Category: Showbiz

  • I zhdukur prej 5 muajsh, zbulohen mbetje njerëzore në vendin ku u pa për herë të fundit aktori i njohur

    I zhdukur prej 5 muajsh, zbulohen mbetje njerëzore në vendin ku u pa për herë të fundit aktori i njohur

    Detaje të reja në lidhje më zhdukjen e aktorit të njohur britanik Julian Sands.

    Alpinistët në Kaliforni zbuluan mbetje njerëzore në zonën ku aktori Julian Sands u zhduk më shumë se pesë muaj më parë. Zyrtarët nuk e kanë identifikuar viktimën, e nuk dihet nëse bëhet fjalë për aktorin.

    Eshtrat u dërguan në mjekësinë mjekësore për konfirmim, i cili pritet të përfundojë javën e ardhshme.

    Aktori 65-vjeçar u raportua i zhdukur më 13 janar, kur ai nuk u kthye nga një udhëtim në malet San Gabriel në malin Baldy, ndodhet 45 milje në lindje të Los Anxhelosit.

    Kërkimi, i cili përbëhej nga 80 vullnetarë dhe zyrtarë, rifilloi më 17 qershor pas një pezullimi të përkohshëm.

    Familja e Sands foli për herë të parë që nga zhdukja e tij , duke shprehur mirënjohje për përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit

    dhe shpëtimit. “ Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj ekipeve të kërkimit dhe koordinatorëve që punuan pa u lodhur për të gjetur Julian,” thuhet në deklaratë.

  • Keisi zbulon kë ka puthur te Kepi i VIP-ave, Sabiani i jep “leje”: Puthuni prapë

    Keisi zbulon kë ka puthur te Kepi i VIP-ave, Sabiani i jep “leje”: Puthuni prapë

    I ftuar në “E diell” në rubrikën “Hëna apo Dielli”, këngëtari Sabiani është vënë në një sfidë loje, ku duhet të telefononte të bijën Keisin.

    Sfida ishte se duhet t’i shprehte të bijës një thashethem që kishte dëgjuar për të, se ndërsa kishte qenë më xhirime për “Kepin e VIP-ave”, kjo e fundit kishte puthur dikë.

    Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision.

    Pjesë nga biseda:

    Sabiani: Ça po bëni?

    Keisi: Tani po regjistrojmë

    Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?

    Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon

    Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?

    Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja

    Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë

  • Policia mbylli lokalin ku po performonte, ish-banori i BBV shpërthen i revoltuar (Foto)

    Policia mbylli lokalin ku po performonte, ish-banori i BBV shpërthen i revoltuar (Foto)

    Mbrëmjen e djeshme Stresi ishte duke performuar në një lokal në Vlorë mirëpo aksioni i Policisë për zhurmën, bëri që performanca e tij të mbyllej më herët.

    Kjo ka revoltuar reperin, i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale.

    “Brravo b****… Imagjino në Ibiza apo le të themi Sardenia të mbyllet muzika në orën 23:00, kurrë ato mijëra turistë s’do vin vitin tjetër. Si do e mbani turizmin?

    Të paktën mbi 2000 turista sonte u kthyen të dëshpëruar, në fakt se keni problem ju po kur nuk çohet iher populli t’ju *** robt juve iher e mirë k***”, ka shkruar Stresi.

  • Festoi ditëlindjen, Mikela zbulon dhuratën që ajo vetë ia kërkoi Efit dhe nuk do ta besoni

    Festoi ditëlindjen, Mikela zbulon dhuratën që ajo vetë ia kërkoi Efit dhe nuk do ta besoni

    Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Mikela festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Sot ajo ka bërë një bisedë viruale me ndjekësit ku këta të fundit janë bërë kuriozë për dhuratën e Efit, duke qenë se dyshja janë mikesha të ngushta.

    Mikela ka publikuar një bisedë në Instastory ku tregon se Efi e ka pyetur për dhuratën në mënyrë që t’i blinte ndonjë gjë që ajo do e pëlqente.

    Nga ana tjetër shihet se Mikela i ka kërkuar më mirë para duke shkruar me humor “M’i jep lekë mi motër se jam gropë”.

  • Nora dhe Melinda lënë “nam” në palestër, zihen për flokësh me njëra-tjetrën

    Nora dhe Melinda lënë “nam” në palestër, zihen për flokësh me njëra-tjetrën

    Nora dhe Melinda lënë “nam” në palestër, zihen për flokësh me njëra-tjetrën

    Mediat rozë kanë publikuar sëfudni një lajm jo fort të mirë sa i përket Nora Istrefit dhe Melinda Ademit.

