Category: Showbiz

  • Shkaku i ndarjes së Kiarës dhe Butrintit do ju HABISE: Nëna e Butrintit nuk e donte Kiarën krah djalit të saj!

    Shkaku i ndarjes së Kiarës dhe Butrintit do ju HABISE: Nëna e Butrintit nuk e donte Kiarën krah djalit të saj!

    Kiara Tito është një ndër banoret që ka qenë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në “Big Brother VIP” moderatorja, teksa ka biseduar me Amosin, ka folur së fundmi për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.

    “Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjeç të dy ishim moshatar, si ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar, ne kemi folur, por për rikthim nuk kemi biseduar”, u shpreh Kiara Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.

    DERGO MESAZH FALAS
    Ata janë përfolur gjatë për një lidhje, të cilën nuk e pranuan kurrë Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës, por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

    Mirëpo, i ftuar disa javë më parë në “Zemër Luana”, Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij srtisti u

    pyet se përse u nda nga Kiara Tito “Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”, u përgjigj asokohe Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.

    Më pas, Kiara u ftua me gjyshen e saj, te “Rudina”, ku moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha:

    “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze” por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”.

    Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra, për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale, rrugës mund të ndodhë gjithçka”.

    Thashethemet për lidhje nisën nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen,

    komentet në rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit, “Hajt Hajt” në media është folur se ka qenë pikërisht nga e Butrintit shkaku i ndarjes së dyshes.

    Duket se familja e Butrintit nuk e ka mirëpritur këtë lidhje dhe një nga arsyet ka qenë pikërisht mosha e vogël që të dy kishin, mamaja e artistit ka pasur shumë ndikim tek i biri,

    duke sjellë edhe shkëputjen e tij nga moderatorja. Në kohën e ndarjes së dyshes, të shumët ishin zërat që flisnin edhe për një tradhti të këngëtarit kosovar ndaj Kiarës.

    Duke qenë një ndër emrat më të preferuar të jetës së natës dhe të shumë femrave, duket se tradhtia i dha go ditjen e fundit marrëdhnies me Kiarën,

    personazhet e famshme shqiptare rrëfyen pa doreza problemet e tyre me ankthin, ndjesitë e këqija dhe shpesh betejat, me të cilat u duhej të luftonin përtej filtrave dhe jetës perfekte të “Instagramit”.

    Një rrëfim të tillë bëri pak kohë më parë në “Instastory” edhe prezantuesja e njohur, Kiara Tito “Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia,

    kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i v arë në histori toksike dashurie ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat.

    Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka ku jeta do të të hedhë.

    Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, përfundoi moderatorja rrëfimin e saj.

    Ndërkohë që ndjekësit e gjetën direkt për kë bëhej fjalë dhe ishin në një mendje se djali që i referohej Kiara është këngëtari i njohur, Butrint Imeri.

    Gjatë një interviste, moderatorja pranoi se ka fshirë të gjitha mesazhet me këngëtarin, megjithatë mban ende numrin e tij. “Nuk kam memorie në telefon, ndaj i kam fshirë mesazhet”, tha ajo në “Shiko Kush Luan”, ku iu kërkua që të tregonte mesazhet e fundit me ish-partnerin e saj, duke konfirmuar lajmet se i kanë dhënë fund marrëdhënies.

    E ftuar në rubrikën “AfterParty”, asaj iu drejtuan pyetje indirekte për lidhjen me Butrint Imerin. “Liqeni më i bukur është i Butrintit apo i Ohrit?”, u pyet moderatorja, e cila nuk hezitoi të kthente përgjigje duke thënë: “Te të dyja kam qenë, të dyja më pëlqejnë”.

    Por nguc ndaj saj nuk mbetën me kaq. “Ku je kënaqur më shumë?”, iu drejtua pyetja tjetër. “Tek ai i Ohrit jam kënaqur më shumë”, iu përgjigj Kiara Tito. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me Butrintin, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re, gjatë pushimeve në Greqi. Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte.

    Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i hodhi poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që kishte në krahë. E duket se pasi Kiara e pa me sytë e saj që tashmë ish-i ishte i lumtur me një vajzë tjetër, vendosi të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

    Ajo realizoi një set fotosh shumë të nxehta, ku nxirrte në pah sensualitetin e saj. Bëhej fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara ekspozonte gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi. Prezantuesja shpesh është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë, por ajo i ka mohuar duke treguar se ndryshimi i vetëm që ka bërë është shtimi në peshë, duke e konsideruar një luftë të madhe me veten.

