Category: Showbiz

  • Përplasjet dhe tensionet gjatë BBV, duket se i ‘kushtuan’ Zhakut! Ja kush i merr pozicionin ish-opinionistes

    Përplasjet dhe tensionet gjatë BBV, duket se i ‘kushtuan’ Zhakut! Ja kush i merr pozicionin ish-opinionistes

    Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

    “Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

    Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.

    Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndje edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte. Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.

  • Dea Michelle i jep “goditjen” e papritur Luiz Ejllit, ja detaji i ri që mori vëmendje

    Dea Michelle i jep “goditjen” e papritur Luiz Ejllit, ja detaji i ri që mori vëmendje

    Ndonëse “Big Brother” ka mbaruar, personazhet që dolën nga ky format, vijojnë të mbeten të preferuarit e publikut, duke mbajtur edhe shifrat më të larta në rrjetet sociale, si çdo të premte, “Top Albania Radio”, vijon të bëjë një përmbledhje të shifrave në “Instagram”, për të parë sesi kanë ndryshuar numrat e tyre.

    E me gjithë famën dhe popullaritetin që ka Luizit, duket se surpriza këtë javë, ka qenë pikërisht fakti se një nga ish-banorët ia ka kaluar, të paktën me shifrat e ndjekësve në “Istagram”.

    Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jashtë shtëpisë së “BBV2” për shkak të lidhjes që patën. Pas daljes, Kristi u shpreh se gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin, por duket se gjërat nuk janë tamam ashtu.

    Së fundmi, Kristi dhe Keisi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi, duke qëndruar të dy në një tavolinë. Ai ka shtuar 2 mijë fansa në “Instagram”. Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës.

    Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Së fundmi Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit. Gjithashtu dhe Kiara ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në “Instagram”.Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës. Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara.

    Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa në “Instagram”. Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka vendosur të telefonojë me “video call” një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi.

    Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruar edhe një shkrim falënderues për të gjithë.
    Vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit. Së fundmi Dea ka folur rreth programit “She’s On Top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit.

  • “Përjetësisht”, projekti më i ri muzikor nga Luiz Ejlli pritet të publikohet sot…

    “Përjetësisht”, projekti më i ri muzikor nga Luiz Ejlli pritet të publikohet sot…

    Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.

    Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”.

    E duket se fituesi i ‘BBV 2’ nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe do të sjellë për ndjekësit e tij një tjetër projekt muzikor me titull ‘Përjetësisht’, por këtë herë jo në bashkëpunim. Për të gjithë ju që po e prisni me padurim, nuk do t’ju duhet të prisni gjatë pasi kënga do të publikohet sot në orën 19:00. Fansat e tij mund të jenë të entuziazmuar për të dëgjuar zërin dhe stilin e tij unik në muzikë.

    Ju rikujotjmë se, pas daljes së tij nga shtëpia kanë nisur gjithashtu aludimet se lidhja mes tij dhe Kiara Titos ka përfunduar. Ata kanë postuar mjaft shpesh, duke i përbuzur këto gënjeshtra.

    Së fundmi, Kiara ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me Luizin, duke mbyllur “gojët e liga”.

  • Luizi i “qepet” keq dhe ia “ngec” maestros

    Luizi i “qepet” keq dhe ia “ngec” maestros

    Duket se ngacmimet e Luiz Ejllit ndaj Armaldo Kllogjerit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” nuk kanë qenë vetëm në kuadër të lojës.

    Tenori është personi tek i cili ai gjen batutat e duhura. E teksa, pas daljes nga BBV, nuk janë më afër fizikisht, ngacmimet vazhdojnë me komente në rrjetet sociale.

    Luizi i ka komentuar sërish Armaldos tek postimi i radhës dhe i ka marrë sërish të gjithë vëmendjen.

    “Kemba rri me e ajrosur duke veshur kepuce te hapura dhe me te lehta…” shkruan Armaldo. “Ose veshim shapka dhe jemi ok me stinën” i shkruan Luizi.

  • FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

    FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

    Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj është një ndër vajzat më provokuese të show-bizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente si nga jeta e saj personale ashtu edhe nga ajo profesionale.

    Artistja njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese, ku i tillë ishte dhe postimi i fundit që ajo ka bërë në rrjetet sociale.

    Ditën e sotme Enca ka postuar një shkrim në InstaStory, ku ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo është në një lidhje dashurie.

    “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”, ka shkruar Enca, ndërsa pas këtij postimit ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në det, ku shihej ajo e shtirë në një dërrasë së bashku me një djalë, imazhi i të cilit nuk duket.

    Nuk dihet nëse artistja ka rënë me të vërtetë në dashuri, apo postimi i saj është thjeshtë një paralajmërim për këngën e saj më të re.

    Kujtojmë që Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë bujë, ku ndër to ishte edhe kjo e fundit.

  • Bukuroshja shqiptare fiton në Egjipt kurorën e më të bukurës

    Bukuroshja shqiptare fiton në Egjipt kurorën e më të bukurës

    Mejreme Hajdaraj, bukuroshja shqiptare nga Kosova është shpallur fituese e çmimit ‘Miss Elite World 2023’ në Egjipt.