    Në rrjet po përflitet për një sherr fizik mes dy këngëtareve. Sipas mediave Nora dhe Melinda janë grindur me njëra-tjetrën ndërsa ndodheshin në palestër.

    Fillimisht dy këngëtaret jaën grindur me fjalë, më pas janë përleshur edhe fizikisht. është dashur ndërhyrja e personave të tjerë që sherri mes dy këngëtareve të mbyllej.

  • Bebe Rexha u godit nga fansi, reagon i dashuri i këngëtares

    Bebe Rexha u godit nga fansi, reagon i dashuri i këngëtares

    Bebe Rexha dhe goditja qe mori në fytyrë kanë qenë tema kryesore ditët e fundit.

    E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari.

    Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

    “Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.

    Kujtojmë që në koncertin e së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë./5pyetjet.al

  • Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë teksa performonte

    Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë teksa performonte

    Sulmet ndaj këngëtareve me origjinë shqiptare teksa performojnë në skenë si duket nuk kanë të ndalur.

    Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj.

    Kësaj radhe, bëhet fjalë për yllin e popit, Ava Max, e cila u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.

    Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter.

    “Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do pjesë e asnjë shfaqje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.

    Bebe Rexha ka marrë dëmtime në pjesën e jashtme të syrit, megjithatë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

  • “Po mundohem të përshtas në këtë ‘luftë’ edhe mamin”- Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

    “Po mundohem të përshtas në këtë ‘luftë’ edhe mamin”- Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

    Moderatori Ronaldo Sharka ka reaguar me një mesazh prekës në lidhje me humbjen e të atit, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë disa muaj më parë.

    Përmes një postimi në ‘Instagram’, Ronaldo ka treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit ku ka theksuar se ai po përpiqet të jetojë me kujtimin e babait, dhe se po përpiqet ta përshtasë në këtë ‘luftë’ dhe nënën e tij.

    “Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prei disa muajsh me të cilën mundohem te përshtat ne këtë lufte edhe mamin.

    Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, ka shkruar ai.

  • Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

    Flet personi që sulmoi Bebe Rexhën: Ja pse e godita me telefon

    Bebe Rexha pësoi një incident të rëndë teksa po këndonte gjatë një koncerti në New York. Dikush nga turma i hodhi celularin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtim. Është raportuar se Bebe u dërgua në spital pas incidentit dhe u detyrua të bënte 3 qepje. Bebe publikoi në Instagram foto të syrit të saj të mavijosur dhe shkroi krahas postimit “Jam mirë”.

    Personi që sulmoi Beben, i cili sipas Rolling Stone, është Nicolas Malvagna nga New Jersey, ka folur lidhur me ngjarjen. Publikimi raporton se zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan thotë se Malvagna ka pranuar se ka hedhur telefonin.

    27-vjeçari mësohet se ka shpjeguar edhe motivet e tij, teksa thuhet se ka thënë: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund sepse do të ishte qesharake”.

    Sipas publikimit, ai u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar me dy akuza për sulm në shkallën e tretë; një akuzë për ngacmim në shkallën e dytë; një akuzë për ngacmim të rëndë në shkallën e dytë; dhe një akuzë për tentativë sulmi në shkallën e tretë.

  • Efi dhe Kiara “kokë më kokë”, zbulohet kush e “fitoi luftën” për të moderuar emisionin e famshëm

    Efi dhe Kiara “kokë më kokë”, zbulohet kush e “fitoi luftën” për të moderuar emisionin e famshëm

    ‘Përputhen’ ishte një nga emisionet që u komentua më së shumti nga banorët brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Madje u përfol se pas daljes nga shtëpia, Kiara Tito mund të ishte një nga pretendentet për ta moderuar, duke i zënë vendin Bora Zemanit.

    Por, duket se jo! Ajo që po përflitet e që konfirmohet nga ‘Kryefjala’ nuk është as më shumë e as më pak se vetë ish-konkurentja, Efi Dhedhes.

    Kështu përflitet në ambientet e Top Channel. Mesa duket Efi i mori pozicionin Kiarës, e cila e kishte shfaqur si dëshirë moderimin e këtij emisioni.

    Kujtojmë se Bora do moderojë ‘Dancing with the Stars’, ndaj do duhet gjetur një zëvendësuese. Por, na mbetet të presim deri në shtator për të zbuluar se kush do e moderojë!