    Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që dyt moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.

    @vipmagazine.al #klevinmuka #zhaklinlekatari #vipmagazine ♬ original sound – VipMagazine.al

  • Thyhet heshtja/ Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku

    Thyhet heshtja/ Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi Bylyku

    U bë kohë që në rrjete sociale qarkullojnë lajme se Egli dhe Olsi Bylyku janë ndarë. Eglit i ka ardhur në majë të hundës nga vëmendja që ka marrë jeta e saj private dhe ka reaguar më në fund me një postim në rrjete sociale.

    Teksa në rrjet qarkulloi një lajm ku thuhej se nëna e Olsit mund të ishte bërë shkak për ndarjen e tyre, Egli ka reaguar e revoltuar duke thënë se do ndjekë penalisht këdo që përfshihet në historinë e tyre dhe përmend familjarët. Ajo nuk ka treguar nëse është ndarë nga Olsi duke u shprehur se është “puna e tyre”.

    “Sot qenka dita qe me ka rene taksirati te merem jo me nje, por me disa! Kisha vendosur ne menyre kategorike tè mos beja asnje
    prononcim sa i takon jetes sime private! Por, meqenese puna erdhi deri ne këte pike, nuk mund te hesht me!
    Te nderuara PORT’HALE, dhe te gjithe ju qe mbase jo per klikime por per pak vemendje nepèr tavolina, komentoni mbi emrat tane,
    ky status eshte pèr ju! Ne kemi marr persiper rriskun per te qene figura publike e tè komentohemi ne rrjet, te abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojme) por familjaret tane JO! A jemi ndarè, a jemi lidhur, a jemi zene, a jemi bashke, a kemi probleme, a jemi te lumtur eshte PUNA JONE & ARSYET TONA!
    Keni abuzuar mjaftuesh?m me tituj nga me te ndryshmit me emrat tane, por me familjarët JU PREMTO] se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin! Mjaft e shitet veten kaq lire!”, ka shkruar Egli.

  • Shqiptaret po thyejnë rekorde në Billboard, vendin e Dua Lipës e merr Bebe Rexha

    Shqiptaret po thyejnë rekorde në Billboard, vendin e Dua Lipës e merr Bebe Rexha

    Bebe Rexha ka thyer tani më dy rekorde në zhanret dance/electronic dhe country në top-listat e Billboard.

    Unë kam qenë e bekuar që kam këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top-listat e dance/electronic ashtu edhe në atë contry është diçka për të cilën jam vërtet krenare!

    Të kesh muzikën time të rezonojë me kaq shumë njerëz dhe top-lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi nuk kam dashur kurrë të futem në një zhanër të vetëm”, tha Rexha.
    Bashkëpunimi “I’m Good (Blue)” i Bebe Rexhës me David Guettan, qëndron në krye të top-listës së këngëve më të mira dance/electronic prej 37 javësh, duke kaluar rekordin e mbajtur deri më tani nga Dua Lipa, e cila me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)” në bashkëpunim me Elton John, qëndroi në vendin e parë të kësaj top-liste për plot 36 javë.

    Por Bebe Rexha një sukses akoma më të madh e kishte arritur edhe në top-listën e këngëve më të mira të Billboard në zhanrin country në vitin 2019, me këngën “Meant To Be”, ku kishte qëndruar plot 50 javë në vendin e parë në këtë top-listë.

  • E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në gjendje të rëndë në spital

    E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në gjendje të rëndë në spital

    Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve.

    Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

    Modelja ruse, Ariana Lireu u rikthye edhe një herë në krahët e reperit, mirëpo kjo u bë publike, duke u shfaqur në klipin e Don Xhonit, u cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

    E duket se atë e ka kapur “syri i keq’’. Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ka lënduar këmbën dhe ndodhet e shtrirë në spital.

    Nga fotoja dhe këmba e tëra në allçi shohim se nuk bëhet fjalë për diçka të vogël dhe se lëndimi është serioz.

  • “Gara” në çift/ Eksperti i IT zbulon kush nga ish-banorët e BBV kërkohet më shumë në Google: Luizi më i kërkuar në Kukës, ndërsa Kiara…

    “Gara” në çift/ Eksperti i IT zbulon kush nga ish-banorët e BBV kërkohet më shumë në Google: Luizi më i kërkuar në Kukës, ndërsa Kiara…

    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, ekperti i IT, Tomi Kallanxhi ka shpjeguar se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë personat më të kërkuar në Google edhe pse BB ka mbaruar prej muajsh.

    Ai tha se Kiara preferohet dhe ndiqet më shumë në Dibër krahasuar me Luizin, ndërkohë që pritet t’ia “kalojë” edhe në Fier.

    “Luizi është në kompeticion me Kiarën vetëm në Fier. Dibra ndjek më shumë Kiarën, ndërkohë Kuksi ndjek Luizin.

    Në Google trands, në vend të tretë është Kiara dhe Butrint Imeri, ndërsa në vend të katërt kërkohet i vetëm Butrint Imeri”, tha eksperti i IT.