Category: Showbiz

  • U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi (Video)

    U kap mat me ish-të dashurën sapo Kiara iku në Turqi, reagon për herë të parë Luizi (Video)

    Personazhi i famshëm Jurgena, ish/shoqe ose ish/e dashur e Luiz Ejllit, duket se po bëhet problem jashtë shtëpisë.

    Brenda “Big Brother VIP”, Luizi tregonte se i kishte lënë amanet Instagramin një mikeshe, që kur doli jashtë shtëpisë tregoi se kishin patur dy-tre takime…

    Pra, ata kanë qenë më shumë se shokë para hyrjes së Luizit në “BBV” por ende s’kishte nisur diçka e mirëfilltë. Lidhja e Luizit me Kiarën avancoi brenda shtëpisë, ndaj Jurgena doli nga loja. Madje, ata deklarojnë se as nuk takohen më bashkë me njëri-tjetrin.

    Së fundmi janë parë në të njëjtin sallon flokësh, por pasi Jurgena tregoi se kishte qenë “rastësore” dhe nuk ishte takuar me Luizin, edhe ky i fundit e ka dhënë një sqarim.

    Teksa ndodhet në Amerikë për të mbajtur disa koncerte, ai ka realizuar një video live me ndjekësit, që e kanë mbyetur me pyetje për Jurgenën.

    Kështu, Luizi ka sqaruar se ndodhja në të njëjtin vend ishte thjesht rastësi, duke shtuar se askush s’e do Kiarën më shumë se ai.

  • U përlot në dasmën e Elgitit dhe Kleas, Romeo Veshaj: Imagjinova veten dhëndër

    U përlot në dasmën e Elgitit dhe Kleas, Romeo Veshaj: Imagjinova veten dhëndër

    Romeo Veshaj ka zbuluar arsyen se përse u përlot në dasmën e Elgit Dodajt dhe Klea Hutës. Romeo ka treguar për “Ftesë në 5” se është shumë i ndjeshëm dhe ato momente imagjinoi veten dhëndër.

    “E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur, të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm”, tha Romeo.

  • Po përflitet për ndarjen nga partnerja, Olsi Bylyku do martohet së shpejti? Aktori habit me deklaratën: Do kap lulet që së shpejti të bëjmë edhe ne dasëm

    Po përflitet për ndarjen nga partnerja, Olsi Bylyku do martohet së shpejti? Aktori habit me deklaratën: Do kap lulet që së shpejti të bëjmë edhe ne dasëm

    Prej disa javësh në rrjet po qarkullonin zëra se aktori i njohur Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako janë ndarë.

    Mirëpo Olsi ndryshe nga herët e tjera mori pjesë i vetëm në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës, e teksa me këtë veprim dukej se ai konfirmoi ndarjen me këngëtaren.

    Gjatë ceremonisë martesore së çiftit të njohur, u intervistuan shumë personzhe Vip, ku ndër ta ishte edhe Olsi.

    I pyetur nga gazetarja se kur do të martohet, aktori i habiti me përgjigjen e tij se së shpejti edhe ai do të bëjë një dasmë.
    “Shpresoj ta kem edhe unë sa më shpejt. Sot nuk u bë ajo hedhja e luleve, se mezi isha duke e prit që ta kap. Është pastaj te dasma. Do luftoj që t’i kap lulet dhe t’ia arrij që të bëjmë edhe ne një dasëm.”– tha Olsi.

    Ndërsa aktori i humorit nuk la pa përmendur as çiftin që po kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë, për të cilët tha se ai është shumë i lumtur për të gjitha gjërat që ata kanë arritur në jetë.

    “Jam shumë i lumtur sot për gjithë karrierën që kanë ndërtu, për familjen që e kanë mbajtë aq mirë në balancë dhe më në fund e realizuan kaq bukur me miqtë e tyre”, u shpreh aktori.

  • Ndahet çifti më i përfolur i showbizit? Ndjekësit e pyesin për Kiarën, Luizi habit me përgjigjen: Ça dua unë aty, boll…

    Ndahet çifti më i përfolur i showbizit? Ndjekësit e pyesin për Kiarën, Luizi habit me përgjigjen: Ça dua unë aty, boll…

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Madje ai herë pas here hynë live për të bashkbiseduar me mijëra fansat e tij.

    E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku gjatë kësaj bisede virtuale, fituesi i “Big Brother VIP 2” i përshëndeti të gjithë e madje edhe këndoi me kërkesë të ndjekësve.

    Nga ana tjetër, sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me partneren e tij, Kiara Tito, e cila ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Stambollit për arsye pune. Moderatorja do të prezantojë emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili pritet që shumë shpejt të transmetohet në ekranin e Top Channel.

    Dikush e pyeti Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai i përgjigjet:

    “Ça Stambolli, ça dua unë aty”.

    Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt

    “Boll”, tha ai.

