Category: Showbiz

  • Zbulohen detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, ja artistët që do performojnë

    Zbulohen detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, ja artistët që do performojnë

    Të tjera detaje janë mësuar nga dasma e moderatores Arbana Osmanit dhe regjisorit Eduart Grishajt.

    Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.

    “Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.

  • Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana

    Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë me martesë dashurinë e tyre këtë fundjavë, në Toskanë të Italisë.

    Përgatitjet kishin filluar prej kohësh, por tashmë vetë Arbana është zhvendosur atje për prekjet e fundit të ceremonisë, që do të mbledhë të afërm, kolegë e miqtë e tyre më të mirë.

    Moderatorja ka publikuar sot në llogarinë e saj një foto nga Toskana, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

    Madje, nuk munguan as disa pamje të këndshme të vendit në InstaStory.

    https://noa.al/newsImages/2023/06/alb.mp4?_=2

    Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

    Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin.

    Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

    Me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

  • Çfarë ka ndodhur mes “yjeve”? Luizi “saboton” dasmën e Arbana Osmanit

    Çfarë ka ndodhur mes “yjeve”? Luizi “saboton” dasmën e Arbana Osmanit

    Dasma e Arbanës dhe Eduardit do të mbahet këtë të shtunë në Toskana të Italisë, ku të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.

    Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.

    Mirëpo, ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

    Por, për ç’arsye?

    Nëpërmjet TikTok-ut, Luizi është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me frazën: “yjeeee”
    Ai mund ta ketë marrë ftesën e dasmës, por siç duket angazhimet profesionale ia bëjnë të pamundur prezencën në Toskana.

  • Sa shumë e vlerëson, vec të shihni ç’bën Elvana Gjata për Luizin

    Sa shumë e vlerëson, vec të shihni ç’bën Elvana Gjata për Luizin

    Me datë 22 Qershor Elvana Gjata do të mbajë koncert në stadiumin “Air Albania”. Ditën e sotme ajo ka zbuluar këngëtarët që janë ftuar për të performuar gjithashtu.

    Elvana ka treguar se koncerti i saj do të hapet nga Luiz Ejlli, e pas tij nga Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni. Performancat e tjera do të jenë nga Migena Gjata, Mc Kresha, Capital T, Ylli Limani, Noizy, Dhurata Dora, Bardhi, Ledri Vula dhe Gimmi O.

    Duket se Elvana ka vlerësim të lartë për Luizin përderisa i ka besuar hapjen e koncertit të saj. Kujtojmë se ajo këndoi në dasmën e tij me Kiarën.

  • Kida kapet “mat” me të dashurin biznesmen në Dubai!

    Kida kapet “mat” me të dashurin biznesmen në Dubai!

    Këngëtarja kosovare Kida prej shumë kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme me një biznesmen në Dubai.

    Dhe aludimet janë bërë akoma më të forta teksa mediat kosovare kanë publikuar disa foto ku këngëtarja shihet në shoqërinë e një dali.

    Le të themi që Kida u kap “mat” nga pushimet e saj në Dubai ku supozohet se ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni në fjalë për të cilin flitet që është me origjinë shqiptare por jeton në Dubai.

    Duke se Kida i ka kushtuar shumë vëmendje lidhjes së saj sa nuk po gjen më kohë për fansat dhe muzikën.

  • Kevin Jacobs merr gjithë vëmendjen në foton e Luizit: Ti je aktor më i mirë…

    Kevin Jacobs merr gjithë vëmendjen në foton e Luizit: Ti je aktor më i mirë…

    Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar pasi Luiz Ejlli tha brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” se kishte ndjekur strategjinë e tij për të dërguar në televotim tre banorë.

    Menjëherë fansat e Luizit nisën kërkimet për Kevin, i cili është ish-fitues i “BB VIP Canada”. Më pas Jacobs bëri disa postime në profilin e tij në “Instagram” ku mbështeste këngëtarin shqiptar.

    Së fundmi, ai ka komentuar në një foto që fituesi i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në “Instagram”-in e tij.

    Teksa ka pozuar pranë një makine luksoze, Luizi shkruan bashkëngjitur me të: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furios”.

    Ndërkohë Kevin Jacobs i komenton: “Ti je aktor më i mirë se sa shumica e kastit të Fast and Furios”.

