Category: Showbiz

  • U martua me studenten e tij, aktori i njohur tregon divorcin me ish-gruan: E mora vendimin sepse …

    U martua me studenten e tij, aktori i njohur tregon divorcin me ish-gruan: E mora vendimin sepse …

    Aktori i njohur Genc Fuga ka treguar si erdhi divorci me ish-gruan e parë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij të madhe 21 vjeç. Ai ndër të tjera shprehet se ka besuar dhe beson fort tek institucioni i martesës dhe familja.

    Mirela Milori: Flasim pak për raportin me Enin, ka qenë studentja jote?

    Genc Fuga: Po.

    Mirela Milori: Në mos gaboj vjen nga një divorc i parë dhe keni një djalë?

    Genc Fuga: Vajzë.

    Mirela Milori: Sa vjeç është?

    Genc Fuga: Është 21 vjeç, për momentin është në Gjermani, po studion aty.

    Mirela Milori: Ka elementin tuaj artistik apo jo?

    Genc Fuga: Ka elementin tim të analizës së mendimit dhe pamjen, më ngjan shumë.

    Mirela Milori: Humor?

    Genc Fuga: Nga ai i mençuri që kam qejf unë.

    Mirela Milori: Po e idealizon.

    Genc Fuga: Patjetër që distanca dhe malli bëjnë të vetën, por humorin e kam trashëguar edhe tek vajzat e tjera.

    Mirela Milori: Si ishte të rithemeloje jetën pas një divorci, e ke menduar “tani që u divorcova, jeta mund të vazhdojë, por martesë jo më”?

    Genc Fuga: Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje.

    Mirela Milori: Kishe frikë për një martesë të dytë, sepse zakonisht kur njerëzit divorcohen thonë jo jo.

    Genc Fuga: Jo thashë, besoja tek familja dhe hapi për të vajtur tek familja ishte martesa. Si me thënë rrallë kam mbajtur makina pa letra në një lloj sensi, i doja të gjitha (qesh).

  • Çfarë ndodhi kaq papritur? Plas sërish mes Luizit dhe Kejvina Kthellës (Foto)

    Çfarë ndodhi kaq papritur? Plas sërish mes Luizit dhe Kejvina Kthellës (Foto)

    Kejvina Kthella nga ana e saj duket se ka akoma pakënaqësi ndaj Luiz Ejllit. Ndonëse u mundua shumë ta “zhbënte” veprimin e saj brenda “BBV”, lëvizja e saj e fundit tregon se diçka nuk është në rregull.

    Modelja e ka hequr nga lista e personave që ndjek këngëtarin. Ndërsa ky i fundit jo. Pra Kejvina nuk e ndjek Luizin, ndërsa ai po. Çfarë ka ndodhur mes tyre? Mos ndoshta Ejlli e ndjek akoma, se nuk e ka kuptuar që Kthella e ka hequr? Këto pyetje mbetet pa përgjigje akoma.

    Mbetet për t’u parë, thuhet në të tilla raste.

    Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”

  • U përfol se ka blerë ndjekësit në Instagram, Olta Gixhari tregon hapur ‘followers-at’ në rrjetet sociale

    Olta Gixhari së fundmi ka publikuar një video në instastory-n e saj teksa sqaron zërat mbi blerjen e mundshme të ndjekësve të saj.

    Aktorja shprehet se lajmet janë krejtësisht të rreme teksa fton të gjithë ata që dyshojnë të shikojnë videon ku ajo ka treguar të gjitha të dhënat e saj personale mbi numrin e ndjekësve të arritur, numrin e atyre që nuk e ndjekin por vetëm i shikojnë profilin etj…

    “Kam lexuar disa lajme që unë kam blerë followers në rrjetin tim social Instagram ,dhe kjo nuk është aspak e vërtete ndaj sot unë këtu bashkë me ju do të futem tek të dhënat e telefonit tim dhe ju do të keni mundësi të shikoni se çfarë ndodhë në instagramin tim”-sqaron Olta në video.

