Category: Showbiz

  • Plas sherri mes Kristit dhe Keisit? Çfarë po ndodh në Turqi mes dyshes

    Plas sherri mes Kristit dhe Keisit? Çfarë po ndodh në Turqi mes dyshes

    Mes aludimeve, Olsa Muhameti konfirmoi se Keisi Medini do të jetë një nga konkurrentet e “Kepi i Vipave”.

    Ndër të tjera ajo ka treguar se Keisi do te ketë konfrontime me një prej personazheve të kaluar të BBV.

    Megjithëse nuk përmendi emra, këto detaje na çojnë pikërisht te Krist Aliaj, banor me të cilin Keisi pati edhe një njohje, por që nuk vazhdoi më tej.

    “Këtu Kejsi mendoj se do ketë konfrontime, ndoshta shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Po bëjmë tentativa për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha autorja e programit.

    Të presim edhe të shohim se si do të shkojnë gjërat.

  • Surpriza e pakëndshme, ja çfarë tha Luizi për Sali Berishën në koncert

    Surpriza e pakëndshme, ja çfarë tha Luizi për Sali Berishën në koncert

    Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në “B|ig Brother Vip”.

    Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

    Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

    “Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

    Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

  • “Faleminderit për këtë super natë”, Luzi mban koncertin në SHBA, mijëra shqiptarë mblidhen për ta dëgjuar (Video)

    “Faleminderit për këtë super natë”, Luzi mban koncertin në SHBA, mijëra shqiptarë mblidhen për ta dëgjuar (Video)

    Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip 2 pas përfundimit të spektaklit vendosi që të ndjekë karrierën e tij si këngëtar.

    Pas 2 projekteve të publikuara menjëherë sapo dol inga shtëpia, Luizi u nis drejt Amerikës ku mbajti dhe koncertin e tij të parë.

    Dsiç duket nga videot e publikuara nga vetë këngëtari, mijëra shqiptarë që jetojnë në Amerikë janë mbledhur për ta ndjekur nga afër.

    “Faleminderit për këtë super natë Amerikë”, shkruan Luizi krahas videos së postuar në instagramin e tij.

  • Ka koncerte në SHBA/ Luizi niset urgjentisht për në Turqi, takim me Kiarën. Zbulohet arsyeja

    Ka koncerte në SHBA/ Luizi niset urgjentisht për në Turqi, takim me Kiarën. Zbulohet arsyeja

    Olsa Muhameti në një intervistë për “Shqipëria Live” ka zbuluar disa detaje nga emisioni Kepi i Vip-ave që po kryen momentalisht xhirimet në Turqi.

    Ajo zbuloi se së shpejti në Turqi do shkojë edhe Luizi.

    “Luizi do të jetë pjesë e Kepit i Vipave, por si i ftuar dhe do të mbyllë disa nga situatat e mbetura të hapura.

    Pjesë e Kepit do të jenë edhe disa personazhe të Big Brother dhe do të rikthehen çështje që kanë mbetur pezull që nga koha e BB.

    Do jetë edhe një tjetër i ftuar tjetër special që do të qëndrojë këtu për dy ditë”, tha Olsa Muhameti.

  • Keisi konfrontim me Kristin në Turqi, Olsa Muhameti flet për marrëdhënien e ish-banorëve të BB (Video)

    Keisi konfrontim me Kristin në Turqi, Olsa Muhameti flet për marrëdhënien e ish-banorëve të BB (Video)

    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Turqia ku po xhirohet emisioni “Kepi i Vip-ave”, autorja e programit Olsa Muhameti ka zbuluar emrat e disa prej personazheve që do të marrin pjesë në emision.

    Ajo tha se Keisi është një prej tyre dhe se pritet të ketë një konfrontim dhe jo vetëm me një prej personazheve më të përfolur të spektaklit Big Brother.

    “Këtu Kejsi mendoj se do ketë konfrontime, ndoshta shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Po bëjmë tentative për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha autorja e programit.

  • “Molla e sherrit” Kiara, plas sërish mes Kejvinës dhe Luizit

    “Molla e sherrit” Kiara, plas sërish mes Kejvinës dhe Luizit

    Një ndër momentet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ishte debati i ashpër mes Luiz Ejllit dhe Kejvina Khjellës ku debati mes tyre agravoi aq sa kjo e fundit e goditi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.

    E ky veprim i këngëtares solli dhe eliminimin e saj nga loja, e cila disa javë më pas i dërgoi Luizit një dron ku i kërkonte publikisht falje dhe që atëherë modelja e ka shprehur jashtë mbështetjen e saj për Luizin.

    Mirëpo së fundmi duket se ka ndodhur sërish diçka mes dy ish-banorëve, kjo pasi është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende “follow” Kejvinën. Këtë herë, konflikti mes tyre është zhvilluar pa shumë bujë, duke sjellë në një shkëputje tjetër të miqësisë.