    Bukuria e saj ka tërhequr vëmendjen e jurisë, duke i dhënë shqiptares kurorën e më të bukurës e duke na bërë të gjithëve krenarë.

    “Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.

    Mejreme ka fituar edhe ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.

  • Jetesa mes Amerikës e biznesit, Xhesika Berberi rrëfen anën e errët të modelingut: Rrezikoja shëndetin mendor nëse…

    Jetesa mes Amerikës e biznesit, Xhesika Berberi rrëfen anën e errët të modelingut: Rrezikoja shëndetin mendor nëse…

    Modelja shqiptare, Xhesika Berberi ka folur si kurrë më parë për jetën e saj profesionale dhe ‘anët e errëta’ të modelingut dhe jetesën në Amerikë.

    Xhesika te ‘Piter Pan’ ka rrëfyer se në profesion që ajo ushtron nevojitet një vetëvlerësim i madh për veten pasi rrezikon shëndetin mendor, pasi karriera mund të bëhet dhe toksike, ku theksoi se jetesa në SHBA e ka bërë të ndihet komode dhe është ndierë mirë në aspektin e modelingut.

    “Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa mendojnë njerëzit. Është shumë e vështirë madje të jep një si lloj shtytje. Mua më ka dhënë një shtytje për të bërë biznesin. Sepse ke shumë sfida përpara dhe duhet të kesh një vlerësim shumë të madh për veten tënde, sepse rrezikon shëndetin mendor. Je gjithmonë në kompeticion me vajza të bukura dhe bëhet pak toksike. Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës sotme dhe vetes sime. Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”, tha ajo.

    Lidhur me biznesin e saj dhe rolin si sipërmarrëse, Xhesika tha se bukuria nuk i ka hapur dyert në këtë aspekt dhe se është parashikuar shumë se si e bukur nuk mund të ketë karrierë në këtë fushë.

    “Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, tha ajo.

    Në fund, modelja e njohur tha se gjatë ushtrimit të profesionit në Amerikë ka treguar se ka pasur mundësinë të takonte dhe artisten e famshme, Selena Gomez, pasi e kishte të preferuar ‘Vip’, ku theksoi se kjo e fundit pavarësisht famës është një personazh mjaft i thjeshtë

    Kam dëgjuar që ti ke takuar shumë njerëz të famshëm në Amerikë, por kush të ka pëlqyer më shumë?

    Xhesika Berberi: Personi që me të vërtetë e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë shumë të çiltër dhe të hapur dhe më ka bërë shumë përshtypje për famën që ajo ka dhe për thjeshtësinë që ajo prezantonte, ishte, shumë, shumë e mirë.

  • Kiara Tito poston pamjet e shtëpisë së re të Luizit?

    Kiara Tito poston pamjet e shtëpisë së re të Luizit?

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Edhe tani që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, fansat duan të dinë sërish çdo gjë në lidhje me çiftin e njohur.

    Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku

    Ndërkohë fansat janë shumë kuriozë të dinë nëse ata jetojnë bashkë, pasi në finalen e madhe të BB VIP ata i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

    Pak kohë më parë, Luizi bëri me dije se kishte marrë një apartament në një rezidencë të kryeqytetit dhe se nuk do të qëndronte si “kollovar” tek shtëpia e Kiarës.

    Ditën e sotme Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit të njohur.

    Në fotot në fjalë çdo gjë është e bardhë dhe duket shumë moderne. Ndërkohë fansat janë kuriozë të shohin sa më shumë detaje nga shtëpia e tyre.

  • “Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

    “Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

    Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur së bashku me familjen pushimet në Turqi, ku nuk kanë munguar as fotot e shumta.

    Në njërën prej tyre ai shihet me dy fëmijët përktah shefit të njohur të kuzhinës, Nusret.

    “Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë”-ka shkruar ai poshtë fotos.

    Por nuk kanë munguar komentet e shumta deri diku edhe sulmet nga ndjekësit.

    Një prej tyre vë në dyshim se moderatori ka paguar nëj shumë të majme për një foto me Nusretin. Por si rrallëherë, Gjebra i ka ktyer një koment ndjekësit.“Vërtet mendon se mund të paguaj unë për një foto me dikë??? Ndërkaq as ai nuk kërkon asgjë për një foto me të.”, sqaron Gjebrea ndjekësin ku ndër të tjera i thotë edhe se pjatat nuk kushtonin shtrenjtë.

  • Butrint Imeri do martohet?! Këngëtari poston foton që i habiti të gjithë: Kam radhën për…

    Butrint Imeri do martohet?! Këngëtari poston foton që i habiti të gjithë: Kam radhën për…

    Tani që vëllai i tij u martua rradha i ka mbetur Butrintit në familjen Imeri.

    Këtë e ka pohuar edhe vetë këngëtari me anë të një story në Instagram. Ndër videot dhe fotot e shumta që ka ndarë nga dasma e vëllait të tij mbrëmjen e djeshme, është edhe një ku duket me buqetën e nuses në dorë.

    “M’u lëshua rendi per nuse,”-shkruan Butrinti krahas imazhit.
    Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar. Lidhja e tij më e bujshme ishte me moderatoren Kiara Tito, lidhje që ende sot e kësaj dite fansat kanë dëshirë ta përmendin e ta komentojnë.