Category: Showbiz

  • “Brenda një burgu…”, Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën

    “Brenda një burgu…”, Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën

    Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën.

    Milaimi i bindur u shpreh se lidhja e fituesit të “Big Brother Vip” me moderatoren është vetëm për lojë, pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

    Ai theksoi duke thënë se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e dy ish-konkurentëve të “BBV 1” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

    Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thenë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

    Milaim Zeka: Ka qenë në fillim unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

    Moderatorja: E mendon përsëri?

    Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

  • U kapën “mat”, Jurgena e pranon: Ishim në të njëjtin vend me Luizin

    U kapën “mat”, Jurgena e pranon: Ishim në të njëjtin vend me Luizin

    Teksa Kiara Tito po merret me xhirimet e emisionit të saj të ri në Turqi, Luizi ndodhet në Tiranë. Fituesi i “BBV” ka marrë pak kohë për t’u kujdesur për pamjen e tij, duke shkuar për të rregulluar flokët tek një sallon i njohur në kryeqytet.

    Por gjejeni çfarë!!!

    Interesante në këtë mes është se edhe ish-e dashura e tij, Jurgena e aq shumë përmendur ka qenë në të njëjtin sallon dhe në të njëjtën kohë me Luizin.

    Fotografitë e mëposhtme e vërtetojnë këtë.

    E mesa duket rastësia është mbret i botës, sidomos në këtë rast.

    Në lidhje me këtë ngjarje që shkaktoi reagime në rrjet, ka reaguar së fundmi vetë Jurgena në një prononcim për “Kryefjala”.

    “Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”- është shprehur Jurgena, e cila duket se ka dashur të shmangë keqkuptimet.

    Nëse edhe ju nesër qëlloni në të njëjtin vend dhe orë me ish-in është e gjitha rastësi.

  • Kiara shkoi në Turqi, Luizi kapet mat me Dean

    Kiara shkoi në Turqi, Luizi kapet mat me Dean

    Po qarkullon në rrjet një foto e Deas dhe Luizit ku shihen bashkë në makinë. Që pas mbarimit të BBV dy ish banorët nuk i kishim parë bashkë.

    Kujtojmë se brenda shtëpisë, Dea dhe Luizi nuk kanë patur një raport shumë të mirë.

    Ende nuk dihet nëse Luizi e Dea kanë dal për të shijuar një ditë si miq apo i lidh ndonjë projekt së bashku.

    Nga ana tjetër Kiara ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”. Moderatorja nuk ka patur kohë të takohet me ish-banorët, ndryshe nga Luizi.

  • E papritur! Luli i propozon të ftuarit të kryejnë seks live, ndërhyn menjëherë Bieta (Video)

    E papritur! Luli i propozon të ftuarit të kryejnë seks live, ndërhyn menjëherë Bieta (Video)

    E ftuar në “Ftesë në 5”, ish- konkurentja e Për’puthen +40, Luljeta Nallbani ka bërë një propozim të papritur të ftuarit tjetër, për të bërë seks, madje dhe live.

    “Pse mos të bëjmë një fëmijë bashkë”, ishte një tjetër kërkesë e bërë nga Luli.

    Ballkanasit janë dhe do të jenë të nxehtë, shquhen. Pse ti tani një femër, unë dhe ti që je alamet djali të mos bëj një fëmijë me ty.

    Jeta nuk ka pikë edhe presje. Gazi ne mund ta bëjmë dhe ne të dy një fëmijë, mund të bëjmë dhe seks bashkë këtu, ti duhet të dobësohesh, Bieta ne e bëjmë dhe live”, u shpreh Luljeta e Për’puthen +40.

  • Me apo pa tendencë, Olta i jep mesazhin e koduar Luizit

    Me apo pa tendencë, Olta i jep mesazhin e koduar Luizit

    Olta e Luizi po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë pasi janë duke kryer xhirimet e filmit, i cili pritet të publikohet së shpejti.

    Krahas punës, dyshja nuk po kursehen së publikuar imazhe së bashku, ku po duken mjaftë bukur.

    Ishte Olta ajo e cila ndau një selfie por duke I dhënë një mesazh të koduar Luizit.

    “Shi sa keq je vesh ketu”, shkroi ajo, pasi shumicën e kohës gjatë qëndrimit në BBV i thoshte se përse nuk po vishet firmato.

  • Luli thirrje shqiptarëve: Çohuni çuna, bëni s*eks! U ndez llampa KUQE!

    Luli thirrje shqiptarëve: Çohuni çuna, bëni s*eks! U ndez llampa KUQE!

    Ish-konkurentja e Për’puthen +40, Luljeta Nallbani e ftuar në “Ftesë në 5”, është shprehur se shqiptarët janë shumë të zjarrtë në krevat.

    Ne jemi ballkanas, shprehet Luli dhe iu ka bërë thirrje shqiptarëve të bëjnë sa më shumë seks.

    “Meshkujt tanë janë më të nxehtë dhe mos na ulni meshkujt, se të bëjnë hatanë, të thajnë piten.

    Ia marrin Al Pacinos dhe të gjithëve. Prandaj çuna zgjohuni nga gjumi, mos u merrni me celularë, boll i çpuat, u ndez llampa, ngrihet hormoni, ne jemi ballkanas”, tha ish konkurentja e Për’puthen +40.

  • Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e njohur

    Arti në zi/ Ndahet nga jeta artistja e njohur

    Muza e piktorit Pikaso, Françoise Gillot, ndërron jetë në moshë 101 vjeçare.

    Gillot vdiq në një spital në Manhattan, vdekja e saj u konfirmua për New York Times nga vajza e saj, e cila tha se artistja franceze kishte luftuar me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

    Piktorja franceze Françoise Gillot ishte për më shumë se një dekadë, muza dhe shoqëruesja e Pablo Picasso-s. Fotografia e tyre duke ecur të lumtur në rërë në vitin 1948 është shumë e famshme.

    Por në të njëjtën kohë Gillot njihet si gruaja e vetme që e la. Për të është shkruar një libër me titullin “Gruaja që tha jo” nga Malte Herwig dhe i referohet jetës së saj.

    E lindur në një familje të pasur pariziane, Gilot ishte një piktore kur takoi Picasso-n, i cili ishte 40 vjet më i madh se ajo. Ata u njohen në një restorant francez kur ajo ishte 21 vjeçe dhe 10 vjet më vonë, ajo e la atë. Ata kishin dy fëmijë së bashku, Paloma dhe Claude.

    “Ai e njohu kur ishte 21 vjeçe. Gillot e joshi Pikason me vrullin e rinisë, por edhe me shkëndijën e shpirtit të saj. E pastër dhe e virgjër, ajo ishte një kanavacë bosh për të,” kështu e përshkruan shkrimtarja Malte Hervig takimin e tyre të parë.

    Artistja dinamike, kishte thënë se Picasso ishte një forcë vullkanike e natyrës, “Kështu kemi lindur dy fëmijët tanë, Paloma, e cila është një stiliste e famshme. Dhe Klodi, i cili është njëlloj si babai i tij”.

    Në autobiografinë e saj “Jeta me Pikason” Gillot shkroi se “kuptova se ai jetonte në një botë të mbyllur për veten e tij dhe se, për rrjedhojë, të vetmisë së tij, doja të eksploroja vetminë time. Shpejt kuptova se thelbi i problemit ishte se me Pikason duhet të ketë gjithmonë një fitues dhe një humbës. Nuk mund të kënaqesha me të qenit fituese dhe nuk mendoj se kushdo që është i pjekur emocionalisht mund të jetë i kënaqur me këtë. Dhe as duke u mposhtur nuk kishte asgjë për të fituar, sepse me Pikason në momentin që u mposhtje, humbje çdo interes. Meqenëse e doja, nuk kisha vend për të humbur. Çfarë mund të bëhet përballë një dileme të tillë?”

  • Nuk do ta njihni! Arbana Osmani bën ndryshimin drastik në fytyrë!

    Nuk do ta njihni! Arbana Osmani bën ndryshimin drastik në fytyrë!

    Arbana Osmani ka treguar përmes një videoje në Instagram story se ka bërë një ndryshim në fytyrë. Moderatorja shumë e pëlqyer nga publiku ka rregulluar vetullat dhe e ka ndarë rezultatin me ndjekësit.

    “Jam Arbana”, shkruan ajo krah videos duke treguar kështu se ndihet ndryshe pas këtij procesi bukurie.

  • Zbulohen dy konkurrentet e reja të ‘Kepit të VIP-ave’

    Zbulohen dy konkurrentet e reja të ‘Kepit të VIP-ave’

    Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”, ndërsa janë zbuluar dy emra të rinj që do të jenë pjesë e këtij programi.

    “Iconstyle” bën me dije se pjesë e kastit do të jenë edhe Livia Brunga, konkurrente e Për’puthen dhe Erisa Haxhiu Miss Prishtina 2020.

    Ndër emra e banorëve të BBV përmenden Ronaldo Sharka, Jori Delli, Kejsi Medini.

    Pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe personazhe të tjerë.

    Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”, ndërsa janë zbuluar dy emra të rinj që do të jenë pjesë e këtij programi.

    “Iconstyle” bën me dije se pjesë e kastit do të jenë edhe Livia Brunga, konkurrente e Për’puthen dhe Erisa Haxhiu Miss Prishtina 2020.

    Ndër emra e banorëve të BBV përmenden Ronaldo Sharka, Jori Delli, Kejsi Medini.

    Pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe personazhe të tjerë.

  • Si ra në pranga menaxheri i Efit dhe gazetari i Roza Latit, vajzat e showbizit asnjë fjalë për mikun e tyre

    Si ra në pranga menaxheri i Efit dhe gazetari i Roza Latit, vajzat e showbizit asnjë fjalë për mikun e tyre

    Në një operacion të ndërmarrë gjatë mbrëmjes së të hënës në Jug të vendit, ka rënë në pranga dhe një personazh i njohur i shoëbizit. Bëhet fjalë për Xhoi Baren, menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes e njëkohësisht gazetar në Why Not nga Roza Lati.

    Vetë dy vajzat e showbizit nuk kanë bërë ndonjë reagim për mikun e tyre, u cili u vu në pranga së bashku me shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

    Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

    Gjatë kohës që Efi ishte në Big Brother, Xhoi Bare dilte në intervista si menaxheri i saj. Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.

    Në një përshkrim për veten në Instagram, ai shkruante “djalë deti”, e duket se i gjithë aktiviteti i tij në këtë sezon veror ishte në shitjen e kokainës, për turistët, apo edhe VIP-at që frekuentojnë plazhet e jugut.