Category: Showbiz

  • ‘Isha i dashuruar, por e tradhtova’! Klodi i ‘Big Brother 3’ ‘hap zemrën’!

    ‘Isha i dashuruar, por e tradhtova’! Klodi i ‘Big Brother 3’ ‘hap zemrën’!

    Sot në “Ftesë në 5 me “Bieta Sulon” ishte i ftuar Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3”.

    Ai rrëfeu se çfarë kishte ndodhur me jetën e tij gjithë këto vite, që nga momentet e vështira pas daljes nga spektakli e deri më sot.

    Pas disa videomesazheve surprizë nga miqtë e tij, Lorik Cana, Jonida Maliqi, Dj Sardi e Alesio Aliaj, Klodi “hapi zemrën” edhe për jetën personale.

    Ai i pohoi Bietës se ka qenë i dashuruar, por marrëdhënia ka përfunduar.

    “Ndoshta e kam merituar se isha unë që tradhtova”, u shpreh i prekur ai.

  • “Ka nevojë për mbështetjen tuaj”/ Ish-banorja e “BB” përfundon në koma

    “Ka nevojë për mbështetjen tuaj”/ Ish-banorja e “BB” përfundon në koma

    Ylli i famshëm i Big Brother, Lauren Harries, është futur në koma të shkaktuar pas një operacioni të madh në tru.

    45-vjeçarja britanike iu nënshtrua një operacioni urgjent në prill pasi u shtrua në spital me një gjendje misterioze. Familja e saj ndau një përditësim me fansat në faqen e saj në rrjetet sociale.

    “Mbrëmë Lauren pati një përkeqësim dhe mjekëve iu desh ta fusnin në koma të induktuar për ta marrë nën kontroll. Lauren ka nevojë për të gjithë mbështetjen dhe dëshirat tuaja, ajo ju do të gjithëve.”- thuhej në mesazh.

    Fansat nxituan t’i dërgojnë urimet e tyre Lauren, e cila është shfaqur më parë në Naked Attraction të Channel 4, në vitin 2019.

    Lauren hoqi fashat e saj javën e kaluar pas një operacioni të madh në tru. Personazhi televiziv ka pozuar për foto në spital pasi operacioni i urgjencës i rezultoi me rruajtjen e flokëve. Nëna e Lauren, Katy, ka përditësuar fansat për përparimin e Lauren në Tëitter dhe ka shpërndarë një foto të tyre së bashku në repartin e saj.

    Laure ka pasur një rikuperim sfidues që kur përfundoi në ICU. Nëna e saj zbuloi se ajo kishte vuajtur nga errësira dhe një fytyrë e varur pas procedurës së urgjencës.

    Ajo u infektua me Covid si dhe dy infeksione, të cilat i shkaktuan asaj probleme me frymëmarrjen. Katy ka ndarë fotografitë e Lauren me fansat – duke i kërkuar që të “luten” për të.

  • Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?

    Jeni kuriozë të dini sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e Kleas dhe Elgitit?

    Ndër të ftuarit “VIP” në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj si “barbie” me një fustan të gjatë në ngjyrë rozë pastel.

    Por, a jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar veshja e Borës mbrëmë? Faqja në internet “Albania Street Style” ka bërë me dije se ka kushtuar plot 325 dollarë.

    Për disa mund të duket çmim i kripur për një fustan, por tek personazhet e showbiz-it tanë jemi mësuar shpesh të shohim shifra edhe më të larta në veshjet e tyre.

    Në ceremoni i pranishëm ishte sigurisht edhe Donald Veshaj, i cili ishte kombinuar me partneren me një kostum rozë.

  • Habit Kristi: Pasioni mes Luizit dhe Kiarës po mbaron, dallohet nga sjellja

    Habit Kristi: Pasioni mes Luizit dhe Kiarës po mbaron, dallohet nga sjellja

    I ftuar në “E Diell”, Kristi tha se mes çiftit Kiara-Luiz po mbaron pasioni dhe kjo mund të bëjë që ata të ndahen. Sipas tij, kjo dallohet nga sjellja e Luizit, ndërsa shtoi se këngëtari është i paqartë dhe i çorientuar.

    “Luizi është i paqartë. I çorientuar. Pas 5 muajsh, pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket. Po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit.”- tha Kristi.

  • Kanë hatërmbetje apo…? Me veprimin e fundit, Efi i vë vulën marrëdhënies me Luizin

    Kanë hatërmbetje apo…? Me veprimin e fundit, Efi i vë vulën marrëdhënies me Luizin

    Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” ka qenë Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli. Por marrëdhënia e tyre shoqërore ndryshoi pas rihyrjes së Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Ajo pati disa konflikte me Kiara Titon, të nisura që nga jashtë BB VIP. E tashmë të gjithë po pyesin veten sesi është sot marrëdhënia mes Luizit dhe Efit?