  • ”Lutu për Nitën”/ Bledi Manes nuk i del e keqja me Nitën, reagimi i fortë: Më mirë martohem me Kristin….

    Bledi Mane vijon ende me deklarata të forta online për Nita Latifin. I mllefosur nga deklaratat e Nitës, Bledi shkruan se më mirë martohet me Kristin ose me Ronaldon sesa me të.

    ‘Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… pray for Nita’– shkruan ai në ‘Instagram’.

    Kujtojmë se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP 2” kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë replikuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

    Fillimisht, ishte Nita, e cila gjatë një interviste për mediat kosovare tha se u ndje e shfrytëzuar nga gazetari, pas dasmës që bëri me të, si pjesë e një loje në “BBV”. Më pas, Mane postoi një shkrim në “Instagram”, ku tha se Nita “ishte harruar në frigorifer”, derisa ai hyri në shtëpi dhe e aktivizoi.

    “Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother, hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djath, avocado dhe Nitën. Këtë të fundit, banorët e kishin harruar te ngrirja, ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është, e tregoi veten shumë shpejt tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun, e kanë future përsëri në frigorifer. #PrayforNita”.

    Sërish Nita ka replikuar, duke thënë se e ka respektuar gjithnjë Bledin, por ai e shfrytëzoi për disa pëlqime respektin e saj.

    “Nje permirsim i vogel!! Ti hyre dhe te shkelen ne fyt e s’te lan me leshu za, Nita te respektoi, te beri te ndihesh faktor me zgjedhjen per lojen e dasmes, vetem e vetem pse i erdhi keq per ty, e ti kur dole e shfrytzove respektin e Nites per ca llajka e ca lajme ne portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnje info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe me poshte se qe ke ra…”.

  • Do të habiteni! Moderatorit shqiptar i ndodh e papritura live mes emisionit (Video)

    Eni Shehut i ka ndodhur një e papritur teksa ishte live në Top Albania Radio.

    Ai është ulur në karrige e cila është thyer duke e lënë moderatorin të shokuar.

    Eni ka nisur të qeshë e më pas e ka marrë siuatën me sportivitet.

  • Ish-banori i Big Brother i jep fund martesës pas 8 vitesh

    Ai u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në reality show “Big Brother Albania 5”, megjithatë karrierën e vazhdoi si prezantues.

    Bëhet fjalë për Meti Alshiqin, i cili për shumë kohë qëndroi larg televizionit e kamerave.

    Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.

    Megjithatë, së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton “Prive”, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

    Meti mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e “konfirmon” edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

  • Luizi dhe Kiara të ftuar Vip në dasmën e vajzës së Tom Doshit, momenti kur çifti ia marrin valles (Video)

    Figura të njohura të politikës, biznesit dhe showbiz-it u bënë bashkë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë madhështore të organizuar nga vajza e Tom Doshit, Briana dhe bashkëshorti i saj Bruno Çela.

    Përveçse kurorëzuan dashurinë e tyre, Briana dhe Bruno festuan edhe një vjetorin e dashurisë më të madhe, vogëlushes së tyre.

    Të ftuar special ishin edhe çifti Kiara dhe Luizi, pasi ky i fundit të gjithë e dini që ka marrëdhënie miqësore me familjen Doshi.

    Luizi kishte përzgjedhur të vishte një kostum smoking të zi, ndërsa Kiara si çdo herë tjetër nuk na ka zhgënjyer me veshjen. Ajo kishte vendosur të vishte një fustan të kuq saten, të ngushtë, në të cilin dukej e mrekullueshme.

    Përveç, pamjeve nga festa madhështore, dekori mbreslënës, të cilin duhet ta themi që nuk e kishim parë në asnjë event tjetër në Shqipëri, në rrjet po bëjnë xhiro dhe pamjet ku çifti Luiz-Kiara shihet duke kërcyer.

    @gjithckashowbz

    ♬ suono originale – 🔥📸GjithckaShowBiz📸🔥