Category: Showbiz

  • ‘Tha se Olsi ka filluar të pijë pas ndarjes’/ Egli ka një përgjigje për deklaratën e Lorencit

    ‘Tha se Olsi ka filluar të pijë pas ndarjes’/ Egli ka një përgjigje për deklaratën e Lorencit

    Lorenc Hasrama ka folur për herë të parë për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos.

    Madje ai tregoi se Olsi ka filluar të pi pak këto kohë. Dhe duket se e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Eglit.

    Ajo vetëm pak minuta më parë ka postuar një foto me mbishkrimin “Hihi” ku ose i bëhet qejfi që Olsi ka filluar pijen, ose i vjen për të qeshur që Lorenci ka vendosur të flas në emër të të dyve.

    Nuk e dimë si do të vijojë tanimë karriera e Eglit, por në dasmën e Kleas dhe Elgitit ajo nuk ishte e pranishme.

  • Do të habiteni! Luizit i ndodh situata e papritur në Amerikë (Video)

    Do të habiteni! Luizit i ndodh situata e papritur në Amerikë (Video)

    Luizi tashmë prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një tur koncertesh.

    Megjithatë ditën e sotm ai është përballur me një situatë të pazakontë, të cilën e ka ndarë dhe me fasnat e tij në Instagram.

    Ai ka publikuar një video, ku tregon një burrë, në dukje amerikan, i cili është duke u rruar në mes të rrugës dhe duke përdorur pasqyrën e makinës së Luizit.

  • Përlotet Eduart Grishaj: ‘Babai ngeli me vëllain, nëna me motrën’!

    Përlotet Eduart Grishaj: ‘Babai ngeli me vëllain, nëna me motrën’!

    Regjizori i njohur Eduart Grishaj ka zbuluar një anë tjetër të jetës së tij, që deri më tani ishte e panjohur për publikun.

    I ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”, Grishaj ka folur për fëmiljen e tij.

    Mes lotësh ai ka rrëfyer jetën e vështirë të prindërve të tij, e veçanërisht atë të babit, i cili kishte një familje të persekutuar nga regjimi komunist.

    Babai im ka lindur në burg. Familja e tij ishte në internim. E dërguan të punonte në Mamurras. Aty ai është martuar me një grua dhe ata lindën një fëmijë, vëllain tim. Por kjo grua ndërroi jetë dhe babi mbeti vetëm me Yllin.

    Nga ana tjetër edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër, me të cilin kishte një vajzë, motrën time.

    Por edhe ai ndërroi jetë. Nëna ngeli e vetme me motrën. Më pas, u njoh me tim atë, i cili ishte me vëllain. Të dy u martuan dhe aty linda unë. Unë kam lindur në Bajzë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme. Gjithë këtë dashuri dua t’ua jap dhe fëmijëve të mi.- tregoi Eduarti.

  • “Luizi nga shtëpia jonë ka dalë”/ Eduart Grishaj “rrëfen” sekretet e BBV: Atij i humbi jetën babai dhe…

    “Luizi nga shtëpia jonë ka dalë”/ Eduart Grishaj “rrëfen” sekretet e BBV: Atij i humbi jetën babai dhe…

    I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj.

    Ai ka treguar se Luizi ka dalë nga shtëpia e madhe e Top Channel, edhe pse ai paraprakisht njihej se kush ishte.

    Ndërkohë që ka treguar gjithashtu se dëshira për ta bërë pjesë të Big Brother fenomenin Luiz Ejlli ka qenë që në edicionin e parë.

    “Luizi nga shtëpia jonë ka dalë. Ka qenë një zbulim. Ne Luizin kemi dashur ta marrim që në BBV1 por atij i humbi jetën babai dhe nuk u realizua.”- tha Eduart Grishaj.

  • Nëna e aktorit “molla e sherrit” mes çiftit? Olsi Bylykut dhe partnerja e tij “zhdukin” gjurmët e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, çfarë ndodhi mes tyre

    Nëna e aktorit “molla e sherrit” mes çiftit? Olsi Bylykut dhe partnerja e tij “zhdukin” gjurmët e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, çfarë ndodhi mes tyre

    Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Egli Tako ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Prej disa javësh tashmë, dyshja po përfliteshin se i kishin dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

    Duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. E së fundmi, zërat se ata nuk janë më bashkë i ka konfirmuar vetë Olsi në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

    Aktori i humorit u shfaq i vetëm në ceremoni ndryshe nga herët e tjera ku ai shfaqej në çdo event apo festë krahë partneres së tij. Gjithashtu, në postimet e tij në “InstaStory”, këngëtari ka publikuar momente gazmore gjatë dasmës me miqtë e tij. Por, teksa kjo histori duket e mbyllur, në media kanë nisur të qarkullojnë edhe rreth shkakut të ndarjes.

    Në rrjet është përfolur se mamaja e aktorit të humorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit. Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. Tashmë Egli nga familja e ish-partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.

    Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndarjen e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister. Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën.

    Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët. Një tjetër detaj që na tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera.

    “Mos e publiko o non, festojmë ne me njëri-tjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen. Po e di mam, gjithmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlindje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.

    Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënën e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë. Edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale. Vetëm pak muaj më parë, Olsi foli për këtë lidhje, duke nënvizuar se nuk kanë debate dhe se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje.

    “Sekret është se edhe unë edhe Egli kemi qenë të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Ky është gjithë çelësi që shumë njerëz kanë debate. Mendoj unë. Njerëzit asnjëherë nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe pastaj i merr malli për jetën që kanë pas, i merr malli për jashtë rutinës që kanë me partneren.

    Unë dhe Egli kemi qenë të përgatitur që duam të fillojmë diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa risqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi. Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri, por partner”.

    Në intervistën e dhënë për Roza Latin, aktori i humorit u shpreh dhe për planet e dasmës që kishin bërë. “Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”.

    Por, diçka ka ndodhur pas 4 vitesh dhe ndarja e çiftit nuk ka qenë aspak e lehtë.

  • ‘Ik ore surrat qofte…’! Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

    ‘Ik ore surrat qofte…’! Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

    Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nisë sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”.

    Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

    Tashmë kanë filluar xhirimet e “Kepi i Tundimeve” dhe disa nga ish-banorët e “BBV2” janë pjesë e saj.

    Jori Delli dhe Ronaldo Sharka janë dy prej tyre dhe deri më tani kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke postuar video dhe foto shumë ‘funny’ së bashku.

    Një ndër to ka qenë edhe kjo e sotmja, ku Ronalda teksa ka qenë duke filmuar Jorin dhe Keisi Medinin, e cila është gjithashtu pjesë e “Kepi i VIP-ave”, i ka pyetur për bukurinë shqiptare dhe Jori i është përgjigjur keq, por më pas kanë vazhduar me të qeshura.

    Ronaldo: Vajza çfarë mendoni për bukurinë shqiptare?

    Jori: Flet ti për bukurinë shqiptare, ik o surrat qofte…

    Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.

  • Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Luizi mban koncert në Amerikë dhe e mbushin me dollarë

    Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Luizi mban koncert në Amerikë dhe e mbushin me dollarë

    Prej disa ditësh Luiz Ejlli ka udhëtuar në Amerikë ku do të performojë në disa vende.

    Këngëtari ka nisur me koncertet dhe fansat e tij në Amerikë e kanë pritur më së miri.

    Në rrjete sociale po qarkullon një video ku Luizi shihet në skenë i mbushur me dollarë.

    Këngëtari ka interpretuar disa nga hitet si: “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.

  • Kjo nuk pritej! Deri dje e kishte idhull, Luizi ndërpret koncertin, ja çfarë tha për Berishën

    Kjo nuk pritej! Deri dje e kishte idhull, Luizi ndërpret koncertin, ja çfarë tha për Berishën

    Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në “B|ig Brother Vip”.

    Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

    Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

    “Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të, siç mund ta shihni dhe dëgjoni tek video e mëposhtme. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

    Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Ramës.

  • Aktori i njohur i humorit rrëfen ngjarjen që për pak u kthye në tragjedi: Kur u ktheva nuk i gjeta në shtëpi…

    Aktori i njohur i humorit rrëfen ngjarjen që për pak u kthye në tragjedi: Kur u ktheva nuk i gjeta në shtëpi…

    Aktori i humorit, Irgen Çela ka rrëfyer si kurrë më parë pjesë nga fëmijëria e tij, mes komedive dhe tragjedive të jetës.

    Aktori tek ‘S’e luan topi’, ka treguar periudhën kur prindërit e tyre janë përfshirë në një aksident dhe babi i tij mbeti i lënduar, ku i është dashur që të kalojë sfida në lidhje me shëndetin e tij.

    Ndër të tjera ai ka treguar se i është dashur të punojë edhe gjatë periudhës së adoleshencës për të përballuar sfidat ekonomike.

    Si ka qenë fëmijëria jote?

    Mami ka qenë mësuesja ime e parë, dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zysh. Jam fëmijë i vetëm.

    Momenti nga fëmijëria?

    Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe. Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori më qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh.

    Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor. Në kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamerier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes.

  • Vjen reagimi zyrtar pas zjarrit në lokalin e babait të Noizy-t, zbulohet shkaku

    Vjen reagimi zyrtar pas zjarrit në lokalin e babait të Noizy-t, zbulohet shkaku

    Një shkëndijë elektrike dyshohet të jetë shkaku i zjarrit në lokalin në Durrës, në pronësi të Bashkim Rajkut, babait të Noizy-t.

    Në faqen zyrtare të Instagram-it të lokalit bëhet me dije arsyeja, ndërsa klientët njoftohen se do të mund të kthehen përsëri në një moment të dytë për të vizituar ambientin pranë Currilave.

    Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GATE03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim.

    Nga flakët e orëve të para të mëngjesit të së dielës, pati vetëm dëme materiale.