    A flasin pas përfundimit të reality show-t? Këtë na e zbuloi dje Efi, e cila postoi një video nga kënga e re e Luizit, si për të treguar mbështetje.

    Efi i bëri “tag” Luizit e madje e shoqëroi me një emoji në formë zjarri, si për të thënë: Kënga ishte zjarr.

    Pas përfundimit të BBV, Efi ka qenë më e tërhequr se banorët e tjerë. Nuk dihet nëse ajo do angazhohet në ndonjë projekt televiziv.

  • E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Si duket ajo pas 50 vitesh

    E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Si duket ajo pas 50 vitesh

    Pipi Çorapegjata ishte një nga filmat më të dashur të dekadave të fundit. Ajo u bë heroina e preferuar e fëmijëve që admironin mirësinë, guximin, pavarësinë dhe vetëbesimin e saj.

    Vajzën lozonjare “Pipi” me çorapet e saj të gjata, e luante aktorja suedeze Inger Nilsson, nga ku dhe mori këtë nofkë. Pavarësisht se shumë aktorë luajtën këtë rol, më i famshmi ishte padyshim i aktores Nilsson.

    Sa shume qe ka ndryshuar Pipi Corapegjata pas 51 vitesh. Eshte ende eshte shume e bukur – Shije Jete

    Tashmë është 62 vjeçe dhe jeton në Suedi. Kanë kaluar dekada nga roli i saj që kur ishte fëmijë dhe nëse jeni kuriozë të dini si duket sot aktorja e famshme, shihni foton e mëposhtme.

  • Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur (Foto)

    Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur (Foto)

    Barry Newman, ylli i filmit kult legjendar të viteve 1970, “San Francisco: Zero Hour”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Në fillim të viteve 1970, aktorit Barry Newman, iu desh vetëm një film, “Pika e zhdukjes”, për të bërë historinë.

    Ende në vitet 1970, Newman përsëriti në televizion rolin e avokatit moral Tony Petrocelli që kishte luajtur në filmin “Avokati”. Dhe vërtet, ky serial, “Petrocelli” (1974-1976) i përket momenteve të mëdha të karrierës së tij. Është gjithashtu vepra e tij e vetme për të cilën u dallua. Ai madje u nominua për EMY dhe Golden Globes.

    I lindur dhe i rritur në Boston, Massachusetts (7 nëntor 1930), Newman mori klasa aktrimi në kolegj me instruktorin e famshëm të aktrimit Lee Strasberg, i cili e frymëzoi atë të bëhej aktor. Pasi u diplomua nga Universiteti Brandeis dhe shërbeu në ushtri, Newman u transferua në Nju Jork për të studiuar me mësuesin e tij të vjetër. Kështu hyri në fushën e teatrit dhe më vonë në kinema e televizion.

    Newman u tërhoq nga fusha e showbizit në vitin 2015. Filmi i tij i fundit është drama familjare “Raise Your Kids on Seltzer”, ndërsa ndër të paktët që ka xhiruar në 20 vitet e fundit është “The Englishman” i Steven Soderbergh.

  • Do habiteni se sa para la në zarf Olsi në dasmën e mikut të tij, Elgitit (Video)

    Do habiteni se sa para la në zarf Olsi në dasmën e mikut të tij, Elgitit (Video)

    Mbrëmjen e djeshme Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të ftuar familjarë e miq të dyshes.

    Në ceremoni nuk kishte si të mungonte një ndër shokët e ngushtë të Elgitit, Olsi Bylyku.

    Aktori ka publikuar një video epike në Instastory ku tregon sa lekë i ka lënë në dasmë.

    Olsi shihet duke numëruar një shumë të madhe parash, teksa shprehet: Për një shok që kam nuk diskutohen këto gjëra.

    Mirëpo ai i fut në zarf vetëm 500 lekë të reja.

  • Ndodh e pabesueshmja! Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në Nju Jork(Foto)

    Ndodh e pabesueshmja! Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në Nju Jork(Foto)

    Prej disa muajsh ai është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në vend. Është fjala për fituesin e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i cili po kërkohet në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit.

    Nga data 9 qershor deri me 19 qershor, këngëtari i njohur do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.

    Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin eSë bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët me zërin e tij. E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’ në Nju Jork.

    Nuk dihet nëse edhe partnerja e tij, Kiara Tito, do të shkojë bashkë me Luizin apo do të qëndrojë në Tiranë.

  • Shifra marramendëse që nuset po paguajnë për qiranë e fustanit që veshi Kiara në dasmën e saj

    Shifra marramendëse që nuset po paguajnë për qiranë e fustanit që veshi Kiara në dasmën e saj

    Më 6 maj, dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

    Kiara po shkëlqente në fustanin e bardhë teksa shkonte drejt altarit.

    Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga ky fustan që moderatorja veshi atë natë.

    Siç bëhet e ditur nga “Vip Magazine” ato po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.

    “Vip Magazine” tregon se çmimi i qirasë së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.