    Në “Instastory”, Kiara ndau një foto ku tregonte eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë. “2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj! Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo, raporton lajmifundit.

    Tashmë Kiara është pjesë e “Big Brother”, ku Luiz Ejlli i ka shprehur hapur ndjenjat për të. Nga ana tjetër edhe Butrinti i ka dhënë fund lidhjes me Olta Beqirin.

    Dyshja pati një raport gati 1-vjeçar, ku shpesh u kapën mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, por shpejt gjithçka u mbyll edhe mes tyre.

  • Nuk do ta besoni, por e keni parë të gjithë! Kiara Tito dikur aktore në filmin e njohur shqiptar (Foto)

    Nuk do ta besoni, por e keni parë të gjithë! Kiara Tito dikur aktore në filmin e njohur shqiptar (Foto)

    Duket se moderatorja Kiara Tito e ka dashur gjithmonë ekranin, madje fillimet e saj janë më herët sesa kemi menduar!

    Të gjithë u fokusuam tek rrugëtimi i Kiarës, pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP” dhe njerëzit rikujtuan herët kur e kishin parë në ekran.

    Mirëpo, me siguri nuk e kanë llogaritur shfaqjen e saj në filmin e vjetër shqiptar, “Pesha e gruas sime”. Kjo është një komedi e vitit 2002 nga regjisori Arian Culiqi.

    Kiara qëndron në prehërin e aktorit, ndërsa kamera e fokuson disa herë.

  • I përmbys të gjithë sa hap e mbyll sytë! Luizi thyen rekordin e ri

    I përmbys të gjithë sa hap e mbyll sytë! Luizi thyen rekordin e ri

    Luiz Ejlli ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij të re “Përjetësisht”.

    Sipas Top Medias kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.

    E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube duke kaluar kështu emra si Dua Lipa, Rita Ora si dhe artistë lokal si Noizy apo Elvana Gjata me të cilët Luizi po përflitet se do të bëje duete muzikore./ Kryefjala

  • E papritur/ Fansi i hedh Taynës të brendshmet në mes të skenës dhe ja si reagon këngëtarja

    E papritur/ Fansi i hedh Taynës të brendshmet në mes të skenës dhe ja si reagon këngëtarja

    Tashmë është bërë trend që fansat t të hedhin reçipetat ose të brendshmet e tyre drejt këngëtarëve të preferuar teksa ata performojnë në skenë. Kjo gjë së fundmi i ka ndodhur dhe Taynës.

    Këngëtarja ka qenë e ftuar në një nga koncertet e mëdha që organizohet në Gjermani, “Ilyrian Festival”, ku dikush nga fansat i ka hedhur të brendshmet në skenë.

    Tayna e ka kaluar me shumë sportivitet. Ajo i ka marrë të brendshmet dhe i ka hedhur drejt publikut duke vazhduar performancën

  • Të kapur dorë për dore, Luizi poston VIDEO-n e veçantë me Kiarën

    Të kapur dorë për dore, Luizi poston VIDEO-n e veçantë me Kiarën

    Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë mjaft aktiv pas përfundimit të “Big Brother Vip 2”, si në tregun muzikor, por edhe me foto dhe video në rrjetet sociale.

    Prej dy ditësh, ai ndodhet së bashku me Kiarën në jug të vendit, ku mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

    Së fundmi, Luizi ka postuar një video të veçantë ku shfaqet dorë për dore me Kiarën dhe siç duket nga veshja, është filmuar para dasmës së djeshme të Elgitit dhe Kleas. “Tuneli më i bukur në botë Alban” shkruan Luizi, duke iu referuar vendit

    Edhe Kiara ka postuar një foto me Luizin, nga i njëjti vend, të kapur dorë për dore dhe krahas fotos shkruan vetëm “të pashqetësuar”.

  • ‘Tuneli më i bukur në botë, Alban’! Të kapur dorë për dore, Luiz Ejlli poston videon e veçantë me Kiara Titon!

    ‘Tuneli më i bukur në botë, Alban’! Të kapur dorë për dore, Luiz Ejlli poston videon e veçantë me Kiara Titon!

    Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Lidhja e tij me Kiara Titon vazhdon ende edhe pse shpesh herë çifti aludohet se janë ndarë.

    Pas publikimit të këngës së tij të re, e cila titullohet “Përjetësisht” dhe kuptohet se është një dedikim për Kiarën duket se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur. Vetëm pak më parë Luizi ka postuar në Instastory një video duke ecur dorë për dore me Kiarën nga mbrëmja e djeshme, para se të shkonin në dasmën e Kleas dhe Elgitit.