    Nga miqtë e dyshes, bëhet me dije se dy ish-konkurrentët, këtë herë i kanë dhënë fund miqësisë njëherë e mirë dhe shkak është bërë pikërisht Kiara. Qëkur ishte brenda në shtëpi, Kejvina nuk i kurseu deklaratat për Kiarën, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të ndikohet nga bashkëshortja e tij dhe të distancohet njëherë e mirë nga Kejvina.

  • “Pa rregulla, të ftuar specialë dhe…” nga “Kepi i VIPA”-ve, zbulohen detaje që do ‘gozhdojnë’ audiencën pas ekranit

    “Pa rregulla, të ftuar specialë dhe…” nga “Kepi i VIPA”-ve, zbulohen detaje që do ‘gozhdojnë’ audiencën pas ekranit

    Autorja e “Kepit të VIPA”-ve, Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga reality show që pritet të nis këtë sezon veror.

    Ajo tha se bashkëjetesa mes VIP-ave nuk do të ketë rregulla dhe do të kenë telefonin e tyre. Të ftuar specialë, mes tyre edhe fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli do të bëhen pjesë e “Kepit të VIPA”-ve.

    Olsa: Ky është një sezon fantastik këtë e them me bindje se jemi në gjysmë të xhirimeve, do të jetë më i klikuar i sezonit si çdo program në Top Channel, në ndryshim veç se konkurrentëve, pjesëmarrësve ndryshon se ata po jetojnë pa rregulla, brenda gjithë kësaj situatës, do të shohim se ç’do gjenerohet, nëse vitin e shkuar do u duhej të vendoseshin disa rregulla që në fund do merrnin çmimin fitues, këtë vit pa rregulla, kanë telefonat e tyre, do gjenerohen situata të veçanta.

    Në ndryshim kepi do të ketë të ftuar specialë që do të vijnë brenda resortit luksoz në Bodrum. Luizi, po do të jetë pjesë si i ftuar special që do të sjellë disa situata që kanë mbetur të hapura, duke qenë se ka personazhe që kanë qenë pjesë e Big Brother, madje ka edhe të ftuar të tjerë që do të qëndrojë vetëm dy ditë. Për Kejsin, unë e kam shumë qejf, kur po punoj me Kejsin, është shumë vitale dhe jam shumë e kënaqur që do të jetë pjesë e VIPA-ve. Shpresojmë të shkojë në një darkë romantike me një prej personave që kanë qenë në BBV. Deri në këtë pikë ka shumë materiale interesante. Ka shumë batuta për të qeshur, ka edhe momente për të qarë. Ka festa dhe sfida shumë interesante. Jo nuk ka një çmim të madh. Aty janë disa të rinj pushojnë.

  • Kiara tek “Kepi i Tundimeve” apo Bora tek “Përputhen”? Ja si përgjigjet Olsa Muhameti

    Kiara tek “Kepi i Tundimeve” apo Bora tek “Përputhen”? Ja si përgjigjet Olsa Muhameti

    Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe tashmë kanë nisur xhirimet.

    Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve” dhe ajo tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë. Ndërkohë, sot në një intervistë, autorja e programit Olsa Muhameti ka folur lidhur me këtë sezon të ri teksa ka zbuluar edhe detaje rreth bashkëpunimit me Kiarën.

    “Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë dhe punojmë. Mua Kiara më pëlqen sepse është profesioniste, përpiqet të japë maksimumin. Është modeste, vjen e para në setin e xhirimit, është korrekte. Jam shumë e kënaqur”, tha Olsa.

    E pyetur se kë zgjedh ajo mes Borës dhe Kiarës, Olsa është përgjigjur si më poshtë.

    “Është shumë herët për ta thënë… Më ka marrë malli për Borën”, tha Olsa.

  • Luiz Ejlli në Përputhen

    Luiz Ejlli në Përputhen

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.

    Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.

    “Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam.

    E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.

  • Krisje në çift?! Luizi zbulon të vërtetën për largimin e Kiarës: Po! Ajo iku…

    Krisje në çift?! Luizi zbulon të vërtetën për largimin e Kiarës: Po! Ajo iku…

    Një nga çiftet më të diskutuara momentalisht në showbizin shqiptar janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito që prej marrëdhënies së tyre të krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Teksa Luizi tashmë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turin e koncerteve të tij dhe Kiara ka nisur xhirimet për moderimin e emisionit “Kepi i VIP-ave”, menjëherë kanë nisur aludimet për një ndarje të mundshme mes tyre.

    Mirëpo, ka qenë vetë Luizi ai i cili i ka hedhur poshtë të gjitha fjalët; në një video ‘live’ për ndjekësit në Instagramin e tij, fituesi i “BBVIP” ritheksoi edhe një herë dashurinë e tij për Kiarën.

    “Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë”.