    Nuk dihet nëse komenti është lexuar nga këngëtari i dashur për publikun, pasi ai nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje

  • S**si shijon më shumë në jug apo në Tiranë? Flet ekspertja Zhaklin Lekatari

    S**si shijon më shumë në jug apo në Tiranë? Flet ekspertja Zhaklin Lekatari

    Blogeria e se ks it Zhaklin Lekatari në një intervistë për emisionin Ora Verore i është përgjigjur pyetjes thumbuese në lidhje me diferencën e marrëdhë nies se k su ale në Jug dhe Tiranë.

    Se ksi shijon më shumë në Jug apo në Tiranë? Dhe ka ndonjë diferencë duke qenë se këtej ka jod?

    Se ksi i mirë shijon kudo, shijon edhe ne mal. Mjafton që s eksin ta bësh me mendjen e hapur dhe me personin e duhur

    Duke qenë se këtej ka jod dhe është kjo energjia verore, në plazh dashurohen më shumë, si mendon?

    E vërtetë ndoshta nga ajo që je i zhv eshur je më i çliruar nga veshjet, je i nxirë, je në ditë pushimi, prandaj patjetër që mendërisht je më i prirur, që të përjetosh më shumë eksperienca pozitive.

    Megjithatë duke parë që interesi ynë se ksual varet nga cikli ynë ho rmonal edhe përpos natyrës, faktorit ambiental.

    Ndikon edhe cikli ynë ambiental, cikli ynë hor monal dhe mënyra sesi ne ndihemi vetë me trupin tonë ka të bëjë shumë me dëshirën që ne kemi për të kryer marrëdh ënie se k s uale prandaj edhe po edhe jo është përgjigjia e pyetjes tënde.

  • Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

    Shoqja e Kiarës: U pendova që ia mbajta Instagram-in, ja çfarë i pashë

    Gjatë kohës që Kiara ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP, Instagramin e saj e menaxhonte shoqja e saj Liesa Haxhiasllani. Liesa ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Natën me Aulonën”, ku tregoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.

    Liesa zbuloi se Kiara i kishte thënë se do qëndronte e shumta 2-3 javë brenda shtëpisë. Ajo u shpreh se u pendua paksa që e mori përsipër këtë detyrë kur pa edhe sulmin që po përjetonte për shkak të debateve që ndodhnin në shtëpi.

    “Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha.

    Askush s’e priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.

    Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë, sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagramin e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan.

    Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagramin e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishtehera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.

  • Efi bashkëpunim me Ronela Hajatin?

    Efi bashkëpunim me Ronela Hajatin?

    Efi Dhedhes, ish-banorja e “BBV” ka vendosur të jetë më e tërhequr pas kësaj eksperience. Nuk ka dhënë shumë intervista, s’ka postuar shumë në rrjetet e sociale e po ashtu ka pasur raste që “zhdukej”. Mirëpo, kjo ka bërë që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

    Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga “BBV” ajo ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

    Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Gjithçka deri më tani është “ok”, por ne bëjmë lidhjen me një postim të bërë po sot nga Ronela ku tregonte se sot do xhironte 2 klipe.

    E pikërisht sot publikon Efin duke u rregulluar. “Sot një ditë shumë e bukur”-shkruan Ronela në video. E bëtë lidhjen apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të projekteve të Ronelës e pse jo në pritje dhe të projekteve të Efit.

  • Luizi i bën komentin e dyshimtë Kiarës: Të kam lënë, por…

    Luizi i bën komentin e dyshimtë Kiarës: Të kam lënë, por…

    Këngëtari shkodran Luiz Ejlli po shijon famën pas “Big Brother Vip” dhe prej datës 9 Qershor është duke dhënë koncerte në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Por, veç koncerteve, duket se ai po shijon dhe “lirinë” që i fal Amerika duke dalë rrugëve të qytetit larg paparacëve dhe fansave që i kërkojnë foto pafund.

    Së fundmi, ai ka hedhur një foto në rrjetet sociale nga Amerika, ku ka pozuar tek një mjet luksoz “Rolls-Royce”. Luizi ka shkruar krahas fotos: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furious.”

    Tek ky postim i tij, ka rënë në sy një koment epik i partneres së tij, Kiara Tito. Ajo ka shkruar me ironi: “O lumëmadh patentën e ke lënë në shtëpi”.

    Ashtu siç ka luajtur në BBV, këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.

    “Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi, e cila ka sjellë dhe një replikë me një emoji të nevrikosur të Kiarës.

    Si postimi i Luizit, po ashtu edhe komenti i Kiarës kanë marrë me mijëra pëlqime nga fansat.