    Më datë 3 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet gjatë ditës së djeshme në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.

    https://www.instagram.com/reel/CtHW6b6oXRo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=41a47c23-e4bb-46a2-9890-f3aa3aa9319c

  • ‘Isha i dashuruar, por e tradhtova’! Klodi i ‘Big Brother 3’ ‘hap zemrën’!

    ‘Isha i dashuruar, por e tradhtova’! Klodi i ‘Big Brother 3’ ‘hap zemrën’!

    Sot në “Ftesë në 5 me “Bieta Sulon” ishte i ftuar Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3”.

    Ai rrëfeu se çfarë kishte ndodhur me jetën e tij gjithë këto vite, që nga momentet e vështira pas daljes nga spektakli e deri më sot.

    Pas disa videomesazheve surprizë nga miqtë e tij, Lorik Cana, Jonida Maliqi, Dj Sardi e Alesio Aliaj, Klodi “hapi zemrën” edhe për jetën personale.

    Ai i pohoi Bietës se ka qenë i dashuruar, por marrëdhënia ka përfunduar.

    “Ndoshta e kam merituar se isha unë që tradhtova”, u shpreh i prekur ai.

  • “Ka nevojë për mbështetjen tuaj”/ Ish-banorja e “BB” përfundon në koma

    “Ka nevojë për mbështetjen tuaj”/ Ish-banorja e “BB” përfundon në koma

    Ylli i famshëm i Big Brother, Lauren Harries, është futur në koma të shkaktuar pas një operacioni të madh në tru.

    45-vjeçarja britanike iu nënshtrua një operacioni urgjent në prill pasi u shtrua në spital me një gjendje misterioze. Familja e saj ndau një përditësim me fansat në faqen e saj në rrjetet sociale.

    “Mbrëmë Lauren pati një përkeqësim dhe mjekëve iu desh ta fusnin në koma të induktuar për ta marrë nën kontroll. Lauren ka nevojë për të gjithë mbështetjen dhe dëshirat tuaja, ajo ju do të gjithëve.”- thuhej në mesazh.

    Fansat nxituan t’i dërgojnë urimet e tyre Lauren, e cila është shfaqur më parë në Naked Attraction të Channel 4, në vitin 2019.

    Lauren hoqi fashat e saj javën e kaluar pas një operacioni të madh në tru. Personazhi televiziv ka pozuar për foto në spital pasi operacioni i urgjencës i rezultoi me rruajtjen e flokëve. Nëna e Lauren, Katy, ka përditësuar fansat për përparimin e Lauren në Tëitter dhe ka shpërndarë një foto të tyre së bashku në repartin e saj.

    Laure ka pasur një rikuperim sfidues që kur përfundoi në ICU. Nëna e saj zbuloi se ajo kishte vuajtur nga errësira dhe një fytyrë e varur pas procedurës së urgjencës.

    Ajo u infektua me Covid si dhe dy infeksione, të cilat i shkaktuan asaj probleme me frymëmarrjen. Katy ka ndarë fotografitë e Lauren me fansat – duke i kërkuar që të “luten” për të.

  • Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?

    Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?

    Ndër të ftuarit “VIP” në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj si “barbie” me një fustan të gjatë në ngjyrë rozë pastel.

    Por, a jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar veshja e Borës mbrëmë? Faqja në internet “Albania Street Style” ka bërë me dije se ka kushtuar plot 325 dollarë.

    Për disa mund të duket çmim i kripur për një fustan, por tek personazhet e showbiz-it tanë jemi mësuar shpesh të shohim shifra edhe më të larta në veshjet e tyre.

    Në ceremoni i pranishëm ishte sigurisht edhe Donald Veshaj, i cili ishte kombinuar me partneren me një kostum rozë.

  • Habit Kristi: Pasioni mes Luizit dhe Kiarës po mbaron, dallohet nga sjellja

    Habit Kristi: Pasioni mes Luizit dhe Kiarës po mbaron, dallohet nga sjellja

    I ftuar në “E Diell”, Kristi tha se mes çiftit Kiara-Luiz po mbaron pasioni dhe kjo mund të bëjë që ata të ndahen. Sipas tij, kjo dallohet nga sjellja e Luizit, ndërsa shtoi se këngëtari është i paqartë dhe i çorientuar.

    “Luizi është i paqartë. I çorientuar. Pas 5 muajsh, pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket. Po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit.”- tha Kristi.