  • Pas ndarjes së bujshme, Olsi Bylyku martohet së shpejti? Aktori zbulon si qëndron e vërteta

    Pas ndarjes së bujshme, Olsi Bylyku martohet së shpejti? Aktori zbulon si qëndron e vërteta

    Aktori Olsi Bylyku ka folur për TCH pas ceremonisë së martesës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Duke bërë batuta aktori pohoi se dhe ai do që së shpejti të martohet.

    “Jam shumë i lumtur për të gjithë karrierën që ka ndërtu, për familjen që I kanë mbajtur në balancë dhe në fund e finalizun kaq bukur.

    Gazetarja: Ti kur e ke radhën?

    Shpresoj ta kem dhe unë sa më shpejt, por sot nuk u bëa jo hudhja e luleve se mezi po e prisja me e kap. Do të luftoj që të kap lulet te dasma”, tha aktori.

  • Olta Gixhari pjesë e emisionit që do të drejtohet nga Kiara Tito?

    Olta Gixhari pjesë e emisionit që do të drejtohet nga Kiara Tito?

    Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”, ku është edhe autore e këtij programi. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

    Deri më tani janë zbuluar disa personazhe VIP që do të marrin pjesë në këtë sezon të “Kepi i Tundimeve”, të cilët janë edhe ish-banorë të “BBV2”. Kjo për shkak se kanë postuar foto dhe video së bashku në Bodrum të Turqisë atje ku po xhirohet gjithçka.

    Ama duket se u zbulua edhe një tjetër ish-banore që do të jetë pjesë e këtij programi dhe ajo është Olta Gixhari. Kjo mendohet të jetë e vërtetë, pasi vetëm pak më parë Olta ka postuar disa foto nga i njëjti vend ku dhe po xhirohet “Kepi i Tundimeve”. Tashmë na mbetet vetëm të presim të zbulojmë më shumë.

    https://www.instagram.com/oltagixhari/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b31f80ef-13f2-4ad7-8dd0-1323098ec3b3

  • Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

    Brenda dasmës së Kleas dhe Elgitit, Romeo Veshaj i përlotur: Imagjinoj veten dhëndër!

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetuan xhirime dhe intervista ekskluzive nga dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën e shkuar.

    Një prej të intervistuarve ishte Romeo Veshaj, mik i ngushtë i Elgitit, por njëkohësisht edhe shoqërues i dhëndrit në altar.

    “E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-tha Romeo i përlotur.

  • Milaim Zeka për Luizin dhe Kiarën: Siç nuk kishte dashuri mes Beatriksës dhe Donaldit…

    Milaim Zeka për Luizin dhe Kiarën: Siç nuk kishte dashuri mes Beatriksës dhe Donaldit…

    I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Milaim Zeka foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën. Milaimi i bindur u shpreh se vazhdon të dyshojë te lidhja e tyre pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

    Ai theksoi se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

    Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thënë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

    Milaim Zeka: Ka qenë në fillim, unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

    Moderatorja: E mendon përsëri?

    Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

  • Këngëtari i madh grek i habit të gjithë: Kam fjetur me mbi 4,000 gra, ja çfarë iu pëlqente

    Këngëtari i madh grek i habit të gjithë: Kam fjetur me mbi 4,000 gra, ja çfarë iu pëlqente

    Këngëtari grek Lefteris Pantazis, ka deklaruar se ka shkuar me 4 mijë gra.

    “Unë mund të kem sh kuar me më shumë se 4000 gra,” ka thënë këngëtari gjatë një interviste”, shkruan Protothema.gr.

    “I falenderoj sepse edhe ato kanë kaluar mirë dhe unë kalova mirë ”, përfundoi ai

    Lefteris Pantazis është një emër i njohur edhe në vendin tonë. Kënga e tij hit ‘Tope, tope o papagalos’ dëgjohej dikur gjerësisht.

    Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtarin shqiptar, Devis Xherahun në këngën ‘- A me do…Un’te dua shum…’

    Këngëtari i njohur grek i habit të gjithë: Kam bërë me mbi 4,000 gra, ato më…

  • Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta aktori i njohur

    Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta aktori i njohur

    Aktori Pat Cooper, i njohur më së shumti për rolet e tij në filmat “Analyze It” dhe “Analyze It Again”, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

    Cooper ka lindur në vitin 1929 në Brooklyn, Nju Jork. Ai filloi të performonte në klubet lokale dhe filloi karrierën e tij në The Jackie Gleason Show në 1963.

    Ai ka punuar në shumë klube duke bashkëpunuar me shumë artistë të rëndësishëm si Frank Sinatra, Ella Fitzgerald, Tony Bennett dhe të tjerë.

    Ai luajti kryesisht në komedi, duke përfshirë hitet e mëdha Break It Down dhe Break It Again me Robert De Niro dhe Bill Crystal, duke luajtur Salvatore Masiello.